Namazi Gjatė Muajit tė Ramazanit dhe Nata e Kadrit
© dielli.net
04.10.2007






Disa nga udhėzimet dhe vlerėsimet e shumta rreth namazit nė muajin e lavdishėm tė Ramazanit, janė dokumentuar nga dijetari el-Kaf’ami nė vėllimin e dytė tė veprės sė tij el-Misbah.

Nė faqet 657-660, ai pėrcjell nga libri i el-Shehidit mbi dyzet hadithet, qė e citon Pejgamberin e Bekuar (s) duke thėnė se ai qė fal njėzet e pesė rekate nė natėn e parė tė Ramazanit do tė marrė shpėrblimet e tė gjithė atyre qė ishin tė parėt nė dėshmimin e vėrtetėsisė sė tė dėrguarve tė Allahut dhe atyre qė flijuan jetėt nė rrugėn e Tij; pėr mė tepėr, tė gjitha mėkatet e tij do tė falen dhe nė Ditėn e Gjykimit ai do tė jetė me fitimtarėt.

Atij qė fal namaz gjatė natės sė dytė, duke e pėrsėritur Fatihanė katėr herė dhe Suren Kadr njėzet herė do t’i falen gjynahet dhe do t’i rritet rrizku, dhe ai do tė konsiderohet prej atyre qė kanė ndjekur traditėn (Sunneh) e Profetit (s).

Atij qė fal namaz gjatė natės sė tretė, duke e pėrsėritur Fatihanė dhjetė herė dhe Suren el-Ihlasė pesėdhjetė herė do t’i thuhet nė Ditėn e Gjykimit se Allahu e ka larguar nga zjarri dhe do t’i hapen shtatė porta tė Xhennetit. Atij qė e kalon natėn duke falur namaze vullnetare (nafile) do t’i falen tė gjitha mėkatet.

Atij qė fal namaz gjatė natės sė katėrt, duke recituar Suren Fatiha njė herė dhe Suren Kadr njėzet herė, do t’i paraqiten veprat pėrpara Allahut bashkė me ato tė profetėve tė Tij.

Atij qė fal dy rekate gjatė natės sė pestė, ku nė secilin kėndon Suren Fatiha njė herė dhe Suren el-Ihlasė pesėdhjetė herė dhe i dėrgon salavat Pejgamberit (s) njėqind herė, do tė jetė pėrkrah Profetit (s) kur tė hyjė nė Xhennet.

Ai qė fal namaz natėn e gjashtė, duke recituar Suren Fatiha katėr herė dhe Suren Tabarek njėherė do tė konsiderohet sikur ta kishte bėrė kėtė nė Natėn e Kadrit (Lejletu’l-kadr).

Atij qė fal namaz gjatė natės sė shtatė, duke recituar Suren Fatiha njė herė dhe Suren Kadr trembėdhjetė herė, Allahu do t’i ndėrtojė nė Xhennet njė pallat prej ari dhe ai do tė jetė i mbrojtur nga zemėrimi i Tij deri vitin tjetėr.

Atij qė fal dy rekate namaz gjatė natės sė tetė, duke recituar Suren el-Fatiha njė herė dhe Suren el-Ihlasė njėmbėdhjetė herė, e pastaj i dėrgon salavate Profetit tė Bekuar (s) dhe e lavdėron Allahun njėmijė herė, do t’i hapen dyert e Xhennetit pėr tė hyrė nga cilado prej tyre t’i pėlqejė.

Atij qė fal namaz natėn e nėntė duke recituar, nga akshami e deri nė mbrėmje Fatihanė njė herė dhe ajetin kursi shtatė herė, duke i dėrguar salavate Pejgamberit tė Bekuar (s) pesėdhjetė herė, veprat e tij do tė ngrihen nė nivelin e siddikėve, shehidėve dhe salihinėve.

Atij qė fal njėzet rekate namaz natėn e dhjetė, duke recituar nė secilin Suren Fatiha njė herė dhe Suren Teuhid (Ihlasė) tridhjetė e njė herė, Allahu do t’ia zgjerojė rrizkun dhe ai do tė jetė me fitimtarėt nė Ditėn e Gjykimit.

Atij qė fal dy rekate namaz gjatė natės sė njėmbėdhjetė, duke kėnduar Suren el-Fatiha njė herė dhe Suren el-Keuther njėzet herė, Allahu do t’ia falė tė gjitha mėkatet nė atė ditė.

Atij qė fal tetė rekate namaz natėn e dymbėdhjetė, duke recituar nė secilin Suren el-Fatiha njė herė dhe Suren Kadr tridhjetė herė, do t’i jepen shpėrblimet e atyre qė e kanė falėnderuar Allahun siē duhet falėnderuar, dhe ai do tė konsiderohet me ngulmuesit e duruar [nė vėshtirėsi] nė Ditėn e Gjykimit.

Ai qė fal katėr rekate namaz natėn e trembėdhjetė, duke recituar Suren el-Fatiha njė herė dhe el-Ihlasė njėzet e pesė herė, do tė kalojė pėrmbi Sirat aq shpejt sa rrufeja.

Atij qė fal gjashtė rekate namaz natėn e katėrmbėdhjetė, duke recituar nė secilėn Fatihanė njė herė dhe Suren Zelzele tridhjetė herė, Allahu do t’ia bėjė kohėn e vdekjes dhe [llogaridhėnien ndaj] Munkirit e Nakirit tė lehtė.

Atij qė fal katėr rekate natėn e pesėmbėdhjetė, duka recituar pas Fatihasė nė dy tė parėt Suren Ihlasė njėqind herė dhe pas Fatihasė nė dy rekatet e fundit Suren Ihlasė pesėdhjetė herė, do t’i dhurohet ajo qė vetėm Allahu e di.

Ai qė fal dymbėdhjetė rekate namaz nė natėn e gjashtėmbėdhjetė, duke recituar Fatihanė njė herė dhe Suren Tekathur dymbėdhjetė herė do tė ngrihet nga varri etjeshuar, duke pėrsėritur shehadetin gjersa tė arrijė nė Xhennet, ku do tė hyjė pa u pyetur.

Atij qė fal dy rekate namaz nė natėn e shtatėmbėdhjetė, duke recituar nė tė parin Suren Fatiha dhe njė tjetėr, kurse nė tė dytin Suren Fatiha njė herė dhe Suren Ihlasė njėqind herė, duke i dėrguar mė pas salavate Pejgamberit tė Bekuar (s) dhe dėshmuar pėr Njėshmėrinė e Allahut (me la il-lahe ila’Llah), do t’i jepen shpėrblimet e kryerjes sė haxhit njėmijė herė, tė umres njėmijė herė dhe tė ghazves (fushatave ushtarake) njėmijė herė.

Atij qė fal katėr rekate namaz natėn e tetėmbėdhjetė, duke recituar pas Fatihasė Suren Keuther njėzet e pesė herė, meleku i vdekjes do t’i sjellė sihariqin se Allahu ėshtė i kėnaqur me tė.

Ai qė fal pesėdhjetė rekate namaz natėn e nėntėmbėdhjetė, duke recituar suren Fatiha njė herė dhe suren Zelzele pesėdhjetė herė nė secilin, do tė konsiderohet si ta kishte kryer haxhxhin dhe ‘umren njėqind herė, dhe Allahu do t’ia pranojė tė gjitha veprat e mira.

Atij qė fal tetė rekate namaz nė natėn e njezetė, duke recituar nga suret e Kur’anit ē’tė dėshirojė, do t’i falėn gjynahet.

Atij qė fal tetė rekate namaz natėn e njėzetenjėtė, duke recituar ē’tė dėshirojė ai vetė nga Ku’rani, do t’i hapen dyert e Xhennetit dhe do t’i plotėsohet lutja, e ai do tė ketė edhe mė tepėr shpėrblime nga Allahu.

Ai qė fal tetė rekate natėn e njėzetedytė, duke recituar ē’tė dėshirojė nga Kur’ani, do tė konsiderohet si ai qė ka kryer edhe haxhxhin edhe ‘umren.

Atij qė fal tetė rekate natėn e njėzetepestė, duke recituar nė secilin Fatihanė njė herė dhe Suren Ihlasė dhjetė herė, Allahu do t’i dhurojė shpėrblimet e tė pėrzotshmėve.

Ai qė fal katėr rekate natėn e njėzeteshtatė tė Ramazanit, duke recituar nė ēdonjėrin Suren Fatiha dhe Suren Tabarak (e nėsė nuk e di kėtė le tė recitojė Fatihanė njėzet e pesė herė), do tė falet [nga Allahu] bashkė me prindėrit e tij.

Ai qė fal gjashtė rekate natėn e njėzetetetė, duke recituar Fatihanė njė herė dhe Suret el-Kursi, el-Keuther dhe et-Teuhid dhjetė herė, e i dėrgon mė pas njėqind salavate Pejgamberit tė Dashur (s), do tė falet patjetėr [nga Allahu].

Ai qė fal dy rekate namaz nė natėn e njėzetenėntė, duke recituar pas Fatihasė Suren Teuhid njėzet herė, do tė mėshirohet dhe libri i tij i veprave do tė ngjitet nė ‘ilijjinė.

Atij qė fal dymbėdhjetė rekate natėn e tridhjetė, duke recituar Fatihanė njė herė dhe Suren Ihlasė [Teuhid] njėzet herė, do t’i vulosen veprat me mėshirė nga Allahu, pasi t’i ketė dėrguar salavate Pejgamberit Fisnik njėqind herė.



Marrja e ghusl-it

Lejletu’l-Kadri ėshtė njėra nga dhjetė netėt e fundit tė muajit tė Ramazanit. Nė vėllimin X, faqe 94 tė veprės sė tij Biharu’l-Enuar, ‘Alame Mexhlisiu citon Imam ‘Aliun duke thėnė pėr tė: “Kėrkojeni nė dhjetė ditėt e fundit, sepse mash’aret janė shtatė, po kėshtu edhe qiejt, dhe tokat, dhe shtatė lopėt e shtatė kallinjtė.” Imami citohet gjithashtu duke thėnė se gjatė atyre ditėve i Dėrguari i Allahut (s.a.) e kishte zakon ta mblidhte dyshekun, ta lidhte gilabijen dhe ta mbante familjen zgjuar, sidomos gjatė natės sė 23-tė, duke u hedhur pika uji nė fytyrė atyre qė kishin shenja gjumi. Fatime Zehraja e kishte zakon tė mos i lejonte askujt nė shtėpinė e saj tė flinte, duke u dhėnė atyre fare pak ushqim [pėr tė mos u rėnduar] dhe madje bėhej gati pėr tė edhe ditėn. Ajo e kishte zakon tė thoshte: “Kush privohet prej mirėsisė sė saj, vėrtet, pėson privimin mė tė madh.” Prandaj, ėshtė shumė e kėshillueshme tė merret ghusl (banjė rituale) sidomos gjatė dhjetė ditėve tė fundit tė muajit tė Ramazanit. Sipas veprės el-Ikbal, Imam Sadiku citohet duke thėnė se i Dėrguari i Allahut (s) e kishte zakon tė merrte ghusl ēdo natė nė dhjetėditėshin e fundit tė Ramazanit.



Nata e Kadrit

Nė vėllimin III, faqe 265 e veprės Muftahu’l-Xhennat tė el-Eminit, i Dėrguari i Allahut (s) citohet duke thėnė: “Allahu e ka pėlqyer Xhumanė mbi ditėt e tjera, muajin e Ramazanit mbi tė gjithė muajt e tjerė dhe Natėn e Kadrit mbi tė gjitha netėt.” Dhe Allahu e ka pėlqyer Kur’anin e Shenjtė pėrmbi tė gjithė Librat e tjerė qė ka shpallur. Ibrahimi, njėri nga nxėnėsit e Imam Sadikut, citohet nė faqen 95 tė vėllimit XCIV tė veprės Bihar ul-Enuar, duke thėnė se ai e pyeti njė herė Imamin se si ishte zbritur Kur’ani Fisnik nė Natėn e Kadrit, kur dihej se ishin dashur njėzet e tre vjet qė tė shpallej. Imami i ishte pėrgjigjur: “Kur’ani Fisnik u zbrit i tėri nė muajin e Ramazanit, tek Shtėpia e lashtė (Qa’bja), dhe sė andejmi u shpall pėr njėzet e tre vjet.” Pastaj, Imami citoi fjalėt e tė Dėrguarit tė Allahut (s): “Fletushkat e Ibrahimit (‘a) janė shpallur natėn e parė tė Ramazanit; Teurati ėsthė shpallur me gjashtė Ramazan; Inxhili me trembėdhjetė; Zeburi mė tetėmbėdhjetė Ramazan, kurse Kur’ani i Shenjtė me 24 Ramazan.” Ky hadith pėrcillet edhe nė faqe 80 tė vėllimit I tė Tefsir-it tė el-‘Ajjashit.

Kjo natė e ka marrė emrin e Kadrit sepse nė tė Allahu i pėrcakton secilit se ē’do t’i ndodhė gjatė vitit nė vazhdim. ‘Kadr’ nė kėtė kuptim do tė thotė ‘fat’. Sipas shpjegimit nė faqen 432 tė vėllimit II nė Tefsir-in e Kummiut, njė caktim i tillė i fatit pėrfshin jetėn dhe vdekjen, rrizkun, bollėkun e ta lashtave ose urinė, dhe ēdo tė mirė a tė keqe. Kjo nėnkupton qė Allahu i Lartmadhėruar cakton nė kėtė natė ēdo ngjarje qė do t’i ndodhė cilėsdo krijesė tė Tij gjatė vitit.

Nė faqen 94 tė vėllimit XII tė veprės sė tij Bihar ul-Enuar, ‘Alame Mexhlisiu citon tė atin duke transmetuar nga en-Naderi qė pėrcjell nga Jahja el-Halebi i cili citon nga Ibn Maskani se Imam Sadiku ka thėnė: “Gjatė Lejletu’l-Kadrit, melekėt, Shpirti dhe shkruesit besnikė zbresin tė gjithė nė qiejt e ulėt dhe shkruajnė ē’tė ketė urdhėruar Allahu atė vit, e nėse Allahu dėshiron tė shpejtojė diēka ose ta shtyjė apo tė shtojė gjėsend, Ai e urdhėron melekun ta fshijė dhe ta zėvendėsojė me ēfarė do Ai.” Kjo konfirmohet nga el-Kummi nė Tefsir-in e tij tė njohur. Nė vėllimin I, faqe 182 tė veprės ‘Ujun Akhbar er-Rida tė Shejh es-Sadukut dhe nė Bihar ul-Enuar tė ‘Alame Mexhlisiut, Xha’fer ibn ‘Ali ibn Ahmedi citon Hasan ibn Muhammed ibn ‘Ali ibn Sadakanė qė pėrcjell nga Muhammed ibn ‘Abdul-‘Azizi qė transmeton nga Sulejman el-Marzavi se ky e pyeti Imam Ridain: “A mund tė na tregosh se kur u shpall Sureja el-Kadr?” Imami iu pėrgjigj: “O Sulejman! Lejletu’l-Kadri ėshtė Nata kur Allahu, Mė i Larti, Mė i Madhi, urdhėron ēfarė do tė ndodhė nga njėri vit nė tjetrin: me jetė ose vdekje, tė mirė ose tė keqe, ose lidhur me rizkun – dhe ēfarėdo qė Ai tė urdhėrojė ėshtė kader i sigurtė...”

Nė faqe 315 tė veprės Me’ani ul-Akhbar si dhe nė faqe 18 tė vėllimit XCIV tė Bihar ul-Enuarit, Ibn Musa citon Ibn Zekerijjanė qė transmeton nga Muhammed ibn el-‘Abbasi duke pėrcjellė nga Ahmed ibn ‘Abdullah ibn Junusi qė tregon se Ibn Tarifi transmeton nga Asbagh ibn Nabate se Imam ‘Aliu ka thėnė: “I Dėrguari i Allahut (s) mė pyeti njė herė: ‘O ‘Ali! A e di domethėnien e Leiletu’l-Kadrit?’ e unė i thashė: ‘Jo, o i Dėrguari i Allahut.’ Ai mė tha: ‘Allahu, i Lavdėruari e i Madhėruari ka dekretuar nė tė se ēfarė do tė ndodhė deri nė Ditėn e Kijametit dhe nga ato qė Ai, Mė i Larti e Mė i Madhi, ka dekretuar ėshtė Imameti dhe vilajeti yt e i pasardhėsve tuaj deri nė Ditėn e Gjykimit.”

Tė dyja veprat e mėsipėrme transmetojnė nga Sa’di, qė citon ‘Abdullah ibn ‘Umer ibn el-Khattabin duke pėrcjellė nga Muhammed ibn ‘Ubejd ibn Mahrani qė transmeton nga Salihu qė citon Salih ibn ‘Ukben i cili tregon se Fadl ibn ‘Uthmani ka thėnė: “Kur pėrmendėn Suren el-Kadr nė prani tė Imam Ebu ‘Abdullah Xha’fer es-Sadikut, atij iu kėrkua tė tregonte meritat e saj pėrmbi suret e tjera dhe ai tha: ‘Ajo u shpall nė lidhje me Vilajetin e Prijėsit tė Besimtarėve.’ E pyetėn: ‘E ke fjalėn pėr Lejletu’l-Kadrin qė presim me padurim gjatė muajit tė Ramazanit?’ Ai u pėrgjigj: ‘Po; ajo ėshtė nata nė tė cilėn qiejt dhe toka u pėrcaktuan, dhe Vilajeti i Prijėsit tė Besimtarėve u dekretua.’”

Sikurse citohet nė faqe 21 tė vėllimit XCIV tė veprės Bihar ul-Enuar, Ahmed ibn Muhammedi dhe Ahmed ibn Is’haku pėrcjellin nga el-Kasim ibn Jahjai qė transmeton nga njerėz tė tjerė se Imam Sadiku ka treguar se Imam ‘Aliu thoshte shpesh: “E pamė tė Dėrguarin e Allahut (s) njėherė me et-Tejmiun dhe njė mik tė tij, teksa ky po kėndonte Suren el-Kadr. Ai (s.a.) u prek thellėsisht dhe vazhdoi tė qante gjersa i thanė: ‘Sa shumė t’u prek zemra nga kjo sure, o i Dėrguari i Allahut!’ Ai u pėrgjigj: ‘Zemra m’u prek shumė prej asaj qė mė panė sytė e rroku mendja, dhe prej asaj qė do tė kalojė zemra e kėtij njeriu [‘Aliut] pas meje.’ Tė dy e pyetėn tė Dėrguarin e Allahut (s): ‘Vėrtet i pe ato tė gjitha?! Po ‘Aliu ēfarė do shohė?’ Pastaj ai recitoi ajetin {Engjėjt dhe Shpirti zbresin nė tė me lejen e Zotit tė tyre pėr ēdo ēėshtje; paqe, deri nė agim}. Pastaj ai pushoi ca dhe i pyeti: ‘A mbetet ndonjė gjė [pa u pėrcaktuar] kur Allahu ka thėnė {ēdo ēėshtje}?’ Ata mohuan qė tė dy dhe atėherė ai i pyeti: ‘A e dini se pėr kė ėshtė zbritur?’ Kur ata u pėrgjigjėn: ‘jo, pėr Allah, o i Dėrguari i Zotit’, ai u tha: ‘Vėrtet, a do ketė Lejletu’l-Kadr pas meje?’ Ata pohuan dhe atėherė ai i pyeti: ‘A do tė zbresė ēdo ēėshtje nė tė?’ Ata thanė: ‘Po’, me ē’rast ai i pyeti: ‘Kujt do t’i zbresė?’ Ata u pėrgjigjėn: ‘nuk e dimė.’ Atėherė, ai (s.a.) duke vėnė dorėn e tij mbi kokėn time, mė shtyu lehtė pėrpara dhe tha: ‘Nėse nuk e dini, bėhet fjalė pėr kėtė njeri pas meje.’ Qė nga kalimi i Pejgamberit (s), tė dy ata burra mbusheshin me mahnitje saherė qė afrohej ajo natė.”

Fuqiploti thotė se: {Nė atė (natė) zgjidhet ēdo ēėshtje nė mėnyrė tė prerė} (44:4), ēka nėnkupton se nė kėtė natė, Mė i Lartėsuari urdhėron gjithēka qė do tė ndodhė vitin e ardhshėm. Nė arabisht gjithahtu thuhet se dikush ka ‘kadr’, pra pozitė dhe prestigj shoqėror qė ai e gėzon ndėr njerėz. Nė kėtė kuptim, ‘kadr’ tregon prestigj dhe rėndėsi. Dhe i Plotfuqishmi thotė gjithashtu nė Kur’an {Ata nuk e madhėruan Allahun me madhėshtinė qė i takon} (6:91, 22:74, 39:67) pra ‘kadr’ nė kėtė ajet nėnkupton madhėrim. Atėherė, Lejletu’l-Kadri ėshtė nata e madhe qė gėzon prestigj dhe vlerėsim tė madh tek Allahu dhe nė tė cilėn Ai pėrcakton e vendos fatin dhe furnizimin e tėrė krijimit. Ajo ka pozitė tė veēantė sepse bindja ndaj Allahut gjatė saj kėshillohet me seriozitet e nxitje tė madhe, ku njė shpėrblim i madh i pret ata qė e nderojnė muajin nė tė cilin ajo bie.

Tregohet gjithashtu se ajo u emėrua kėshtu sepse njė Libėr nga Allahu qė gėzon madhėshti pozite iu shpall Profetit tė Bekuar (s), i cili po ashtu gėzon nderim dhe prestigj tė lartė. Njė pikėpamje tjetėr ėshtė se ajo u quajt kėshtu sepse toka drejtohet pėr shkak tė numrit tė engjėjve mbi tė. Sipas kėtij kėndvėshtrimi, ‘kadr’ mbart kuptimin e drejtshmėrisė, pėr shkak tė faktit se Allahu i Madhėruar ka thėnė: {... dhe kujtdo qė Ai vendos t’ia drejtojė furnizimin...}, ua’Llahu a’lem.

Allahu i ėshtė drejtuar robit dhe tė Dėrguarit tė Vet, zotėriut tonė, Muhammedit (s) me fjalėt: {E ē’tė bėri ty tė kuptosh se ēfarė ėshtė Lejletu’l-Kadri? Lejletu’l-Kadri ėshtė mė e mirė se njėmijė muaj} pra ‘si mund ta dish madhėshtinė, rėndėsinė dhe shenjtėrinė e kėsaj nate, qė e kam bėrė mė tė mirė se njėmijė muaj?’

Kėta janė tregues qė Kur’ani i Shenjtė i ėshtė shpallur nė tėrėsi tė Dėrguarit Besnik (s). Nė Suren 44 tė Kur’anit Fisnik lexojmė: {Ha, Mimė. Pasha Librin qė shpalos (tė Vėrtetėn), vėrtet Ne e shpallėm atė nė njė Natė tė bekuar} (1-3) dhe {Pa dyshim, Ne e shpallėm nė Natėn e Kadrit} (98:1).

Ibn ‘Abbasi citohet duke thėnė se: “Kur’ani Fisnik u shpall si tėrėsi nga Lavh-i Mahfudhė, prej qiejve e nė tokėn e ulėt gjatė Natės sė Kadrit, pastaj Xhibra’ili e kishte zakon t’ia shpallte Muhammedit (s) gradualisht.” Dihet mirė se Kur’ani iu zbrit Profetit tė Bekuar (s) me pjesė nė njė periudhė njėzet e tre vjeēare. Sureja e parė qė iu shpall tė Dėrguarit tė Allahut (s) nė Shpellėn e Hirasė ishte el-‘Alak, kur Xhibra’ili i tha: “Lexo!” Ai u pėrgjigj: “Nuk mund tė lexoj.” Ai pėrsėriti: “Lexo!” dhe Pejgamberi (s.a.) tha prapė: “Nuk mund tė lexoj.” Atėherė, Xhibra’ili i tha: {Lexo, nė Emėr tė Zotit tėnd, qė krijoi...} (96:1) deri nė fund tė Sures. Ajeti i fundit i Librit tė Lavdishėm tė Allahut qė iu shpall Profetit (s) ishte: {Sot pėrsosa fenė tuaj pėr ju dhe i plotėsova favoret e Mia ndaj jush e zgjodha pėr ju si fe ISLAMIN} (5:3). Kėshtu, kėsaj nate i mjafton nderi dhe dinjiteti qė ėshtė zgjedhur nga i Lartmadhėruari pėr tė shpallur nė tė Kur’anin e Lavdishėm, qė ėshtė drita shkėlqyese dhe udhėzuese e Islamit dhe kushtetuta e ndjekėsve tė tij.

Pėrse ėshtė Lejletu’l-Kadri mė i mirė se njėmijė muaj? Pėrse nuk ėshtė dhjetė mijė ose njėqind mijė? Nė faqe 432 tė vėllimit II tė Tefsir-it tė tij, el-Kummi tregon se i Dėrguari i Allahut (s) pa njėherė nė ėndėrr disa majmunė tek ngjiteshin nė minberin e tij dhe u mėrzit sė tepėrmi; atėherė Sureja el-Kadr iu zbrit pėr t’ia larguar pikėllimin. Vėrejmė se periudha e sundimit tė umejjadėve zgjati afėrsisht njėmijė muaj: nga viti 661 deri mė 750. Si el-Kulejni nė pėrmbledhjen e tij el-Kafi, ashtu edhe ‘Alame Mexhlisiu nė Bihar ul-Enuar citojnė Ahmed ibn Muhammedin duke pėrcjellė nga ‘Ali ibn el-Hasani, qė transmeton nga Muhammed ibn el-Uelidi dhe Muhammed ibn Ahmedi, qė citojnė Junus ibn Ja’kubin i cili pėrcjell nga ‘Ali ibn ‘Isa el-Kammati qė tregon nga xhaxhai i tij se Imam Ebu Abdullah Xha’fer es-Sadiku ka thėnė: “Tė Dėrguarit tė Allahut (s) iu tregua nė ėndėrr se si Beni Umejja ngjiteshin mbi minberin e tij (si majmunėt mbi pemė), dhe ai u mėrzit shumė, me ē’rast Xhibra’ili (‘a) erdhi tek ai dhe e pyeti pėrse ishte aq i mėrzitur. Ai iu pėrgjigj: ‘Kam parė sonte Beni Ummejėt tek ngjiteshin nė minberin tim, pasi qė i kishin shmangur njerėzit nga Rruga e Drejtė.’ Xhibra’ili (‘a) i tha: ‘Betohem me Atė qė mė ka nisur me tė Vėrtetėn, kjo ėshtė diēka pėr tė cilėn nuk di gjė’ dhe u ngjit nė qiej. Pas pak, ai i solli Pejgamberit (s.a) njė ajet pėr t’ia larguar brengėn: {A e ke parė se edhe nėse Ne u japim tė shijojnė vite me rradhė, e pastaj t'u vijė atyre ajo me ēka u tėrhiqet vėrejtja, ēka do t'u vlejė ajo qė gėzuan?} (26:205-207). Dhe ai gjithashtu i solli: {Ne e shpallėm atė nė Lejletu’l-Kadr, e si mund ta dish ti se ē’ėshtė Lejletu’l-Kadr? Lejletu’l-Kadr ėshtė mė e mirė se njėmijė muaj...}

Lejletu’l-Kadri ėshtė natė e bekuar edhe pėr arsyen se Fuqiploti zbret gjatė saj mirėsi, begati dhe falje pėr shėrbėtorėt e Vet. Njė hadith profetik tregon se kur afrohet Lejletu’l-Kadri, Allahu i Madhėrishėm e urdhėron Xhibra’ilin (‘a) tė zbresė nė tokė, i shoqėruar me njė tufė melekėsh, me njė flamur tė gjelbėr. Ai e hedh flamurin pėrmbi Qa’be me gjashtėqind krahėt e tij, njėri nga tė cilėt nuk hapet kurrė veēse gjatė Natės sė Kadrit; ndaj, ai i hap krahėt nė atė natė dhe bashkė me tė gjithė melekėt pėrshėndet kėdo qė ngrihet nė namaz, rri ulur, adhuron apo lexon Kur’an. Pastaj, ai shtrėngon duart me ta dhe i pėrgjėrohet Allahut t’ua pranojė atyre lutjet, e ata vazhdojnė kėshtu deri nė agim. Atėherė, ata e pyesin Xhibra’ilin: “Ē’ka bėrė Allahu i Madhėrishėm me dėshirat e besimtarėve nga ummeti i Muhammedit (s)?” e ai u pėrgjigjet: “Allahu i Madhėrishėm e ka hedhur vėshtrimin e Tij mbi ta nė kėtė natė dhe i ka falur; qė tė gjithė, pėrveē atij qė ėshtė i dhėnė pas pijes, atij qė ndėrpret lidhjet me farefisin dhe atij qė pėrhap sherre.”

Allahu Fuqiplotė ka thėnė: {Leiletu’l-Kadri ėshtė mė e mirė se njėmijė muaj} qė matematikisht mund tė nėnkuptojė se ajo natė, qė ėshtė veēse disa orė, nderohet dhe lavdėrohet nga Allahu pėrmbi tetėdhjetė e tre vjet, qė janė afėrsisht tė barazvlefshėm me njėmijė muaj. Umejjadėt e luftuan Islamin qė nga ngjizja e tij, pastaj luftuan Ehl-i Bejtin e Profetit (s) gjatė gjithė kohės qė ishin nė pushtet. Sunduesi i parė i vetėdeklaruar umejjad ishte Mu’avije ibn Ebu Sufjani, kurse i fundit Mu’avije ibn el-Himari dhe kjo periudhė kohe ėshtė sa njėmijė muaj. Ėshtė tamam sikur Kur’ani i Shenjtė tė thotė se njė natė nė sytė e Allahut ėshtė mė e mirė se tė njėmijė muajt qė umejjadėt e prishur sunduan mbi muslimanėt me forcė.

Allahu Fuqiplotė ka thėnė gjithashtu: {Paqe, gjer nė agim} pra, “Lejletu’l-Kadri ėshtė njė natė paqeje dhe qetėsie ndaj ēdo ligėsie, ngacmimi dhe keqbėrjeje tė djajve. Gjatė saj nuk mund tė ndodhė asnjė ligėsi, dhe asnjė shejtan nuk mund ta ushtrojė hilen e tij. Ajo ėshtė paqe pėr tė devotshmit qė pėrshėndeten saherė qė takohen me engjėjt. Melekėt i pėrshėndesin ata dhe ty, o Muhammed, e po kėshtu dhe Shpirti, qė nga ēasti i zbritjes nga qiejt e deri nė agim.”

Sipas librit el-Ikbal, qė citon veprėn Kenz ul-Javvakit nga Ebu’l-Fadl ibn Muhammed el-Harvi, Pejgamberi Fisnik (s) ka thėnė: “Kujt qėndron zgjuar gjatė Natės sė Kadrit nė adhurim, do t’i shtyhet dėnimi gjer vitin tjetėr.” Sipas po kėsaj reference, Profeti (s.a.) tregon se Musai (‘a) iu drejtua njė herė Allahut Fuqiplotė, me fjalėt: “O Zot! Dėshiroj tė jem pranė Teje.” Zoti i tha: “Ai qė dėshiron tė jetė pranė Meje ėshtė ai qė rri zgjuar gjatė Natės sė Kadrit [nė adhurim].” Ai (‘a) tha: “O Zot! Dua tė fitoj mėshirėn Tėnde.” Fuqiploti i tha: “Mėshira Ime i derdhet mbi atė qė ėshtė bamirės me tė skamurit gjatė Lejletu’l-Kadrit.” Ai (‘a) tha: “O Zot! Dua tė vazhdoj nė rrugė tė drejtė.” Allahu iu pėrgjigj: “Kjo i dhurohet atij qė jep lėmoshė gjatė Lejletu’l-Kadrit.” Ai (‘a) tha: “O Zot! Dėshiroj tė shijoj pemėt dhe frutat e Xhennetit.” Allahu iu pėrgjigj: “Kjo i jepet atij qė Mė lavdėron gjatė Lejletu’l-Kadrit.” Ai (‘a) tha: “O Zot! Dėshiroj shpėtimin nga Zjarri.” I Madhėrishmi iu pėrgjigj: “Ky i dhurohet atij qė kėrkon falje gjatė Lejletu’l-Kadrit.” Musai (‘a) vazhdoi duke thėnė: “O Zot! Dua tė arrij kėnaqėsinė Tėnde.” Allahu i tha: “Do tė kėnaqem me cilindo qė fal dy rekate gjatė Lejletu’l-Kadrit.”

Po aty, i Dėrguari i Allahut (s) citohet duke thėnė se portat e qiellit do tė hapen gjatė Lejletu’l-Kadrit; ēdo besimtar qė falet gjatė saj do tė marrė njė pemė nė Xhennet pėr ēdo sexhde qė bėn, nėn tė cilėn kalorėsi mund tė udhėtojė pėr njėqind vjet pa ia pėrshkuar hijen tej pėr tej. Dhe pėr ēdo rekat ai do tė marrė njė pallat nė Xhennet me perla, xhevahirė, safirė dhe diamante. Pėr ēdo ajet qė reciton do tė marrė njė nga kurorat e Parajsės...etj. Hadithi ėshtė i gjatė dhe flet pėr shpėrblime tė mėdha.

Nė veprėn e tij Kitab ul-Husna, el-Durijasti citon nga Imam Xhevadi i cili pėrcjell nga paraardhėsit e vet se Imam Bakiri ka treguar qė i Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se personit qė e kalon Lejletu’l-Kadrin duke adhuruar Zotin e vet, do t’i falen tė gjitha mėkatet edhe sikur tė jenė sa yjet nė qiell, tė peshojnė sa malet e tė zėnė vėllimin e tėrė detėrave. El-Harvi e transmeton gjithashtu njė hadith tė ngjashėm, qė regjistrohet nė Kenz ul-Jevakit.

Ibn ‘Abbasi r.a. citohet nė faqe 5351 tė es-Sahih el-Xhami’ duke treguar se i Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė: “Lejletu’l-Kadri ėshtė e lehtė, me fllad, as shumė e ngrohtė as shumė e ftohtė; dielli ngrihet nė mėngjesin e saj i kuq i zbehtė.” I Dėrguari i Allahut (s) citohet gjithashtu duke thėnė: “Nė mėngjesin e Natės sė Kadrit, dielli lind pa rreze, si enė, gjersa ngjitet lart.” Ky hadith transmetohet nga Muslimi dhe Tirmidhiu. Po ashtu, Pejgamberi (s.a.) citohet duke thėnė se: “Lejletu’l-Kadri ėshtė njė natė e qetė, as e nxehtė as e ftohtė, gjatė sė cilės nuk hidhen kometa... Nga shenjat e ardhjes sė saj ėshtė se dielli lind pa rreze.”

Nė veprėn Zad ul-Ma’ad citohen disa dijetarė qė besojnė nė vazhdimėsinė e saj, ku disa pohojnė se ajo ėshtė nė fund tė vitit, tė tjerė thonė se ėshtė nė Sha’ban dhe nė muajin e Ramazanit, dhe tė tjerė akoma thonė se ėshtė nata e mesit nė Sha’ban. Disa mendojnė se ėshtė nė fillim tė Ramazanit, disa nė mes e tė tjera akoma thonė se ėshtė mė shtatėmbėdhjetė. Disa besojnė se ėshtė me 29, tė tjerė thonė se ėshtė nata e fundit kurse shumica e sunnive bashkėkohės janė tė mendimit se ajo ėshtė me 27. Kjo tregon edhe njė herė qė arsyeja pse ajo nuk u caktua saktėsisht ėshtė qė tė vigjėlohet nė tėrė muajin.

Transmetohet gjithashtu se nė Lejletu’l-Kadr ka ndodhur isra-ja dhe Allahu e ka ngritur Isain, tė birin e Merjemes tek Vetja. Nė tė ka vdekur edhe profeti Musa (‘a) si dhe Jusha ibn Nuni, uasiu i Musait (‘a). Dhe nė kėtė natė ėshtė bėrė shehid Prijėsi i Besimtarėve.

Mbėshtetur nė autoritetin e Imam Bakirit, disa transmetues kanė treguar se Pejgamberi (s) u pyet njėherė pėr Lejletu’l-Kadrin dhe tha: “Keni pyetur pėr Lejletu’l-Kadrin. Unė s’jua kam fshehur dijeninė pėr tė nga padija ime rreth saj. Ta dini, o njerėz, se ai qė ėshtė i shendetshėm nė Ramazan, agjėron nė ditėt e tij dhe falet gjatė njė pjese tė netėve tė tij dhe ėshtė i pėrpiktė nė namazet e detyrueshme, pėrpiqet tė ndjekė xhumatė gjatė tij dhe namazin e Bajramit mė pas, ai do ta ketė respektuar Natėn e Kadrit siē duhet dhe do tė ketė shpėrblimin e tij nga Krijuesi.”

Nė Thevab ul-A’mal dhe Bihar ul-Enuar citohet Ibn el-Muteuakkili qė transmeton nga Muhammed el-Attari i cili pėrcjell nga el-Esh’ariu qė citon Muhammed ibn Hasani qė transmeton nga Ibn Mahrani se el-Bataini pėrcjell nga i ati se Ebu Busejri tregon qė Imam Sadiku ka thėnė se: ai qė e reciton Suren Ankebutė dhe Suren Rumė nė natėn e njėzet e tretė tė Ramazanit do ta garantojė hyrjen nė Xhennet. Nė faqen 19 tė vėllimit XCIV tė veprės Bihar ul-Enuar, Imami citohet tė ketė thėnė: “Nuk frikėsohem qė Allahu tė mė shkruajė njė gjynah pse e thashė kėtė, pasi vėrtet, kėto dy sure gėzojnė pozitė tė lartė tek Allahu.”



Cila natė ėshtė Lejletu’l-Kadri?

A ėshtė e 17-a apo e 19-a? Imam Ebu Xha’fer Muhammed ibn ‘Ali el-Bakir citohet nė Bihar ul-Enuar dhe Da’aim ul-Islam se ka thėnė: “Nata e shtatėmbėdhjetė e Ramazanit ėshtė ajo kur dy palėt u takuan, kurse e nėntėmbėdhjeta ėshtė ajo kur shkruhet lista e haxhilerėve, e njėzetenjėta ėshtė ajo nė tė cilėn zėvendėsit e Profetėve kanė ndėrruar jetė, Isai ėshtė ngritur nė qiell dhe Musai ndėrroi jetė, kurse e njėzetetreta shpresohet tė jetė Nata e Kadrit.”

Edhe Tefsir-i i ‘Ajjashiut edhe Bihar ul-Enuari i ‘Alame Mexhlisiut citojnė ‘Amr ibn Sa’idin duke thėnė: “Njė medinas nuk pajtohej me mua lidhur me Natėn (e Kadrit) kur janė takuar dy palėt, duke thėnė se ajo ishte e shtatėmbėdhjeta e Ramazanit, ndaj shkova tė takoj Ebu ‘Abdullahun (Imam Xha’fer es-Sadikun) e i tregova pėr mospajtimin tonė, me ē’rast ai tha: ‘Medinasi e ka gabim; unė e di se ti e ke fjalėn qė ajo ėshtė nata e nėntėmbėdhjetė, kur ėshtė plagosur Prijėsi i Besimtarėve, qė ėshtė e njėjta natė kur Isai i biri i Merjemes u ngjit nė qiell.”

Po kėto referenca citojnė Humranin, qė transmeton nga Imam Sadiku se: “Vendimi i pėrmendur nė Lejletu’l-Kadr ėshtė i njėjti me atė qė pėrmendet nė njė ajet tjetėr, ku Mė i Larti thotė: {... e kur t'u vijė afati tyre, ai nuk mund tė shtyhet pėr asnjė moment, e as tė pėrngutet mė parė}.” (7:34)

Apo ėshtė nata e 21-tė ose e 23ta? Sipas veprės Mexhalis el-Shejh, qė citohet nė Bihar ul-Enuar, vėll. II, f. 94, Husein ibn ‘Ubejdullahu citon Ahmed ibn Muhammed ibn Jahjain i cili pėrcjell nga i ati se: “Isha nė shoqėrinė e Ebu ‘Abdullahut [Imam Sadikut], kur Ebu Busejri e pyeti: ‘Cila natė ėshtė ajo kur i duhet lutur Zotit ēfarė tė dėshirohet?’ Imami iu pėrgjigj me fjalėt: ‘Ose e njėzetenjėta ose e njėzetetreta.’ Unė e pyeta: ‘Po sikur tė mos kem fuqi t’i mbaj [dmth tė rri zgjuar pėr adhurim]?’ e Imami mė tha: ‘Sa e lehtė ėshtė t’i mbash, nė krahasim me lutjet [dėshirat] tuaja!’”

Imam Sadiku citohet gjithashtu nė po atė vėllim tė veprės Bihar ul-Enuar, duke thėnė: “Nata e njėzet e tretė e muajit tė Ramazanit ėshtė ajo nė tė cilėn vendoset ēdo ēėshtje me rėndėsi, kur sprovat, fatkeqėsitė, vdekjet dhe rrizku e ēėshtje tė tjera caktohen, e po kėshtu edhe ajo qė dėshiron Allahu tė ndodhė pėr krejt vitin nė vazhdim; ndaj, pėrgėzime pėr atė qė rri zgjuar nė tė duke rėnė nė sexhde, bėrė ruku’, menduar pėr mėkatet dhe qarė pėr tė tijat – sepse po t’i bėni tė gjitha kėto, insha’ Allah, nuk do tė zhgėnjeheni.” Pastaj ai shtoi: “Allahu do ta urdhėrojė njė melek qė tė thėrrasė nė ēdo natė e ditė tė muajit tė Ramazanit, pėr t’ua pėrcjellė atyre mesazhin e Allahut me kėto fjalė: ‘Sihariqe, o robėrit e Mi! Jua kam falur gjynahet e shkuara dhe i kam lejuar disa prej jush tė ndėrmjetėsojnė pėr tė tjerėt nė Lejletu’l-Kadr, pėrveē atyre qė e prishin agjėrimin me ndonjė pije ose atyre qė kanė mėri ndaj ndonjė vėllai musliman.” Transmetohet po ashtu se Allahu Subhanehu ue Te’ala i largon tė gjitha ligėsitė, gjynahet dhe sprovat nga robėrit e Tij agjėrues natėn e njėzetepestė dhe u jep dritė nė dėgjim e shikim, ku Xhenneti zbukurohet gjatė Lejletu’l-Kadrit ditė e natė.

Dijetari i madh sunni Ibn Ebi’l-Hadid citon nė komentarin e tij tė Nehxhul Belaghės, veprėn Amali tė Ibn Durejdit, ku tregohet se el-Xharmudhi citon Ibn el-Muhalebiun nga Ibn el-Kalbi qė transmeton nga Shaddad ibn Ibrahimi i cili sjell nga ‘Ubejdullah ibn el-Hasan el-Fahri, qė citon Ibn ‘Araden duke thėnė: “Prijėsin e Besimtarėve e pyetėn njėherė pėr Lejletu’l-Kadrin dhe ai tha: ‘Nuk ėshtė pa gjasa qė unė ta di se kur ėshtė ajo dhe ta fsheh me dashje njė dije tė tillė, e nuk kam asnjė dyshim qė Allahu jua ka fshehur njė dije tė tillė nga dashuria e Tij pėr ju, se po ta dinit cila natė ėshtė ajo, do ta kishit nderuar atė dhe lėnė pas dore tė tjerat, ndaj shpresoj se nuk do gaboni nė kėtė gjė.’”



Vepra tė Kėshilluara pėr Secilėn nga Dhjetė Netėt e Fundit tė Muajit

Ndėr veprat e kėshillueshme pėr kėtė periudhė ėshtė edhe ajo qė transmetohet nga Pejgamberi (s): “Atė qė fal dy rekate nė Lejletu’l-Kadr duke recituar Fatihanė njė herė dhe Suren Ihlasė shtatė herė nė secilin, dhe kėrkon mė pas shtatėdhjetė herė istighfar dhe shton ‘estaghfirullah ue itubu ilejh’ [kėrkoj falje nga Zoti dhe Atij i pendohem], kur tė ngrihet, Allahu do ta ketė falur bashkė me prindėrit e tij dhe do t’i dėrgojė engjėj t’ia regjistrojnė veprat e mira edhe pėr njė vit, si dhe melekė qė t’i mbjellin pemė nė Xhennet e t’i ndėrtojnė pallate dhe ēelin burime, e ai nuk do ta lėrė kėtė botė pa e parė ēfarė ka nė Xhennet pėr tė.”

Njė tjetėr veprim i kėshillueshėm ėshtė ghusli (banja rituale) qė rekomandohet shumė dhe theksohet sidomos nė tre netėt e fundit tė muajit, ku koha mė e mirė pėr ta kryer ėshtė pas faljes sė akshamit. Ėshtė po ashtu e kėshillueshme qė tė mos u afrohemi intimisht bashkėshorteve nė kėto dhjetė netė tė fundit, por t’u qasemi atyre nė 20 netėt e para. Ē’ėshtė e vėrteta, nė faqe 180 tė vėllimit IV tė librit el-Kafi nga el-Kulejni, nė faqe 348 tė vėllimit XCIV tė veprės Bihar ul-Enuar tė ‘Alame Mexhlisiut dhe nė faqe 112 tė vėllimit II tė veprės Men la Jahduru’l-Fekih tregojnė se ėshtė shumė e kėshillueshme t’u afrohemi bashkėshorteve sidomos nė netėt e para tė muajit tė Ramazanit. Kėta libra citojnė Prijėsin e Besimtarėve duke thėnė se ėshtė e kėshillueshme qė besimtari tė hyjnė nė intimitet me bashkėshorten sidomos natėn e parė tė kėtij muaji tė shenjtė.

Njė tjetėr veprim i kėshillueshėm ėshtė i ashtuquajturi ‘pėrgjėrim pėr hir tė shenjtėrisė sė Kur’anit Kerim’, qė transmetohet nga Imam Bakiri dhe Imam Sadiku, tė cilėt kanė thėnė: “Duhet ta merrni Kur’anin Kerim gjatė tre netėve tė fundit tė muajit tė Ramazanit, ta hapni, ta vendosni nė duar e tė thoni: ‘O Zot! Tė pėrgjėrohem me Librin Tėnd tė shpallur dhe gjithēka nė tė, se nė tė ėshtė Emri Yt i Madh dhe cilėsitė mė sublime. Tė pėrgjėrohem qė t’i dėrgosh bekime Muhammedit dhe pasardhjes sė Muhammedit e tė mė lirosh nga flakėt e zjarrit’ pastaj shtrojani kėrkesėn tuaj Allahut.” Imam Sadiku citohet gjithashtu duke thėnė: “Merreni Kur’anin Fisnik, vendoseni mbi kokė dhe thoni: ‘O Zot! Pėr mirėsinė e kėtij Kur’ani Kerim dhe atij tė cilit ia shpalle, tė ēdo besimtari qė ke pėrmendur nė tė dhe tė drejtėn Tėnde, sepse askush nuk e din hakun tėnd mė mirė se Ti!’, pastaj pėrsėritni dhjetė herė: ‘Pasha mirėsinė Tėnde, o Zot i Madhėrishėm! Pasha Muhammedin, ‘Aliun, Fatimen, Hasanin, Huseinin, ‘Ali ibn Huseinin, Muhammed ibn ‘Aliun, Xha’fer ibn Muhammedin, Musa ibn Xha’ferin, ‘Ali ibn Musain, Muhammed ibn ‘Aliun, ‘Ali ibn Muhammedin, Hasan ibn ‘Aliun dhe Huxhxhetin (Mehdiun)’ pastaj thoni kėrkesėn tuaj dhe Allahu do t’ju ndihmojė ta arrini objektivin, insha’Allah.”

Njė du’a e posaēme qė citohet nga Profeti i Bekuar (s.a.), thotė:

Dėshmoj se nuk ka hyjni pėrveē Allahut, tė Vetmit pa partner, dhe se Muhammedi (s.a.) ėshtė shėrbėtori e i dėrguari i Tij. Dėshmoj se Xhenneti ėshtė hak dhe Xhehenemi ėshtė hak, se vakti po afron, pa asnjė dyshim, dhe se Allahu do t’i ngjallė ata qė janė nė varre. Dėshmoj gjithashtu se Allahu ėshtė Zoti im: nuk ka tė dytė, as bir, as baba, dhe dėshmoj se Ai bėn ēfarė dėshiron e ėshtė i aftė pėr gjithēka dhe Ai ėshtė Bėrėsi i asaj qė dėshiron. Ai poshtėron kė do dhe lartėson kė do, ėshtė Zotėrues i gjithēkaje, Furnizues i robėrve, Falėsi, Mėshiruesi, i Gjithdijshmi, i Buti. Dėshmoj sėrish dhe pa ndėrprerje se Ti, o Zot, je pikėrisht ashtu, e edhe mė shumė, dhe se askush nuk mund ta pėrshkruajė madhėshtinė Tėnde. O Zot! Tė pėrgjėrohem t’i dėrgosh bekime Muhammedit (s.a.) dhe Pasardhjes sė Muhammedit, e tė mė udhėzosh pa mė lėnė tė shmangem pasi qė tė mė kėsh udhėzuar, sepse Ti udhėzon atė qė Ti do!



Vepra tė Kėshillueshme pėr Natėn e 23-tė tė Muajit tė Ramazanit

Tė gjitha veprat e kėshillueshme qė janė pėrmendur mė lart vlejnė edhe pėr kėtė natė dhe ato qė janė rreshtuar si tė mundshme pėr Lejletu’l-Kadrin. Nė secilėn nga kėto net duhet marrė ghusl dy herė: njė nė fillim tė natės e njė nė fund, siē transmetohet se ka porositur Imam Sadiku. Kėshillohet gjithashtu tė lexohet Surja Rum dhe Ankebutė, sepse Imam Sadiku citohet t’i ketė thėnė Ebu Basirit se kushdo qė e reciton Suren er-Rumė dhe Suren el-Ankebutė natėn e njėzet e tretė tė muajit tė Ramazanit do tė jetė patjetėr mes banorėve tė Xhennetit, duke shtuar: “...dhe nuk druhem se Allahu do tė ma njehė pėr mėkat qė u dhashė njė pozitė tė tillė kėtyre dy sureve.” Po ashtu, rekomandohet recitimi i sures Duhanė.

Imam ‘Aliu ka thėnė: “Ēdo gjė e ka njė frut, dhe fruti i Kur’anit Kerim ėshtė Sureja el-Kadr. Ēdo gjė e ka njė thesar dhe thesari qė largon varfėrinė ėshtė Sureja el-Kadr. Ēdo gjė e ka diēka pėrmes tė cilės tė arrihet, dhe mjeti i tė skamurve ėshtė Sureja el-Kadr. Pėr ēdo vėshtirėsi ka lehtėsim dhe lehtėsimi i hallexhinjve ėshtė Sureja el-Kadr. Ēdo e keqe e ka njė mburojė, dhe mburoja e besimtarėve ėshtė Sureja el-Kadr. Pėr ēdo gjė ka udhėzim dhe udhėzimi i tė drejtėve ėshtė Sureja el-Kadr. Pėr ēdo gjė ka shkėlqyeshmėri, dhe shkėlqyeshmėria e diturisė ėshtė Sureja el-Kadr. Pėr ēdo gjė ka stoli dhe stolia e Kur’anit Kerim ėshtė Sureja el-Kadr. Ka njė tendė pėr gjithēka dhe tenda e tė pėrzotshmėve ėshtė Sureja el-Kadr. Ēdo gjė e ka sihariqin e vet dhe sihariqi i tė pafajshmit ėshtė Sureja Kadr. Ka argument (huxhxhe) pėr gjithēka dhe argumenti i Profetit (s) ėshtė Sureja el-Kadr, ndaj besoni nė tė!” Kur e pyetėn se si tė besohej nė tė, ai u pėrgjigj: “Ajo do tė ndodhė nė ēdo vit dhe gjithēka e shpallur nė tė ėshtė e vėrtetė.”

Imami gjithashtu citohet tė ketė thėnė: “Kujtdo qė e reciton Suren el-Kadr, Allahu Fuqiplotė do t’i shkruajė njė vepėr tė mirė pėr ēdo grimcė pluhuri ku ai ėshtė ulur pėr ta recituar.” Ai gjithashtu citohet tė ketė thėnė pėr Suren el-Kadr se: “Ajo ėshtė shoqėruese e mirė pėr atė qė kėrkon tė lajė borxhet, tė vlerėsojė besimin, tė zgjasė jetėn dhe tė pėrmirėsojė gjendjen. Ai qė e lexon atė mjaft shpesh do ta takojė Allahun si siddik ose si shehid.”

Nė veprėn Misbah ul-Mutehaxhxhid citohet Muhammed ibn ‘Isa, qė transmeton nga Imamėt se: “Gjatė natės sė njėzet e tretė tė muajit tė bekuar tė Ramazanit duhet pėrsėritur kjo du’a – ose nė sexhde, ose nė kėmbė, ose ndenjur apo nė ndonjė pozicion tjetėr, madje edhe nė cilindo muaj apo ditė tjetėr, si dhe kur pėrballeni me kohė tė vėshtira. Pasi madhėrohet Allahu dhe i dėrgohen bekime Pejgamberit dhe pasardhėsve tė tij, duhet thėnė:



O Zot! Bėju ualiut Tėnd Muhammed ibn el-Hasan
nė kėtė ēast dhe gjatė gjithė natės e ditės
Mbrojtės, Rojtar, Udhėheqės, Mbėshtetės, Udhėzues dhe Tregues,
gjersa ta lėsh tė banojė nė tokėn Tėnde
dhe t’i dhurosh nė tė shijim tė gjatė.
O Kontrolluesi i ēėshtjeve,
O Ringjallėsi i atyre qė janė nė varre,
Lejuesi i oqeaneve tė qarkullojnė
dhe i hekurit qė tė zbutet pėr Davudin (‘a),
tė pėrgjėrohem t’ia dėrgosh bekimet e Tuaja Muhammedit
dhe pasardhjes (al) sė Muhammedit!




Pastaj pėrmendni kėrkesėn tuaj, duke ngritur duart. Kėtė mund ta pėrsėrisni nė sexhde, nė ruku, nė kijam dhe nė natėn e fundit tė muajit tė Ramazanit.”



Du’a pėr Natėn e Njėzetetretė tė Muajit

Du’aja e mėposhtme transmetohet nga Pejgamberi Fisnik (s.a.):

O i Lavdėruar, i Madhėruar, Zot i engjėjve dhe i Shpirtit,
i Lėvduar, i Lartėsuar, Zot i melekėve dhe i ‘Arshit
i Lavdėruar, i Madhėruar, Zot i qiejve dhe i tokės
i Lėvduar, i Lartėsuar, Zot i oqeaneve dhe i maleve
i Lavdėruar, i Madhėruar, i lavduar nga peshqit nė oqeane, zvarranikėt dhe
kafshėt nė kodra
i Lėvduar, i Madhėruar, i Lartėsuar, Krijuesi i gjithēkaje me masė
i Lavdėruar, i Lavdėruar, i Lavdėruar, i Lavdėruar, i Lavdėruar
i Madhėruar, i Madhėruar, i Madhėruar, i Madhėruar, i Madhėruar!
Tė pėrgjėrohem ta bekosh Muhammedin dhe pasardhjen e Muhammedit
dhe tė mė falėsh e mėshirosh, pase Ti je i Vetmi, Uniku.




Pastaj duhet thėnė:

O Zot! Tė pėrgjėrohem tė mė ndash (hise)
nga ēdo mirėsi qė ke zbritur nė kėtė Natė
ose qė do tė dėrgosh nė tė si mė bujarja
dritė me tė cilėn Ti udhėzon
ose furnizim qė Ti cakton
ose fatkeqėsi qė Ti largon
ose ligėsi qė Ti zbulon
dhe tė shkruash pėr mua atė
qė shkruan pėr robėrit meritues tė shpėrblimeve Tuaja
dhe qė meritojnė siguri duke tė kėnaqur Ty.
Ti tėrheq dėnimin
dhe jep pa masė
sepse Ti je Bujari!
Tė pėrgjėrohem ta bekosh Muhammedin dhe pasardhjen e Muhammedit
e tė mė trajtosh me mėshirė
O mė i Mėshirshmi i mėshiruesve!


Pastaj duhet thėnė:

Tė pėrgjėrohem si i skamuri pa fuqi
dhe tė lutem si i varfri me pėrulėsi
e tė kėrkoj si ai qė Tė ėshtė nėnshtruar me hir
dhe e ka pranuar fajin me sytė e stėrnjomur
si mė i pafuqishmi qė s’ka mjete tė tjera
qė tė m’i falėsh gjynahet e shkuara
e tė mė mbrosh nga tė ardhshmet
tė ma dhurosh haxhxhin dhe ‘umren kėtė vit
qė ta kryej pastėrtisht pėr kėnaqėsinė Tėnde
e tė ma lejosh kėtė pėrherė
dhe tė mos mė pengosh nga vizita e Shtėpisė Tėnde
dhe e faltores sė tė Dėrguarit Tėnd Muhammedit
bekimet dhe paqja jote qofshin me tė e tė tijėt.

Dhe tė pėrgjėrohem, o Zot
tė mos mė lėsh nė nevojė tė krijesave tė Tua
tė xhinėve apo njerėzve
arabėve e joarabėve dhe
tė ēdo qenieje qė ti sundon,
sepse Ti je Rruga e Drejtė
O Zot, dhuromė nga ē’vendos e ur
dhėron
mbi ēėshtjet e pėrcaktuara nė kėtė Natė,
fatin qė nuk mund tė shmanget apo ndryshohet
qė ta vizitoj Shtėpinė Tėnde tė shenjtė
me haxhilerėt kėtė vit
haxhxhin e tė cilėve e vlerėson
dhe pėrpjekjet e tė cilėve falen
bashkė me mėkatet
dhe zgjatma jetėn
rritma rrizkun
e dhuromė njė djalė tė denjė
sepse Ti bėn ēfarė dėshiron
dhe di gjithēka.


Ajo qė duhet pėrsėritur nė ēdonjėrėn nga dhjetė netėt e fundit

Njė shėnim nė librin el-Misbah tė Kaf’amiut pėrmban njė du’a tė transmetuar me autoritetin e Imam Sadikut. Ajo kėshillohet tė pėrsėritet nė ēdonjėrėn nga dhjetė netėt e fundit tė muajit. Autori tregon se Imami e kishte zakon tė lutej kėshtu nė ēdo natė tė kėsaj pjese tė muajit tė Ramazanit:

O Zot,
Ti ke thėnė nė Librin Tėnd tė shpallur:
{muaji i Ramazanit ėshtė ai nė tė cilin u shpall Kur’ani
udhėzim pėr njerėzit dhe prova tė qarta udhėrrėfimi e dallimi}
dhe e ke madhėruar shenjtėrinė e muajit tė Ramazanit
me Kur’anin Fisnik qė ke zbritur nė tė
duke ia caktuar Lejletu’l-Kadrin
pėr ta bėrė mė tė mirė se njėmijė muaj.

O Zot,
Ti je mė i ndėrgjegjshėm se unė
dhe mė i dijshėm
pėr numrin e tė devotshmėve tė Tu
ndaj, tė pėrgjėrohem me ata ėngjėj qė ke pranė
me tė dėrguarit e Tu
evlijatė e Tu tė drejtė
ta bekosh Muhammedin dhe pasardhjen e Muhammedit
qė tė mė lirosh nga zjarri
tė ma lejosh hyrjen nė Xhennet
dhe tė jesh i Butė me mua,
tė mė falėsh
tė ma pranosh pėrpjekjen pėr tė T’u afruar
tė m’i pėrgjigjesh lutjes
dhe tė mė japėsh siguri nė ditėn,
kur tė gjithė do tė tmerrohen
nga tmerri i pėrgatitur nė Ditėn e Gjykimit!

O Zot,
kėrkoj strehė te Lavdia dhe Prestigji Yt
qė tė mos i lėsh ditėt dhe netėt e Ramazanit tė kalojnė
pa m’i falur gjynahet pėr tė cilat ke vendosur tė pendohem

O Zot, o Zot, o Zot!
Tė lutem Ty, veē tė Cilit nuk ka zot tjetėr
qė tė kėnaqesh me mua nė kėtė muaj
dhe tė jesh edhe mė i kėnaqur
sesa mund tė kesh qenė mė parė!

Ndaj, ji i kėnaqur me mua, o Zot, sepse ti je Mė i Mėshirshmi i mėshiruesve
O i Vetmi, i Vetmjaftueshmi, qė nuk ke lindur e as je lindur
e qė nuk ka asnjė si Ti.


pastaj duhet pėrsėritur tė paktėn tri herė:

O Ai qė e bėri hekurin tė butė pėr Davudin (‘a)
O Ai qė ia largoi pikėllimin dhe agoninė Jakubit (‘a)
O Ai qė ia largoi trishtimin Jusufit (‘a)
Tė pėrgjėroj ta bekosh Muhammedin dhe Familjen e Muhammedit
pse Ti je i aftė pėr kėtė
e mos mė dėno me dėnimin qė meritoj!


© dielli.net


copyright © dielli.net. All rights reserved.
Tekstet e prezentuara domosdoshmërisht nuk përfaqësojnë politikën e redaksisë të dielli.net!