Teokracia dhe Demokracia
Muhammed Taki Xha’feri
24.12.2007





Domethėnia e Teokracisė

Koncepti i teokracisė ose sovranitetit tė Zotit, pa diskutim do tė tingullonte i ēuditshėm dhe i largėt pėr shoqėrinė e sotme. Shekujt dhe epokat kanė kaluar pa ide dhe koncepte tė tilla pėr tė lėnė pėrshtypje nė mendjet e atyre qė kanė sunduar dhe administruar shoqėrinė njerėzore ose pėr tu diskutuar ata. Gjithashtu, arena intelektuale ka qenė e pushtuar nga kultet e sovranitetit tė mbretėrve apo tė njerėzve. Prandaj kjo ėshtė arsyeja pse ndonjė skemė e lirimit tė njerėzimit nga skllavėria e egoizmit dhe vetėēmendurisė shfaqet mendjemadhe dhe e tendosur. Qė tani e tutje, ėshtė kėrkesė e njė llogjike njerėzore dhe kėrkesė e tė vėrtetės pėr tė mos e bllokuar kėrkimin tonė me dėshpėrimin dhe frikėn e njė atmosfere artificiale intelektuale tė krijuar nga sundues tė etur pėr sundim dhe egocentrizėm. Tė patrembur nga galeria e frikshme e idolėve, ne, me kurajo duhet tė egzaminojmė ēdo lloj tė vėrtete tė dobishme dhe premtuese. Por para se gjithash, tė pėrpiqemi tė pastrojmė mjegullat e dendura qė rrinė rreth konceptit tė sovranitetit Hyjnor dhe ta shkėpusim atė nga shumė shtresa tė injorancės dhe paragjykimit qė fsheh fytyrėn e vet tė vėrtetė. Ka dy elemente nė termin teokracia: Zoti (theos, Zot) dhe sovraniteti (kratein, tė sundosh). Ne do tė egzaminojmė secilin prej tyre duke filluar me Zotin.



1. Zoti:

Konceptet pėr Zotin u pėrpunuan nė mendjet e thjeshta, ose idetė e vuajtjes nga ndonjė lloj alergjie duke vlerėsuar se Qenia Supreme nuk mund tė ketė aq vlerė pėr tė pėrfituar njohurinė e kėsaj Qenie Supreme. Lajthitja mė e ēuditshmja e lajthitjeve intelektuale ėshtė vėzhguar nė lidhje me kėtė: nevoja e dallimit midis popujve tė vrazhdė dhe tė rėndomtė tė njė realiteti dhe verzioni specialist i tij, ėshtė i pranuar nė ēdo disiplinė shkencore; pėrkundėr kėsaj ky sundim nuk respektohet nė rastin e Zotit!

Pėr tė ilustruar atė qė kemi thėnė, njė botanist nė kėrkimin e tij pėr njė lloj tė caktuar shkureje ose bari nuk ėshtė i kėnaqur tė marrė mendimet e rėndomta tė njė bariu qė nuk ka dalė asnjėherė jashtė fshatit ose livadhit tė tij, si fjalėn e fundit pėr njė lloj bari tė kėsaj specie tė zakonshme nė fshatin e tij.

Megjithatė, nė lidhje me kuptimin e fjalės “Zot”, konsiderohet si e vlefshme tė bazohemi nė nocionet mė fillestare.

Zot: njė mbret i vjetėr nė qiell
I ulur kėmbėkryq nė kupėn e qiellit tė madh;
Mbretėria e Tij, njė madhėshti e pagabueshme;
Kudo qė shkon, ndihmėsit e tij e ndjekin atė.

Ata nuk e njohin Zotin e njohur nga Ibrahim al-Khalil, Musa ibn Imran, Isa ibn Merjem dhe Muhammed ibn Abd Allah (S). Ata nuk e kanė idenė mė tė vogėl se ēfarė ka nėnkuptuar “Zoti” pėr njerėz tė tillė si Ali ibn Ebi Talib. Edhe nė njė nivel shumė mė tė ulėt se kėto figura tė mėdha shpirtėrore, ata nuk e kuptojnė zbulimin e Hyjnisė sė bėrė nga persona tė tillė si Ibn Sina, Suhrawardi, Shejkh Mahmud Shabistari, Xhelal al-Din al-Rumi dhe Dekarti qė thotė: “Nėse dikush do ta lejonte veten tė dyshojė nė egzistencėn e Zotit, do ta konsideroja atė tė paaftė tė mė vėrtetojė madje edhe parimet e qarta tė matematikės”.

Kur flasim pėr “Sundimin e Zotit mbi Tokė e mbi njerėz”, konceptimi ynė se ēfarė nėnkuptojmė me “Zot” krijon mosmarrėveshje. A ka njė ‘plak nė qiell qė ri kėmbėkryq nė majėn e botės’, ose a ka njė Qenie tė adhuruar si Zoti i tyre nga njerėz tė tillė si Ali ibn Abi Talib, ose Abu-Dhar, nxėnėsi i tij dhe tė tjerė tė tillė si poeti Rumi?

Hyjnia, sundimi i tė cilit mbi Tokė dhe mbi njerėzimin ėshtė pėrfshirė nė konceptin e teokracisė, ėshtė Qenia e Gjithfuqishme, ėshtė gjurma e Vullnetit tė tė Cilit manifestohet qartė nė rregullin e mrekullueshėm tė univerzit. Ėshtė Qenia e Gjithfuqishme, e Gjithdijshme, qė pėrmes fuqisė dhe diturisė sė Tij absolute, “zbulon” modelet njerėzore pėr lirimin nga egoizmi dhe adhurimi i kėnaqėsive tokėsore. Ėshtė Zoti zbulimi i tė Cilit ėshtė shprehur me fjalė tė ndryshme nga tė gjitha shoqėritė njerėzore prej kohėve mė tė lashta deri mė sot. Ėshtė Zoti, lidhja mes ‘ndriēimit’ tė tė Cilit me tė gjitha qeniet e tjera ėshtė e ngjajshme, edhe pse joidentike, me atė tė dritės qė kalon mes trupave transparentė. Ėshtė Zoti qė i ka dhėnė kapacitetin dhe fuqinė natyrės sė pastėr njerėzore dhe vetėdijen e mrekullueshme tė njeriut, pėr tė zbuluar Vullnetin Hyjnor, pėr tė gjykuar tė vėrtetėn dhe gėnjeshtrėn dhe pėr tė zgjedhur jetė tė arsyeshme, pėrmes zbulimit dhe arsyes profetike. Ėshtė Zoti qė i ka pajisur tė gjitha qeniet njerėzore me aftėsinė pėr kontakt direkt dhe indirekt me Tė. Ėshtė Zoti qė e ka pajisur njeriun me fuqinė pėr tė siguruar pėrsosjen dhe qė i ka treguar atij rrugėn pėr tek ajo. Ėshtė Zoti qė e lartėson atė tek Prania e Tij duke i siguruar njė vetėdije tė lartė. Ėshtė Zoti qė e ka filluar krijimin e universit dhe njeriut nė bazė tė drejtėsisė dhe e ka dėnuar padrejtėsinė madje kundėr gjėsė mė tė parėndėsishme tė qenieve tė gjalla. Ėshtė Zoti, rrugėt e afrimit pranė tė Cilit, janė tė panumėrta sa numri i shpirtėrave tė krijesave:

Rrugėt drejtė Zotit janė aq tė shumta sa numri i shpirtrave tė krijesave.

Po. Kėtė nėnkuptojmė me “Zotin” gjatė diskutimit tonė pėr konceptin e teokracisė ose tė sovranitetit tė Zotit. Nuk ėshtė “Zoti” i fabrikuar nga mendjet vullgare, apo i zbuluar nga njerėzit egocentrik tė botės, mendjet e tė cilėve kanė ngecur nė shkallėt mė elementare tė menēurisė nga njė ambjent social i pėrpunuar nga demagogė dhe despotė egoist dhe tė etur pėr pushtet.



2. Sovraniteti:

Lloji i njejtė i mashtrimeve dhe lajthitjeve intelektuale qė rrethon konceptimin e Zotit ekziston gjithashtu nė rastin e konceptit tė teokracisė. Mund tė ketė ndonjė qė imagjinon se ajo ēfarė nėnkuptohet me teokraci ėshtė se, Zoti, duke e personifikuar veten nė formė tė qėndrueshme, ulet pranė njė tavoline i zėnė me dosje dhe shkarravit “ligjet” nė faqe letre... dhe pasi i shkruan ato, ngrihet duke tundur njė kamxhik dhe i pėrcaktuar t’i shohė ato tė implementuara! Pėr tė tjerė nėnkupton se Zoti planifikon tua impozojė Vullnetin e Tij mbi njerėzit pėrmes idhtarėve tė Tij vetė-justifikues dhe priftėrve tiranė, diktateve tė tė cilėve Ai pret qė i gjithė njerėzimi tu bindet. Ka akoma tė tjerė qė mendojnė se teokraci do tė thotė sovranitet dhe dominimi i njė klase priftėrinjsh qė shprehin shpirtėroren nė njė mėnyrė tė ngjajshme me atė tė profesionistėve dhe mjeshtėrve tė llojeve tė ndryshme. Lloje tė tilla tė keqkuptimit pėr teokracinė shtohen nė mendjet e popullatės sė paushtruar. Megjithatė, vlera e tyre pėr kuptimin e rėndėsisė sė teokracisė, ėshtė e njejtė sa vlera e tokave plerishte tė mbeturinave tė njė qyteti tė madh pėr tė njohur stilin e jetesės sė shkollarėve dhe gjenive tė tij.

Lidhja e Zotit me qeniet njerėzore mund tė krahasohet me marrėdhėniet e shpirtit me aktivitetet e trupit. Megjithatė, paralajmėrimi ėshtė i nevojshėm se ėshtė vetėm njė metaforė e pėrafėrme; sepse, asgjė nuk mund tė krahasohet me Zotin nė pajtim me vargun Kuranor:

Asgjė nuk ėshtė si Ai. (42:11).

Pėr kundėr kėsaj kjo alegori e qartė e gabuar mund tė pėrdoret pėr tė ilustruar konceptin e Sovranitetit Hyjnor. Ėshtė e pa mundur tė mohohet se “egoja”, “uni”, “shpirti” njerėzor ose ēfarė do qė ta quajmė ėshtė parimi veprues pas administrimit tė personalitetit tė tėrėsishėm tė qenies njerėzore. “Uni” pėrmes aftėsive tė tij tė ndryshme, administron dhe menaxhon mbretėrinė e njė ekzistence individuale. Nėse e pėrhapim kėtė metaforė nė sferėn e shoqėrisė njerėzore, mund tė themi se mendjet mė tė zhvilluara njerėzore dhe natyra mė e pastėr dhe mė e pandotur ėshtė vetėdija e njeriut nė formėn e profetėve tė dėrguar dhe tė dėrguarve tė Zotit, janė veprimet dhe mjetet e sovranitetit dhe zotėrimit tė Zotit. Me fjalė tė tjera kuptimi i sovranitetit tė Zotit ėshtė manifestimi i Vullnetit Hyjnor nė ‘shoqėrinė njerėzore [pėrmes tė dėrguarve Hyjnor tė mesėm dhe pėrmes arsyes dhe vetėdijes sė padevijuar njerėzore. Ajo krahasohet me vullnetin njerėzor tė pėrqėndruar tek “uni” qė shkakton lėvizjen e gjymtyrėve tė trupit nė harmoni me vullnetin e tij pėrmes veprimit tė nervave dhe muskujve. Mund tė lind pyetja nėse mund tė pranohet ky interpretim pėr aktualizimin e mundshėm tė sovranitetit potencial tė Zotit. Arsyet tona qė e konsiderojmė atė tė pranueshme janė kėto:

  1. Nuk ka dyshim se pėrveē pėr entuziastėt e politikės sė Makiavelit dhe mbrojtėsit e patrembur tė Darvinizmit shoqėror duke kėrkuar pėr tė ofruar justifikim teorik pėr epshet e tiranėve dhe despotėve egocentrik, ka qenė orvatja e sinqertė e tė gjithė mendimtarėve kryesues tė njerzimit nė sferat e ekonomisė, politikės, shkencės dhe edukatės njerėzore dhe ēdo sferė tjetėr e pėrpjekjes njerėzorė pėr tė kėrkuar gjėrat dhe pėr ta zbuluar atė qė mund tė jetė vėrtetė e dobishme pėr lumturinė dhe gėzimin njerėzor. Kurani i Shenjtė e pėrshkruan kėtė fenomen tė shenjtė me kėto fjalė:

    Pėr sa i pėrket shkumės, ajo hidhet si mbeturinė, ndėrsa ajo qė u sjell dobi njerėzve, ajo mbetet nė tokė. Kėsisoj Allahu i sjell shembujt. (13:17).

    Ky ėshtė njė lloj sovraniteti qė vepron pėrmes ligjeve tė krijimit (hakimiyyat al-tahwin, sovraniteti krijues). Si me sovranitetin legjislativ (hakimiyyat al-tashri), ai vepron nė mėnyrėn e pėrshkruar nė vargun e mė poshtėm Kuranor:

    Ne i dėrguam tė dėrguarit Tonė me dokumente tė qarta dhe Ne zbritėm me ata librin dhe drejtėsinė qė t’i pėrmbahen njerėzit tė sė drejtės. (57:25).

    A nuk ėshtė thelbi i drejtėsisė, arritjen e tė cilit Kurani e sheh si qėllimin e Ligjeve Hyjnore dhe misionin e tė dėrguarve tė lindur dhe tė rrėnjosur mbrenda njeriut tė vetėdijshėm, vetėdijes dhe arsyes, nė gjendjen e tyre tė pastėr? Fakti se asnjė shkollė e mendimit nuk ka pasur asnjėherė forcėn tė kundėrshtojė haptazi idenė e drejtėsisė, ėshtė dėshmi pėr tė vėrtetėn e deklarimit tė mėsipėrm. Ky ėshtė kuptimi i ‘Sovranitetit tė Zotit’, qė vepron pėrmes veprimit tė tė dėrguarve Hyjnor dhe qė nuk ka asnjė qėllim tjetėr pėrveē se tė pėrforcojė tiparet pozitive tė rrėnjosura nė natyrėn njerėzore.
  2. Tė gjithė filozofėt dhe mendimtarėt qė janė pėrpjekur tė kuptojnė natyrėn njerėzore, megjithė dallimin e mendimit dhe kundėrshtimit nė pikėpamjen e tyre pėr gjithėsinė dhe njeriun, janė bashkuar nė mendimin se njeriu nė proēesin e lėvizjes sė tij drejtė pėrsosmėrisė ėshtė i aftė tė arrijė pavarėsinė dhe fisnikėrinė e njė qenie tė simbolizuar me ‘jetėn e arsyeshme’, duke kultivuar bazat e fatit tė tij dhe duke e realizuar atė. Pėrpjekjet e pandėrprera e bamirėsve tė njerzimit, pėr realizimin e kėsaj pavarėsie dhe fisnikėrie, kanė mbizotėruar kaq epėrsi gjatė rrjedhės sė historisė sa qė pasuesit egocentrik adhurues tė pushtetit tė politikės Makiaveliste kanė dėshtuar qė ta pakėsojnė rėndėsinė e tyre. Kjo fisnikėri dhe pavarėsi mbėshtetet nė bazė tė kėsaj lirie tė njeriut qė mund ta ndihmojė atė tė arrijė stacionin e vetvendosmėrisė. Prirja njerėzore pėr njė kėrkim serioz dhe tė pandalur pėr kėtė liri, pavarėsi dhe vetė-vendosshmėri, ėshtė manifestimi bazė i Sovranitetit Hyjnor mbi qeniet njerėzore. Ėshtė e pamundur ta ngarkojmė kėtė dėshirė tė madhe pėr emancipim nga agjentė tė jashtėm detyrues dhe pasionin pėr arritjen e vetė-vendosmėrisė me njė deng faktorėsh natyror ose instiktiv. Ishte pėrpjekja pėr kėtė emancipim qė e ka shpėtuar gjithnjė njeriun nga shfarosja. Kjo vetė-vendosmėri, qė nėnkupton njė liri plotėsisht tė lulėzuar dedikuar mirėsisė dhe pėrsosmėrisė, ėshtė e pa mundur pa pranimin e njė Qenie Supreme dhe pa njė lloj angazhimi nė vlerat mė tė larta njerėzore. Si rrjedhim, kuptimi i Sovranitetit Hyjnor ėshtė se Zoti Suprem ka mbjellur farat e mirėsisė dhe pėrsosmėrisė nė natyrėn e njeriut dhe ka pėrshtatur kushtet e rritjes sė tyre pėrmes arsyes dhe vetėdijes sė inspiruar dhe zbulimeve tė bartura pėrmes tė dėrguarve Hyjnor dhe ka kėrkuar kultivimin e tyre tė pėrhershėm nga njerėzimi.
  3. Ėshtė e mirėnjohur se njė grup mendimtarėsh kryesues e ka favorizuar seriozisht idenė se sunduesit duhet tė jenė filozofė tė drejtė. Platoni nė veprėn e tij Republika pasi bėn dallimin mes filozofėve tė vėrtetė dhe atyre fallcifikues, argumenton se tė parėt janė mė tė pėrshtatshėm tė bėhen Mbrojtėsit e shtetit. Nė njė dialog mes Sokratit dhe Glaokonit, nė librin VI tė Republikės, numėrohen karakteristikat e mė poshtme tė filozofėve tė vėrtetė:

    1. Dėshira lakmitare pėr njohurinė e tė gjithė jetesės sė vėrtetė;
    2. Urrejtja ndaj fallcifikimit dhe pėrkushtimi ndaj tė vėrtetės;
    3. Pėrēmimi pėr kėnaqėsitė e trupit;
    4. Indiferenca ndaj parasė;
    5. Mendjemadhėsia dhe liberalizmi;
    6. Drejtėsia dhe butėsia;
    7. Tė kuptuarit e shpejtė dhe kujtesa e mirė;
    8. Sistemimi muzikor, i rregullt dhe harmonik.

Nėse mendojmė pėr kėto cilėsi fisnike njerėzore tė cekura nga Platoni si tė domosdoshme pėr sunduesit do tė gjejmė se sundimi i personave tė tillė ėshtė nė fakt sovraniteti i Zotit mbi tokė. Kjo nuk ėshtė ide e vjetėruar e njė mendjeje tė lashtė, por njė realitet qė duhet tė pranohet nga ēdo kėrkues i vetėdijes sė mprehtė dhe tė ndritur i interesuar pėr ta kuptuar problemin e qeverisė me tė gjithė sinqeritetin dhe seriozitetin e duhur. Pėr shembull, ata qė janė tė njohur me mendimin politik tė Rusoit, e dinė se pėrkundėr pėrkrahjes sė tij pėr njė qeveri dhe shoqėri tė bazuar nė konceptin e demokracisė, ai ėshtė i mendimit se “pėr tė zbuluar rregullat e shoqėrisė qė i pėrshtaten mė mirė popujve, do tė nevojitet tė ketė njė intelegjencė superiore, qė mund tė kuptojė pasionet e njerėzve pa ndjerė asnjė prej tyre, qė nuk ka asnjė lidhje me natyrėn tonė por e njeh atė plotėsisht, lumturia e tė cilit ėshtė e pavarur me tonėn, por qė nuk do tė shqetėsohet asnjėherė pėr lumturinė tonė”. Nga ky kriter qė nxjerr Rusoi pėr njė ligjvėnės optimal, ai del nė pėrfundimin se vetėm “zotėrat do tė duhet tu vėnė njerėzve ligje”. Ėshtė e qartė se vetėm tė dėrguarit Hyjnor dhe tė zgjedhurit e Zotit nė tokė – siē quhen nė terminologjinė e fesė Islame – mund tė pėrmbushin rolin e pėrfytyruar nga Rusoi pėr “zotėrat” si ligjvėnės tė pėrsosur. Ndoshta, kjo ėshtė ajo ēfarė Rusoi – duke qenė njė monoteist dhe i krishterė – nėnkuptonte nė fakt. Nė njė vend tjetėr ai shkruan:

Njė arsye fisnike qė ngrihet nė kokat e njerėzve tė thjeshtė prodhon kėto rregulla qė ligjvėnėsi i ve nė gojat e tė pavdekshmėve, kėshtu duke u detyruar nga persona autoritar Hyjnor qė nuk mund tė lėvizen nga maturia njerėzore. Por kjo nuk ėshtė pėr ēdo njeri t’i bėjė zotėrat tė flasin, ose tė fitojė besim nėse pretendon tė bėhet interpretues i fjalės Hyjnore. Shpirti i madh i ligjvėnėsit ėshtė mrekullia e vėrtetė qė duhet tė vėrtetojė misioni i tij.

Dallimi mė i spikatur mes qėndrimit tė Platonit dhe atij tė Rusoit ėshtė ai se, derisa Platoni e konsideron tė nevojshme pėr sunduesit njė grup cilėsish, Rusoi e sheh njė dimenzion Hyjnor tek ligjvėnėsi si kusht themelor. Njė egzaminim i ngushtė i mendimeve tė kėtyre dy mendimtarėve do tė na ēojė tek njė e vėrtetė e njohur nga Islami: pėr legjislatorin ėshtė e nevojshme tė ketė njė dimenzion Hyjnor: njė kusht i pėrmbushur nga tė dėrguarit e Zotit dhe Imamėt e pagabueshėm, tė cilėt janė tė pajisur me moral Hyjnor. Cilėsi e tillė kėrkohet nė Islam pėr kryesuesit dhe sunduesit; prandaj, sunduesit e mbrojnė sovranitetin me virtytin e lidhjes me Hyjninė. Nė rastin kur njė i dėrguar ėshtė sundues, lidhja e tij me Hyjninė egziston nga virtyti i moralit tė tij Hyjnor dhe pėrmes zbulimit tė mesėm. Nė rastin kur njė sundues ėshtė Imam i pagabueshėm, lidhja e tij me Hyjninė egziston me virtytin e personalitetit tė tij tė pastėr dhe moralit Hyjnor pa praninė e zbulimit.

Nėn ndriēimin e asaj qė kemi thėnė mė lartė, zgjidhje e vetme e problemit tė demokracisė sė vėrtetė tė pėrkufizuar nga Platoni dhe Rusoi ėshtė egzistenca e personaliteteve Hyjnore mes qenieve njerėzore, pa tė cilėn problemi i zgjedhjes sė sundimtarit dhe legjislatorit ėshtė absolutisht i pazgjidhshėm. Pėrfundimi qė mund tė nxirret nga ky diskutim ėshtė se sovraniteti i Zotit mbi njeriun nuk ėshtė kontradiktor me perceptimin e participimit tė njerėzve nė pėrcaktimin e vetė fatit tė tyre ose pėr sigurimin e njė “jete tė arsyeshme” tė varur nga parimet Hyjnore dhe tė interpretuara sipas kriterit mė tė lartė tė jetės.

Mė herėt nė diskutimin tonė ne pėrmendėm metaforėn e gabuar tė lidhjes sė Zotit me njerėzimin duke i pėrngjarė asaj mes shpirtit dhe veprimeve tė tij. Kjo bartet pjesėrisht nė deklaratėn e mėposhtme tė Ali ibn Abi-Talib (A):
[Zoti ėshtė] brenda gjėrave pa pėrzierje dhe jashtė atyre pa pėrjashtim.

Sipas kėsaj, lidhja mes sovranitetit tė Zotit mbi qeniet njerėzore dhe demokracisė, ėshtė si lidhja mes shpirtit dhe veprimeve tė tij. Pėr shembull kur njerėzit, ose njė grup burrash tė menēur tė mendjeve tė shėndosha dhe vetėdijes sė padevijuar, njohin njė tė vėrtetė, njė ligj tė bazuar mbi kėtė perspektivė dhe tė implementuar nga njerėzit do tė jetė pėrforcim i sovranitetit Hyjnor, nga njerėzit mbi njerėzit. Kriteri pas kėsaj ėshtė ajo qė quhet ‘autoriteti i arsyes’ bazuar mbi principin, qė nėnkupton ēdo gjykim me arsye tė njejtė si gjykimi i Sheriatit dhe quhet ‘parimi i nevojės bashkėvepruese tė arsyes dhe Sheriatit’.

Shumica prej nesh e dinė se arsyeja dhe vetėdija e masės janė hendikepuar nė llogari tė perspektivės sė tyre tė kufizuar dhe vizionit tė paqartė tė qėllimeve pėrfundimtare tė jetės dhe gjithashtu nė llogari tė errėsimit tė vazhdueshėm tė horizontit tė tyre intelektual nga retė e epshit dhe prirjeve egocentrike. Kėta faktorė sė bashku, e privojnė arsyen e efikasitetit dhe rolit tė tij efektiv nė administrimin e jetės publike. Mė mirė mund tė thuhet se sferat mė tė larta tė ‘jetės sė arsyeshme’, pėrmes historisė, kanė mbetur jashtė arenės sė vetėdijes popullore. Ja pse ngrihet nevoja pėr misionin e profetėve tė dėrguar tė Zotit tė cilėt me virtytin e lidhjes sė tyre direkte me Zotin, pėrmes veprimit tė zbulimit, pėrpiqen tė lirojnė intelektin dhe vetėdijen njerėzore nga varėsitė dhe papastėritė ngjitėse tė mbledhura pėrmes egoizmit dhe materializmit. Ėshtė kjo arsyeja qė gojėdhėnat e besueshme Islame i referohen intelektit si “dėshmi e brendshme”, dhe tė dėrguarve Hyjnor si “dėshmi e jashtme” e Zotit. Imam Ja’far al-Sadiq (A) lidhur me kėtė i ka treguar Dishepullit tė tij Hisham:

O Hisham, Zoti ka dy (lloje) dėshmish (Hujjatayn) kundėr njerėzimit: dėshminė e jashtme (ose manifestuese) (hujjah zahirah) dhe dėshminė e brenshme (hujjah batinah). Profetėt, tė dėrguarit dhe Imamėt janė dėshmi e dukshme dhe mendja (‘aql) ėshtė dėshmi e brenshme.

Njė traditė tjetėr i referohet profetėve si njerėz me mendje tė pėrsosur:

Zoti nuk ka dėrguar asnjė profet ose tė dėrguar pa e pėrsosur intelektin e tij. Intelekti i njė profeti ėshtė superiore ndaj asaj tė ēdo individi tė kombit tė tij.


Edhe njė transmetim tjetėr i referohet ‘aklit (intelektit) duke u bėrė drejtues i njė besimtari tė vėrtetė (mumin):

Intelekti ėshtė drejtuesi i njė mu’mini.

‘Ali, Amir al-Mumini (A), nė predikimin e parė tė Nahj al-balaghah, e konsideron realizimin e mendjeve tė njerėzve si njė nga qėllimet e misionit profetik:

...dhe ata (profetėt) sjellin nė sipėrfaqe thesarin e groposur tė intelekteve.

Tani ngrihet pyetja nėse ėshtė e mundur qė ndonjėherė mund tė ketė kontradiktė mes dy formave tė dėshmisė, qė ėshtė: mendja dhe profetizmi? Sipas Islamit njė situatė e tillė ėshtė e pamundur, sepse do tė ishte apsurde pėr profetėt nė fillim tė paraqesin arsyen ose mendjen si njė bashkėveprues nė misionin e tyre dhe mė vonė tė zbulojnė atė tė ballafaqohet me mėsimet e tyre! Gjithashtu, harmonia e pėrsosur mes mendjes dhe zbulimit profetik konsiderohet gjithashtu me ēėshtjen se nė jurispondencėn Islame, arsyeja konsiderohet si njė nga burimet e ligjit Islam; tre tė tjerat: Libri, syneti i profetit (ushtrimi) dhe konsensusi (ixhma). Nė bazė tė asaj qė ėshtė thėnė deri tani mund tė thuhet se njė shoqėri ligjet e sė cilės bazohen nė mendjen e pakorruptuar tė njerėzve dhe nė tė cilėn kėto ligje tė pėrkufizuara kėshtu implementohen nga njė sundues me mendje plotėsisht tė zhvilluar, ka njė qeveri tė popullit mbi veten pėrmes veprimeve tė ligjeve dhe rregullave qė rrjedhin nga zbulimi profetik dhe arsyeja njerėzore (dėshmitė e brendėshme dhe tė jashtme tė Zotit).

Njė metaforė: Sipas pėrfundimit tė nxjerrė mė lartė, qeveria e popullit mbi veten, nė Islam, ėshtė e ngjajshme me sovranitetin e shpirtit mbi veprimin dhe sjelljen njerėzore. Objektivi i vėrtetė i njė qeverie tė tillė ėshtė tė pėrkrahė dhe forcojė dimenzionet materiale dhe shpirtėrore tė njė shoqėrie, tė eliminojė shkaqet e mjerimit tė popullit dhe pėr tė siguruar lėvizjen e tyre drejtė qėllimit tė lumturisė mė tė madhe tė paraqitur si ‘jetė e arsyeshme’. Themelimi i njė qeverie tė tillė nuk ėshtė e mundur pėrmes mjeteve tė thjeshta materiale dhe tė pastra fizike ose natyrore tė bazuara nė interesa vetiake tė shumėllojshme tė njerėzve.

Qeveria Islame ėshtė manifestim i sovranitetit tė Zotit mbi tokė dhe njė gjendje e bazuar mbi njė vizion tė tillė ėshtė me ēdo mjet nė harmoni me shtypjen, padrejtėsinė dhe ēdo njėrėn nga format e ndryshme tė idolatrisė shoqėrore. Ėshtė e krahasueshme me atoritetin e shpirtit njerėzor tė zbukuruar me tė gjitha cilėsitė fisnike njerėzore dhe nuk ėshtė e mundur pėr njė shpirt tė tillė tė bėhet njė burim i shtypjes fizike, padrejtėsisė dhe tiranisė. Pėr ta sqaruar mė tej kėtė ēėshtje, mund tė themi se kuptimi i qeverisė sė popullit mbi veten, nuk ėshtė ajo se njė grusht njerėzish me forcė mund tė shfrytėzojnė politika dhe korniza tė jetės shoqėrore pėr pjesėn tjetėr tė individėve. Dhe as nuk ėshtė demokraci e vėrtetė ajo qė njė pjesė e shoqėrisė tė jetė nė gjendje tė shfrytėzojė tekat e saj dhe dėshirat pa bazė mbi pjesėn tjetėr tė popullit. Nė mėnyrė tė njejtė, nuk ėshtė demokraci ajo se njė grup mund tė ketė fuqinė tė shfrytėzojė mbi tė tjerė ēfarėdo qė ata imagjinojnė si tė pėrshtatshme ose nė interes tė popullit; sepse qėllimi i vėrtetė i shtetit ėshtė tė drejtojė popullin drejtė qėllimit tė ‘jetės sė arsyeshme’ dhe tė sjellė harmoni dhe kordinim mes rangeve tė tij pėr realizimin e kėtij qėllimi.

Duhet tė kujtojmė se lėvizja drejtė ‘jetės sė arsyeshme’ nuk ėshtė njė rrymė natyrore ekzistuese nė shoqėri; nė vend qė njė rrymė e tillė tė krijohet. Rrymat qė ekzistojnė nė mėnyrė natyrore nė ēdo shoqėri janė ato qė bazohen nė instiktet natyrore shtazore qė veprojnė nė njė model vetė-pėrjetėsues nė atmosferėn shoqėrore. Pėr krijimin e ‘jetės sė arsyeshme’ pėr njė shoqėri, shteti ėshtė njė nevojė apsolute pėr tė drejtuar qeniet e pastra fizike dhe biologjike drejtė idealit tė ekzistencės sė arsyeshme shoqėrore; kėshtu qė, realiteti i papėrpunuar biologjik transformohet nė njė ideal tė pėrpunuar shpirtėror qė nuk ekziston vetė. Prandaj, kuptimi i qeverisė sė popullit mbi veten ėshtė sovraniteti i vetėdijes dhe mendjes sė tyre tė paprishur se sa sovraniteti i forcės dhe fuqisė, personale ose tė njė pale, i trillimeve dhe paragjykimeve e tė tjera.

Ne mendojmė se asnjė pėrkrahės i sovranitetit tė popullit, sado i vendosur tė jetė, nuk do tė ketė tė shtojė asgjė tė rėndėsishme asaj qė kemi diskutuar mė lartė si kriter pėr qeveri tė drejtė. Ne nuk mendojmė ndonjė mendimtar, me mendje tė drejtė dhe i njohur me natyrėn njerėzore dhe mė shumė i njohur me aspekte tė ndryshme tė egzistencės shoqėrore dhe individuale, se do tė mbrojė fuqinė dhe forcėn, paragjykimet e njerėzve dhe trillimet e pabaza si kriter tė demokracisė tė vėrtetė. Madje as Makiaveli, i cili nga pikėpamja e shumė mendimtarėve ka kryer tradhėtinė mė tė rėndė kundėr ekzistencės politike njerėzore, do tė deklarojė kriterin e mė lartshėm devijant si bazėn e njė shteti. Nėse Makiaveli mund tė ofrojė ndonjė falje pėr punėn e tij tė korruptuar, ai do tė thotė se vetėm ishte pėrpjekur tė diskutojė sjelljet e paturpshme qė despotėt dhe sunduesit tė pėrjetėsojnė sundimin e tyre.

Nė ēdo rast, pa dyshim mund tė shikohet se demikracia e vėrtetė shtrihet nė sovranitetin e mendjes dhe vetėdijes sė pastėr dhe tė papėrzier tė njerėzve. Ėshtė e krahasueshme me drejtimin e veprimeve njerėzore nga shpirti ose fryma njerėzore dhe ėshtė njė manifestim direkt i sovranitetit tė Zotit mbi njerėzimin.



Roli i marrėveshjes

Ēėshtjet e marrėveshjes dhe kėshillimit (ixhma dhe shura) nė nivel tė komunitetit musliman kanė rėndėsi tė madhe nė burimet Islame. Deklarata tė tilla si kėto mė poshtė janė gjendur me shumicė nė tekstet Islame:

Me xhemaatin shtrihet mėshira Hyjnore.
Dora e Zotit ėshtė me xhemaatin.

Kėto dy gojėdhėna tregojnė njė realitet themelor se individėt, kur organizohen nė grupe, mund tė pėrfitojnė nga tė kuptuarit e njėri-tjetrit, mendja dhe vetėdija pėr arritjen e njė qėllimi tė paracaktuar. Mė e pakta ēfarė mund tė thuhet pėr njerėzit sė bashku pėr kėshillim tė pėrbashkėt ėshtė se tė kuptuarit e tyre individual rritet me progres aritmetik dhe ndonjėherė gjeometrik. Njė gojėdhėnė profetike i jep vlerė tė madhe mendimit tė njė personi qė mbėshtetet nė kėshillėn e tė tjerėve:

Mė i merituar nė ēėshtjen e mendimit ėshtė ai qė e sheh kėshillėn e tė tjerėve si tė domosdoshme.

Dy vargje Kuranore tregojnė rėndėsinė e kėshillėmarrjes nga tė tjerėt:

Ti ishe i butė ndaj tyre, ngase Allahu tė dhuroi mėshirė, e sikur tė ishe i vrazhdė e zemėrfortė, ata do tė shkapėrderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kėrko ndjesė pėr ta, e konsulltohu me ta nė tė gjitha ēėshtjet, e kur tė vendosėsh, atėherė mbėshtetu nė Allahun, se Allahu i do ata qė i mbėshteten. (3:159).

Ēka u ėshtė dhėnė nga ndonjė send, ajo ėshtė kėnaqėsi nė kėtė botė, e ajo qė ėshtė tė Allahu ėshtė shumė mė e mirė dhe e pėrjetėshme, por pėr ata qė besuan dhe qė vetėm Zotit tė tyre i mbėshteten, dhe ata qė u shmangėn mėkateve tė mėdha e tė shėmtuara, dhe kur hidhėrohen, ata falin, edhe ata qė i pėrgjigjen thirjes sė Zotit tė tyre dhe e falin namazin rregullisht dhe ata qė konsultohen mes vete pėr punė tė pėrbashkėta, e nga ajo qė Ne ua japim ata e shpėrndajnė, edhe ata qė kur i godit e padrejta, i kundėrvihen. (42:36-39).

Dy vargjet e mė sipėrme kėrkojnė shpjegim. Vargu i parė nuk pėrmend ndonjė kualifikim pėr ata qė duhet tė konsultohen. Kjo i ka ēuar disa tė imagjinojnė se tė gjithė personat pavarėsisht nga zhvillimi i tyre intelektual mund tė sigurojnė kėshillė tė dobishme. Kjo nuk duket e drejtė; sepse kėshilla e ndėrsjelltė gjithnjė ndodh mes njė grup personash pėr njė temė qė nuk ėshtė vetė-evidentuese dhe rreth se cilės tė gjithė anėtarėt duke marrė pjesė nė kėshillim shprehin mendimet dhe besimet e tyre. Anėtarėt e njė kėshilli tentojnė tė ndriēojnė njė ēėshtje tė pasqaruar nė fillim dhe pėrpiqen tė gjejnė njė zgjidhje pėr tė rritur dobinė ose profitin e komunitetit tė tyre dhe pėr tė ulur humbjet dhe rreziqet e saj. Nė pikėpamjen e kėtij objektivi tė njė kėshilli, nėse supozojmė, tė gjithė anėtarėt qė marrin pjesė nė proēesin e kėshillimit kanė mangėsi nė cilėsitė e nevojshme tė angazhimit, diturisė dhe perceptimit qė kėrkohet pėr tu marrė me ēėshtjet, rezultatet e kėshillimit tė tyre do tė jenė mė tė padėshirueshmet: kėshtu mund tė thuhet se njė person qė ka mangėsi nė cilėsitė e angazhimit, diturisė dhe perceptimit pėr zbulimin e mendimit mė tė mirė dhe mė tė dobishėm nė favor tė interesave tė njerėzve – qė ėshtė qėllimi pėrfundimtar i kėshillės dhe kėshillimit – ėshtė njė gabim qė asnjė sundimtar i ēfarė do shoqėrie nuk mund tė jetė nė gjendje ta bėjė. Gjithashtu mund tė theksohet se vargu i lartėpėrmendur Kuranor nė fillim i drejtohet vetė Profetit tė Shenjtė (S). A ėshtė e pranueshme qė Profeti (S) me njohurinė e tij tė lartė pėr tė gjitha gjėrat e dobishme dhe tė dėmshme pėr jetėn e popullit tė tij, duhet t’i kėrkohet tė barazojė mendjen e tij me mendjen e njė personi krejtėsisht tė ndarė nga dituria dhe perceptimi? Vazhdimisht ne drejtohemi nga arsyeja pėr ta pėrshtatur interpretimin e kėtij vargu tė theksuar mė lartė; kėshtu, anėtarėt e njė kėshilli duhet tė posedojnė cilėsitė e nevojshme. Veē asaj qė thamė, vargu i dytė i cituar mė lartė sqaron kuptimin e saktė tė kėshillės sė kėrkuar nga i pari. Vargu i dytė pėrcakton anėtarėt e pėrshtatshėm tė kėshillit si ata qė posedojnė cilėsitė e mėposhtme:

  1. Ata janė tė pastėr nga mėkatet e mėdha, devijimet dhe veprimet e pahijshme.
  2. Ata janė tė qetė dhe falin zemėrimin.
  3. Nė pėrgjithėsi ata i pėrgjigjen thirrjes Hyjnore dhe i shohin urdhėrat Hyjnore si pėr salat;
  4. Ata u ndihmojnė tė tjerėve pėrveē asaj me ēfarė Zoti i ka siguruar.
  5. Kur vėllezėrit e tyre janė subjekt i padrejtėsisė dhe shtypjes, ata nxitojnė pėr t’i pėrkrahur dhe ndihmuar.

Nga shpjegimi i mė sipėrm ėshtė e qartė se vetėdija dhe dituria pėr subjektin e kėshillimit ėshtė aq themelor aq sa cilėsitė e drejtėsisė, angazhimit dhe taqwa (frika nga Zoti). Ka njė traditė profetike e cituar nga i ndjeri Ajetullah Aka Mirza Muhammad Husayn Naini.

O shokė mė kėshilloni.

Nė kohėn e luftės sė Uhudit, Profeti (S) dhe disa shokė tė tij, ishin tė mendimit se ata duhet t’i pėrballen armikut derisa tė rrijnė brenda qytetit tė Medinės. Por, derisa shumica e shokėve tė Profetit dėshironin tė dilnin jashtė qytetit pėr tė luftuar armikun Profeti (S) dha miratimin e tij. Ngjajshėm nė luftėn e Ahzb (Khandaq), shumica e shokėve ishin kundėr pajtimit me fisin e kurejshėve. I ndjeri Ajatulla Naini, duke lidhur parimin e shura-s (kėshillės) me tė pėrgjithshmen Sirah-un e Profetit (S) shkruan: “Librat pėr historinė e jetės sė Profetit, nxjerrin nė detale faktin se parimi i kėshillės bazohet kryesisht nė synetin e Profetit dhe deklarata tė tilla tė Profetit (S) si ‘O shokė, mė kėshilloni’”.

Ēėshtja e shura-s ka arritur trajtim tė veēantė nė ligjėrimet e Imam Ali, Amir al-Muminin (A). Nė njė nga predikimet e tij Aliu (A) thotė:

Mos ma mbushni mendjen pėr obligimet qė i kam plotėsuar ndaj Allahut dhe ndaj jush; nuk kam bėrė asgjė mė shumė veē kam plotėsuar obligimet e mija tė vazhdueshme dhe i kam paraqitur ato me detyrime obliguese. Mos mu adresoni nė mėnyrėn qė janė adresuar despotėt. Mos mė trajtoni me kujdes dhe rezervė tė shtirur me tė cilat zakonisht trajtohen tiranėt. Mos mendoni se kur e vėrteta thuhet nė praninė time, ajo do tė mė rėndojė. Sepse, nėse dikush e ka tė vėshtirė tė dėgjojė njė fjalė tė vėrtetė dhe tė drejtė, ai do ta ketė mė tė vėshtirė tė veprojė sipas saj. Kėshtu, mos apstenoni nga pėrmendja e tė vėrtetės dhe mos e ktheni mbrapsht nga unė kėshillėn tuaj tė ndershme. Unė nuk e shoh veten mbi gabimin dhe nuk jam i siguruar nga ai pėrveē se Zoti, qė ka mė shumė fuqi mbi mua se sa unė mbi veten time, mė shpėton nga ai. Sigurisht unė dhe ju jemi robėr tė Allahut, pranė tė cilit nuk ka zotėri. Ai sundon mbi kėtė pjesė tė vetes sonė qė ėshtė pėrtej kontrollit tonė. Ėshtė Ai qė na ka ngritur prej gjendjes mė tė ulėt tė jetės nė shkallėn mė fisnike tė njerėzimit. Ai na ka dhėnė drejtimin qė zėvendėsoi keqdrejtimin dhe na dhuroi vizionin qė zuri vendin e verbėrimit.

Citimi i mėsipėrm hedh dritė nė rėndėsinė e kėshillės. Ai vė theks tė madh nė nevojėn e pranimit tė vėrtetės pa krenari ose iritim. Shprehja e tė vėrtetės edhe nėse nuk ėshtė nė formėn e kėshillės ėshtė e urdhėruar dhe e inkurajuar. Imam Aliu (A) i urdhėron njerėzit tė mos e mbajnė kėshillėn e tyre zemėrhapur nga ai. Diku tjetėr ai thotė:

Nuk ka pėrkrahje tjetėr siē ėshtė kėshilla.
Nuk ka pėrkrahje tjetėr mė tė mirė se kėshilla.

Dhe

Kėshilla ėshtė pėr tė drejtuar siē janė sytė pėr trupin. Kufizimi vetėm nė mendimin e dikuj ėshtė i rezikshėm.

Aliu (A) gjatė jetės sė tij ishte pasues besnik i parimit tė shuras. Siē thekson i ndjeri Ajatullah Naini, gjatė kohės sė kalifatit tė tij dhe nė kohėn mė tė ndjejshme tė sundimit tė tij, Aliu (A) vepronte sipas mendimit tė shumicės, edhe pse ai nuk pajtohej fuqishėm me tė. Gjatė konfrontimit tė tij me Mu’avijėn atij i duhej t’i lėshonte pe gjykimit siē kėrkonte shumica – njė ēėshtje qė iu shtua tej mase vėshtėrėsive tė Aliut. Mė vonė kur ata kuptuan gabimin e tyre, Aliu (A) u tha: “Unė ju kam kėshilluar kundėr kėsaj. Jam pėrpjekur t’ju bind qė drejtėsia ishte nga ana juaj nė luftėn kundėr Muavijas, por ju nuk e pranuat”. Kjo ngjarje e trishtueshme e historisė Islame bart dėshmi tė paevitueshme pėr validitetin legal tė mendimit tė popullit. Tekstet Islame, Kurani, hadithet (gojėdhėnat), dhe jeta dhe praktika e liderėve Hyjnor tė Islamit, tė gjitha konfirmojnė faktin se shura ose kėshilla ėshhtė njė nga parimet mė evidente dhe mė tė nevojshme Islame, mohimi i tė cilave mund tė shpjegohet nga injoranca, shpirtėligėsia ose mendjemadhėsia e tyre.

Baza e shura-s:

Nėn dritėn e vargjeve Kuranore dhe gojėdhėnave tė cituara gjatė diskutimit tonė, mund tė thuhet se arsyeja njerėzore dhe zbulimi profetik janė burimet e jashtme dhe tė brendėshme tė sovranitetit Hyjnor. Nga pikėpamja e diskutimit tonė pėr qėllimin pėrfundimtar tė konsultimit ose shard-it si njė mjet i arsyeshėm kolektiv pėr arritjen e tė vėrtetės, mund tė shtohet se legjitimiteti i parimit tė shura-s nė Islam pėrkrahet nga tė dyja: arsyeja dhe zbulimi profetik. Kėshtu qė, rezultati i njė lloj kėshille tė drejtė tė kryer mes atyre qė posedojnė pesė cilėsitė e pėrmendura mė herėt, kanė nevojėn e njė ligji lidhur me tė.

Nė anėn tjetėr, ne dimė se mendimet e njerėzve, pa marrė parasysh sa tė lira nga devijimet dhe mashtrimet mund tė jenė, nuk janė tė siguruara nga gabimi; sepse, mendjeve individuale tė njerėzve pergjithėsisht u mungojnė cilėsitė e nevojshme tė vetėdijes, aftėsisė, kuptimit dhe stabilitetit psikologjik. Kėto cilėsi nuk janė aq tė zakonshme aq sa tė konsiderosh mendimin e njė pjese, ose madje atė tė shumicės sė personave nė njė shoqėri, si njė mjet real pėr arritjen e njė qėllimi tė dėshirueshėm. Bertrand Rusell, mendimtar perėndimor i njohur thotė: “Tė kesh njė mendje tė balancuar ėshtė tėrėsisht njė ēėshtje relative. Shumė pak individė kanė plotėsisht mandje tė balancuar. Gati ēdokush ka njė pikėpamje ēmendurie nė tė”.

Nė njė nga librat e tij nė fillim ai ngre kėtė pyetje: njė nga vėshtėrėsitė qė pėrballet njeriu ėshtė se ai duket i paaftė pėr tė bėrė ēdo gjė me pėrmbajtje; nėse ai fillon ndonjė punė me sjellje tė mirė, ai shpejt do tė shkojė nė ekstrem; a do tė mėsojė mbi tė gjitha njeriu, tė ecė nė rrugėn e pėrmbajtjes? Atėherė, si pėrgjigje Ruselli thotė: “Unė kam shpresė dhe besim se njeriu mė nė fund do tė gjejė rrugėn e mesme. Unė kam besim se ėshtė shumė e rėndėsishme dhe se ėshtė tėrėsisht e mundur. Unė nuk i konsideroj kėto profeci tė errėta si fjalė tė zbulimit”. Alfred North Whitehead shkruan: “Natyra njerėzore ėshtė ngatėrruar kaq keq sa vlera e programeve tė diagramuara pėr menaxhimin e saktė tė shoqėrisė konsiderohet mė pak se gjepura nga burrat e shtetit”. Pak studim ėshtė mjaftė pėr tė siguruar shumė shembuj tė njejtė nga tė gjithė mendimtarėt e Lindjes dhe Perėndimit.

Me supozimin se moderimi i mendimit dhe balancimi i mendjes gjindet nė njė numėr tė kufizuar njerėzish, si ėshtė e mundur tė vėrtetojmė dhe konsiderojmė si valid pėrfundimin e kėshillimit dhe maturisė mes njerėzve? Pėrgjigja Islame pėr kėtė pyetje mund tė jepet si mė poshtė:

Sė pari, Islami e sheh edukimin e pėrjetshėm, ushtrimin dhe drejtimin e individėve nė njė shoqėri Islame dhe ngritjen e shkallės sė vetėdijes sė tyre, njohurinė e botės sė vėrtetė dhe pastrimin shpirtėror si detyrė themelore shoqėrore. Pėrgaditja e njerėzve pėr tė menduar nė mėnyrė tė drejtė ėshtė detyrė qė mund tė jetė ndihmė e konsiderueshme nė vėnien e themeleve tė ‘jetės sė arsyeshme’. Kjo gjithashtu mund tė nxirret si pėrfundim nga fjalėt inspiruese tė Aliut (A) ku ai i vė pėrgjegjėsi tė plotė zhvillimit tė shumanshėm tė qenieve njerėzore mbi shpatullat e ‘mbrojtėsve’ tė tyre nė tė gjitha shkallėt e shoqėrisė.

Tė gjithė ju jeni mbikqyrės tė tufės suaj dhe pėrgjegjės pėr tė.

Sė dyti, parimi i kėshillės ėshtė njė bekim i madh i Zotit qė lejon njerėzit tė besojnė tek vetja. A i bėn ata tė vetėdijshėm pėr aftėsitė dhe talentin e fshehtė konstruktiv tė tyre dhe i zgjon ata pėr rėndėsinė e kuptimit tė dyanshėm pėr krijimin e marrėveshjes dhe harmonisė shoqėrore. Duke konfirmuar kėtė parim, Zoti ka konfirmuar konceptin e njeriut pėr ta organizuar jetėn e tij nė bazė tė arsyes dhe intelegjencės. Fakti se mendimi i shumicės, ose madje njė marrėveshje e tėrėsishme shoqėrore nuk ēon nė pikėpamjen e drejtė, ėshtė evident dhe i pamėdyshėm; por kjo nuk e bėn tė pavlefshme bazėn e parimit tė kėshillės; sepse, Zoti qė i ka kėrkuar njeriut tė ndjekė rrugėn e drejtė, ka siguruar gjithashtu mjetet pėr tė ndjekur drejtėsinė dhe ka zbritur njė ligj pėr tė lėvizur drejtė kėtij qėllimi. Ky ligj ėshtė qė njeriu, nė kėrkim tė ‘jetės sė arsyeshme’, duhet ta orjentojė veten drejtė realitetit me tė gjithė egzistencėn e tij. Kėshtu, nė njė dhomė ku mund tė hyjė drita e Diellit duke i lėvizur mė anėsh perdet e dritares, ai nuk do tė ndezė llampėn e vogėl dhe tė mashtrojė veten. Kur nuk mund ta arrijė Diellin ai nuk do tė mund tė mbulojė veten nė errėsirė totale, por duhet tė shfrytėzojė ēdo burim sekondar tė dritės qė ai mund tė mbajė nga shura, ose kėshilla, ėshtė ky burim sekondar i dritės qė mund t’i shpėtojė qeniet njerėzore nga errėsira totale kur nuk ka mundėsi pėr t’iu qasur vetė realitetit. Ėshtė pikėrisht kjo masė e shpėtimit nga errėsira dhe hyrja nė realitet qė ėshtė e pranueshme pėr Krijuesin e jetės dhe vdekjes qė thotė:

Dhe ata qė konsultohen mes vete pėr punė tė pėrbashkėta. (42:38).

Ky ėshtė vetėm njė aspekt i nevojės sė kėshillės. Aspekt tjetėr i shura-s ėshtė se ai i pėrkrah individėt tė shprehin mendimin e tyre nė pajtim me perceptimet e tyre mė tė larta intelektuale dhe qė kur vetėdija, drejtėsia dhe stabiliteti janė kushtet e domosdoshme e pjesėmarrėsve nė njė kėshillė, nėse produkti i kėshillės sė tyre i kundėrvihet asaj qė duhej tė ishte, ajo nuk pakėson asgjė nga vlera e saj e vėrtetė. Sepse, gabimet vendimtare tė tyre nuk tregojnė sipas nevojės injorancė, korrupsion ose ēoroditje nė anėn e anėtarėve tė shura-s; mė mirė, ajo reflekton njė dobėsi dhe gabim tė papėrqėndruar pėr tė cilin nuk mund tė akuzohet askush. Tani mund tė diskutojmė ēėshtjet mė themelore tė shura-s nga pikėpamja e Islamit.



Subjekti i Shura-s nė Islam

Nga diskutimi ynė i mėparshėm u bė e qartė se shura nėnkupton mbledhjen e njė grupi njerėzish qė janė tė aftė, tė besueshėm dhe tė mirė informuar pėr subjektin, me qėllim tė arritjes sė tė vėrtetės tė lidhur me kėtė subjekt pėrmes konsultimit.

Subjekti (maudu’) i shura-s nė Islam, qė janė ēėshtjet qė janė subjekt i kėshillės dhe kėshillimit, pėrbėhet nga tė gjitha sferat e jetės njerėzore si dhe prapavijės pėr pėrcaktimin e ligjeve sekondare (al-ahkam al-thanawiyyah). Pėr ta shpjeguar kėtė mėtej mund tė thuhet se tė gjitha ēėshtjet e mendimit qė rrethojnė jetėn individuale dhe kolektive tė muslimanėve ndahen nė dy kategori: hukm dhe maudu’.

1. Hukm. Hukm ose urdhėri zbatohet me ligjet primare (awwali) dhe sekondare (thanawi).

Ligjet Primare. (Ligjet primare) al-ahkam al-awwaliyyah pėrbėhen nga tė gjitha detyrat dhe obligimet Islame tė deduktuara dhe tė pėrfunduara nga juristėt (fuqaha ose Mujtahidin) nga katėr burimet qė pėrbėhen nga Libri, syneti, ijma’ (marrėveshja) dhe aql (arsyeja) dhe u janė komunikuar tė gjitha muslimanėve. Al-ahkam al-awwaliyyah ose ligjet primare pėrbėhen nga detyrat e tė gjithė burrave dhe grave tė pėrgjegjshėm (mukallaf) muslimanė. Kėto ligje qė kur janė subjekt i ndryshimit ose variacionit nuk janė parashtruar asnjėherė pėr kėshillim ose shura, siē janė pesė kategoritė e veprimit qė janė: vaxhib (obliguese), muharram (tė ndaluara), mustahabb (tė ndaluara por jo me obligim), makruh (tė papėlqyeshme dhe tė padėshirueshme) dhe mubah (tė lejueshme). Asnjė nga veprimet e njė mukalaf-i nuk janė jashtė kėtyre pesė kategorive siē janė: salati, saumi, haxhi, zeqati, khums, xhihadi dhe mbrojtja. Ligjet e tjera primare lidhen me ēėshtjet tregtare, dėnimet (hudut), kompenzimin (diyyah, para gjaku ose dėmshpėrblimi pėr dėmtim trupor) dhe tė tjera tė lidhura me procesin e gjyqit, dėshmisė dhe padisė. Definimi i pėrgjithshėm pėr kėtė kategori ėshtė se kėto ligje janė ato tė cilat duke u bazuar nė Kuran, sunet, ijma dhe aql, me konsideratėn e duhur tė natyrės fizike dhe shpirtėrore tė njeriut dhe prirjen e tij ndaj devijimeve dhe gabimeve tė ndryshme dhe me pikėpamjen tek gjėra tė ndryshme qė janė nė dobinė dhe avantazhin e tij, nuk janė subjekt i asnjė forme ndryshimi dhe ēfarėdo tjetėr; megjithatė ata janė subjek i modulimit, qė varen nga gjendjet dhe kushtet e ndryshme tė njė mukalafi (njė musliman i pėrgjegjshėm). Kushte e ndryshme tė njė mukalafi mund tė jenė udhėtimi, qėndrimi nė qytetin e lindjes, detyrimi, kėrkesa urgjente ose ēdo kush tjetėr i zakonshėm ose i jashtėzakonshėm.

Ka njė ēėshtje tė rėndėsishme qė lidhet me kėto ligje, dhe qė duhet tė vėzhgohet siē duhet, ėshtė se nga pikėpamja e ligjeve tė ngushta shoqėrore tė muslimanėve me njėri-tjetrin dhe gjithashtu lidhjet e tyre me komunitetet jomuslimane dallimi i mendimit mes juristėve – njė pasojė natyrore e natyrės kontraversale tė materialit dhe burimeve juriste – nuk duhet tė jetė shkaku i shqetėsimit dhe konfuzionit nė jetėn shoqėrore tė muslimanėve. Pėr kėtė arsye, ėshtė e nevojshme qė fatawa (mendimet legale) dhe ligjet qė lidhen me ēėshtjet shoqėrore duhet tė shqyrtohen pėrmes kėshillit tė juristėve kryesues nėse jo ndryshimi i mendimit legal mund tė shkaktojė konfuzion dhe turbullim tė konsiderueshėm nė shoqėrinė Islame.

Ligjet Sekondare: Ligjet sekondare, ose al-ahkam al-thanawiyyah, janė ato tė shqyrtuara nga dikush qė ėshtė faqih jami’ al-shara’it (njė faqih ekspert nė tė gjitha sferat e Sheriatit Islam, njė jurist, i gjithanshėm) me konsideratėn e duhur tė rrethanave dhe kushteve tė njė individi ose shoqėrie. Njė shembull i kėsaj kategorie ligjesh ėshtė fatwa-ja e famshme e botuar nga i ndjeri Ajatullah Aqa Mirza Muhamad Husayn Shirazi – mėshira e Zotit qoftė mbi tė duke ndaluar pėrdorimin e duhanit.

Dallimi mes ligjeve primare dhe sekondare mund tė bėhet si mė poshtė:

  1. Tė parat janė direkt tė bazuara nė katėr burimet, qė janė : Libri, syneti, ijma’ dhe aql dhe tė cilat duke qenė klasa e ligjeve tė pandryshuara Islame, sė bashku me doktrinat fundamentale tė besimit, pėrbėjnė kornizėn e Islamit. Ligjet sekondare nė anėn tjetėr nuk bashkėveprojnė direkt me katėr burimet e lartė pėrmendura, por janė produkti i pėrfundimit juridik tė nxjerė nė pikėpamjen e kushteve tė pėrkohshme tė njė individi ose komuniteti. Megjithatė, kjo nuk do tė thotė se ligjet sekondare tė deduktuara nga njė faqih jami’ al-shara’it nuk kanė asnjė lidhje me katėr burimet e ligjit. Kjo do tė thotė se faqih jami’ al-shara’it nė konsultim me juristėt e tjerė, nxorri njė fatwa ose vendim legal pėr tė mirėn e shoqėrisė muslimane ose pėr tė ndaluar njė rrezik, duke kėrcėnuar atė pėrmes inspirimit nga parimet dhe ligjet e pėrgjithshme qė pėrcaktojnė detyrėn pėr tė siguruar ekzistencėn e shoqėrisė Islame.
  2. Ēėshtje tjetėr e rėndėsishme pėr tu shėnuar nė lidhje me ligjet sekondare ėshtė se ato lidhen me kategorinė e veprimeve dhe punėve qė pėrgjithėsisht konsiderohen mubah ose tė lejueshme, si me rastin e duhanit, qė ėshtė mubah dhe ishte ndaluar nga i ndjeri Ajatullah Shirazi. Ligjet primare, nė anėn tjetėr, nuk janė tė ndryshueshme nė asnjė mėnyrė.
  3. Ligjet primare, qė janė pėrjashtuar nė rastin e idtirar (kėrkesės urgjente), ijbar (detyrimit), ose karahiyyah (qortimit), nuk duhet tė ngatėrrohen me ligjet sekondare (al-ahkam al-thanawiyyah). Pėr shembull, nė rastin e pasigurisė sė rrugėve dhe rrugėve detare faqihu mund tė pėrjashtojė obligimin e pelegrimit tė haxhit. Ky nuk ėshtė njė ligj sekondar sepse detyrimi i haxhit ėshtė pėrjashtuar ose ndaluar qė kur ilm (dituria), ikhtiyar (liria) dhe qudrah (fuqia) janė kėrkesat themelore pėr zbatimin e njė vaxhibi.
  4. Me zhdukjen e shkakut dhe motivit pas ligjeve sekondare, afati i tyre mbaron dhe sfera (maudu’) e zbatimit tė tij kthehet nė sferėn e ligjeve primare.




Referencat:

  1. I ndjeri Ayatullah Aqa Mirza Muhammad Husayn Na’ini, nė librin e tij Tanbih al-ummah wa tanzih al-millah, fq. 17, pėrjashton kėtė keqkonceptim me kėto fjalė: Nė tė njejtėn mėnyrė si nėnshtrimi ndaj tekave tė tiranėve dhe despotėve ėshtė njė formė e skllavėrisė nė sferėn e politikės, kėshtu gjithashtu kapitullimi jo kritik pėr dogmat dhe diktatet e figurave fetare tė vėna pėrpara nė emėr tė fesė, ėshtė gjithashtu njė formė tjetėr e skllavėrisė.
  2. Jean-Jacques Rousseau, Kontrata Shoqėrore, fq. 84, pėrkthimi nė Anglisht nga Maurice Cranston, Penguin Books, 1978.
  3. Ibid. fq. 84.
  4. Ibid. fq. 87.
  5. Kulayni, Usul al-Kafi, vol. I, fq. 16, Teheran.
  6. Ibid. fq. 25.
  7. Ibid. fq. 13.
  8. Abd al-Wahid Amdi, Ghurur al-hikam wa durar al-kalim, fq. 429.
  9. Ayatullah Aqa Mirza Muhammad Husayn Na’ini, Tanbih al-ummah wa tanzah al-millah, fq. 34.
  10. Ibid. fq. 56.
  11. Ibid. fq. 34.
  12. Nahj al-Balagha, Predikimi 214, vol. III, fq. 226-227.
  13. Ibid. vol. III, fq. 478.
  14. Maudu ose subjekti i njė ligji, do tė thotė prona ose sfera e jetės personale ose shoqėrore mbi tė cilin zbatohet ligji. Nė mėnyrė mė specifike ēdo lidhje mes njeriut dhe botės qė pėrbėn fushėn e aktivitetit, mund tė konsiderohet si maudu i njė ligji. Pėr shembull bujqėsia ėshtė njė fushė e rėndėsishme e veprimtarisė njerėzore. Thuhet se ėshtė njė maudu ose subjekti i njė ose mė shumė ligjeve. Pėr shembull rasti i nevojės pėr ekzistencėn njerėzore mund tė deklarohet si vaxhib. Martesa ėshtė njė maudu subjekt i ligjeve tė ndryshme qė varet nga shkalla e nevojės; kjo mund tė pėrcaktohet si njė vaxhib nė disa raste dhe si mustahabb nė raste tė tjera. Ngjajshėm si dhe ēėshtjet e luftės dhe paqes mes Muslimanėve dhe jo-muslimanėve janė sferat subjekt tė ligjeve tė ndryshme qė varen nga kushtet e ndryshme. Gjithashtu aktivitetet si prodhimi, shpėrndarja, shfrytėzimi i burimeve nėntoksore, edukuese dhe kėshtu me rradhė, janė tė gjitha sfera tė ndryshme subjekti pėr njė shumllojshmėri ligjesh qė varen nga kushte tė ndryshme tė individit ose shoqėrisė.


© dielli.net

copyright © dielli.net. All rights reserved.
Tekstet e prezentuara domosdoshmërisht nuk përfaqësojnë politikën e redaksisë të dielli.net!