SHOQËRIA DHE RRUGËT E DEVIJIMIT
Behxhet Jashari
21 Janar 2007
″O bijtë e Ademit, po a nuk ua dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapët!? (Ju porosita) Të më adhuroni Mua, se kjo është rruga e sigurt! (Ja-Sin, 60-61)
Njeriu bashkëkohor sot jeton në epokën e robotikës dhe internetit, e mos të flasim për fluturimet kozmike me përmasa të gjera hapësinore. Mundësitë e njeriut të sotëm - pavarësisht se a jeton në qytet, fshat, ishull apo gjendet në aeroplan, anije, tren, në veturë ose në kopshtin e tij - bëjnë që ai të dëgjojë drejtpërdrejtë për ndodhitë në botë, qofshin ato në sferën ushtarake, ekonomike, politike etj. Madje, njeriu arriti të njihet edhe me gjendjen apo me ndryshimet më të vogla të berzave botërore, si dhe të përcjellë gjendjen ekonomike, të përcjell sportin ose ndodhitë më të reja në sferën artistike etj. Gjithë kjo na jep të kuptojmë se ndodhitë në këtë planet prej një skaji e në tjetrin mbërrijnë vetëm për disa sekonda, e për këtë njeriu është faktori kryesor fizik.
Nëse në të kaluarën njeriu ishte ai që me mundime filloi ta përdorë telegrafin ose telefonin, sot pa kurrfarë problemi fëmiu pesëvjeçar di t′a përdor celularin e vogël, internetin apo mesenxherin, mjete këto përmes së cilave mund të komunikohet shumë lehtë në çdo anë të planetit. Në të kaluarën arkivi mbështetej në ruajtjen e gazetave, raporteve dhe dosjeve të ndryshme, deri sa kaloi në mikrofilm e më vonë në hard disqe. Përmes etapave të njëjta kaloi edhe libri, që sot të merr formën dhe dizajnin më të bukur� Sot shkenca arriti që të kryejë intervenim kirurgjik në tru ose në zemrën e njeriut vetëm për disa minuta, gjë që në të kaluarën as që ishte e mundur një intervenim i atillë. Njeriu bashkëkohor posedon atë forcë që përmes mediave të ligjerojë ose të ″shes ide″, e të njëjtin t′a dëgjojnë miliona njerëz.
Epoka në të cilën jetojmë shquhet me specifikat që nuk mund të përkufizohen e as të numërohen. Të njëjtat njeriu mund t′i nënshtrojë për të ndërtuar por edhe për të rrënuar. Është e vërtetë se të arriturat shkencore e teknologjike në përqindje shumë më të madhe janë në duart e papstërta, në duart e atyre që nuk posedojnë shpirtë të çiltër. Mund të thuhet se shpeshherë këto proekte të ndryshme vihen në përdorim johuman. Pra ato gjenden nën kontrollin e atyre që nuk thirren në vlera dhe parime morale[80]. Pasi që morali është parametri kyç në kahëzimet e çdo qytetërimi. Morali është ai që tregon kohëzgjatjen e çdo sistemi apo ideologjie. Sepse, siç thotë sociologu turk Jëllmaz Ozakpënar, ″sistemi i besimit dhe moralit paraqesin shpirtin lindës të qytetërimit� shtylla qëndrore e qytetërimit është sistemi i besimit dhe moralit, kurse shtyllat mbështetëse janë organizimi politik dhe struktura ekonomike. Krijimi dhe rënia e qytetërimeve ndodh paralel me këto themele″[81]. Pra, këtu qartë kuptojmë se lindja, zhvillimi dhe rënia e qytetërimeve varet drejtpërdrejtë nga vlerat morale.
Jeta e njeriut të sotëm (perëndimor) pothuajse tërësisht është e mekanizuar, në të vërtetë qëndron larg përmbajtjeve shpirtërore dhe ngrohtësisë së vërtetë jetësore. Duke i′u falënderuar përparimit material, perëndimori modern arriti që t′i tejkalojë problemet e ndryshme jetësore. Mirëpo, problemi shoqëror që u paraqit si rezultat i qytetërimit modern, pengon që ai të dijë më shumë për qënjen e tij, edhe atë duke i′a eliminuar kujtesën për vlerat e tij morale. Ç′rregullimet e ndryshme që janë karakteristikë e qytetërimit të sotëm perëndimor qartë shihen. Zbulimet e ndryshme shkencore që kanë qëllim të lehtësimit të jetës dhe përparimit të qytetërimit, aspak nuk ndikuan në zvogëlimin e këtyre ç′rregullimeve. Ato nuk i sollën shoqërisë ndonjë fat, e as që i larguan problemet e saj dhe ç′rregullimet tjera sociale. Krahas nevojave fizike, njeriu ka edhe ëndje morale dhe shpirtërore. Ashtu siç ndien nevojë për kënaqësitë fizike, ai poashtu ka nevojë edhe për qetësi shpirtërore, pra jashtë botës materiale.
T′a sjellish mendjen në brendinë e kornizave materiale është një gabim fatal, sepse një akt i këtillë as që është në harmoni me natyrën reale. Grada fillestare në jetën e bashkësisë njerëzore, që paraqet shpresën më të madhe të njerëzimit, fillon në momentin kur mendimi njerëzor në rrugën e zhvillimit shumë dimensional - veçanërisht në stadiumin e kulturës materiale - aktivizon edhe potencialin e brendshëm shpirtëror në drejtim të shfrytëzimit të të gjithave vlerave njerëzore. S′ka dyshim se fati njerëzor nuk mund të arrihet - pikërisht në sferën e kulturës materiale - po qe se mungojnë dy aspektet: shpirtërore dhe ajo materiale.
Devijimet moderne morale dhe shoqërore, tregojnë se faktorëve të devijimit dhe degradimit shpirtëror aspak nuk i kushtuan kujdes. Njerëzimi gaboi shumë kur braktisi që t′i njohë faktorët e fatit dhe mirëqenjes së përgjithshme njerëzore. Historia nuk njeh asnjë popull, jeta e të cilit në tërësi vazhdoi me proçese destruktive. Ashtu është sot edhe me Perëndimin[82]. Pranë dobësimit moral, ende ekzistojnë edhe kualitete të mira; ekziston një numër i madh që praktikojnë disa principe, siç janë; respekti, sjellja tërheqëse dhe sinqeriteti. Por këto virtyte nuk mund t′i kompenzojnë mëkatet dhe dobësitë dominuese.
Virtyteve të atilla mund t′iu afrohemi nga disa aspekte të ndryshme. Sot, në këto kohë bashkëkohore, virtytet morale plotësiht janë të ndara nga feja, ashtu që ato e humbën vlerën dhe karakteristikën e tyre shpirtërore. Dashuria ndaj interesit personal, njeriun bashkëkohor e nxit që në përpikmëri t′a kryejë detyrën e tij. Virtytet morale njerëzit i vërejnë nga këndi i interesit material, për ta, ato janë mjete të përparimit në punë. Nëse ato virtyte nuk arritin të realizojnë dobi materiale, atëherë ato tek njerëzit e atillë nuk kanë kurrëfarë vlere. Kështu pra, vlerat morale tek këta, zakonisht përdoren për interes material.
Mungesa e baraspeshës ndërmjet shkencës dhe teknologjisë në një anë dhe vlerave religjioze ose humane nga ana tjetër, solli deri në një sistem pothuajse kaotik në raportet ndërnjerëzore. Kjo jep të kuptojmë se problemi i vogël lind problem të madh dhe se nga çdo enigmë dalin enigma tjera. Këtu do të përmendim vetëm mospërfilljen e vlerave ose humbjen e kritereve gjatë jetës intime bashkëshortore, ku si pasojë do të paraqitet HIV-i dhe sëmundja AIDS. Me këtë, njeriu tregoi mosdëgjim ekstrem, ndryshim në baraspeshën të cilën e vendosi Krijuesi Absolut - Allahu, andaj edhe ndëshkimi është mjaft i rëndë. Njeriu nuk diti t′i respektojë parimet Hyjnore:
″Përqëndro vetveten tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kote, (e ajo f�), feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit, s′ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë″. (Kur′an, Er-Rrum, 30)
Çdo sistem, dogmë, kredo ose ideologji e cila njeriun e shpie në jetë kaotike, mosbesim dhe në mohimin e ekzistimit të Zotit, konsiderohet kërcënim ndaj natyrës së pastër njerëzore, kundërhuman dhe kundërmoral. Nga mekanizmat të cilat lehtë mund t′a devijojnë njeriun, t′a orientojnë drejt grupit satanik ose t′a motivojnë në gjeste amorale, mund t′i numërojmë këto:
-ateizmi dhe ateistët (që injorojnë Ligjin e Zotit dhe mohojnë ekzistimin e Zotit).
-natyralistët të cilët jetën dhe krijimtarinë në natyrë ia përshkruajnë vet natyrës.
-materialistët të cilët pohojnë se jeta jonë është vetëm në këtë botë dhe se asgjë nuk pranohet nga bota metafizike.
-paganët të cilët besojnë në shumë hyjni, statua, shenja, magji etj.
-laikët që mundohen që të bëjnë zhveshjen e fesë nga parimet morale dhe të njëjtën e ndajnë nga shteti, të cilët janë të njohur me parullën mesjetare të teologjisë krishtere ku thuhej: ″Qesarit jepja atë që i takon vet Qesarit, ndërsa Zotiti jepja atë që i takon vet Zotit″[83].
Të gjitha këto janë sisteme devijante të cilat natyrën e pastër të njeriut e nxjerrin nga rruga e drejtë apo nga fitreh (pastërtia natyrore e njeriut), e që janë të prira nga djalli i mallkuar (satana).
Në korelacion me këtë, mund të themi edhe atë se mjetet për t′a rrënuar të vërtetën janë të shumtë, ato mund t′i gjejmë në shkolla, gazeta, revista, media, gjatë ligjerimeve, me shoqërinë ku jetojmë (shokët etj.). Miku më i keq i cili nxit në vepra stanike dhe që të afron me miqësinë me djallin, është shoku i keq, e që ti mendon se ai është i mirë�
Tragjedia e kohës sonë është se individi dhe shoqëria janë fiksuar në kohë përmes doktrinave shkencore, që kalojnë nga një gjeneratë në tjetrën dhe nuk lënë mundësi që të shkëlqejë bota e brendshme e njeriut.
Këto janë mjetet apo mekanizmat që sfidojnë natyrshmërinë e pastër të besimit duke përdhosur sistemin e besimit dhe moralit të pastër, e që shpiejnë drejt paralizmit të vlerave morale�
Sot shoqëria moderne gjendet para një udhëkryqi mjaft të komplikuar, jo pse nuk ka alternativë shpëtimtare, por pikërisht për atë se në skenë dalin mjaft formula false të cilat përmes intrigave të tyre satanike paraqitën si shpëtimtarë, e një nga ato është edhe shkenca (apo më adekuat t′a quajmë pseudoshkenca). Njeriu i ri modern gjatë ballafaqimit me sfidat e kësaj bote, siç janë hidhërimi, konfliktet verbale, varfëria, sëmundja etj., tregohet mjaft i dobët dhe sikur të mos ekzistojë ndonjë alternativë tjetër. Gjatë shqetësimeve, ky lloj i njerëzve iu kthehen anomalive të cilat çdo herë janë treguar si shkaktarë më të mëdhenj të shkatërrimit të shoqërive[84]. Ndër ato mund t′i numërojmë; vetëvrasjen, alkoolin, lirinë intime, mjetet narkotike, muzika, aventurat e shfrenuara, etj.
Meqë, këto rrugë nuk realizojnë synimet e dëshiruara për lumturinë e humbur, atëherë këta njerëz do të goditen nga sëmundje fatale për të cilat mjekësia shpeshherë paraqitet si jo e aftë. Madje, gjatë këtyre lajthitjeve, njeriu futet në labirinte dhe në lajthitje edhe më katastrofike, siç është edhe vetvrasja, gjë konsiderohet edhe si kulmi i jetës kaotike dhe të shfrenuar.
Vetëvrasja
Çdo nëpërkëmbje të vlerave humane, me këtë edhe të atyre fetare dhe morale, njerëzimin e hudh në humnerën e shkatërrimit me përmasa shoqërore.
Sipas një statistike të kryer në vitin 1993, thuhet se përqindja më e madhe e vetëvrasjeve në botë është siç vijon:
Hungari 38.6%,
Finlanda 29.8%,
Belgjika 22.7%,
Zvicra 22.7%,
Franca 20.1%,
Sh.B.A-të 12.2%,
Meksikë 2.3%,[85] etj.
Rastet e vetvrasjeve janë përditshmëri e njeriut bashkëkohor. Ato në përqindje të madhe gjenden edhe ne Japoni, në Amerikën Jugore, Australi, Kanada etj. Kjo është ajo ana reale e perëndimorit të zbrazur nga vlerat morale dhe ato fetare. Ndërsa ai i cili nuk nxitet dhe nuk i nënshtrohet motiveve që e shpiejnë atë drejt veprave satanike ose djallëzore, i drejtohet Krijuesit dhe bën durim, sipas urdhërave Hyjnore. Besimtari kur ndien lodhje, hidhërim ose ndonjë shqetësim, atëherë ai përkujton Allahun, e me këtë edhe Fjalët e Tij:
″Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen″. (Er-Rad, 28)
Poashtu, edhe në traditën pejgamberike ekzistojnë një varg formulash për një shërim të plotë nga cytjet djallëzore apo nga rruga që të shpien drejt anomalive dhe dukurive të shëmtura. Shpeshherë Muhammedi alejhisselam nga Bilali kërkonte duke i thënë:
″O Bilal na bën që me të të pushojmë″, që do të thotë thirre ezanin e të falemi dhe t′i drejtohemi Allahut ose ″O Bilal, na bën që të pushojmë″. Trasmentojnë Ebu Davudi dhe Imam Ahmedi
Ata që ndjekin gjurmët djallëzore, mjaft lehtë mund të bëhen ithtarë të ″Portës së qiellit″, që do të thotë se bëhen fraksion që preferojnë vetëvrasjen si akt religjioz kulminant. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë djep i lirive fetare, me këtë edhe paraqiten mjaft grupe religjioze që kanë karaktere të ndryshme të vetpërcaktimit[86]. Ndër ta janë edhe stanistët.
Më 18.11.1978, në Xhoneston të Guajanës Britanike, anëtarët e sektit ″Tempulli i popullit″ bënë vetëvrasje kolektive. Numri i atyre ishte 923 persona. Ndërsa më 19.05.1985 në Filadelfi të Sh.B.A.-së, si manifestim i aktit përfundimtar religjioz të sektit �Move′, vdekjen e gjetën 11 anëtarë po të këtij sekti, që ishte rezultat i vetëvrasjes kolektive. Në Mindanau të Filipineve, më 19.09.1985, gjashtëdhjetë anëtarë të sektit �Datu manganujon′ bënë vetëvrasje. Më 25 mars të vitit 1995 në Tokio të Japonisë, sekti budist �E vërteta supreme′ AUM shkaktoi vdekjen e 11 personave dhe helmimin e 6000 të tjerëve[87].
Natyrisht, natyra njerëzore (fitrah) është në kundërshtim të plotë me aktet e këtilla satanike, besime që burimin e kanë në motivet djallëzore e që njerëzimin e shpiejnë drejt kataklizmës së përhershme. Porosia Hyjnore urdhëron njeriun që assesi të mos ndjek gjurmët e të këqinjëve, mos të bëhet mjet apo pre e manipulantëve religjioz që për mbështetja nuk e kanë Zotin e Vërtetë. Allahu në Kur′anin Fisnik thotë:
″E nga njerëzit ka asish që në vend të All-llahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) All-llahun, po dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e fortë. E sikur të dinin ata që bënë mizori se kur do ta shohin dënimin (në botën tjetër), do të binden se e tërë fuqia i takon vetëm All-llahut (e jo idhujve) dhe se All-llahu është ndëshkues i rreptë. Dhe (sikur të shihnin) kur do të largohen ata që u prinin prej atyre që i ndiqnin (paria largohet prej atyre që u shkuan pas), e të gjithë e shohin dënimin dhe këputen lidhjet e tyre.
E Ata, të cilët u patën shkuar pas do të thonë: ″Ah, sikur të na lejohej një kthim (në Dunja) e të largohemi prej tyre (prijësve) siç u larguan ata tash prej nesh″! Kështu All-llahu do t′ju paraqesë veprat që janë dëshpërim për ta, e ata nuk kanë të dalë prej zjarrit. (Bekare, 165-167)
Droga, mjetet narkotike dhe alkooli
Nga rreziqet që shkatërron shoqërinë, e veçanërisht të rinjtë, është edhe alkooli, anomali kjo e cila gjithnjë e më tepër e merr haraçin e vet. Alkooli si lëng dehës, gjithnjë e më tepër gjendet në sofrat edhe të të ashtuquajturve ″muslimanë bashkëkohorë″[88].
Njeriu si krijesë më e përsosur dhe me mendje të shëndoshë, është i obliguar që t′a ruajë dinitetin e tij si njeri dhe si krijesë që logjikon, e jo të bëhet shkaktar i dobësimit apo i çmendurisë artificiale, gjendje kjo e cila ate e rrëzon në një nivel të kafshës, madje edhe më të ulët.
Allahu në Kur′anin Fisnik thotë:
″O ju që besuat, s′ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar. Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t′ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t′ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)″? (Maide, 90-91)
Sistemi Hyjnor kujdeset për njerëzimin, andaj edhe nuk e la të bredh nëpër kopshtet e ideologjive të ndryshme e më pas edhe të përfundojë në labirinthët e errëta. Krijuesi i Gjithësisë, Allahu i Lartëmadhëruar, dëshiroi që mendja e njeriut (si kulminacion i krijesës më të përsosur) të mbetet e zgjuar dhe e aftë për të logjikuar. I′a mundësoi që ajo t′i njohë motivet qëllimkëqia të cilat nxitin njeriun kah devijimi. Pasi që mendja është mjet përmes së cilës dallojmë të mirën nga e keqja, të drejtën nga devijimi, të vërtetën nga injoranca dhe besimin e pastër nga bestytënia, atëherë ajo duhet të mbetet e pastër dhe e kulluar e që gjithmonë të jetë e aftë për t′a adhuruar Zotin e Gjithësisë.
Islami rreptësisht ndaloi të gjitha pijet të cilat e dehin njeriun dhe me këtë shkaktojnë largimin nga mëshira e Zotit. Ekzistojnë një varg thëniesh nga Muhammedi a.s. ku qartëson për ndalesën e alkoolit, ne do të veçojmë:
″Çështja e parë që e krijoi All-llahu ishte mendja, i tha asaj afrohu. Ajo u afrua. Pastaj i tha: �Largohu′, e ajo u largua dhe tha: �Pasha madhërinë dhe krenarinë Time nuk kam krijuar krijesë më fisnike se ti, me ty marr dhe për ty jap, për ty shpërblej dhe për ty dënoj″. (Trasmenton Imam Taberaniu në veprën e tij �el-Evsat′)
″Çdo gjë që dehë mendjen është haram (e ndaluar)″. (Mutefekun alejhi)
″Çdo gjë që dehë është alkool dhe çdo alkool është haram″. (Trasmenton Muslimi)
Islami pa kurrfarë shtegu ofron alternativën të vetme për të dalë nga kaosi djallëzor, e ajo është të larguarit nga pijet alkoolike, bixhozi etj. Allahu iu drejtohet besimtarëve dhe iu thotë: ″O ju që besuat, s′ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani�″ (Maide, 90)
Me këtë që u tha më lartë, kuptohet se ndalesat vlejnë për të gjitha pijet dehëse, opiumet dhe materjet narkotike, që aktiviteti i tyre shkakton pasivitetin dhe paralizimin e të logjikuarit dhe funksionimin normal të mendjes që është një sistem kontrolli personal i njeriut.
Në Sh.B.A. më tepër se 57% të aksidenteve janë pasojë e dehjes (alkoolit), me ç′rast më tepër se shtatëdhjetë mijë njerëz humbin jetën si rezultat i kësaj anomalie të shëmtuar shoqërore[89].
Prostitucioni
Ndër dukuritë më devijante nga e cila sot vuan gjinia njerëzore, është edhe prostitucioni. Liria seksuale është një nga motivet më të rrezikshme e cila është mbjellë në mendjet e miliona njerëzve anembanë botës. Ky fenomen shtazarak pothujase në mënyrë të qetë por të sigurtë gëlltit me vete atë që e kaplon. Dëshirojmë të themi se, pastrërtia njerëzore (fitreh) është njollosë me këtë anomali të fëlliqur që i kanoset rrënimit të kulturës evroperëndimore. Safo-dashuria (lezbialiteti), homoseksualizmi dhe prostitucioni, janë rezultatet e dalura nga mosrespekti reciprok ndërmjet femrës dhe mashkullit�
Çmenduria dhe ekstravaganca seksuale sot arriti në gradën që kërcënon shoqëritë botërore me viruse fatale. Aferat e tregëtisë (abuzimet seksuale të adoleshentëve), nuk janë asgjë tjetër, pos hyrje të asaj që e pret njerëzimin, siç janë mjerimet dhe vuajtjet e rënda, që ua kapërcejnë vuajtjeve të luftrave. Devijimit seksual edhe më tej i ndihmojnë ligjet të ashtuquajtura ″liri e jetës″ përmes së cilave mëkatarit i mundësohet që edhe më tej të futet në mëkat dhe në jetë shtazarake. Falë bekimit nga ana e legjislaturës dhe kodekseve ligjore evroperëndimore, prostitucioni bëhet fenomen legal, ndërsa ajo që është edhe më e keqja - gjë për të cilën edhe Allahu e shkatërroi një popull (popullin e Lutit a.s.) - ligjet bashkëkohore evroperëndimore legalizojnë edhe martesën ndërmjet një gjinie (mashkull me mashkull). Një varg shtetesh të ″përparuara″, ku Kisha në ato është institucion kryesorë, lejohen çështjet e këtilla, siç është edhe në Britaninë e Madhe, Francë, Spanjë, etj. Këtu nuk mund të shtojmë asgjë tjetër, pasi që qartë dihet se gjërat e fëlliqura legalizohen nga institucionet shtetërore dhe nga ato fetare (legjislatura shtetërore dhe Kisha).
Ky shfrenim seksual, që në shekullin e kaluar rezultoi me sëmundjen më të rrezikshme të quajtur AIDS, sot me një siguri të plotë ua merr jetën ″ithtarëve të lirisë seksuale″. AIDS-i për herë të parë është zbuluar pikërisht në zemrën e botës përparimtare në Belgjikë në vitin 1979�
Sot, me virusin e kësaj sëmundje më së tepërmi janë të infektuar banorët e shtetit më superior në aspektin teknologjik (mjekësi, ekonomi, elektroteknikë, etj.), siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra sëmundja më e madhe dhe më e rrezikshme në shtetin më të fuqishëm dhe më të përparuar në botë !!! Shifrat më të reja të WHO-së (Organizatës Botërore të Shëndetësisë) sinjalizojnë për rreth një milionë njerëz të infektuar nga ky virus. Ku thuhet se vetëm Brenda një dite regjistrohen pesë mijë raste të reja të HIV-it. Dr. Seid Saig në librin e tij SIDA-sëmundje e të rinjëve″ thotë se kjo sëmundje godet një kategori të veçantë të njerëzve� Kategoria më e ekspozuar ndaj këtij virusi janë: homoseksualët, konsumuesit e materjeve narkotike dhe ata që merren me prostitucion.
Autori Xhejms Reston në New York Times kishte shkruar: ″Rreziku nga fuqia seksuale në fund të fundit mund të jetë më i rrezikshëm se sa rreziku i fuqisë bërthamore�!″
Burimet mjekësore konsiderojnë se sëmundjet gjenitale janë ndër sëmundjet më të përhapura në planet. Organizata Ndërkombëtare për Shëndetësi (WHO) vlerëson se për çdo vit nga sëmundja gjenitale gonorrea (triper) sëmuren rreth 3 milionë njerëz, ndërsa nga sëmundja syphilis (sifiliz) sëmuhen rreth 50 milionë individë[90]. Të gjitha këto vlerësime dhe statistika për sëmundjet ngjitëse që janë pasojë e ″lirisë seksuale″, vijnë nga Sh.B.A.-të, Evropa, dhe nga disa shtete aziatike dhe afrikane, ndërsa kur prof. Vilijam Bejkers (mjek i sëmudjeve gjenitale) flet për gjendjen në shoqëritë muslimane, ai thotë: ″Organet më të pastra gjenitale janë ato të evidentuar (si kontrollim mjekësor) në Arabinë Saudite�″[91]. Si shkak i pastërtisë së këtillë është cirkumzimi (synetimi) i meshkujve dhe largimi nga marrëdhëniet intime jolegjitime[92].
Ndër motivet që konsiderohen si nxitës kryesorë në këtë vepër amorale janë të shumtë, ndërsa ne do të mundohemi që t′i numërojmë vetëm disa prej tyre, siç vijon:
-mos respekti ndaj fesë dhe parimeve morale
-varfëria (që shumë vajza detyrohen në amoralitet-prostitucion)
-profesionet e rrezikshme për femrën, siç janë punësimet në: marina, ushtri, hotele, motele, kafene, bare dhe klube të natës, pastaj punësimet në aerokompanitë e ndryshme, veçanërisht si stjuardese, punëtore të arteve të bukura, modeliere, aktore në teatro, si dhe angazhimet permanente nëpër sallat vallëzuese, etj.
-preofesioni i turizmit
-udhëtimi i femrës larg shtëpisë dhe familjes
-pengimi i shtatëzanisë
-arsimimi i përzier
-mediat dhe mjetet e ndryshme të informimit që mjaft qartë e theksojnë seksin
-përhapja e alkoolit
-ligjet qeveritare të cilat lejojnë prostitucionin[93], etj.
Ekzistojnë mjaft vende në botë të cilat e lejojnë me ligj prostitucionin, gjë që funksionon përmes shtëpive publike legale. Ato janë kudo, si në: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazili, Kolumbi, Meksikë, Kanada, Francë, Itali, Austri, Gjermani, Danimarkë, Spanjë, Rusi, Tajlandë, Indi, Filipine, Turqi, Tunizi, Maroko, Siri, Liban, Indonezi, Australi, dhe në shumë vende tjera[94].
Sipas një statistike të vitit 2004 të kryer në Beograd (madje kjo nuk do të thotë se në vendet tjera të Evropës janë në gjendje më të mirë), thuhet se 12.9% të anketuareve kanë pohuar se marrëdhënie intime kanë patur që në moshën 15 vjeçare, ndërsa 9.8% në moshën 16-vjeçare, 9% në moshën nëntëmbëdhjetë vjeçare[95], etj.
Mjeksësia moderne qartë vlerëson se virusi HIV dhe sëmundja AIDS nuk do të kishte vendstrehim dhe çerdhe të sigurtë, pos tek populli i fëlliqur i cili jeton sipas ligjeve shtazarake (madje edhe në mënyrë më të keqe se shtazët). Lidhje me këtë duhet t′a përkujtojmë një ndodhi të rëndësishme historike të cilën na e rrëfen Kur′ani Fisnik.
″(Dërguam) Edhe Lutin, i cili popullit të vet i tha: ″Ju bëni aq punë të shëmtuar sa askush para jush nga tërë bota nuk e ka bërë.
Ju jeni që kontaktoni me meshkujt, që sulmoni njerëzit në rrugë, që në vendtubimet tuaja bëni punë të ndyta. Përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm të thonë: ″Nëse e thua të vërtetën, na sill dënimin nga All-llahu?″ (El-Ankebut, 28-29)
″(Të mjerët ju) A shkoni pas meshkujve të kësaj bote. E gratë tuaja i lini anash, të cilat Zoti juaj i krijoi për ju! Por ju jeni një popull që kalon çdo kufi!″ (Shuara, 165-166)
″Vërtet, ju të shtyrë nga epshet u afroheni burrave duke i lënë gratë. Po ju jeni popull i shfrenuar″. (Araf, 81)
Allahu i Lartëmadhëruar na tregon për kulturën dhe veprat shtazarake të një populli të kaluar, e që më pas ua solli edhe dënimin. Rrëfimi kur′anor në mënyrë figurative na e paraqet se, fundi i atyre që largohen nga pastërtia natyrore (fitreh) ose nga kornizat hyjnore, është shumë i errët�
″Pasha jetën tënde (Muhammed), s′ka dyshim se ata (populli i Lutit) ishin të humbur në dehjen e tyre. E në kohën e lindjes (së diellit) ata i përfshiu ushtima e tmerrshme. Dhe duke e përmbysur anën e lartë të qytetit poshtë, Ne e përmbysëm dhe lëshuam mbi ta shi (të dheut të pjekur në xhehennem) si gurë. Në atë (ngjarje), vërtet ka argumente për ata që mendojnë. Dhe se ato (vendbanime të shkatërruara) ende janë të dukshme pranë rrugës. (Hixhër, 72-76)
Islami pa kurrfarë kompromisi ndalon prostitucionin dhe atë e quan ″punë shumë e fëlliqur″, madje islami ndalon edhe çdo rrugë që të shpie drejt kësaj dukurie të shëmtuar.
″All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim″. (Nahl, 90)
″Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe″. (El-Isra, 32)
Muhammedi alejhisselam ka thënë:
″Kur në një popull shfaqet zinaja (prostitucioni) dhe përhapet aq shumë, sa që të bëhet sheshazi, në të do të lajmërohet murtaja dhe sëmundjet të cilat nuk ekzistonin në mesin e të parëve të tyre, të cilët jetuan para tyre″. (Trasmenton Hakimi, Ibn Maxhe dhe el-Bazzari)
″Kur në një vendbanim të caktuar lajmërohet zinaja (prostitucioni) dhe kamata, atëherë banorët e tij e meritojnë dënimin nga All-llahu″. (Trasmenton Hakimi nga Ibn Abbasi r.a. dhe thotë se hadithi është sahih/autentik)
Nga e tëra këtë që e theksuam mund të konkludojmë se ″liria pa kufi″ është një dukuri mjaft negative që të riun e nxit drejt epshit shtazarak dhe prostitucionit, që në thelb është një akt i shëmtuar. Motivet për aktet e atilla mund të gjenden kudo rreth nesh, madje ato shpeshherë i kemi edhe në dhomat tona (lexo: literatura shund, shtyp, TV). Të gjitha këto duhet të kontrollohen nga njeriu që është i pasuruar me mendje dhe logjikë të shëndoshë.
Njerëzimi, që sot në kohët moderne mendon se është duke përcjellur një sistem adekuat, pothujase është futur në labirinthe të errëta, meqë ai i minimizoi vlerat fetare dhe ato morale. Shkatërrimi i njerëzimit vjen nga dora e së cilës ia ka besuar shpëtimin nga shkenca e pakontrolluar. Shekulli i kaluar tregoi se njeriu, i cili shpëtimin e kërkoi në botën e iluzioneve, është shkatërruar nga iluzionet e veta. Parakuptohej se pasuria dhe rehatia, për rrjedhojë do t′u sillnin të gjithëve lumturinë e pakufishme. I ashtuquajturi trekëndëshi: prodhim i pakufizuar - liri absolute - lumturi të pakufishme, përbënin bërthamën e fesë së re ose religjionin e progresit[96].
Ky ishte motivi esencial, që njeriut (me besim të dobët në Krijuesin Absolut), i jep forcë jetësore, energji dhe shpresë, e cila rezulton me anomali të cilat bota as që mund t′i shërojë ndonjëherë, gjë që janë pasojë e zhveshjes nga morali dhe besimi i pastër në Zotin Një. Besimi i sinqertë në Zotin Një është lidhje fisnike në mes njerëzve dhe Zotit, ndërsa ndër obligimet e para të kësaj lidhjeje është pastrimi i shpirtit, konsolidimi i moralit dhe përmirësimi i veprave[97]. Morali i pastër që ndjek parimet hyjnore islame është kulminacioni dhe qëllimi i krijimtarisë së njeriut, pra qëllimi i njeriut në këtë botë nuk është asgjë tjetër përveç adhurimit dhe njohjes së Zotit. All-llahu në Kur′anin Fisnik thotë: ″Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë″. (Dharijat, 56)
Natyrisht, njeriu me moral të pastër, posedon edhe turpin, karakteristikë kjo e cila e mbron besimtarin nga hapat e shëmtuara. Muhammedi alejhisselam ka thënë:
″Turpi dhe besimi janë unik (binjakë): nëse mungon njëri, mungon edhe tjetri″. (Trasmenton hakimi)[98]
Kur njeriu e humb turpin, ashtu siç është humbur në shumë vende të botës, atëherë pasojnë çrregullimet në shoqëri, rrënohen raportet ndërmjet moshave të ndryshme të njerëzve, ndërmjet fëmijëve dhe prindëve, ndërmjet nxënësit dhe mësuesit, ndërmjet profesorit dhe studentit, si dhe dezorientime të ndryshme në shoqëri[99].
Muhammedi alejhisselam ka thënë:
″Turpi është prej besimit, e besimi është në Xhennet; ndërkaq paturpësia është prej arrogancës, e arroganca është në zjarr″. (Trasmenton Ahmedi)[100]
Dihet mirë se në historinë e njerëzimit pati shumë njerëz të cilët për shkak të mungesës së turpit u shkatërruan, pasi që mungesa e turpit nënkupton edhe mungesën e moralit dhe besimit. Të atillët, siç ishin edhe mjaft të pasur, kanë ndjekur në jetën e tyre parimet e hedonizmit radikal. Zotëruesit e mjeteve të bollshme, siç ishin aristokratët e Romës së lashtë, të qyteteve të mëdha të Rilindjes, si dhe ato në Angli dhe në Francën e shekujve 18 e 19, përpiqeshin të gjenin kuptimin e jetës në kënaqësitë pa kufi, pa turp, të zhveshur nga morali dhe besimi�
Të gjitha qytetërimet e mëdha që njohu bota, pa dyshim u shkatërruan si pasojë e zhveshjes së njeriut nga morali, si pasojë e devijimit të njeriut nga feja e pastër, sepse ata u munduan që të shpikin ligje morale të tyre, duke i mospërfillur ato hyjnore, ashtu siç bëri edhe Kleoptara (prostitute e njohur e Egjiptit të Vjetër), si dhe Kleopatrat e shekullit 21. Është me rëndësi të theksojmë edhe mendimin e Erih Fromit i cili thotë:
″Vetë progresi teknik ka krijuar rrezikun për mjedisin rrethues, si dhe kanosjen e luftës bërthamore, ku secila prej tyre në veçanti, apo të dyja së bashku, janë të afta t′a zhdukin gjithë qytetërimin dhe ndoshta edhe jetën në Tokë″.
Ç′mund të pritet nga një shoqëri apo nga një sistem i cili i minimizon vlerat morale, ndërsa Zotin mundohet t′a zëvendësojë me zbulimet shkencore, e që i njëjti ka marr hov jashtëzakonisht të gjerë. Mund të themi se shoqëria - për të cilën primare është fuqia si regullator i marrëdhënieve ndërnjerëzore e jo ligji Hyjnor, ku materja është bërë vlera më e madhe, ndërsa ndjenjat shpirtërore, religjioze apo ato morale as që përfillen - është shumë afër zhdukjes.
Sa herë që flitet apo shkruhet për këto tema mjaft brengosëse, në fund gjithmonë imponohet pyetja e pashmangëshme për kundërilaçin dhe për shtegdaljen nga ky rreth kaotik dhe djallëzor i papërgjegjësisë së shkencës moderne dhe produktive të mendjes së çalë pozitiviste, që botën e shpien drejt humbjes, jo për shkak të mungesës së mjeteve, por pikërisht për shkak të mungesës së vlerave morale dhe mungesës së qëllimeve të pastra. Ky pozitivizëm kufizues përjashton dimensionet më të vlefshme të njeriut, vlerat më të gjalla dhe më universale të jetës njerëzore, siç janë: dashuria, arti, feja.
Pra njeriu i cili posedon logjikë të shëndoshë ai duhet edhe t′a pranojë se është përgjegjës para Zotit për veprat që i kryen, sepse imponimi i të mirës nuk e bën njeriun të mirë e të vyeshëm, ashtu siç nuk e bën njeriun besimtar imponimi i besimit, adnaj liria shpirtërore dhe mendore është bazë e përgjegjësisë[101].
″O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kini frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju″. (NISA, 1)
Islami e nderon natyrën e pastër të njeriut. Madje, mësimet islame janë mbrojtje të sigurtë nga çdo e keqe. Vërtetësia e madhe të cilën e përmban ajeti i parë i kaptinës Nisa, paraqet rregullën kryesore mbi pikëpamjen islame në të cilën bazohet jeta shoqërore[102].
Detyrimet islame të cilat Allahu na i obligoi, nuk do t′a kryejnë rolin e vet, por vetëm nëse të gjitha janë bartës të formimit të karakterit të lartë dhe rrugës së drejtë.
″Atë që All-llahu ua dhuron njerëzve nga mëshira e Tij, nuk ka kush që mund ta pengojë, e atë që Ai e ndal, nuk ka kush që mund ta lirojë pos Tij; Ai është Ngadhënjyesi, i Gjithëdijshmi″. (Fatir, 2)
″A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e All-llahut dhe me atë të vërtetën që zbriti (me Kur′an), e të mos bëhen si ata, të cilëve u është dhënë libri më parë e zgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangën e shumë prej tyre janë jashtë rrugës″. (Hadid,16)
Behxhet Jashari
|