Rreth Shkaqeve Sociale tė Pėrqafimit tė Materializmit
Murteza Mutahhari
01.11.2007





Njė shkak i rėndėsishėm i zhvillimit tė prirjeve materialiste ėshtė mangėsia e koncepteve tė caktuara shoqėrore e politike. Nė historinė e filosofisė politike lexojmė se kur nė Perėndim u parashtruan koncepte tė veēanta socio-politike dhe u ngrit ēėshtja e tė drejtave tė natyrshme, veēanėrisht e drejta e popujve pėr sovranitet, disa individė u bėnė pėrkrahės tė despotizmit. Ata s'u njihnin masave kurrfarė tė drejte karshi sunduesve dhe e vetmja gjė qė i njihnin popullit ishte nėnshtrimi dhe detyra ndaj sunduesit.[1]

Ky grup, pėr tė pėrligjur mbėshtetjen e tij tė sundimit despotik, nė argumentimet e veta gjeti strehim tek teologjia, duke pretenduar se sundimtarėt nuk janė pėrgjegjės ndaj popullit, por vetėm pėrpara Zotit, ndėrkohė qė populli ėshtė ai qė jep llogari pėrpara sunduesve dhe ua ka borxh bindjen atyre.[2] Njerėzit nuk kishin tė drejtė tė thėrrisnin sunduesin para pėrgjegjėsisė qė pse ka bėrė kėtė ose atė; apo tė pėrcaktonin qė ėshtė detyrė e tij tė bėnte kėtė ose atė. Vetėm Zoti ishte Ai qė mund ta thėrriste para pėrgjegjėsisė dhe t'i kėrkonte llogari. Njerėzit nuk kishin asnjė lloj tė drejte mbi sunduesin, ndonėse ai zotėronte mbi ta disa tė drejta tė cilat ata e kishin pėr detyrė t'i pėrmbushnin.[3]

Si pasojė, nė mendimet e njerėzve lindėn natyrshėm disa lloje lidhjesh dhe pėrzierjesh tė artificializuara ndėrmjet tė besuarit nė Zot - nga njėra anė, dhe tė besuarit nė domosdoshmėrinė e tė nėnshtruarit sunduesit, heqjen e tė gjitha tė drejtave pėr ēfarėdolloj marrjeje nė pyetje tė atij qė Zoti ka zgjedhur pėr ruajtjen dhe kujdesjen e popullit dhe tė cilin Ai e ka bėrė tė pėrgjegjshėm vetėm pėrpara Vetes - nga ana tjetėr. Nė mėnyrė tė ngjashme, lindi natyrshėm lidhja mes tė drejtave tė sovranitetit popullor dhe ateizmit.

Dr. Mahmud Sana'i shkruan nė librin Azadi-ye fard wa qudrat-i dawlat (“Liria e Individit dhe Fuqia e Shtetit”) se:

Nė Evropė absolutizmi politik dhe idea se liria ėshtė nė parim prerogativ i Shtetit e jo i individit, ishte e lidhur me tė besuarit nė Zot.

Filloi tė mendohej se nėse pranohet Zoti, duhet gjithashtu tė pranohet tirania e fuqisė sė njė Shteti absolut, tė pranohet qė njeriu nuk ka kurrfarė tė drejte pėrballė sunduesit dhe se ky s'do ketė asnjė lloj pėrgjegjėsie pėrpara njeriut. Sundimtari pėrgjigjet vetėm para Zotit.

Rrjedhimisht, njerėzit pandehėn se nėse pranojnė Zotin atyre do t'u duhej tė pranonin gjithashtu nėpėrkėmbjen shoqėrore e nėse kėrkonin liri sociale, duhet tė mohonin Zotin. Pėr pasojė, zgjodhėn mė parė liritė shoqėrore.

Mirėpo, nga kėndvėshtrimi i filosofisė sociale tė Islamit, sunduesi ėshtė pėrgjegjės para popullit dhe jo vetėm qė nuk ekziston ndonjė implikim ndėrmjet tė besuarit nė Zot dhe pranimit tė sundimit despotik tė disa personave, por pėrkundrazi, [sipas kėsaj filosofie] vetėm tė besuarit nė Zot e bėn pushtetin pėrgjegjės para shoqėrisė, i dhuron tė drejta njerėzve dhe urdhėron mėkėmbjen e tė drejtave si detyrė thelbėsore fetare.

Amir al-Mu'minin 'Ali ('a), i cili ishte udhėheqės politik e shoqėror si dhe Imam i pamėkatė[4] (ma'sum) i zgjedhur nga Zoti[5], gjatė konfliktit nė Siffin iu drejtua njerėzve me fjalėt:

Duke mė dhėnė autoritet mbi ju, Zoti i Madhėrishėm krijoi pėr mua njė tė drejtė ndaj jush, dhe ju po ashtu keni njė tė drejtė mbi mua - ngjashėm me atė qė kam edhe unė ndaj jush... Njė e drejtė ėshtė gjithmonė e ndėrsjelltė: askush s'ka tė drejtė mbi tjetrin, pėrveē kur edhe ky gėzon tė drejtė mbi tė. Dhe, nėse ekziston ndokush qė ka njė tė drejtė, duke mos ekzistuar njė e drejtė pėrkatėse ndaj tij, ai ėshtė vetėm Zoti me pėrjashtinė e krijesave tė Tija, pėr shkak tė plotfuqisė sė Tij mbi to dhe drejtėsisė sė Tij e cila pėrshkon tėrė vendimet e Tija.[6]


Pra, tė drejtat janė pėrpjestimore me pėrgjegjėsinė; gjithkush qė gėzon njė tė drejtė do tė ketė njėkohėsisht dhe pėrgjegjėsi.

Sipas kėndvėshtrimit Islam, konceptet fetare kanė qenė gjithmonė tė barabarta me lirinė - pikėrisht e kundėrta e vėzhgimit tė Dr. Sana'it lidhur me atė qė ndodhi nė Perėndim, ku shpjegimet fetare barazoheshin me tiraninė.

Ėshtė shumė e qartė se njė qasje e tillė s'mund tė sillte pasojė tjetėr pėrveē largimit tė njerėzve nga feja dhe ēuarjes sė tyre drejt materializmit e kundėrvėnies ndaj fesė, Zotit, apo ēfarėdogjėje qė pėrmban nuanca tė Hyjnores.

Janė edhe tre shkaqe tė tjera tė animit nga materializmi qė duhen pėrmendur medoemos. Kėto tre shkaqe ekzistojnė midis nesh dhe midis tė krishterėve. Ato janė nė lidhje me metodėn e tė predikuarit dhe tė praktikuarit qė pasuesit e religjioneve kanė ndjekur nė tė kaluarėn ose tani.



SHĖNIME
  1. Kjo mėnyrė tė menduari ka qenė rrėnjosur thellė qė nė lashtėsi si nė Perėndim, ashtu edhe nė Lindje. Nė Kontratėn Sociale, Jean-Jacques Rousseau shkruan: “Na tregohet nga Philo - diskutonte Perandori Caligula, duke konkluduar mjaft arsyeshėm mbi po kėtė analogji - se mbretėrit ishin perėndi, apo thėnė ndryshe, se njerėzit ishin kafshė.” Gjatė Mesjetės, ky kėndvėshtrim u ripėrtėri rishtasi dhe dukeqenėse zuri statusin e besimit fetar, induktoi njė revoltė tė madhe ndaj vetė religjionit. Rousseau vazhdon: “Grotiusi e mohon se e tėrė qeverisja njerėzore vendoset pėr tė mirėn e tė qeverisurve dhe ai citon shembullin e skllavėrisė. Metoda e tij karakteristike e tė arsyetuarit ėshtė gjithmonė tė ofruarit e fakteve [praktike] si provė vėrtetėsie. Ėshtė e mundur tė pėrfytyrohet njė metodė mė logjike, por jo [edhe] mė e volitshme pėr tiranėt. Sipas Grotiusit pra, ėshtė e dyshueshme nėse njerėzimi i pėrket njėqind vetėve, apo [nėse] kėta njėqind vetė i pėrkasin njerėzimit, ndonėse pėrgjatė gjithė librit tė tij ai duket tė mbėshtetet nė tė parėn nga kėto pikėpamje, qė ėshtė edhe ajo e Hobbesit. Kėta autorė na e paraqesin racėn njerėzore tė ndarė nė kope gjedhėsh, ēdonjėra me njė bari i cili e ruan atė vetėm pėr t'ia pėrlarė pjesėtarėt.” (The Social Contract, pėrk. Maurice Granston; Penguin Books, London 1978, fq. 51) Rousseau, i cili e quan tė drejtėn e tillė ‘e drejta e fuqisė' [might is right ], i pėrgjigjet kėshtu kėsaj logjike: “‘Bindju atyre nė pushtet!' Nėse kjo nėnkupton ‘dorėzoju forcės', udhėzimi ėshtė i mirėpeshuar, por i tepėrt; [ngaqė] nuk ėshtė dhunuar kurrė, mendoj unė. I gjithė pushteti vjen nga Zoti, jam dakort; por po kėshtu [edhe] ēdo sėmundje, dhe askush nuk na ndalon neve tė thėrrasim njė mjek. Nėse pusitem nga njė grabitės nė njė cep tė pyllit, forca mė detyron tė dorėzoj kuletėn. Por sikur ta rregulloja disi qė ta fshihja kuletėn prej tij, a do tė isha ende i obliguar nė ndėrgjegje ta dorėzoja atė? Fundja, pushka nė dorėn e kusarit ėshtė padyshim njė pushtet.” (po aty, fq 53)
  2. Thomas Hobbes ėshtė njė prej atyre qė edhe pse nuk anon nga Zoti nė logjikėn e tij totalitare, mbetet i ndikuar nga idetė e Kishės: “Prapėseprapė, nuk duhet tė mendojmė se nga njė liri e tillė fuqia sovrane e jetės dhe vdekjes hiqet apo kufizohet. Sepse tashmė ėshtė provuar se asgjė qė njė pėrfaqėsues sovran mund t'i bėjė njė tė nėnshtruari, mbi ēfarėdolloj pretendimi, s'mund tė quhet njėmend padrejtėsi e as fyerje, ngase ēdo subjekt ėshtė autori i secilit veprim qė kryen sovrani, ashtu qė ai kurrė nuk ia do tė drejtėn asgjėje tjetėr, ngaqė ai vetė ėshtė i nėnshtruari i Zotit dhe rrjedhimisht i detyruar tė zbatojė ligjet e natyrės. Prandaj, mund tė ndodhė - dhe ndodh shpesh nė njė shtet - qė njė vartės tė ēohet nė vdekje me urdhėr tė pushtetarit sovran e prapė tė mos i bėjė [me kėtė] padrejtėsi tjetrit; si atėherė kur Jephtha sakrifikoi vajzėn, rast nė tė cilin ai qė vdiste kėshtu, kishte lirinė e kryerjes sė veprimit pėr tė cilin ai prapėseprapė dėrgohet nė vdekje pa lėndim. Dhe e njėjta gjė vlen pėr njė princ sovran qė shpie nė vdekje njė tė nėnshtruar tė pafajshėm. Kjo ngaqė edhe pse veprimi ėshtė kundėr ligjit tė natyrės si i kundėrt me barazinė - siē ishte vrasja e Uriasė nga Davidi, prapėseprapė kjo nuk pėrbėnte fyerje ndaj Uriasė, por ndaj Zotit.” (Thomas Hobbes, Leviathan, The Liberal Arts Press; New York 1958, fq 173)
  3. Mund tė duket shokuese qė edhe disa nga mendjet mė tė shquara evropiane mbronin ide tė tilla. Immanuel Kant shkruan: “Edhe madje nėn qeverinė mė tirane individi nuk ka tė drejtė tė rebelojė dhe duhet dėnuar me jo mė pak se vdekje nėse cėnon sovranin” (Immanuel Kants Werke, vol. VI: Der Rechtslehre Zweiter Teil. Das öffentliche Recht, Berlin {Georg Reimer Verlag} 1907, fq 126. Cituar nga Erich Fromm: On Selfishness and Self-Love, New York, 1939, fq 4).
  4. Ajo qė u mungon krejtėsisht filosofive tė tilla ėshtė idea se feja dhe besimi nė Zot duhet tė konsiderohen se shpiejnė nė vendosjen e drejtėsisė dhe pėrmbushjen e tė drejtave njerėzore. Sipas Islamit, pikėsėpari, tė besuarit nė Zot ėshtė themeli i idesė sė drejtėsisė dhe tė drejtave tė patjetėrsueshme njerėzore; vetėm nėpėrmjet pranimit tė ekzistencės sė Zotit bėhet i mundur afirmimi i tė drejtave tė lindura tė njeriut dhe mbajtja e drejtėsisė sė vėrtetė si dy realitete tė pavarura nga ēfarėdolloj premise a konvente; sė dyti, ai pėrbėn garancinė mė tė mirė pėr zbatimin e tyre nė praktikė.
  5. Shih p.sh Sahih Muslim, kaptina Meritat e Ahl al-Bayt, vėll. VII, fq 368 nga Aisha; Sahih Tirmidhi, vėll. V, fq 30, Musnad Ahmad ibn Hanbal, vėll. I, fq 330, Tafsir Ibn Kathir vėll. 3, fq 483, Bukhari nė Tarikh, vėll. I, fq 69 tė gjithė nga Umm Salamah; Ibn Hajar nė al-Isaba, vėll. II, fq 502, Ibn al-Jawzi nė Tadhkira al-Khawas; Tafsir Fakhr al-Razi, vėll. 2 fq 700, Sirra Halabi, vėll. XIII, fq 212 etj.., rreth pjesės “Allahu ka pėr qėllim qė nga ju, o' Njerėz tė Shtėpisė (sė Profetit), tė largojė ndytėsinė e mėkateve dhe t'ju pastrojė skajimisht” tė vargut 33:33 tė Kur'anit.
  6. I referohet emėrimit tė Imam ‘Aliut prijės i muslimanėve nga Profeti nė zbatim tė verdiktit kur'anor tė vargut 5:67, gjatė kthimit nga Haxhi i Lamtumirės nė Pellgun (Khum) Ghadir, pranė Xhuhfas (vend midis Mekės dhe Medines), para 120 mijė haxhilerėve. Kjo ngjarje ėshtė raportuar mutawatir nga 110 as'habė dhe 84 tabi'inė tė famshėm prej 360 ‘alimėve, 27 muhadithinėve, 25 historianėve, 18 mutakalimėve, 11 mufesirėve dhe 5 filologėve tė xhumhurėve. Shih al-Ghadir nga Sheikh Amini ose al-Muraja'at tė Sharaf al-Din, Shabhaye Peshawar nga Shirazi, apo Imamate nga Rizvi.
  7. Nahj al-Balaghah (“Shtegu i Gojtarisė” - pėrmbledhje e ligjėratave, letrave dhe thėnieve tė Imam ‘Aliut), Hytbja 214. Shih edhe hytben 3, 15, 126 dhe komentin e al-Ustadh Muhammad ‘Abduh nė Sharh Nahj al-Balagha tė letrės sė Imamit drejtuar governatorit tė Egjiptit Malik al-Ashtar si dhe al-Hashr: 9. Shih gjithashtu Tabataba'i V, pjesa II. Pėr njė shpalosje mahnitėse tė tė drejtave nė Islam dhe ndėrsjellshmėrisė sė tyre, referoju Risalat al-Huquq tė Imam Zayn al-‘Abidinit si dhe Marrėdhėniet Shoqėrore nė Islam nga ‘Allamah Tabataba'i.




OPINIONI I TĖ PASPECIALIZUARVE

Ekzistojnė ēėshtje tė caktuara pėr tė cilat njerėzit i japin tė drejtėn vetes tė shprehin opinionin e tyre. Nė tė kaluarėn ndodhte kėshtu me ēėshtjet shėndetsore. Nėse dikush fliste pėr ndonjė ankesė [sėmundjeje] nga e cila vuante, ēdokush qė e merrte vesh, do shprehte mendimin e tij se cili ishte shkaku, simptomat dhe ilaēi i saj. Tė gjithė e konsideronin tė drejtėn e tė dhėnurit mendim tė rezervuar pėr veten e tyre dhe nganjėherė, nėse kishin ndikim dhe pushtet ose i sėmuri ishte i pėrulur ndaj tyre, do ta detyronin tė zbatonte recetėn e tyre, efekti i sė cilės [mbahej tė] ishte krejt i sigurt. Ishte e padėgjuar pėr ndonjeri tė mendohej se tė marrurit me ēėshtjet shėndetsore kėrkonte pregatitje tė posaēme, se duhej tė ishe mjek, farmaceolog, apo doktor, me kohėn e nevojshme tė studimit nėn ndihmėn e profesorėve si dhe pėrvojėn e mjaftueshme qė arrihet nė vite. Thua sikur tė gjithė e konsideronin veten mjekė. Edhe sot madje mbizotėron e njėjta gjendje mes njė grupi tė veēantė njerėzish.

Pikėrisht e njėjta gjė ndodhte me ēėshtjet fetare dhe vazhdon tė mbetet kėshtu, tek shohim qė kushdo [po] ia jep vetes tė drejtėn tė paraqesė opinionin e tij.[1] Temat fetare, sidomos ato qė kanė lidhje me teologjinė dhe tawhidin, janė midis ēėshtjeve mė tė ndėrlikuara shkencore, pėr tė cilat jo gjithkush e ka kompetencėn e tė dhėnurit mendim. Natyrisht, bazat e teizmit - nė atė masė sa ē'u kėrkohet njerėzve t'i dinė dhe t'i besojnė - janė si tė thjeshta ashtu edhe tė lindura (al-fitrah)[2], gjė qė i bėn ato tė kuptueshme e tė pranueshme. Mirėpo, kur hedhim njė hap mė tej, na dalin pėrpara diskutimet qė pėrfshijnė Veēoritė, Emrat, dhe Veprat e Zotit, si dhe ato lidhur me qada' wa qadar dhe ēėshtja bėhet jashtėzakonisht e ndėrlikuar.[3] Sipas fjalėve tė Amir al-Mu'minin ‘Aliut (‘a): ‘ky ėshtė njė oqean i thellė, nė thellėsirat e tė cilit mund tė zhyten vetėm balenat'. Njohja dhe shqyrtimi i Atributeve dhe Emrave tė Zotit nuk ėshtė punė pėr tė cilėn ėshtė i aftė gjithkush; e prapėseprapė jemi dėshmitarė tė asaj qė secili [po] e mban veten tė kualifikuar nė kėtė lėm dhe nuk ngurron tė debatojė, tė shprehė opinionin e tij dhe tė paraqesė ‘provėn' pėr kėtė, duke bėrė nganjėherė pohime qesharake.

Shkruhet se njė prift desh tė ilustronte parimin e teleologjisė pėr tė shpjeguar se rendi i gjithėsisė ėshtė [ai i njė sistemi] qėllimplotė dhe se universi lėviz pėrgjatė njė kursi tė qėllimtė e tė mirėmenduar. Kėsisoj desh tė vėrtetonte se Krijuesi zotėron urtėsi, dije, dhe vullnet. Ndonėse, siē e dimė, kjo s'ėshtė punė e vėshtirė dhe si dėshmi mund tė pėrmendet krijimi i cilėsdo qenie, kleriku zgjodhi lėkurėn e pjeprit dhe tha: “Arsyeja e cila qėndron pas vizatimit tė kėtyre vijave tė rregullta nė pjepėr ėshtė qė, kur duam ta ndajmė pjeprin midis anėtarėve tė familjes, ato tė tregojnė se ku duhet vendosur thika pėr ta ndarė atė drejtė, qė fėmijėt tė mos grinden e tė bėjnė zhurmė.” !

Po pėrmend tani njė shembull tek ne. Thuhet se njė person u pyet pse Zoti i dha pėllumbit krahė e devesė jo. Pėrgjigja qė ai sugjeroi ishte se sikur deveja tė kishte krahė, atėherė jeta pėr ne do tė ishte njė makth i vėrtetė: deveja do fluturonte, duke rrėnuar tė gjitha shtėpitė tona prej qerpiēi dhe balte.

Njė tjetėr e pyetėn se cila ėshtė dėshmia pėr ekzistencėn e Zotit. Ai u pėrgjigj:

“Sikur diēka tė mos ishte, njerėzit s'do flisnin pėr tė.”[4]

Njė nga shkaqet kryesore tė mosbesimit dhe animit nga materializmi janė logjika e mangėt dhe arsyet[imet] e dobėta tė paraqitura nga njerėz tė pakualifikuar lidhur me ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me urtinė, vullnetin dhe fuqinė absolute tė Zotit, drejtėsinė Hyjnore, dispozitat Hyjnore (qada' wa qadar), vullnetin e lirė dhe parapėrcaktimin, pėrmotshmėrinė e botės apo tė qenurit e saj e ardhur nė ekzistencė (huduth wa qidam), jetėn e pėrtejme, Vendpastrimin (barzakh)[5], Ringjalljen (ma'ad), parajsėn dhe ferrin, Siratin[6] dhe Peshoren (mizan), e kėshtu me rradhė, tė cilat shpesh i bėjnė dėgjuesit e tyre tė pandehin gabueshėm se ato qė thonė kėta njerėz tė paditur janė mėsimet e fesė dhe se ata flasin nga njė njohje nė thellėsi e kėtyre mėsimeve.

Ėshtė njė fatkeqėsi e madhe pėr dijetarėt, veēanėrisht nė qarqet tona, kur persona tė cilėt nuk zotėrojnė as njė tė kuptuar tė mendimit teist e as atij materialist, duke pėrfituar nga konfuzioni dhe ēorganizimi mbizotėrues nė sistemin e tė predikuarit fetar, shkruajnė libra qė endin tog njė mullar absurditetesh gjoja pėr tė hedhur poshtė pikėpamjen materialiste, duke u bėrė gazi i botės. S'ka dyshim qė njė metodė e tillė predikimi shkon nė pėrfitim tė materializmit, dhe librat e shumtė tė kėtij lloji tė shkruar nė ditėt e sotme mund dhe duhet tė shėrbejnė si shembull i freskėt.



SHĖNIME
  1. Shih p.sh. Syneti e Bidati nga Vehbi Sulejman Gavoēi, Shkodėr 1998.
  2. Nė Tafsir al-Mizan, ‘Allamah Tabataba'i duke interpretuar vargun e 30-tė tė Kaptinės ar-Rum mbi natyrėn e lindur fetare tė njeriut ka ndėrmarrė njė vėshtrim mė tė gjėrė duke shprehur mendimin se tė gjitha mėsimet religjioze dhe feja bazohen nė njė sistem besimi e praktike dhe tėrė nevojat e lindura nė natyrėn parėsore tė njeriut.
  3. Ēėshtja e determinizmit dhe vullnetit tė lirė apo ajo e kadasė dhe kaderit ėshtė ndėr mė tė vėshtirat pėr t'u zgjidhur teologjikisht, sepse, siē pohon S.H. Nasr, ajo pėrfshin njė realitet qė e tejkalon dikotominė e arsyes diskutuese.
  4. Nė njė version tjetėr: “Sikur nė diēka tė mos kishte njė grimcė tė vėrtete, njerėzit nuk do bėnin njė mal prej saj”.
  5. d.m.th Purgatorin. Shih Eternal Life nga autori dhe Lari IV.
  6. Tė vetmen urė qė ēon nė parajsė.




TEIZMI APO JETA?

Kėtu fillimisht duhet tė kujtohemi mbi njė pikė tė veēantė pėr tė qartėsuar atė ēka synojmė tė diskutojmė.

Njeriu ėshtė i shtrėnguar t'u bindet shtysave tė tija instiktuale. Nė thelbin e tij, ai ėshtė i pajisur me disa instikte tė cilat e drejtojnė nga pikėsynimi qė i ėshtė caktuar nė vazhdėn e krijimit. Natyrisht, kjo nuk do tė thotė se ai duhet tė ndjekė symbyllurazi instiktet e tij; pėrkundrazi, ajo ēka nėnkuptohet ėshtė se ekzistenca e kėtyre instikteve nuk ėshtė e pa qėllim apo absurditet dhe se ato nuk mund tė shpėrfillen. Ato as nuk mund tė lihen pas dore dhe atyre as nuk mund t'i kundėrvihesh tėrėsisht apo t'i luftosh. Instiktet duhen pėrpunuar, lėmuar dhe drejtuar e kjo nga ana e saj ėshtė temė mė vete.[1]

Pėr shembull, tek njeriu ekziston nxitja pėr tė patur fėmijė. Kjo nevojė nuk ėshtė gjė e vogėl dhe pėrbėn njė nga kryeveprat e krijimit Hyjnor. Po tė mos ishte kjo shtysė, krijimi nuk do tė kishte vazhduar. Mirėpo, nė skemėn e krijimit kjo prirje ėshtė vendosur nė fytin e ēdo kafshe si diēka tėrheqėse dhe e ėmbėl, ashtu qė ēdo brez tė vihet nė shėrbim tė brezit pasues, duke e shijuar edhe ai vetė kėtė shėrbim. Kjo afri nuk ėshtė ndėrtuar vetėm nė brezin paraprirės. Tek njeriu, ēdo brez pasues ėshtė bėrė tė ndjejė dhėmbshuri ndaj brezit paraardhės, ndonėse jo me zjarrin e dhėmbshurisė sė brezit tė shkuar ndaj tij. Kėto afri pėrbėjnė sekretin e lidhjeve [ndėrbreznore].[2]

Njė tjetėr shtysė instiktive tek njeriu ėshtė kureshtja, dėshira e tij pėr kėrkimin e sė vėrtetės dhe arritjen e dijes. Mund t'i pengosh njerėzit pėrkohėsisht nga tė kėrkuarit, hulumtuarit dhe ndjekja e diturisė, por nuk mund tė ndalosh pėrgjithmonė shpirtin njerėzor tė dashuruar pas sė vėrtetės dhe etjen e tij pėr dije.[3 ]

Midis instikteve njerėzore ėshtė tė dhėnit mbas pasurisė. Sigurisht, dashuria pėr pasurinė nuk ėshtė njė instikt parėsor, i drejtpėrdrejtė dhe i lindur te njeriu, d.m.th nuk ėshtė se ai e pėlqen pasurinė vetėm pėr t'u pasuruar e qė interesin e ka nė kėtė kuptim. Pėrkundrazi, ngaqė ėshtė nė natyrėn dhe instiktin e tij tė kėrkojė plotėsimin e nevojave trupore tė jetės dhe dukeqenėse nė shoqėri tė caktuara - si ajo e jona - ilaē pėr kėnaqjen e kėtyre kėrkesave janė paraja dhe pasuria, ai e do pasurinė si ēelėsi pėr tė gjitha nevojat materiale. Ai qė ka para, mesaduket zotėron ēelėsin pėr tė gjitha bravat, ndėrsa ai qė nuk ka i gjen tė gjitha dyert tė mbyllura. Nė kėtė kuptim i pėlqen njeriu paratė - si ēelės pėr tė gjitha dyert, nė kuptimin e materialit tė nevojshėm pėr jetėn.

Siē thamė mė lart, nuk mund t'i kundėrvihet njė shtyse tė natyrshme dhe instiktive duke e ndrydhur atė vazhdimisht, megjithėse ėshtė e mundur pėr njė kohė tė shkurtėr qė shoqėria tė zvarritet nė atė drejtim ose tė tėrhiqet njė numėr i kufizuar njerėzish tė shkojnė pėrgjithmonė asaj udhe. Por njeriu dhe shoqėria njerėzore s'mund tė ndalohen pėrjetėsisht nga tė pėrgjigjurit cilitdo prej kėtyre instikteve.

Pėr shembull, ėshtė e pamundur qė t'i bindim tė gjithė tė jenė pėrherė tė kėnaqur; qė tė gjitha dyert t'i jenė tė mbyllura e tė heqin dorė nga magjia e mistershme e ēelėsit tė quajtur ‘para' dhe ‘pasuri' si diēka e pėshtirė dhe e neveritur.

Tani nėse kėto instikte shtypen nė emėr tė Zotit apo fesė, dhe beqaria e murgėria konsiderohen tė shenjta nė emėr tė besimit, ndėrsa martesa diēka e fėlliqur dhe e ndyrė; nėse nėn kėtė emėr padituria paraqitet si shpėtim, kurse dija dhe shkenca si arsye e animit nga rruga, e nėse nė emėr tė fesė pasuria, fuqia dhe mirėqenia konsiderohen shkak fatkeqėsie tė pėrjetshme ndėrsa varfėrimi, dobėsia e deprivimi shkak gėzimi dhe lumturie - ē'pasoja do shfaqen?[4] Parafytyroni njė person qė, nga njėra anė ėshtė i prirė nga udhėzimet e mėsimeve fetare e nga ana tjetėr, i tėrhequr fuqishėm nga kėto gjėra. Nė fund do tė zgjedhė njėrėn nga kėto tė dyja, ose, si shumė njerėz, do tė pėrpėlitet i zėnė nė grackė ndėrmjet kėtyre dy tėrheqjeve dhe do tė bėhet si ata personat pėr tė cilėt ėshtė thėnė:

Librin e Shenjtė nė njėrėn dorė e nė tjetrėn gotėn, Nganjėherė tek hallalli dhe njė tjetėr te harami.[5]

Kjo sjell pėr pasojė njė karakter tė lėkundur:

“As me kėta, e as me ata.”[6]

Nė tė vėrtetė njė person i tillė bėhet njė rast i mirėfilltė psikik me tė gjitha veēoritė dhe simptomat e njė tė sėmuri tė vėrtetė shpirtėror dhe mendor.

Detyra e fesė dhe mesazhi i saj nuk ėshtė fshirja e instikteve natyrore, por modifikimi, ndreqja, kanalizimi dhe tė drejtuarit, si dhe sjellja e tyre nėn kontrollim e vetėpėrmbajtje. Ngase instiktet nuk mund dhe s'duhet tė asgjėsohen, rrjedhoja e pashmangshme nė shoqėritė ku ato shtypen nė emėr tė Zotit, besimit e fesė dhe ku adhurimi i Zotit konsiderohet i papėrputhshėm me jetėn, ėshtė disfata e kėtyre ideve dhe domethėnieve sublime, si dhe marrja hov e mbizotėrimi i materializmit dhe formave tė tjera tė mendimit ateist e anti-fetar.

Prandaj duhet thėnė me vendosmėri se asketikėt injorantė dhe fetarėt e gėnjeshtėrt nė ēdo shoqėri - tė cilėt pėr fat tė keq janė tė shumtė edhe midis vetė nesh - janė faktor madhor i animit tė njerėzve nga materializmi.

Russell thotė:

Mėsimet e Kishės e vendosėn njeriun tė zgjidhte midis dy fatkeqėsive dhe zhgėnjimesh: ose mjerimi nė kėtė botė dhe deprivimi nga shijimet e saj, ose moslumturia e jetės sė pėrtejme dhe mohimi i mirėsive tė saj. Sipas pikėpamjes sė Kishės, njeriu duhet tė vihet midis dy zjarresh e tė durojė patjetėr njėrėn nga kėto fatkeqėsi. Ai duhet ose t'i nėnshtrohet mjerimit dhe brengosjes nė izolim e pikėllim tė kėsaj bote - nė kėmbim tė kėnaqėsive sė parajsės, ose tė pranojė tė privuarit nė tjetrėn - nėse dėshiron ta shijojė kėtė jetė.

Vėrejtja e parė dhe kritika kryesore qė i bėhet kėtij lloji qasjeje rrjedh nga ana e logjikės sė kulluar tė tawhid-it dhe teologjisė. E pse vallė Zoti do t'i kėrkonte njeriut qė tė durojė detyrimisht njėrėn prej kėtyre dy fatkeqėsive? Pėrse duhet tė jetė bashkimi i dy lumturive i pamundur? Mos ėshtė Zoti dorėshtrėnguar, (astaghfiru-llah)?! Mos vallė do ndodhė zvogėlimi i thesarit tė bekimeve tė tij?! Pėrse Zoti nuk do dėshironte lumturinė tonė nė tokė dhe nė jetėn e pėrtejme? Nėse ekziston njė Zot, qė ka fuqi dhe mirėsi tė pakufi, atėherė duhet tė na e dojė tė mirėn plotėsisht e nėse dėshiron kėtė me tė vėrtetė, kjo nėnkupton se Ai dėshiron lumturinė nė kėtė botė dhe atė tė pėrtejvarrit.[7]

Bertrand Russell ėshtė ndėr ata tė cilėt janė fyer dhe munduar shumė nga kėto mėsime tė Kishės dhe ndoshta ato kanė luajtur rol vendimtar pėr largimin e tij nga feja dhe Zoti.

Ata qė kanė predikuar dhe vazhdojnė tė predikojnė njė nocion tė tillė pandehin se arsyeja pse disa gjėra tė caktuara siē janė vera [alkooli], bixhozi, imoraliteti, korrupsioni (dhulm) e kėshtu me rradhė janė ndaluar nė fe, ėshtė se kėto gjėra shpien nė lumturi e kėnaqėsi dhe se Zoti ka dashur qė njeriu tė mos ketė lumturi, gėzim dhe mirėqenie nė jetėn e kėsaj bote qė tė mund t'i ketė ato nė tjetrėn. Ēėshtja qėndron pikėrisht nė tė kundėrtėn.

Kėto kufizime dhe ndalime janė sepse veprime si ato shkaktojnė fatkeqėsi dhe mjerim nė jetė. Nėse Zoti e ka bėrė pirjen e verės tė ndaluar kjo s'do tė thotė se do tė jesh i lumtur nė jetė nėse pi e se gėzimi i kėsaj bote s'pėrputhet me atė tė tjetrės. Pėrkundrazi, vera ėshtė ndaluar ngaqė ėshtė shkak i moslumturisė sė kėsaj jete dhe tjetrės. Tė gjitha gjėrat e papastra janė tė tilla, d.m.th sikur tė mos ishin shkaktare fatkeqėsish, nuk do tė ishin haram.[8]

E njėjta gjė vlen gjithashtu pėr obligimet fetare; pra, ngaqė udhėzimet e fesė sjellin lumturi dhe janė burim pasojash tė shėndetshme nė jetėn e tanishme, janė bėrė tė detyrueshme. S'janė bėrė tė tilla pėr tė zvogėluar lumturinė e kėsaj bote.

Kur'ani Famėlartė i shpjegon qartė dobitė dhe pėrfitimet e rregullave fetare si dhe dėmet e tė kėqiat nga gjėrat e papastra. Pėr shembull, nė dy vargje shpjegon cilėsinė jetike tė namazit e tė agjėrimit dhe fuqinė qė i japin ato karakterit njerėzor. Thotė:

“Kėrkoni ndihmė nė durim dhe namaz, e ato janė me tė vėrtetė tė vėshtira, pėrveēse pėr tė pėrulurit ndaj Zotit.”[9]


Kurse pėr agjėrimin thotė:

“O ju qė keni besuar, agjėrimi ju ėshtė bėrė obligim siē u ishte edhe atyre qė qenė para jush, qė tė bėheni tė pėrzotshėm.”[10]

“O ju qė besuat, agjėrimi ju ėshtė bėrė obligim siē u ishte edhe atyre qė qenė para jush, qė tė bėheni tė devotshėm.”[10]

Domethėnė, faluni dhe agjėroni qė shpirti juaj tė forcohet e tė pastroheni nga cilėsitė e shėmtuara. Namazi dhe agjėrimi janė njė lloj veprimi e praktike, stėrvitjeje dhe tė ushtruari qė parandalojnė kryerjen e sė keqes dhe veprave tė ulėta.

Kėto mėsime jo vetėm qė nuk e konsiderojnė tė papuqshme ēėshtjen e jetės me atė tė pėrshpirtshmėrisė, por pėrkundrazi, ēėshtjet e spiritualitetit i paraqesin si mjet pėr arritjen e njė mbarėvajtjeje mė tė mirė qė mundėson njė mjedis jetese tė bekuar.

Mėsimet e gėnjeshtėrta tė disa misionarėve shkaktuan ikjen e njerėzve nga religjioni dhe pandehjen se tė besuarit nė Zot pėrfshin medoemos pranimin e varfėrisė, mohimin e tė mirave si dhe durimin e fatkeqėsive dhe halleve nė kėtė botė.



SHĖNIME

  1. Siē u pėrmend nė parathėnie, Islami e njeh njeriun me tė gjitha pėrmasat e qenies sė vet, dhe zotėron aftėsinė e tė zgjidhurit nė mėnyrė rrėnjėsore tė tė gjitha kundėrshtive e mospėrputhjeve ekzistuese. Nė mėsimet e tij merren parasysh tė gjitha nevojat e njeriut dhe jepen udhėzime tė pėrsosura pėr secilin rast: “Ne ty ta shpallėm librim sqarim pėr ēdo gjė - udhėzim e mėshirė, dhe sihariqdhėnės pėr besimtarėt” (an-Nahl: 89).
  2. Shih p.sh. Marriage and Morals in Islam nga S. M. Rizvi, Richmond 1990.
  3. Referoju shėn. 19, kreu II.
  4. Shih Rizvi, v.cit. dhe Etika Seksuale nė Islam dhe nė Botėn Perėndimore (Tetovė 1993) nga autori.
  5. Nga Gjylistani i Sa'diut.
  6. an-Nisa':143
  7. “Ne kujdesemi pėr ju si nė jetėn e kėsaj bote, ashtu edhe nė botėn tjetėr” (Fussilat: 31); “Ne i dhuruam bekime pasardhėsve tė Adamit dhe i mundėsuam tė udhėtojnė mbi tokė dhe det. Ne i begatuam ata me tė mira dhe i lartėsuam pėrmbi shumicėn e krijesave tona” (al-Isra: 70) “Thuaj: ‘Kush i ndaloi stolitė e Zotit qė Ai krijoi pėr robėrit e Tij dhe tė mirat e furnizimit nga Ai?'. Thuaj: ‘Ato janė nė kėtė botė pėr ata qė besuan dhe nė Ditėn e Ringjalljes ata do tė kenė mė tė pastra dhe mė tė mira se kėto.' Kėshtu ia parashtrojmė shenjat tona popullit qė thellohet” (al-A'raf: 32).
  8. Zoti i ka ndaluar rreptėsisht pijet alkolike, ēdo gjė qė deh apo e ul njeriun nė nivel tė palakmueshėm duke i pėrshkruar si nxitje tė djallit qė shpie nė vepra tė ulėta dhe largim tė tij nga devotshmėria: “O' ju qė besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetės (pėr fall) janė vepra tė ndyra nga shejtani. Shejtani nuk dėshiron tjetėr, veēse qė nėpėrmjet verės dhe bixhozit tė hedhė armiqėsi mes jush, t'ju pengojė nga tė pėrmendurit e Zotit dhe t'ju largojė nga namazi. A po u jepni pra fund atyre?” (al-Ma'idah: 90-1). Kjo ndalesė ėshtė shprehur nė mėnyrė eksplicite edhe nė Bibėl: “E Zoti i tha Aronit: ‘Verėn dhe ēdo pije qė mund tė dehė, mos e pi ti as bijtė e tu… Ėshtė ligj i pėrhershėm pėr ju brez pas brezi; qė tė jeni nė gjendje ta dalloni sendin e shuguruar prej tė thjeshtit; tė pastrin prej tė papastrit e t'ua mėsoni bijve tė Izraelit tė gjitha ligjet e mia qė Zoti ua dha nėpėrmjet Moisiut” (Levitiku, 10:8-11). Zoti ka ndaluar kėshtu tė gjitha gjėrat e papastra: “Juve ju ėshtė ndaluar: ngordhėsira, gjaku, mishi i derrit, ajo qė theret jo nė emėr tė Allahut, e furmja, e mbytura, e rrėzuarja, e shpuarja, ajo qė e ka ngrėnė egėrsira - pėrveē asaj qė arrini ta therni (para ngordhjes), ajo qė ėshtė therur pėr idhuj si dhe tė kėrkoni me short fatin” (al-Ma'idah: 3) dhe nė Bibėl gjithashtu: “Por mos i hani kėto kafshė qė nuk ripėrtypen ose e kanė thundrėn e ndarė… Thiu, i cili edhe pse s'e ka thundrėn plotėsisht tė ndarė, nuk ripėrtypet. Mishin e kėtyre kafshėve mos e hani dhe mos e prekni ngordhėsirėn e tyre, sepse kėto janė pėr ju tė papastra” (Levitiku, 11:4-8).
  9. al-Baqarah: 45. Shih Beheshti IV.
  10. al-Baqarah: 183




MJEDISI I PAPĖRSHTATSHĖM MORAL DHE SOCIAL

Njė tjetėr shkak i zhvillimit tė prirjes materialiste ėshtė mospėrputhja e klimės shpirtėrore dhe morale tek njeriu me mendimet e lidhura me tė besuarit nė Zot e tė adhuruarit e Tij. Natyrisht, tė besuarit nė Zot dhe pėrkushtimi ndaj Tij kėrkojnė patjetėr njė lloj tė veēantė lartėsimi shpirtėror. Kjo ėshtė fara qė lėshon rrėnjė nė truallin e pastėr por qė ndotjet dhe helmet e shkatėrrojnė. Nėse njeriu bie viktimė e ndekjes sė dėshirave trupore, duke u bėrė adulterist, materialist dhe pre e pasioneve tė ulėta dhe epsheve, dalėngadalė idetė dhe tė menduarit e tij - nė pėrputhje me parimin e pėrshtatjes ndaj mjedisit - do fillojnė t'ia pėrshtatin veten etikės sė tij morale dhe shpirtėrore. Mendimet sublime qė kanė tė bėjnė me tė besuarit, tė adhuruarit dhe dashurinė pėr Zotin ua lėnė vendin ideve tė ulėta materialiste siē ėshtė ajo se ekzistenca ėshtė absurditet, se nė proceset e gjithėsisė s'ka asnjėfarė pėrllogaritjeje, apo ndjenjės se botėn nuk e drejton asnjė parim moral; se tė bėhet qef ia vlen tani e tė ngjashme me kėto.

Ēdo ide dhe mendim, pėr tu zhvilluar dhe mbijetuar, duhet tė ketė njė terren shpirtėror tė volitshėm. Sa bukur e mirė ėshtė thėnė kjo nė shkrimet e shenjta [islame]:

"Engjėjt nuk hyjnė nė shtėpinė ku ndodhet qeni, ose pamja e tij"[1]

Thamė ‘klima e papėrshtatshme shpirtėrore'. Ndoshta do tė pyetet se si qėndron ēėshtja me klimėn shoqėrore? Pėrgjigja ėshtė se ne pėrmendėm shkakun mė tė afėrt dhe se padyshim, klima sociale gjithashtu duhet tė jetė e volitshme. Mirėpo, ndikimi i mjedisit shoqėror nė tė besuarit s'ėshtė ndikim i drejtpėrdrejtė, por i tėrthortė. Mjedisi i ndotur social fillimisht prish etosin shpirtėror dhe mendor e njė klimė e korruptuar shpirtėrore ngushton terrenin pėr zhvillimin e ideve tė lartėsuara dhe forcon themelet pėr rritjen e mendimeve tė ulėta. Ja pėrse nė Islam i ėshtė kushtuar vėmendje dhe mund i madh pėrmirėsimit tė mjedisit social e pikėrisht pėr kėtė arsye forcat qė ndjekin politikėn e ērrėnjosjes sė mendimeve tė larta te njerėzit, nė fillim pėrgatisin terrenin pėr korrupsion etik e praktik dhe pėr tė realizuar kėtė ndotin klimėn sociale me tė gjitha mjetet qė zotėrojnė.[2]

Pėr tė sqaruar ndikimin e klimės sė papėrshtatshme shpirtėrore mbi animin nga materializmi, duhet tė shkoqisim pėrsėri njė tezė qė kemi cekur mė parė.

Thamė se materializmi ėshtė nganjėherė ideor e nganjėherė etik. Materializėm etik d.t.th. qė personi, megjithėse nė aspektin e bindjeve beson nė tė mbinatyrshmen, nė atė tė moralit dhe sjelljes [nė praktikė] ėshtė materialist. Siē u tha, materializmi etik ėshtė njė nga shkaqet e materializmit ideor. Me fjalė tė tjera, veset, ndjekja e shfrenuar e grykėsive dhe epsheve ndijimore si dhe tė zhyturit nė llumin e hedonizmit janė disa nga shkaqet e zhvillimit tė njė animi intelektual nga materializmi.

Materializmi etik sjell njė gjendje nė tė cilėn jeta e njeriut ėshtė e zbrazėt nga ēfarėdolloj ideali moral dhe shpirtėror.

A ėshtė e mundur qė njė person tė besojė nė Zot e qė sjellja e tij tė mos jetė pasqyrim i besimit tė tij e qė nė kėtė aspekt tė jetė materialist? Dhe, a ėshtė e mundur qė njė person pėr nga bindjet tė jetė materialist, por nė praktikė tė mos jetė i tillė, d.mth. qė jeta e tij tė jetė modeste dhe e pastėr nga teprimet, shkeljet, sjellja tiranike e dhuna ndaj tė tjerėve? Sė fundi, a ėshtė e mundur pėr materializmin moral tė ekzistojė i veēuar nga ai ideor? Pėrgjigja ėshtė: po, ėshtė e mundur dhe ndodh shpesh, por nuk ėshtė diēka qė zgjat e nė tė cilėn mund tė mbėshtetesh. Kjo sepse ajo ėshtė njė gjendje jo e natyrshme e ajo qė ėshtė kundėr natyrės dhe rrjedhės sė natyrshme tė shkakut e pasojės nuk do zgjasė e nė fund do shpierė nė ndarje: ose sjellja dhe praktika do ndikojnė mbi bindjet dhe do i ndryshojnė ato, ose bindjet dhe idetė do tė kryejnė ndikimin e tyre duke e ndryshuar mėnyrėn e tė sjellurit. Si pėrfundim, ose tė besuarit do i dorėzohet tė sjellurit, ose sjellja do e mundi tė besuarit.

Ėshtė e vėshtirė tė besohet qė dikush mundet tė mbetet i pėrzotshėm gjithė jetėn me ide dhe mendime, ndėrkohė qė nė praktikė tė jetė materialist; nė fund njėra prej dy prirjeve do ta mundi tjetrėn dhe ai detyrimisht do tė anojė nga njėra prej tyre.

Po kėshtu, njė person qė pėr nga mendimet dhe bindjet ėshtė materialist, do ai apo s'do, ose do tė kryejė kthesė - herėt a vonė - e tė bėhet i pėrzotshėm, ose pastėrtia e tij morale do ia lėrė vendin materializmit etik. Kėto dy lloje tė materializmit - ideor dhe etik, janė shkak dhe pasojė i njėri-tjetrit dhe i pėrkasin kategorisė sė shkaqeve dhe pasojave tė ndėrsjellta, d.m.th. secili ndodh t'i jetė tjetrit shkak dhe pasojė.

Kur tė menduarit e dikujt mbėrrin deri nė ekstremin [sa tė pohojė] qė gjithėsia ėshtė e paqėllim e se nė tė nuk ka kuptim, intelekt, urti dhe ndėrgjegje; se njerėzimi ėshtė krijim i rastėsisė, pa njė qėllim e se dosja e njeriut do mbyllet njėherė e pėrgjithmonė pas vdekjes - njė person i tillė natyrisht do fillojė tė mendojė se duhet [shfrytėzuar koha pėr tė] shijuar ēdo ēast qė ka nė dispozicion: “Deri ku tė harxhohen energjitė duke u shqetėsuar se ē'ėshtė e mirė dhe ē'ėshtė e keqe e tė ēohet kot tėrė jeta!” Mėnyra [nihiliste] e tė menduarit nė tė cilėn ekzistenca, jeta dhe krijimi konsiderohen tė kotė, sigurisht do tė pėrfundojė me idenė e materializmit, sidomos ngaqė ky lloj mėnyre tė menduari ėshtė jashtėzakonisht i dhimbshėm e i padurueshėm. Nė pėrgjithėsi, personat me ide tė tilla ikin nga vetvetja, duke u pėrpjekur tė arratisen nga mendimet e tyre tmerruese. Ata janė gjithmonė nė kėrkim tė diēkaje qė t'i mbajė kėto mendime dėrrmuese tė cilat i frikėsojnė si akrepat sa mė larg, dhe i qasen diēkaje qė t'i largojė kėto ide shkatėrruese qė i torturojnė pareshtur. Kėrkojnė shmangie dhe atė qė i bėn tė harrojnė. Gjejnė strehim tek droga, narkotikėt, mjetet qetėsuese dhe intoksikantėt. Mė e pakta qė bėjnė ėshtė tė shkojnė nė mbrėmje qefesh dhe dėfrimesh (lahw) pėr tė harruar vetveten dhe mendimet e tyre torturuese, duke u fundosur gradualisht nė materializėm etik.

Qė kėndej, arsyeja e shndėrrimit tė materializmit ideor nė etik nuk ėshtė vetėm ajo qė baza logjike e njė moraliteti tė themeluar mbi dlirėsinė dhe pėrzotshmėrinė pėson lėkundje dhe se nuk mbetet terren pėr mbylljen e syve pėrpara shijimeve trupore. Forca tėrheqėse e dėfrimeve s'do e bėjė punėn e saj vetėm duke shkatėrruar digat e pėrshpirtshme tė mendimeve tė shenjta. Pėrkundrazi, ekziston edhe njė arsye tjetėr. Mendimet materialiste lidhur me botėn, jetėn dhe krijimin do mposhten me vėshtirėsi dhe do i shkaktojnė dhimbje e pikėllim njeriut, duke krijuar nė tė njė gjendje nė tė cilėn ai zhvillon njė prirje tė arratisjes nga kėto mendice, e pėr pasojė kėrkimin e strehės nė veprimet qė i sjellin harrim, siē janė dėfrimet dhe kėnaqėsitė, apo drogat dhe mjetet qetėsuese. Ndikimi largues i kėtyre mendimeve tė tmerrshme nuk ėshtė mė i vogėl se tėrheqja e shijimeve tė materializmit.

Rasti i anasjelltė ėshtė i mundur gjithashtu. Ashtu siē kthehet materializmi ideor nė etik, po ashtu materializmi moral do tė ēojė nė fund nė materializėm ideor. Pra, siē ndikon tė menduarit dhe intelekti mbi etikėn dhe tė sjellurit, po kėshtu edhe etika dhe sjellja do ndikojnė gjithashtu mbi tė menduarit dhe besimin [bindjet]. Qėllimi kryesor i ngritjes sė kėsaj teme nė diskutimin tonė qendror tė shkaqeve tė animit nga materializmi, i cili ka arritur deri tek ēėshtja e klimės sė papėrshtatshme shpirtėrore dhe etike, qėndron pikėrisht kėtu.

Mund tė shtrohet pyetja se e ē'lloji ėshtė lidhja ndėrmjet tė sjellurit dhe tė menduarit. A nuk ėshtė ēėshtja e mendimeve e ndarė nga sjellja? A s'ėshtė vallė e mundur qė njeriu tė mendojė nė njė mėnyrė tė caktuar e qė trajta e tij e tė menduarit tė mbetet e pandryshuar, por qė veprimet dhe sjellja e tij morale tė mos i pėrshtaten asaj dhe tė marrin njė drejtim tjetėr?

Pėrgjigja ėshtė se feja dhe tė besuarit nuk janė thjesht ide tė thata abstrakte e tė ndara qė zėnė njė pjesė tė trurit, duke mos patur kurrfarė ndikimi a lidhjeje me pjesėt e tjera tė qenies njerėzore. Mes mendimeve tė njeriut ndodhen shumė tė cilat s'kanė tė bėjnė me sjelljen, siē janė dijet dhe konceptet matematike, infomacioni dhe pjesa mė e madhe e njohurive nga natyra dhe gjeografia.

Mirėpo, ekzistojnė disa mendime tė cilat kur shfaqen nė jetėn e njeriut, ngaqė janė tė lidhura me fatin e tij, priren t'ia mbizotėrojnė krejt qėnien dhe tė marrin gjithēka nė duart e tyre. Me t'u shfaqur, ato tėrheqin me vete nė zinxhir njė sėrė mendimesh tė tjera dhe e ndryshojnė drejtimin e njeriut nė jetė. Kjo ngjan me tregimin pėr nxėnėsin e vogėl i cili, sadoqė mėsuesi i thonte tė shqiptonte 'a', ai prapėseprapė nuk e bėnte kėtė. Kur, megjithė njė kėmbėngulje tė madhe ai mbeti gojėkyēur, mėsuesi e pyeti qė tė tregonte se ē'dėm do i bėhej sikur tė thonte 'a'. Ai u pėrgjigj: “Nėse them 'a', s'do mbarojė me kaq. Atėherė do mė duhet tė them 'b', e kėshtu njė rresht i gjatė do pasojė. Prandaj, qė nga fillimi unė s'dua tė them 'a', qė tė jem i lirė deri nė fund”.

Sa'diu thotė:
Zemra tha: metafizikėn e kam dėshirė tė zjarrtė, Mėsomė ca, nėse ėshtė nė mundėsinė tėnde. ‘A' i thashė. ‘Po pastaj?' ia behu ajo. ‘Asgjė!' u pėrgjigja unė, ‘Ku ka njeri, njė germė mjafton dhe asgjė mė shumė!'3

Ēėshtja e Zotit ėshtė mu si ajo 'a'-ja e mėsimit tė parė tė fėmijės, e cila me t'u thėnė do tė pasohet menjėherė me njė 'b' dhe pastaj me rradhė nga shkronjat e tjera tė alfabetit tė dijes sė Hyjnores. Kur njeriu pranon Zotin, duhet tė pranojė qė Ai ėshtė njohėsi absolut i tė gjitha sekreteve dhe tė fshehtave, mistereve dhe mrekullive, fuqiplotė dhe i urtė (Hakim) dhe se asgjė nuk ėshtė pa njė qėllim nė veprat e Tij ku nuk ekziston kotėsia dhe e pakuptimta.4 Kėshtu, edhe nė lidhje me krijimin e njeriut gjithashtu ekziston pikėsynimi dhe qėllimi qė nuk janė kurrsesi tė kotė. Atėherė do tė lindi pashmangshėm pyetja se, a ėshtė jeta e njeriut e kufizuar nė tė tanishmen apo ai ka dhe detyra gjithashtu? A i ka caktuar ndonjė detyrė njeriut Ai qė e krijoi atė apo jo? Dhe nėse ekziston ndonjė detyrė, cila ėshtė ajo dhe si duhet kryer?

Kjo ėshtė njė 'a' qė nuk tė lė tė qetė deri sa t'ia dorėzosh asaj gjithė jetėn tėnde. Kjo pra ėshtė udha qė 'a'-ja e Zotit vijėzon pėr njeriun.

Ky arsyetim tregon se teizmit i nevojitet njė klimė e pėrshtatshme shpirtėrore dhe shoqėrore. Nė rast se ajo nuk ėshtė e volitshme, rrėnjėt e pėrshpirtshmėrisė do tė thahen, tė shkatėrruara si fara e mbjellur nė tokėn ku nuk gėzon kushtet e duhura pėr t'u rritur. Tė besuarit nė Zot kėrkon njė terren tė pregatitur shpirtėror pėr rritjen e tij. Ai synon udhėrrėfim spiritual dhe lartėsim tė shpirtit. Tawhidi kėrkon ta sjellė shpirtin nė harmoni me qėllimet e jetės dhe tė krijimit. Kjo ėshtė arsyeja pėrse Kur'an Kerimi flet gjithandej pėr mundėsitė, pastėrtinė dhe aftėsitė [mėsuese]. Ai thotė:

“Udhėzues pėr tė devotshmit”5

“Pėr t'i tėrhequr vėmendjen atij qė ėshtė i gjallė”[6]

Nga ana tjetėr, mėkatet morale dhe veset e degradojnė pozicionin e pastėr dhe tė lartė tė shpirtit. Rrjedhimisht, ky lloj tė menduari dhe ai lloj sjelljeje janė dy forca tė kundėrta nė lidhje me njėra-tjetrėn.

Kjo nuk vlen vetėm pėr shpjegimet e shenjta fetare; pėrkundrazi, tė gjitha mendimet sublime, qoftė nėse i pėrkasin fesė apo jo, janė tė kėtilla. Fisnikėria, trimėria dhe guximi i shpirtit nuk zhvillohen tek tė gjithė. Nderi, liria, drejtėsia dhe shqetėsimi pėr mirėqenien e tė tjerėve nuk shfaqen tek dokushdo. Tek njeriu qė i ėshtė dorėzuar epsheve dhe shijimeve ndijimore kėto shkojnė drejt pakėsimit dhe gėrryerjes, ndėrsa tek i vetėmohueshmi dhe sakrifikuesi ato zhvillohen mė tepėr. Prandaj, aty ku njeriu priret drejt pasioneve ndijimore, grykėsisė sė pangopur, rehatisė dhe dėfrimit, tė gjitha virtytet njerėzore janė tė vdekura dhe ai zhgėrryhet nė moēalishten e veseve morale djallėzore dhe ja se si shoqėria dhe individėt shkojnė [drejt] rrugės sė rrėnimit.

Njė shembull historik i kėsaj ėshtė rrėzimi i Spanjės islame. Sado qė u pėrpoq qė me ēdo mjet t'ia shkėpusė nga duart muslimanėve, Kisha nuk ia doli mbanė derisa nuk thuri njė plan dinak djallėzor dhe i hoqi lartėsimin shpirtėror dhe pėrkushtimin, duke i mėsuar me dehjen dhe shijimet ndijore e duke i zhveshur nga nderi dhe dinjiteti i tyre. Pastaj mundi qė, nė fillim tė shkatėrronte epėrsinė dhe sovranitetin e tyre, e mė pas pėrkushtimin fetar dhe besimin e tyre.

Tė dashurit e Zotit (awliya') dhe njerėzit e shenjtė e kishin zakon tė largoheshin edhe nga shumė shijime tė lejuara (mu'bah) dhe tė pėrmbahen madje edhe nga shijimi i gjėrave hallall duke u treguar tė kujdesshėm tė mos robėroheshin prej tyre, sepse e dinin se aty ku njeriu mėsohet me kėnaqėsitė do i merret lartėsimi i shpirtit, tė mos flasim pastaj pėr ata qė arrijnė deri nė atė shkallė sa tė mėsohen me mėkat.

Nė librat islamė, kjo ide ėshtė paraqitur nė trajtėn e nocionit qė mėkati e nxin zemrėn dhe njė zemėr e nxirė ushqen mosbesim. Me fjalė tė tjera, “Vesi sjell zemrėn e zezė, kurse zemra e zezė sjell mendimin e zi”:

“Pastaj, fundi i atyre qė kryen vepra tė ulėta ishte se ata mohuan Shenjat e Zotit”[7]




SHĖNIME
  1. Pėr disa nga perlat e spiritualietit nė Islam referoju Sahifės sė Imam Zayn al-‘Abidin, Tuhaf al-Uqul nga Ibn Shuba, Light Within Me nga autori; The Ahl al-Bayt: Ethical Role Models nga as-Sadr dhe Nahxhul Balagha.
  2. Kur'ani (shih p.sh 8:36, 4:27, 61:8 etj: “.. e ata qė ndjekin dėshirat e epsheve duan qė ju tė devijoni nė tėrėsi”) dhe tradita profetike i kanė kushtuar vėmendje edhe pėrpjekjeve tė dashakeqėve pėr tė pėrhapur korrupsion dhe shthurje mbi dhé. Shih Khamenei I, Lari VIII dhe Nasr V.
  3. Nga Gjylistani.
  4. Shih shėn. 115, kreu 3.
  5. al-Baqarah: 2
  6. Shih Yasin: 70
  7. ar-Rum: 10. Imam ‘Ali citohet tė ketė thėnė: “Skllavi i epshit tė vet ėshtė shumė herė mė i nėnshtruar sesa skllavi i zakonshėm.” (al-amidi: Ghurar al-Hikam).


2007 © dielli.net

 
copyright © dielli.net. All rights reserved.
Tekstet e prezentuara domosdoshmërisht nuk përfaqësojnë politikën e redaksisë të dielli.net!