Mevlana- nė 800 vjetorin e lindjes
Mexhid YVEJSI
09.11.2007





UNESCO: Viti 2007 - Viti Ndėrkombėtar i Rumiut



Poeti i zemrės
Mevlana Xhelaleddin Muhammed Rumi (1207-1273)




Kush jam unė?
Unė jam
Shėrbėtor I tė Madhėrueshmit Kur'an,
Derisa shpirt kam.
Unė jam
Pluhur nėn kėmbėt
E Muhammedit
Alejhiselam


UNESCO (Organizata e Kombeve tė Bashkuara pėr Edukim, Shkencė dhe Kulturė) e ka shpall nė muajin Mars 2006, vitin 2007 - Viti Ndėrkombėtar i Rumiut.
Nė tėrė botėn, si nė Lindje ashtu edhe nė Perendim, po pėrkujtohet Mevlana Xhelaleddin Muhammed Rumiu nė 800 vjetorin e lindjes.
Nė Europė dhe Amerikė, nė Afrikė, Azi dhe nė Australi, qė nga muaji janar 2007, janė organizuar qindra tryeza, tubime, simpoziume shkencore, ndėrsa deri nė fund tė dhjetorit 2007, janė gati tė mbahen qindra tė tjera pėr nder tė Mevlanės, nė pėrkujtim tė Mevlanės, nė pėrvjetorin e 800-tė, tė lindjes sė Mevlanės.



Kush ėshtė Mevlana?

Mevlana, nė vargje thotė:

Unė jam
Shėrbėtor I tė Madhėrueshmit Kur'an,
Derisa shpirt kam.
Unė jam
Pluhur nėn kėmbėt
E Muhammedit
Alejhiselam


Shėrbėtori i tė Madhėrueshmit Kur'an, pluhuri nėn kėmbėt e Muhammedit Alejhiselam, Mevlana Xhelaledin Muhammed Rumiu, lindi me 30 shtator 1207, nė Behl tė Horasanit, krahinė e Iranit, por sot ėshtė pjesė e Afganistanit. Ndrroi jetė me 17 dhjetor 1273, nė Konja tė Turqisė.
Jetoi 66 vjet nė kėtė botė tė pėrkohshme, por i dashuruar me zemėr nė Dashurinė e pėrherėshme.
Ishte dijetar, teolog, filozof, mistik dhe nė veēanti poet i veēant, poet i zemrės.
Shejh Shemsuddin Tibriziu ishte ai qė e frymėzoi, ky frymėzim zemrėn ia ndriēoi dhe pastaj Mevlana veten Krijuesit nė tėrėsi ia dorėzoi.


Si erdhi te ndriēimi i zemrės? Mevlana, nė vargje shkruan:

NDIĒIMI I ZEMRĖS

Shpirti e pranon
Nga shpirti
Atė njohje,
Atė dituri,
Tė cilėn
Unė e njoh,
Unė e di.
Kėtė njohje,
Unė e njoh,
Unė e di,
Se ajo
Nuk rrjedhė
Nga gjuha
Apo nga libri.
Nėse njohja
E fshehtėsive
Vjen nga
Zbrazėtia e mendjės
Atėherė,
Ajo ėshtė,
Ndriēimi i zemrės.


Ndriēimi i zemrės nė kėtė jetė-ėshtė shtėpia, vatra, jeta jonė e vėrtetė. Jeta e vėrtetė tokėsore, por me Dashuri Hyjnore.


Mevlana, nė vargje thotė:

SHPIRTI

Shtėpia ose vatra
Vatra yte e vėrtetė
Nė kėtė jetė
Tė shkurtėr apo tė gjatė
Ėshtė nė katin e shtatė.
Nė katin e shtatė
Tė jetės tokėsore
Tė rritjes shpirtėrore.
Aty arrihet:
Pėrmes Pastėrtisė,
Pėrmes Paqės,
Pėrmes Dashurisė.


Pėrmes Pastėrtisė, pėrmes Paqės, pėrmes Dashurisė Hyjnore arrihet ngritja shpirtėrore.


Mevlana nuk urdhėron, Mevlana kėshillon:

SHTATĖ KĖSHILLA

Ndaj tė tjerėve,
Nė ndihmė dhe bujari
Bėhu sikur lumi.
Ndaj tė tjerėve,
Nė dashamirėsi, dhembshuri
Bėhu sikur dielli.
Ndaj tė tjerėve,
Nė fshehje tė mėkateve
Bėhu sikur nata.
Ndaj tė tjerėve,
Nė zemėrim dhe nė tėrbim
Bėhu sikur i vdekuri.
Ndaj tė tjerėve,
Nė thjeshtėsi-pėrule kokėn
Bėhu i ngjashėm me tokėn.
Ndaj tė tjerėve,
Nė tolerancė, me butėsi,
Bėhu i ngjashėm si deti.
Ose jeto, sikur qė je,
Me pamjen, dukjen,
Qė tani e ke.





Veprat kryesore tė Mevlanės janė:

  1. Methnevia
  2. Divani Shemsi Tibrizi
  3. Fihi Ma Fih
  4. Mexhlis-i Sab'a, etj.


Disa nga kėto vepra janė pėrkthye disa herė, nga disa pėrkthyes, nė disa gjuhė tė Lindjes, sikurse janė pėrkthye edhe nė shumė gjuhė tė Perendimit, si nė anglisht, frengjisht gjermanisht, rusist, spanisht, italisht, boshnjakisht, shqip.
Nė gjuhėn shqipe ėshtė pėrkthye Methnevia nga Shejh Jahja Shehu, (1931-2002), nga Gjakova, nė dy vėllime, botuar nė Gjakovė me 1997.
Nė gjuhėn angleze ėshtė pėrkthye Methnevia nė tėrėsi, nė tetė vėllime, me komente, nga Reynold A. Nicholson, botuar nė Londėr gjatė viteve 1925-1940.
Methnevia e Mevlanės, gjatė vitit 2004, nė Amerikė ishte libri mė kėrkuari, mė i shituri. Vetėm librat e Mevlanės tė pėrkthyeme anglisht nga Coleman Barks janė shitur afėr 1 kopje.


Dikur, poeti i madh persian, Xhamiu, kishte thėnė nė gjuhėn persishte pėr Mevlanėn dhe Methnevinė:

"Nist Pejgamber ve li dared kitab"
{Nuk ėshtė Pejgamber, por ka libėr (si tė pejgamberėve)}


Sot, personalitete, yje tė Holivudit, si Goldie Hown, Demi Moore, recitojnė me kėnaqėsi vargje tė Mevlanės.
Kėnga e Madonės "A prayer" (Lutje) ėshtė marrė nga vargjet e Mevlanės "Zoti i Xhennetit". Bota, nė veēanti Bota Perendimore, po e nderon, po e pėrkujton, po e vlerėson Mevlanėn, veprėn e tij, sidomos atė nė poezi, sepse ajo ka vet nevojė, mė shumė se gjithēka, pėr Dashuri.
Nė Botėn Perendimore, thonė, tė gjitha i kanė, qė tė tjerėt nuk i kanė, por Dashuri, mjerisht, s'kanė.!


Mevlana thotė:

JETA PA DASHURI

Jeta pa dashuri
Ėshtė kotėsi.
Dashuria ėshtė
Uji i Jetės,
Pije ēdo ditė
Me zemėr
Me shpirt.


Ne qė jetojmė sot, 800 vjet pas lindjes sė Mevlanės, ne jetojmė nė njė botė ku mė shumė se 800 milionė njerėz janė tė uritur, kurse ne jetojmė nė njė botė tė begatė.
Nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės mė shumė se 50 milionė njerėz gjenden nė pragun e varfėrisė, pavarėsisht se jetojnė nė njė vend tė begatisė, tė pasurisė.
Tre njerėzit mė tė pasur tė botės janė mė tė pasur se 48 shtetet mė tė varfra tė marra sė bashku.
Pse kaq shumė farfėri nė njė botė me plotė pasuri?
Sepse dėshirat e tepėrta pėr pasuri i zhytin njerėzit nė errėsi, nė rrėnim dhe nė shkatėrrim.
Ky rrėnim, ky shkatėrrim i njė pjese tė njerėzisė vjen pėrmes pasurisė.!
Por, ēka vjen pėrmes dashurisė?


Mevlana shkruan:

PĖRMES DASHURISĖ

Pėrmes Dashurisė
Gjithēka qė ėshtė
E hidhur-dėshmohet
Se do tė ėmbėlsohet.
Pėrmes Dashurisė
Gjithēka qė ėshtė
Bakėr i thatė
Do tė bėhet dukat.
Pėrmes Dashurisė
Gjithēka qė ėshtė
Llum, fundrrinė
Do tė shdėrrohet
Nė venė tė kthjelltė
Qė ruan pastėrtinė.
Pėrmes Dashurisė
Tė gjitha dhembjet
Qė sjellin vėshtirėsi
Do tė kthehen nė ilaēe,
Qė sjellin lehtėsi.
Pėrmes Dashurisė
Tė vdekurit
Do tė ngjallėn.
Pėrmes Dashurisė
Mbreti do tė bėhet
Shėrbėtor i njerėzisė.


Njė art ėshtė i gjallė, thoshte Rajnhard-i, kur nė gjirin e tij rreh njė zemėr.
Njė zemėr poeti, njė poet i zemrės, si Mevlana, ėshtė i lidhur drejt me Dritėn e Njėsisė (Teuhidit) tė All-llahut, i Cili ėshtė Dritė mbi Dritė.
Vetėm me kėtė Dritė njerėzimit, nė pėrgjithėsi, i ēelėn sytė.
Vetėm me kėtė Dritė, shqiptarėt nė veēanti, kanė m'u ngritė.
Vetėm me Dritė dhe Dashuri Hyjnore tė gjithė do tė korrin fitore.


Kur e kishin pyet Mevlanėn, ēka ėshtė Dashuria Hyjnore? Ai ėshtė pėrgjigjur:

"Bėhu si unė dhe shihe"


Mevlana ndrroi jetė me 17 dhjetor 1273, kur ishte 66 vjeē.
Ėshtė varrosur nė Konja, Turqi, ku i ėshtė ngritur njė pėrkujtimore madhėshtore, ku ndodhet njė xhami, muze, mauzole dhe njė tyrbe, e cila quhet Jeshil Tyrbe, qė vizitohet nga miliona njerėz nga mbarė bota, nga Lindja, nga Perendimi, pėr Mevlanėn nė shenjė nderimi.



Nė Jeshil Tyrbe, ku ėshtė varrosur Mevlana, qėndron i shkruar ky epitaf:

"Kur tė vdes, mos e kėrkoni varrin nė tokė,
por e gjeni atė nė zemrat e njerėzve."


Megjithatė, varrin e tij e vizitojnė me miliona njerėz, kurse miliona tė tjerė e kanė nė zemėr, poetin e zemrės, Mevlana Xhelaleddin Rumiun.
Siē e udhėzoi Mevlanėn, Zoti na udhėzoftė edhe neve.


Mexhid YVEJSI


copyright © dielli.net. All rights reserved.
Tekstet e prezentuara domosdoshmërisht nuk përfaqësojnë politikën e redaksisë të dielli.net!