Analizė e filosofisė sė riteve islame
Ajetullah Muhammed Bakir el-Sadr
22.04.2007






Ritet gėzojnė njė rol tė rėndėsishėm nė Islam. Urdhėresat e tyre pėrfaqėsojnė njė pjesė tė rėndėsishme tė jurisprudencės dhe tė adhurimit, qė pėrbėn njė dukuri tė spikatur nė pėrditshmėrinė e njerėzve tė pėrzotshėm.

Sistemi i riteve nė jurisprudencėn islame pėrfaqėson njė prej aspekteve tė pandryshueshme tė saj, tė cilat s’mund tė ndikohen nga prirjet e pėrgjithshme tė jetės apo rrethana tė tjera tė pėrparimit shoqėror nė jetėn e njeriut, pėrveē njė pjese tė vogėl, ndryshe nga aspektet e tjera juridike qė janė fleksibėl dhe dinamike. Metoda e pėrdorimit dhe vėnies nė punė tė kėtyre aspekteve juridike ndikohet nga rrethanat qė lidhen me pėrparimin shoqėror nė jetėn e njeriut, siē ėshtė pėr shembull sistemi i ndėrveprimeve (mu’amelat).
Nė sferėn e adhurimit, njeriu i periudhės sė elektricitetit dhe hapėsirės lutet, agjėron dhe kryen haxhin ashtu siē lutej, agjėronte dhe kryente haxhin paraardhėsi i tij i periudhės sė mullirit prej guri.

Gjithsesi ėshtė e vėrtetė qė, nė aspektin shoqėror tė pėrgatitjes pėr tė kryer njė rit, ndryshimi qėndron nė faktin se, ndėrkohė qė njėri udhėton pėr tek vendi i tij i haxhit me avion, tjetri udhėtonte me karvan devesh. Dhe ndėrsa njėri e mbulon trupin, gjatė namazit apo nė raste tė tjera, me cohė tė prodhuar nga makineritė, tjetri mbulonte trupin me rroba tė qepura me dorė. Por, formula e pėrgjithshme e adhurimit, si dhe metoda e legjislimi i tij janė tė njėjta. Nevoja e zbatimit tė tij nuk ka pėsuar kurrė ndryshim dhe as vlera e tij legjislative nuk ėshtė ndikuar apo tronditur nga rritja e vazhdueshme e kontrollit tė njeriut mbi natyrėn dhe mjetet e tij tė jetesės.

Kjo do tė thotė qė Sheriati islam nuk i ka urdhėruar namazin, agjėrimin, haxhin dhe ritet e tjera islame pėrkohėsisht apo si formulė juridike qė kufizohet nė kushtet ku ky Ligj ėshtė zbatuar nė periudhat e hershme tė historisė. Pėrkundrazi, kėto rite i janė urdhėruar njeriut qė pėrdor energjinė atomike pėr tė vėnė nė lėvizje motorin, ashtu siē i janė urdhėruar njeriut qė plugonte fushėn me parmendė.
Sė kėtejmi nxjerrim pėrfundimin se sistemi i riteve ka tė bėjė me nevojat nė jetėn e njeriut, pėr tė cilin ato janė krijuar dhe mbeten tė pandryshueshme pavarėsisht pėrparimit tė vazhdueshėm nė mėnyrėn e jetesės sė njeriut. Kjo sepse zbatimi i njė urdhėrese tė pandryshueshme kėrkon njė nevojė tė pandryshueshme. Nga kjo lind pyetja:

A ka ekzistuar nė tė vėrtetė njė nevojė e pandryshueshme nė jetėn e njeriut qė kur jurisprudenca ka nisur rolin e saj kultivues, qė tė ketė mbetur e tillė deri mė sot, nė mėnyrė qė tė mund tė interpretojmė – nė kuadrin e qėndrueshmėrisė sė saj – qėndrueshmėrinė e formulave me tė cilat jurisprudenca e ka trajtuar dhe pėrmbushur kėtė nevojė, nė mėnyrė qė nė fund tė mund tė shpjegojmė qėndrueshmėrinė e adhurimit nė rolin e tij pozitiv pėr jetėn e njeriut?

Nė pamje tė parė mund tė duket se sugjerimi i njė nevoje tė tillė tė pandryshueshme ėshtė i papranueshėm dhe se nuk pėrputhet me realitetin jetėsor tė njeriut tė sotėm apo atė tė njeriut tė sė ardhmes. Ėshtė e qartė qė njeriu largohet pėrherė e mė tepėr – sa i pėrket mėnyrės, natyrės sė problemeve dhe faktorėve tė progresit tė jetės sė tij – nga rrethanat e njė shoqėrie fisnore, problemet e tij pagane, shqetėsimet, aspiratat e kufizuara dhe mėnyra e trajtimit dhe organizimit tė kėtyre nevojave, nė kuadrin e tė cilave lindi jurisprudenca pėrmbyllėse. Atėherė, si mundet qė ritet – nė sistemin e vet tė veēantė juridik – tė pėrmbushin njė rol tė vėrtetė nė kėtė fushė qė ėshtė bashkėkohėse e jetės sė njeriut, pavarėsisht progresit tė gjerė nė mjetet dhe mėnyrat e jetesės? Nėse rite tė tilla si namazi, abdesi, banja rituale (gusl) dhe agjėrimi kanė qenė tė dobishme nė njė fazė tė caktuar tė jetės sė njė beduini – duke ndikuar nė kultivimin e sjelljes sė tij, angazhimin e tij praktik pėr ta pastruar trupin dhe ruajtur atė nga teprimet nė tė ngrėnė e nė tė pirė – po kėto synime, pėr tė njėjtėn arsye, njeriu i sotėm i arrin pėrmes natyrės sė jetės sė tij tė qytetėruar dhe normave tė jetės sociale. Pra, duket se kėto rite nuk janė mė aq tė domosdoshme sa ē’kanė qenė dikur dhe nuk kanė mė rolin qė kishin nė ndėrtimin e qytetėrimit apo zgjidhjen e problemeve tė ndėrlikuara!

Por kjo teori ėshtė e gabuar. Progresi shoqėror nė mjete dhe vegla pune – pėr shembull, nga punimi i tokės me dorė tek makina me avull apo ajo elektrike – dikton ndryshim nė mardhėnien e njeriut me natyrėn dhe me tė gjitha trajtat e saj materiale. Marrim si shembull bujqėsinė, e cila pėrfaqėson marrėdhėnien mes tokės dhe bujkut. Ajo zhvillohet materialisht nė formė dhe pėrmbajtje nė bazė tė normės sė zhvillimit tė pėrshkruar mė lart.

Ndėrkohė qė adhurimi nuk ėshtė marrėdhėnie mes njeriut dhe natyrės, qė tė mund tė ndikohet nga ky lloj zhvillimi apo progresi. Pėrkundrazi, ėshtė marrėdhėnie mes njeriut dhe Zotit tė tij. Kjo marrėdhėnie ka njė rol shpirtėror qė udhėheq marrėdhėnien e njeriut me tė ngjashmit e vet. Megjithatė, nė tė dyja rastet shohim se, historikisht, njerėzimi ka jetuar me njė numėr tė caktuar nevojash tė pandryshueshme me tė cilat ėshtė pėrballur njėlloj si njeriu i kohės sė vajit (d.m.th. kur vaji shtazor pėrdorej pėr ndriēim) ashtu edhe njeriu i kohės sė elektricitetit. Sistemi i riteve nė Islam ėshtė zgjidhja e pandryshueshme e nevojave tė pandryshueshme tė kėtij lloji dhe sa i pėrket problemeve natyra e tė cilave nuk ėshtė e vazhdueshme, ato janė probleme me tė cilat njeriu pėrballet gjatė zhvillimit tė tij individual, shoqėror dhe kulturor. Njė zgjidhje e tillė, qė pėrmblidhet me emrin “rite” (ibadat), ėshtė ende e gjallė nė objektivat e saj edhe sot, duke u bėrė njė kusht i domosdoshėm qė njeriu tė kapėrcejė problemet e tij dhe tė ushtrojė me sukses prirjet e tij tė qytetėruara.

Prandaj, qė ta kuptojmė mė mirė kėtė, duhet tė theksojmė disa nevoja dhe probleme tė pandryshueshme nė jetėn e njeriut si dhe rolin qė ritet luajnė nė pėrmbushjen e kėtyre nevojave dhe kapėrcimin e kėtyre problemeve.


Kėto nevoja janė:

  1. nevoja pėr t’u lidhur me Absolutin
  2. nevoja pėr subjektivizėm nė qėllim dhe vetmohim
  3. nevoja pėr ndjenjė tė brendshme pėrgjegjėsie pėr tė garantuar pėrmbushjen


Sistemi i riteve ėshtė njė mėnyrė pėr tė organizuar anėn praktike tė marrėdhėnies mes njeriut dhe Zotit tė tij, prandaj, ai nuk mund ta ndajė vlerėsimin e tij nga kjo marrėdhėnieje dhe nga roli i saj nė jetėn e njeriut. Sė kėtejmi rrjedh se tė dyja kėto pyetje janė tė ndėrlidhura:

Sė pari: Cila ėshtė vlera e arritur nėpėrmjet marrėdhėnies mes njeriut dhe Zotit tė tij nė progresin e tij qytetėrues? Dhe, nė kėtė progres, a kemi tė bėjmė me njė vlerė tė pandryshueshme qė pėrmbush njė nevojė tė pandryshueshme apo me njė vlerė tė vazhdueshme qė ėshtė e lidhur me nevoja tė pėrkohshme apo probleme tė kufizuara, e qė pastaj e humb rėndėsinė e saj nė fund tė kėsaj faze, duke i kufizuar nevoja dhe probleme tė tilla?

Sė dyti: Cili ėshtė roli qė luajnė ritet nė lidhje me kėtė marrėdhėnie dhe cilat janė pėrmasat e rėndėsisė sė tyre si pėrkushtim praktik ndaj marrėdhėnies mes njeriut dhe Zotit?
Mė poshtė vijon njė pėrmbledhje e shpjegimeve tė nevojshme nė lidhje me tė dyja pyetjet:


Lidhja mes Absolutes ėshtė njė problem i dyfishtė 

Vėzhguesi, duke qėmtuar me hollėsi aktet skenike tė historisė sė njerėzimit, mund tė vėrejė qė problemet janė tė ndryshme dhe shqetėsimet variojnė nė larmi nė formulat e tyre tė pėrditshme. Por, nėse shohim pėrtej kėtyre formulave, duke depėrtuar nė thellėsinė dhe thelbin e problemit, do tė gjejmė njė problem kryesor esencial dhe tė pandryshueshėm me dy tehe apo kahe tė kundėrta, prej tė cilit njerėzimi ka vuajtur gjithmonė gjatė pėrparimit tė tij qytetėrues nė histori. Nga njėri kėndvėshtrim, problemi ėshtė humbja dhe mosekzistenca, qė ėshtė ana negative e tij. Nga ana tjetėr, problemi ėshtė i skajshėm nė ekzistencė dhe pėrkatėsi. Kjo shprehet duke lidhur faktet relative me tė cilat njeriu i pėrket Absolutit, duke shprehur kėsisoj anėn pozitive tė tė njėjtit problem. Jurisprudenca Pėrmbyllėse (e Islamit) i ka vėnė emrin “ateizėm” problemit tė parė qė shprehet shumė qartė, dhe emrin “idhujtari” dhe Shirk (besim nė njė ose shumė tė ngjashėm me Zotin), qė ėshtė gjithashtu njė shprehje shumė e qartė e tij. Beteja e vazhdueshme e Islamit kundėr ateizmit dhe Shirkut ėshtė, nė realitetin e saj tė qytetėruar, njė betejė kundėr tė dyja anėve tė problemit nė pėrmasat e tyre historike.

Tė dyja kėndvėshtrimet e problemit takohen nė njė pikė thelbėsore qė ėshtė: largimi i pėrpjekjeve pėrparuese tė njeriut nga njė krijimtari imagjinative e vazhdueshme dhe e mirė. Problemi i humbjes pėr njeriun do tė thotė se ėshtė nė humbje tė vazhdueshme dhe se nuk i pėrket Absolutit, tek i Cili ai nuk mund tė mbėshtetet nė udhėn e tij tė gjatė e tė vėshtirė, duke pėrfituar ndihmė nga Absoluti dhe kujdesi i Tij, mjetet e jetesės dhe njė vizion tė qartė tė qėllimi dhe duke ia pėrngjitur, nėpėrmjet kėtij Absoluti, lėvizjen e vet gjithėsisė, tė gjithė ekzistencės, pėrjetėsisė dhe amėshimit, duke pėrvijuar marrėdhėnien e tij me Atė dhe pozitėn e tij nė skemėn gjithpėrfshirėse kozmike. Lėvizja nė humbje pa ndihmėn e njė Absoluti ėshtė thjesht njė lėvizje e rėndomtė si ajo e njė puple ne erė, tek e cila ndikojnė dukuritė qė e rrethojnė ndėrkohė qė ajo ėshtė e paaftė tė ndikojė tek ato. Nuk ka arritje apo prodhimtari nė ecjen madhėshtore tė njeriut pėrgjatė historisė pa njė lidhje dhe pa shkrirje me njė Absolut nė njė ecje objektive.

Nga ana tjetėr, po kjo lidhje, udhėheq anėn tjetėr tė problemit, atė tė entitetit skajimor, duke kthyer “relativen” nė “absolute”, njė problem me tė cilin njeriu pėrballet pareshtur. Njeriu e lidh besėn e tij me njė rast nė mėnyrė qė ajo forcohet dhe zhvishet nga tiparet e saja relative, brenda tė cilave ai ishte i saktė dhe mendja njerėzore do tė deduktojė prej saj njė “absolut” pa fund, pa i vėnė kufi pėrgjigjes sė tij ndaj kėrkesave tė saj.
Nė terminologjinė fetare, njė “absolute” e tillė herėpashere kthehet nė njė “zot” qė adhurohet nė vend tė njė nevojė qė kėrkon pėrmbushje. Kur “relativja” shndėrrohet nė “absolute”, nė njė “zot” tė kėtij lloji, ajo bėhet faktor rrethues i lėvizjes sė njeriut, duke i ngrirė aftėsitė e saj zhvilluese dhe krijuese, duke e penguar njeriun pėr tė luajtur rolin e tij tė natyrshėm nė ecjen pėrpara:
{Dhe mos shoqėro me Allahun ndonjė zot tjetėr, e tė bėhesh i harruar!} (Kur’an, XVII:22) 

Ky ėshtė njė fakt i vėrtetė qė vlen pėr tė gjithė “zotat” qė ka krijuar njerėzimi gjatė historisė sė tij, si gjatė fazės idhujtare tė adhurimit ashtu edhe nė vijueset. Nga faza e fisit tek ajo e shkencės gjejmė njė sėrė “zotash” tė cilėt njerėzimi i ka trajtuar si njė “absolute” dhe tė cilėt i kanė penguar popujt qė i kanė adhuruar nga progresi i duhur. Konkretisht, nga fisi tė cilit njeriu i dha besėn, duke e konsideruar si nevojė aktuale tė diktuar nga rrethanat e veēanta tė jetesės, ai shkoi nė ekstremin tjetėr, duke e shndėrruar atė nė njė “absolute”, pa qenė nė gjendje tė shohė gjė tjetėr pėrveēse nėpėrmjet tyre. Pėr rrjedhojė ata u bėnė pengesė nė rrugėn e tij tė progresit.
Ndėrsa njeriu i sotėm, me tė drejtė, e lidhi besėn me shkencėn, meqenėse kjo i hapi atij rrugėn drejt nėnshtrimit tė natyrės. Por ai, herė pas here e teproi me kėtė aleancė tė tijėn, duke e kthyer nė aleancė absolute nga e cila u magjeps, njė “absolute” pėr t’u adhuruar, duke i ofruar asaj ritet e bindjes dhe besnikėrisė, duke flakur tej pėr hir tė saj tė gjitha idealet dhe faktet qė nuk mund tė maten kurrė me metra apo tė shihen me mikroskop.

Pėr kėtė arsye, ēdo gjė e kufizuar dhe relative, nėse njeriu do t’i rrinte larg, nė njėfarė faze, njė absolute me tė cilėn ai e identifikon veten, nė njė fazė tė pjekurisė intelektuale bėhet prangė pėr mendjen qė e ka krijuar, pėr shkak natyrės sė saj tė kufizuar dhe relative.
Prandaj, ecja pėrpara e njeriut duhet tė ketė njė Absolute.

Dhe kjo duhet tė jetė njė Absolute e vėrtetė e aftė pėr tė pėrthithur ecjen e njeriut, duke e drejtuar nė rrugėn e drejtė pavarėsisht nga pėrparimi qė arrin apo sa larg shkon nė rrugėn e saj tė gjatė, duke spastruar tė gjithė “zotat” qė rrethojnė dhe pengojnė ecjen.

Nė kėtė mėnyrė, problemi mund tė zgjidhet nė tė dyja anėt e tij. Kjo zgjidhje rrjedh nga ajo qė Jurisprudenca Hyjnore i ka paraqitur njeriut nė tokė: besimin nė Zot si Absoluti me tė Cilin njeriu i kufizuar mund ta lidhė ecjen e tij pa pėsuar asnjė kontradiktė nė rrugėn e tij tė gjatė.

Pra, besimi nė Zot zgjidh anėn negative tė problemit, duke mos pranuar humbjen, ateizmin dhe mosekzistencėn, duke e vėnė njeriun nė pozitėn e pėrgjegjėsisė, me lėvizjen dhe drejtimin e tė cilit ėshtė i lidhur i gjithė kozmosi. Njeriu bėhet mėkėmbėsi i Zotit nė tokė. Mėkėmbja nėnkupton pėrgjegjėsi dhe shpėrblim tė cilin njeriu e merr sipas sjelljes sė tij, mes Zotit dhe ringjalljes, pafundėsisė dhe pėrjetėsisė, ndėrkohė qė ai lėviz brenda njė sfere tė tillė pėrgjegjėsish dhe lėvizjesh tė qėllimshme.

Besimi nė Zot zgjidh gjithashtu dhe aspektet pozitive tė problemit – ato tė ekzistencės ekstreme, duke imponuar kufizime tek njeriu dhe duke e zbutur ecjen e tij tė shpejtė – nė kėtė mėnyrė:

Sė pari: Ky aspekt i problemit krijohet duke shndėrruar tė kufizuarėn dhe relativen nė njė “absolute” nėpėrmjet ushtrimit tė intelektit dhe duke e zhveshur relativen nga rrethanat dhe kufizimet e saj. Pėrsa i pėrket absolutes qė sjell besimi nė Zot, kjo nuk ka qenė kurrė sajesė e njė faze tė intelektit njerėzor; qė ajo tė bėhet, nė njė fazė tė re tė pjekurisė intelektuale, e kufizuar tek mendja qė e ka krijuar. Dhe as qė ka qenė ndonjėherė pjellė e njė nevoje tė kufizuar tė njė individi apo grupi, qė absolutizimi i saj ta kthejė nė armė nė duart e njė individi apo grupi pėr tė garantuar interesat e tyre tė paligjshme. Sepse Zoti, i Lavdėruari, i Larti, ėshtė njė Absolute pa kufij, Cilėsitė e pėrhershme tė tė Cilit pėrthithin tė gjitha idealet mė tė larta tė njeriut, mėkėmbėsit tė Tij mbi tokė, tė tė kuptuarit dhe dijes, aftėsisė dhe fuqisė, tė drejtėsisė dhe mirėqenies. Kjo do tė thotė qė rruga pėr tek Ai ėshtė pa kufizim; prandaj, ecja drejt Tij kėrkon vazhdimėsinė dhe lėvizjen relative dhe njė pėrshpejtim relativ tė njeriut tė tė kufizuarit (njeriut) drejt Absolutes (Zotit) pa pushim.

{O ti njeri, vėrtet ti pėrpiqesh me njė pėrpjekje tė madhe drejt Zotin tėnd, e Atė do ta gjesh.} (Kur’an, LXXXIV:6) 

Ai i jep kėsaj lėvizjeje idealet e Tij tė larta qė rrjedhin nga tė kuptuarit, dija, aftėsia dhe drejtėsia, si dhe cilėsi tė tjera tė asaj Absolute, drejt sė Cilės ėshtė e drejtuar ecja. Ecja drejt Absolutes ėshtė e gjithė dija, gjithė potenciali, e gjithė drejtėsia dhe e gjithė pasuria. Domethėnė, ecja njerėzore ėshtė njė luftė e pandėrprerė kundėr tė gjitha llojeve tė injorancės, paaftėsisė, shtypjes dhe varfėrisė.

Pėr sa kohė qė kėto tė jenė qėllimet e ecjes tė lidhur me kėtė Absolute, ato nuk janė thjesht njė pėrkushtim ndaj Zotit, por gjithashtu njė betejė e vazhdueshme pėr hir tė njeriut, pėr dinjitetin e tij, pėr arritjen e idealeve tė tilla tė larta pėr tė:
{E kush pėrpiqet pėr tė mirė, ai bėn luftė pėr vete, se Allahu vėrtet nuk ka nevojė pėr askėnd nė tėrė krijimin} (Kur’an, XXIX:6) 
{...kush orientohet nė rrugėn e vėrtetė, ai e ka pėr vete e kush e humb, ai i bėn dėm vetėm vetes, e ti nuk je garantues i tyre.} (Kur’an, XXXIX:41) 
Pėrkundrazi, absolutja iluzore dhe zotat e rremė nuk mund ta pėrfshijnė ecjen me tė gjitha aspiratat e saj, sepse kėto absolute tė sajuara janė pjellė e trurit tė njeriut tė paaftė, apo nevojės sė njeriut tė varfėr, apo shtypjes sė shtypėsit; prandaj tė dyja janė tė lidhura me injorancėn, paaftėsinė dhe shtypjen. Ato nuk mund ta bekojnė kurrė luftėn e vazhdueshme tė njeriut kundėr tyre.

Sė dyti: Tė qenit e lidhur me Zotin e Plotfuqishėm si Absoluti qė pėrfshin tė gjitha aspiratat e ecjes njerėzore do tė thotė njėkohėsisht edhe refuzim i tė gjitha atyre absoluteve imagjinare qė shkaktonin ekzistencė tė tepėrt. Gjithashtu do tė thotė tė shpallėsh luftė tė vazhdueshme dhe beteja tė pafund kundėr tė gjitha llojeve tė idhujtarisė dhe adhurimit artificial. Nė kėtė mėnyrė, njeriu do tė mėsojė tė ketė kujdes nga kėto absolute fallso tė cilat i ishin bėrė pengesė nė rrugėn e tij drejt Zotit, duke ia pėrēudnuar qėllimin dhe duke e rrethuar ecjen e tij:
{E veprat e atyre qė nuk besuan janė si mirazhi nė rrafshinė ku i etshmi mendon se ėshtė ujė derisa kur t'i afrohet nuk gjen asgjė, por aty e gjen Allahun dhe Ai do t'ia japė llogarinė e tij. Allahu ėshtė i shpejtė nė llogaritje} (Kur’an, XXIV:39) 
{A ėshtė mė mirė tė adhurohen zota tė ndryshėm ose Allahu, i vetmi ngadhėnjimtar? Ata qė ju adhuroni pėrveē Allahut, nuk janė tjetėr vetėm se emra qė pagėzuat ju dhe prindėrit tuaj, pėr tė cilėt Allahu nuk shpalli ndonjė fakt} (Kur’an, XII: 39-40)
{Ky ėshtė Allahu, Zoti juaj, i tėrė sundimin ėshtė i Tij, e ata qė i lutni nė vend tė Tij, nuk posedojnė as sa njė cipė} (Ku’ran, XXXV:13) 
Po tė analizojmė moton kryesore qė Zoti ka paraqitur nė lidhje me kėtė: “Nuk ka zot veē Zotit,” do tė shohim qė kjo lidh ecjen njerėzore me Absoluten e Vėrtetė, duke hedhur poshtė ēdo absolute tė rreme. Historia e ecjes, nė aktualitetin e saj tė sotėm, pėrgjatė periudhave tė saj ka theksuar lidhjen organike mes kėtij refuzimi dhe asaj lidhjeje tė fortė dhe tė vetėdijshme me Zotin e Plotfuqishėm. Pėr sa kohė qė largohet nga Zoti i Vėrtetė, njeriu zhytet nė labirintin e zotave dhe padronėve tė ndryshėm. Si refuzimi, ashtu edhe lidhja pozitive me “Nuk ka zot pėrveē Zotit” janė veēse dy anėt e tė njėjtit fakt: faktit qė ėshtė i domosdoshėm pėr ecjen njerėzore pėrgjatė rrugės sė saj tė gjatė. Nuk ėshtė tjetėr veēse e Vėrteta qė vlen pėr ta shpėtur ecjen nga humbja, duke e ndihmuar atė tė shfrytėzojė tė gjitha energjitė krijuese dhe vetėdijėsuar atė pėr ēdo absolute e rreme dhe penguese.



Ritet janė shprehje praktike

Ashtu siē njeriu lind duke mbartur tė gjitha potencialet e pėrvojės nė skenėn e jetės, si dhe tė gjitha farat e suksesit tė tij, si vetėdija, veprimtaria dhe kushtėzimi, ai lind gjithashtu edhe me njė lidhje tė natyrshme me Absolutin. Kjo pėr arsye se marrėdhėnia e tij me Absolutin ėshtė njė nga kėrkesat e suksesit tė tij me tė cilin ai kapėrcen problemet qė has ecja e tij e qytetėruar, siē e kemi parė tashmė dhe nuk ka pėrvojė mė ushqyese dhe pėrfshirėse, mė kuptimplote, se ajo e besimit (iman) nė jetėn e njeriut. Kjo ka qenė njė dukuri bashkėshoqėruese e njeriut qėkur s’mbahet mend. Gjatė tė gjitha fazave tė historisė, njė bashkėshoqėruese e tillė shoqėrore dhe e pandėrprerė tregon, nėpėrmjet pėrvojės, qė shkuarja drejt Absolutit, aspirimi drejt Tij nga pėrtej kufijve tė shkelur nga njeriu ėshtė njė prirje e ēiltėr e njeriut pavarėsisht nga larmia e kėtyre prirjeve, metodat e tyre dhe shkalla e vetėdijes.

Por besimi, si instinkt, nuk mjafton pėr tė garantuar realizimin e njė lidhjeje me Absolutin nė formėn e saj tė duhur, sepse ajo ėshtė e lidhur me tė Vėrtetėn nėpėrmjet metodės sė pėrmbushjes sė njė insinkti tė tillė. Sjellja e duhur nė pėrmbushjen e tij nė mėnyrė analoge me tė gjitha instinktet dhe prirjet e tjera, duke qenė nė harmoni me tė, ėshtė e vetmja siguri e pėrfitimit pėrfundimtar tė njeriut. Po kėshtu, sjellja sipas ose nė kundėrshtim me njė instinkt ėshtė ajo qė e nxit instinktin, e thellon, e eliminon ose e mbyt atė. E po kėshtu vdesin farat e mėshirės e dhembshurisė brenda unit tė njeriut nėpėrmjet keqardhjes sė vazhdueshme e praktike pėr tė mjerėt, tė shtypurit dhe tė varfėrit.

Nga ky kėndvėshtrim, besimi nė Zot, ndjenja e thellė e aspirimit drejt tė panjohurės dhe lidhjes me Absoluten duhet tė kenė njė drejtim qė pėrcakton mėnyrėn e pėrmbushjes sė njė ndjenje tė tillė dhe metodėn e thellimit dhe rregullimit tė saj nė pėrputhje me tė gjitha ndjenjat e tjera tė sinqerta tė njeriut.

Pa njė drejtim, njė ndjenjė e tillė mund tė shkurajohet dhe mund tė pėsojė devijime tė ndryshme, ashtu siē ka ndodhur me ndjenjat e devijuara fetare gjatė pjesės mė tė madhe tė epokave tė historisė.
Pa njė sjellje tė thelluar, njė ndjenjė e tillė mund tė zvogėlohet dhe lidhja me Absolutin tė reshtė sė qeni njė realitet aktiv nė jetėn e njeriut, e aftė pėr tė shfrytėzuar energjitė e mira.
Feja qė paraqiti moton e “Nuk ka zot pėrveē Zotit,” duke shpallur bashkė me tė si mohimin ashtu edhe pohimin, ėshtė Drejtuesja.
Ritet janė faktorė qė luajnė rolin e thellimit tė kėsaj ndjenje, sepse ato janė veēse njė shprehje praktike e instinktit fetar; nėpėrmjet saj, ky instinkt rritet dhe thellohet nė jetėn e njeriut.
Vėmė re gjithashtu qė, nė ritet e sakta – duke qenė njė shprehje praktike e lidhjes me Absoluten – pėrhapen si pohimi ashtu edhe refuzimi. Nė kėtė mėnyrė, ata janė njė pohim i vazhdueshėm qė njeriu i bėn lidhjes sė tij mė Zotin e Plotfuqishėm dhe hedhjen poshtė tė ēdo “absoluteje” tė rreme. Kur njeriu fillon lutjet duke deklaruar se “Zoti ėshtė i Madh” (Allahu Ekber), ai e pohon kėtė refuzim. Dhe kur ai deklaron se Profeti i Zotit ėshtė gjithashtu Robi-Shėrbėtori dhe i Dėrguari i Tij, ai pėrsėri e pohon kėtė refuzim. Edhe kur pėrmbahet nga shijimi i kėnaqėsive tė jetės, apo edhe nga shijimi i nevojave pėr hir tė Zotit (si nė rastin e agjėrimit), duke sfiduar joshjet dhe efektet e tyre, ai pohon kėtė refuzim.

Kėto rituale kanė arritur tė prodhojnė nė sferėn praktike breza besimtarėsh, nė duart e Profetit (paqja e ebekimet e Zotit qofshin mbi tė) dhe pasuesit e tij tė devotshėm, ata lutjet e tė cilėve mishėronin nė vetvete refuzimin e tė gjitha fuqive tė liga dhe nėnshtrimin e tyre dhe “absolutet” e Kisrės dhe Cezarit u zvogėluan para ecjes sė tyre, ashtu siē ka ndodhur me tė gjitha “absolutet” e tekave tė njeriut.

Nė kėto rrethana mėsojmė se adhurimi ėshtė njė nevojė e pandryshueshme nė jetėn e njeriut dhe ecjen e qytetėruar, sepse nuk mund tė ketė ecje pėrpara pa njė “absolute” me tė cilėn tė jetė e lidhur, duke pėrftuar prej kėsaj idealet e saj. Dhe nuk ka “absolute” qė tė mund tė pėrthithė ecjen pėrgjatė rrugės sė saj tė gjatė pėrveē Absolutit tė Vėrtetė (Zotit), tė Lavdishmit. Pėrveē Tij, “absolutet” e rreme krijojnė pėrfundimisht, nė njė mėnyrė a njė tjetėr, njė absolute e cila e mban nėn fre pėrparimin. Pra, pėrngjitja me Absoluten e Vėrtetė ėshtė njė nevojė e pandryshueshme. Dhe nuk mund tė ketė pėrgjitje me Absoluten e Vėrtetė pa njė shprehje praktike tė kėsaj pėrngjitjeje, qė e pohon dhe e fikson atė pareshtur. Njė shprehje e tillė praktike nuk ėshtė tjetėr veēse adhurim. Pra, adhurimi ėshtė njė nevojė e pandryshueshme.


Subjektiviteti i qėllimit dhe vetmohimi

Nė secilėn fazė tė qytetėrimit njerėzor dhe nė secilėn periudhė tė jetės sė njeriut, njerėzit pėrballen me interesa tė shumta, realizimi i tė cilave kėrkon veprim sasior nė njė farė shkalle. Sado tė larmishme tė jenė cilėsitė e kėtyre interesave apo mėnyra e realizimit tė tyre nga njėra periudhė nė tjetrėn, gjithsesi ato mund tė ndahen nė dy kategori:

  1. interesa, pėrfitimet materiale dhe rezultatet e tė cilave shkojnė tek vetė individi, nga puna dhe pėrpjekjet e tė cilit varet arritja e atij interesi;
  2. interesa, nga tė cilat pėrfitojnė persona tė tjerė dhe jo punonjėsi apo grupi tė cilit i pėrket. Nė llojin e dytė pėrfshihen tė gjitha llojet e punės qė synojnė njė qėllim mė tė madh se ekzistenca e punonjėsit vetė, sepse ēdo qėllim madhor zakonisht nuk mund tė arrihet pėrveēse nėpėrmjet pėrpjekjeve tė pėrbashkėta pėr njė periudhė tė gjatė kohe.

Kategoria e parė e interesave siguron motivin e brendshėm tė individit: disponueshmėria dhe pėrpjekja pėr ta ruajtur atė, pėr sa kohė qė punonjėsi ėshtė ai qė vjel frytet e interesave dhe i shijon ato drejtpėrdrejt ėshtė e natyrshme tė gjendet tek ai pėrpjekja pėr ta ruajtur atė dhe puna pėr hir tė tij.

Sa i pėrket llojit tė dytė tė interesave, kėtu motivi pėr t’i ruajtur ato nuk ėshtė i mjaftueshėm, sepse kėtu interesat nuk janė vetėm ato tė punonjėsit aktiv; dhe shpesh, pjesa e tij e punės dhe vėshtirėsisė ėshtė mė e madhe se ajo e interesit madhor. Qė kėtej, njeriu ka nevojė pėr njė edukim tė subjektivitetit tė qėllimit dhe vetmohimit nė motiv, dmth, qė ai duhet tė punojė pėr hir tė tė tjerėve, grupit. Me fjalė tė tjera, ai duhet tė punojė pėr njė qėllim mė madhor se ekzistenca e tij dhe interesat materiale vetjake. Njė edukim i tillė ėshtė njėlloj i nevojshėm si pėr njeriun e periudhės sė elektricitetit dhe atomit ashtu edhe pėr njeriun qė luftonte me shpatė dhe udhėtonte me deve. Tė dy pėrballen me shqetėsimet e ndėrtimit dhe tė qėllimeve e situatave madhore tė cilat kėrkojnė vetmohim dhe punė pėr hir tė tė tjerėve, duke mbjellė farat frytet e tė cilave mund tė mos shihen nga ai qė i ka mbjellė. Prandaj, ėshtė e nevojshme qė tė nxitet ēdo individ qė tė kryejė njė pjesė tė kėsaj pune dhe pėrpjekjeje jo thjesht pėr veten dhe interesat e tija materialiste, nė mėnyrė qė ai tė jetė i aftė tė kontribuojė me vetmohim, qė tė synojė njė qėllim krejtėsisht “objektiv”.

Ritet luajnė njė rol madhor nė kėtė edukim. Kėto, siē e kemi parė, janė akte tė njeriut tė kryera pėr hir tė arritjes sė kėnaqėsisė sė Zotit tė Plotfuqishėm. Prandaj, ato janė tė pavlefshme nėse adhuruesi i kryen thjesht pėr interesin personal. Ato janė tė papėrshtatshme nėse qėllimi pas tyre ėshtė lavdia personale, admirimi publik, apo pėrkushtimi pėr egon, brenda rrethit dhe mjedisit tė tij. Nė fakt, ato madje bėhen akte tė paligjshme qė meritojnė dėnimit e vetė adhuruesit! E gjithė kjo ėshtė pėr hir tė adhuruesi qė pėrpiqet, nėpėrmjet adhurimit tė tij, tė arrijė njė qėllim objektiv, me gjithēka qė nėnkupton vėrtetėsi, sinqeritet dhe ai do t’ia pėrkushtojė plotėsisht adhurimit e tij vetėm Zotit tė Plotfuqishėm.

Rruga e Zotit ėshtė krejtėsisht rruga e shėrbimit tė mbarė njerėzimit. Ēdo vepėr qė bėhet pėr hir tė shėrbėtorėve tė Zotit, pėr Zotin ėshtė krejtėsisht e mjaftueshme, e pavarur nga shėrbėtorėt e Tij. Meqenėse Zoti i Vėrtetė Absolut ėshtė pėrmbi ēdo kufizim, pėrngjasim, i palidhur me asnjė grup apo anues nga ndonjė drejtim i veēantė, atėherė Rruga e Tij, praktikisht barazohet me atė tė tė GJITHĖ njerėzmit. Tė punosh pėr Zotin dhe vetėm pėr Zotin do tė thotė tė punosh pėr njerėzit, pėr tė mirėn e tė gjithė njerėzve. Kjo ėshtė njė stėrvitje psikologjike dhe shpirtėrore qė nuk resht kurrė sė funksionuari.

Sa herė qė pėrmendet rruga juridike e Zotit, mund tė kuptohet njėherazi e gjithė rruga e njerėzimit. Islami e ka bėrė Rrugėn e Zotit njė prej shtigjeve pėr tė shpenzuar zekatin qė do tė thotė: tė shpenzoje pėr tė mirėn dhe dobinė e tė gjithė njerėzimit. Gjithashtu nxitet pėrpjekja pėr Ēėshtjen e Zotit nė mbrojtje tė tė dobtėve, duke e quajtur atė Xhihad, dmth “Lufta nė Rrugėn e Zotit”.

{Ata qė besuan luftojnė nė rrugė tė All-llahut, e ata qė nuk besuan luftojnė nė rrugė tė sė Ligės. Luftoni pra miqtė e Shejtanit, s'ka dyshim se intriga e djallit ėshtė e dobėt.} (Kur’an, 4:76)

Veē kėsaj, nėse mėsojmė qė adhurimi kėrkon lloje tė ndryshme pėrpjekjesh, meqė ai nganjėherė imponon tek njeriu vetėm pėrpjekje fizike, si pėr shembull nė lutje; dhe nganjėhere psikologjike, si pėr shembull nė agjėrim; dhe herė tė tjera financiare, si tek zekati; dhe pėrsėri njė pėrpjekje tė katėrt nė nivelin e vetflijimit apo rrezikut, si tek xhihadi. Nėse i mėsojmė tė gjitha kėto, do tė jemi nė gjendje tė kuptojmė thellėsinė dhe aftėsinė e stėrvitjes shpirtėrore dhe psikologjike tė ushtruar nga njeriu nėpėrmjet riteve tė ndryshme pėr qėllimin objektiv, pėr dhėnien e ndihmesėn, pėr tė punuarit pėr njė qėllim mė tė lartė nė tė gjitha fushat e pėrpjekjes njerėzore.

Bazuar nė kėtė mund tė gjendet ndryshimi i gjerė mes njė njeriu qė ėshtė rritur duke bėrė pėrpjekje pėr tė kėnaqur Zotin, tė edukuar me punėn pa pritur shpėrblim dhe atij qė ėshtė rritur duke e matur ēdo punė sipas sasisė sė interesave personale qė mund tė nxjerrė prej saj, duke e bazuar atė nė pėrfitimet qė mund tė ketė prej saj, duke mos kuptuar – nga kjo matje dhe ky vlerėsim – asgjė tjetėr veē gjuhės sė shifrave dhe ēmimeve tė tregut. Njė njeri i tillė nuk mund tė jetė tjetėr veēse tregtar nė praktikat e veta sociale, pavarėsisht nga fusha apo lloji i tyre.

Duke marrė parasysh edukimin me qėllimin objektiv, Islami gjithmonė e ka lidhur vlerėn e njė pune me shtysat e veta, duke i ndarė ato nga rezultatet e saj. Vlera e njė veprimi nė Islam nuk ėshtė rezultati apo pėrfitimi qė ai i sjell punonjėsit apo gjithė njerėzve, por motivet qė fshihen pas tij, pastėrtia e tyre, objektiviteti dhe vetmohimi. Pėr shembull, nė rastin e njė personi qė zbulon ilaēin pėr njė sėmundje tė rrezikshme, duke shpėtuar jetėt e miliona pacientėve, Zotin nuk e vlerėson zbulimin e tij sipas pėrmasave tė rezultateve tė tij apo numrit tė pacientėve qė ka shpėtuar nga vdekja, por Ai e vlerėson atė sipas ndjenjave dhe dėshirave qė kanė prodhuar tek zbuluesi motivin pėr t’u pėrpjekur pėr ta bėrė atė zbulim. Nėse ai e ka bėrė kėtė pėrpjekje veēse me qėllim qė ta shesė atė dhe tė fitojė miliona dollarė, kjo vepėr e tija nga Zoti konsiderohet njėlloj si njė veprim thjesht tregtar, sepse logjika egoiste e motiveve egocentrike, ashtu siē e shtynė tė zbulojė ilaēin pėr njė sėmundje kronike, shumė mirė mund ta shtyjė pėr tė zbuluar mjete shkatėrrimi nėse u gjen atyre njė treg qė i blen. Njė veprim konsiderohet i lavdėrueshėm dhe i virtytshėm nėse motivet pas tij e kapėrcejnė egon: nėse ėshtė pėr hir tė Zotit dhe shėrbėtorėve tė Tij. Njė vepėr lartėsohet dhe vlerėsohet sipas shkallės sė vetmohimit dhe pjesėmarrjes sė robit tė Zotit nė kryerjen e saj.



Ndjenja e brendshme e pėrgjegjėsisė

Nėse e vėzhgojmė njerėzimin nė ēdonjėrėn prej periudhave tė tij historike, do shohim se ai ndjek njė sistem tė veēantė jete, njė mėnyrė specifike nė shpėrndarjen e tė drejtave dhe pėrgjegjėsive mes njerėzve. Do tė shohim gjithashtu se sipas sasisė sė kėrkuar tė sigurive qė anėtarėt e saj tė kapen pas kėtij sistemi dhe vėnies sė tij nė jetė, do tė jetė mė afėr stabilitetit dhe arritjes sė qėllimeve tė pėrgjithshme qė priten prej atij sistem.
Ky fakt vlen njėlloj si pėr tė ardhmen, ashtu edhe pėr tė kaluarėn, sepse ėshtė fakt i pėrcaktuar i ecjes sė qytetėruar tė njeriut pėrgjatė hapėsirės sė saj tė gjerė.
Ndėr siguritė ėshtė ajo qė ėshtė objektive, siē janė dėnimet e imponuara nga grupi pėr tė ndėshkruar individin qė shkel kufizimet. Dhe mes tyre ėshtė ajo qė ėshtė e brendshme, pra ndjenja e brendshme e pergjegjėsisė qė ka njeriu ndaj detyrimeve tė tij shoqėrore, ndaj ēfarėdolloj detyrimi qė grupi kėrkon prej tij, duke pėrcaktuar vetiu tė drejtat e tij.
Nė mėnyrė qė tė jetė njė fakt i pranishėm nė jetėn e njeriut, ndjenja e brendshme e pėrgjegjėsisė ka nevojė pėr besimin nė njė mbikqyrje, nga njohuria e sė cilės nuk shpėton as njė atom nė tokė apo qiell, si dhe njė zbatim praktik nėpėrmjet tė cilit rritet kjo ndjenjė dhe nė bazė tė tė cilit lėshojnė rrėnjė ndjenja tė njė mbikqyrjeje tė tillė gjithėpėrfshirėse.
Mbikqyrja, sė cilės nuk i shpėton asnjė atom, krijohet nė jetėn e njeriut si rezultat i lidhjes sė tij mė tė Absoluten e Vėrtetė, tė Gjithėdijshmin, tė Gjithpushtetshmin, dija e tė Cilit pėrfshin gjithēka. Kjo lidhje me veten e Tij i kursen njeriut nevojėn pėr njė mbikqyrje tė tillė, duke mundėsuar kėsisoj krijimin e njė ndjenje tė brendshme pėrgjegjėsie.
Zbatimi praktik, nėpėrmjet tė cilit rritet kjo ndjenjė e brendshme pėrgjegjėsie, aktualizohet nėpėrmjet riteve praktikuese. Sepse adhurimi ėshtė detyrė e imponuar nga i Padukshmi dhe me kėtė nėnkuptojmė qė verifikimi i tij nga jashtė ėshtė i pamundur. Ēfarėdolloj masash nga jashtė pėr ta imponuar atė do tė dėshtojnė, sepse ai ekziston nėpėrmjet qėllimit tė vetė vetes dhe angazhimit shpirtėror pėr tė punuar pėr Zotin; kjo ėshtė njė ēėshtje qė nuk mund tė pėrfshihet nė llogaritjet e njė mbikqyrjeje subjektive pėr sė jashtmi dhe atė as qė mund ta garantojė ndonjė masė ligjore. Pėrkundrazi, e vetmja mbikqyrje e suskeshme nė kėtė aspekt ėshtė ajo qė rrjedh nga lidhja me Absolutin, tė Padukshmin, dijes sė tė Cilit nuk i shpėton asgjė. E vetmja siguri e mundshme nė kėtė nivel ėshtė ndjenja e brendshme e pėrgjegjėsisė. Kjo do tė thotė qė personi qė praktikon adhurimin po pėrmbush njė detyrė e cila ndryshon nga ēdo obligim ose projekt tjetėr shoqėror kur ai merr hua dhe kthen borxhin, apo kur bėn marrėveshje dhe respekton kushtet. Kur huazon para nga tė tjerėt dhe pastaj ia kthen dhėnėsit, ai kryen njė detyrė qė hyn nė kategorinė e monitorimit tė mbikqyrjes shoqėrore; pėr rrjedhojė, vlerėsimi qė ai i bėn parashikimit tė reagimit shoqėror i dikton atij vendimin pėr tė vepruar kėshtu.

Detyra rituale, ndaj tė Padukshmit, ėshtė diēka kuptimin e brendshėm tė sė cilėn nuk e di askush pėrveē Zotit, tė Lavdėruarit, tė Gjithfuqishmit, sepse ajo ėshtė rrjedhojė e ndjenjės sė brendshme tė pėrgjegjėsisė. Nėpėrmjet praktikave fetare, kjo ndjenjė e brendshme rritet dhe njeriu mėsohet qė tė sillet nė pėrputhje me tė. Me anė tė kėsaj ndjenje mund ta gjejmė qytetarin e mirė. Pėr njė qytetari tė mirė nuk mjafton qė njeriu tė jetė i ankthshėm pėr t’i zbatuar tė drejtat ligjore tė tė tjerėve vetėm pėr shkak tė frikės sė tij nga reagimi shoqėror ndaj tij nėse ai nuk e bėn kėtė. Pėrkundrazi, qytetaria e mirė arrihet te njeriu qė nuk e shpėrfill ndjenjėn e brendshme tė pėrgjegjėsisė.
Nė Islam vėrejmė qė shpesh kėshillohet kryerja fshehtazi e jo haptazi riteve jo tė detyrueshme. Ka madje edhe rite qė pėr nga natyra janė tė fshehta, si agjėrimi, sepse ai pėrbėn njė nėnshtrim tė brendshėm qė nuk mund tė verifikohet pėr sė jashtmi. Ka rite, pėr kryerjen e tė cilave zgjidhet njė mjedis i fshehtė, duke shmangur skenėn publike, siē janė lutjet jo tė detyruara, nafile, tė natės, tė cilat duhet tė kryhen pas mesnatės. E gjithė kjo bėhet pėr tė thelluar aspektin e adhurimit tė tė Padukshmit, duke e lidhur pėrherė e mė tepėr me ndjenjėn e brendshme tė pėrgjegjėsisė. Kėsisoj, kjo ndjenjė thellohet nėpėrmjet praktikimit tė riteve dhe njeriu mėsohet qė tė sillet nė bazė tė saj, duke krijuar njė garanci tė fortė qė individi i mirė tė pėrmbushė detyrat dhe obligimet e tij.



Njė vėshtrim i pėrgjithshėm mbi ritet

Po t’u hedhim njė vėshtrim tė pėrgjithshėm riteve qė pėrmendėm mė lart, duke i krahasuar me njėri tjetrin, mund tė pėrftojmė disa kėndvėshtrime tė pėrgjithshme tė tyre. Ja disa nga kėto kėndvėshtirime.

I Padukshmi nė shpjegimin e riteve

Mė sipėr mėsuam pėr rolin e rėndėsishėm qė adhurimi luan nė jetėn e njeriut dhe se ai shpreh njė nevojė tė pandryshueshme nė ecjen e tij qytetėruese.

Nga njė tjetėr kėndvėshtrim: nėse analizojmė dhe shqyrtojmė mė kujdes veēantitė, nė kuadrin e shkencės sė pėrparuar, do tė njihemi me copėzat e urtisė dhe tė fshehtat qė shpreh jurisprudenca islame nė kėtė aspekt, tė cilat shkenca moderne ka mundur t’i zbulojė.

Kjo marrėveshje e mrekullueshme mes rezultateve tė shkencės moderne dhe shumė veēantive tė jurisprudencės islame dhe cilatdo rregullave e rregulloreve qė ajo ligjėron, shpreh njė mbėshtjetje verbuese pėr pozitėn e kėsaj jurisprudence, duke theksuar thelle tė qenit e saj e frymėzuar nga Zoti.

Megjithatė, pavarėsisht nga gjithė kėto, shpesh pėrballemi me pika tė padukshme tė adhurimit, pra njė grup detajesh e fshehta e tė cilave nuk mund tė kuptohet nga personi qė praktikon adhurimin dhe ai as qė mund t’i interpretojė ato materialisht. Pse lutja nė perėndim tė diellit duhet tė ketė tre cikle (rekate), ndėrsa ajo e mesditės ka mė shumė? Dhe pse duhet qė ēdo rekat tė pėrfshijė pėrkuljen njė herė e jo dy herė, pse dy sexhde e jo njė? E shumė pyetje tė tjera si kėto.
Kėtė aspekt tė adhurimit qė nuk mund tė intrepretohet e quajmė “e padukshme”. Kėtė aspekt, nė njė mėnyrė a njė tjetėr, e gjejmė nė pjesėn mė tė madhe tė riteve qė ligjėron jurisprudenca islame. Sė kėtejmi, mund ta konsiderojmė paqartėsinė nė kuptim qė sapo pėrmendėm si njė dukuri e pėrgjithshme tek ritet dhe njė prej tipareve tė tyre mė tė zakonshme.
Kjo paqartėsi lidhet njėkohėsisht me ritet dhe rolin e tyre tė imponuar, sepse roli i riteve, siē mėsuam mė lart, ėshtė theksimi i lidhjes me Absoluten dhe thellimi i kėsaj lidhjeje nė praktikė. Sa mė i madh tė jetė elementi i nėnshtrimit dhe dorėzimi nė njė adhurim, aq mė i fortė ėshtė efekti nė thellimin e lidhjes mes adhuruesit dhe Zotit tė tij. Nėse veprimi i praktikuar nga adhuruesi kuptohet nė tė gjitha pėrmasat e tij, i qartė nė urtinė e tij dhe dobinė nė tė gjitha hollėsitė, elementi i nėnshtrimit dhe dorėzimit do tė minimizohet dhe do tė mbizotėrohet nga qėllime interesi dhe pėrfitimi dhe nuk do jetė mė adhurim i Zotit por njė vepėr fitimprurėse e kryer nga adhuruesi qė tė nxjerrė pėrfitim prej saj.

Ashtu siē rritet fryma e bindjes dhe besnikėrisė sė ushtarit, duke u thelluar nėpėrmjet stėrvitjes ushtarake, duke i dhėnė urdhėra dhe duke kėrkuar prej tij tė veprojė me bindje dhe pa kundėrshtuar, ashtu edhe ndjenja e personit adhurues rritet dhe thellohet nė lidhjen e tij me Zotin me anė tė kėrkesės qė ai t’i praktikojė kėto rite nė aspektet e tyrė tė padukshme me pėrulje dhe dorėzim. Sepse pėrulja dhe dorėzimi kėrkojnė supozimin e ekzistencės sė njė aspekti tė padukshėm dhe orvatjen pėr tė mos e vėnė nė dyshim kėtė aspekt tė padukshėm tė adhurimit. Tė kėrkosh interpretimin e tij dhe kufizimin e interesit do tė thotė ta zhveshėsh adhurimin nga realiteti i tij – si shprehje praktike e bindjes dhe pėruljes – dhe ta masėsh atė me pėrmasat e leverdisė dhe interesit si ēdo veprim tjetėr.

Vėrejmė se kjo paqartėsi ėshtė thuajse e paefektshme nė ritet qė pėrfaqėsojnė njė interes madhor tė pėrgjithshėm, i cili bie ndesh me interesin personal tė adhuruesit, si nė rastin e xhihadit, i cili pėrfaqėson njė interes madhor tė pėrgjithshėm qė bie ndesh me dėshirėn e personi qė e kryen pėr tė ruajtur jetėn dhe gjakun e tij. Kjo ndodh edhe nė rastin e zekatit, qė pėrfaqėson njė interes madhor i cili bie ndesh me dėshirėn e fortė qė paguesi i tij ka pėr tė ruajtur pasurinė dhe pronėn e vet. Ēėshtja e xhihadit kuptohet shumė mirė nga personi qė e kryen atė dhe ēėshtja e zekatit pėrgjithėsisht kuptohet nga personi qė e jep. Kėsisoj, as xhihadi e as zekati nuk humbasin ndonjė element tė pėruljes dhe bindjes (ndaj Zotit), sepse vėshtirėsia e sakrifikimit tė jetės dhe pronės ėshtė ajo qė e bėn pranimin e njė adhurimi nga njeriu – pėr tė cilin ai flijon jetėn dhe pronėn – njė vepėr tė madhe nėnshtrimi dhe bindjeje. Shtojmė kėtu edhe faktin qė xhihadi, zekati e rite tė tjera tė ngjashme nuk supozohet tė jenė thjesht aspekte edukimi pėr individin, por gjithashtu edhe pėr arritjen e pėrfitimeve shoqėrore tė siguruara nė kėtė mėnyrė. Prandaj, vėmė re se paqartėsia theksohet pėrherė e mė tepėr nė ritet ku mbizotėron aspekti edukues i individit, si lutja dhe agjėrimi.

Sė kėtejmi nxjerrim pėrfundimin se e padukshmja nė adhurim ėshtė e lidhur ngushtė me rolin e tij edukues nė kapjen e individit pas Zotit tė vet, duke e thelluar marrėdhėnien e tij me Zotin.

Kur analizojmė ritet e ndryshme islame, gjejmė nė to njė element tė pėrfshirjes sė tė gjitha aspekteve tė ndryshme tė jetės. Ritet kurrė nuk kanė qenė tė kufizuara me norma tė veēanta ritualesh dhe as kanė qenė tė reduktuara thjesht nė nevoja qė mishėrojnė mėnyrėn e madhėrimit tė Zotit, tė Lavdėruarit e tė Lartit, si pėrkulja, pėrgjunja dhe pėrgjėrimi; pėrkundrazi, ato janė zgjeruar pėr tė pėrfshirė tė gjithė sektorėt e veprimtarisė njerėzore. Xhihadi, pėr shembull, ėshtė njė rit, njė veprimtari shoqėrore. Zekati ėshtė rit, e po ashtu edhe veprimtari njerėzore, konkretisht financiare. Agjėrimi ėshtė rit, por edhe sistem tė ushqyeri. Si abdesi ashtu edhe gusli (banja rituale) janė norma tė adhurimit. Ato janė dy mėnyra tė pastrimit tė trupit. Ky aspekt pėrfshirės i adhurimit shpreh njė prirje tė pėrgjithshme tė edukimit islam qė ka pėr qėllim lidhjen e njeriut, nė tė gjitha veprimtaritė e tij, me Zotin e Plotfuqishėm, duke e kthyer ēdo vepėr tė dobishme nė adhurim, pavarėsisht nga lloji apo fusha. Pėr tė gjetur njė bazė tė pandryshueshme pėr kėtė prirje, ritet e pandryshueshme janė shpėrndarė nė fusha tė ndryshme tė veprimtarisė njerėzore, duke e pėrgatitur njeriun qė ta stėrvisė veten pėr tė derdhur frymėn e adhurimit nė tė gjitha veprimet e tij tė dobishme dhe frymėn e xhamisė nė tė gjitha vendet e aktivitetit tė tij; nė fushė, fabrikė, dyqan apo zyrė, pėr sa kohė qė veprimi i tij tė jetė i mirė, pėr hir tė Zotit, tė Lavdėruarit, tė Lartit.

Nė kėtė aspekt, jurisprudenca islame ndryshon nga dy prirje tė tjera fetare: prirja pėr ta ndarė adhurimin nga jeta dhe prirja pėr ta kufizuar jetėn nė njė kornizė tė ngushtė tė adhurimit, siē bėjnė murgjit dhe mistikėt.

Sa i pėrket prirjes sė parė, ajo e shkėput adhurimin nga jeta, duke bėrė qė adhurimi tė kryet nė vende tė krijuara posaēėrisht pėr tė. Ajo kėrkon qė njeriu tė jetė i pranishėm nė kėto vende pėr ta kryer detyrėn e tij ndaj Zotit dhe adhuruar Atė, aq sa kur largohet prej kėtyre vendeve, ai i lė shėndenė adhurimit, duke u dhėnė pas punėve personale derisa kthehet pėrsėri te kėto vende tė shenjta.

Prandaj, jurisprudenca islame i ka shpėrndarė ritet nė fusha tė ndryshme tė jetės, duke nxitur praktikimin e tyre nė ēdo vepėr tė mirė. Ajo i shpjegon njeriut qė dallimi mes xhamisė, qė ėshtė shtėpia e Zotit dhe shtėpisė sė njeriut nuk qėndron nė cilėsinė e ndėrtimit apo emėrtimit; pėrkundrazi, xhamia e ka merituar tė jetė shtėpia e Zotit sepse aty ėshtė vendi ku njeriu praktikon njė vepėr qė shkon pėrtej egos sė tij dhe prej tė cilės ai synon njė qėllim mė tė lartė se ai qė dikton logjika e kufizuar e interesave materialiste dhe se ky vend duhet tė zgjerohet pėr tė pėrfshirė tė gjitha aspektet e jetės. Ēdo vend ku njeriu kryen njė veprim qė shkon pėrtej vetes sė tij, dhe qė me anė tė tij ka pėr qėllim tė arrijė kėnaqėsinė e Zotit dhe tė gjithė njerėzve, mbart, vėrtet, frymėn e xhamisė.

Sa i pėrket prirjes sė dytė, e cila e redukton jetėn nė njė kornizė tė ngushtė adhurimi, ajo pėrpiqet ta kufizojė njeriun te xhamia nė vend qė ta zgjerojė kuptimin e xhamisė pėr tė pėrfshirė tė gjitha vendet qė dėshmojnė njė veprim tė mirė tė njeriut.

Kjo rrymė mendimi beson se njeriu jeton njė konflikt tė brendshėm mes shpirtit dhe trupit dhe se ai nuk mund ta arrijė njėrėn prej kėtyre tė dyjave. Dualiteti i adhurimit dhe veprimtaritė e ndryshme tė jetės e paralizojnė adhurimin dhe pengojnė rolin e tij konstruktiv edukues pėr tė zhvilluar motivet e njeriut dhe arritur objektivin, duke i mundėsuar atij qė tė shkojė pėrtej egos dhe interesave tė ngushta personale nė sfera tė ndryshme tė veprimtarisė. Zoti, i Lavdėruari, i Larti, nuk ka kėrkuar kurrė qė tė adhurohet pėr hir tė Vetes sė Tij, sepse Ai ėshtė i pavarur nga adhuruesit e Tij qė tė kėnaqet me njė adhurim tė tillė dhe Ai as qė e ka vėnė ndonjeherė Vetes si synim dhe objektiv tė ecjes njerėzore qė njeriu tė mund tė pėrkulė kokėn para Tij brenda sferės sė adhruimit tė tij dhe kaq! Pėrkundrazi, Ai ka dashur qė njė adhurim i tillė tė ndėrtojė njeriun e mirė i cili tė jetė io aftė pėr tė shkuar pėrtej egos sė vet, duke luajtur njė rol mė tė madh nė ecjen. Arritja shembullore e kėsaj nuk mund tė arrihet pėrveēse kur fryma e adhurimit zgjerohet gradualisht tek tė gjitha veprimtaritė e tjera tė jetės, sepse, siē e kemi parė, zgjerimi i saj nėnkupton zgjerim tė objektivitetit tė qėllimit dhe ndjenjės sė brendshme tė sjelljes sė pėrgjegjėshme, aftėsisė pėr tė kapėrcyer veten pėr tė qenė nė harmoni me njeriun brenda kėsaj kornize pėrfshirėse kozmike, me pėrjetėsinė dhe pavdekėsinė qė e rrethojnė atė. Pėrveēse nė kurriz tė tjetrit. Prandaj, nė mėnyrė qė ai tė rritet dhe tė ngrihet nga ana shpirtėrore, ai duhet ta privojė trupin nga gjėrat e mira, duke e zvogėluar praninė e tij nė skenėn e jetės dhe luftuar pareshtur me dėshirat dhe aspiratat e tij nė fusha tė ndryshme tė saj, derisa tė arrijė fitoren mbi tė gjitha kėto nėpėrmjet abstenimit tė gjatė, deprivimit dhe praktimit tė disa ritualeve tė caktuara.

Jurisprudenca islame e hedh poshtė edhe kėtė prirje, sepse ajo i ligjėron ritet pėr hir tė jetės. Jeta nuk mund tė konfiskohet pėr hir tė riteve. Nė tė njėjtėn kohė, ajo pėrpiqet shumė pėr tė bėrė tė mundur qė njė njeri i mirė tė derdhė gjithė frymėn e adhurimit nė sjelljen dhe veprimtarinė e tij. Kjo nuk do tė thotė se ai duhet tė ndėrpresė aktivitetet e tij tė ndryshme nė jetė dhe ta kufizojė veten mes mureve tė altarit; pėrkundrazi, kjo do tė thotė qė ai t’i shndėrrojė tė gjitha veprimtaritė e tij nė rituale.
Xhamia ėshtė thjesht njė baze prej ku njė njeri i mirė vendos tė kyejė sjelljen e tij tė pėrditshme, por ajo nuk kufizohet vetėm tek kjo sjellje. Profeti i Shenjtė (paqja qoftė mbi tė) i ka thėnė Ebu Dherr el-Ghifarit: “Nėse je nė gjendje tė hash e tė pish pėr hir tė askujt tjetėr veē Zotit, atėherė bėje!”

Kėshtu, adhurimi i shėrben jetės. Edukimi dhe suksesi i tij fetar pėrcaktohet nga zgjerimi i tij, nė kuptim dhe frymė, tek tė gjitha fushat e jetės.


Adhurimi dhe shqisat

Perceptimi i njeriut nuk ndodh vetėm me anė tė shqisave dhe as nuk ėshtė thjesht njė arsyetim intelektual dhe jomaterial. Ai ėshtė njė pėrzierje e arsyes me ndjenjėn materiale dhe jomateriale. Kur nga adhurimi kėrkohet qė tė kryejė funksionin e tij nė njė rrugė me tė cilėn njeriu ndėrvepron nė mėnyrė tė pėrkryer dhe pėrmes tė cilės ėshtė nė harmoni me karakterin e tij, adhurimi pėrbėhet nga njė mendje dhe shqisa. Pra adhurimi duhet tė pėrmbajė njė aspekt tė ndjeshėm dhe njė intelekt jomaterial, nė mėnyrė qė tė jetė nė pėrputhje me personalitetin e adhuruesit. Po ashtu adhuruesi, gjatė kryerjes sė adhurimit e jeton lidhjen e tij me Absolutin me tėrė qenien e vet.

Sė kėtejmi, qėllimi, ashtu si pėrmbajtja psikologjike e adhurimit, gjithmonė pėrfaqėson aspektin e tij intelektual dhe jomaterial, sepse e lidh adhuruesin me Absolutin, tė Lavdėruarin, tė Lartin. Ka edhe aspekte tė tjera tė adhurimit qė pėrfaqėsojnė aspektin e tij material:
Kibla ndaj sė cilės adhuruesi duhet tė drejtojė fytyrėn gjatė faljes;
Harami, qė vizitohet si nga ata qė kryejnė haxhin ashtu edhe nga ata qė bėjnė umren e rreth tė cilit kryejnė tavvafin;

Safa dhe Mervva, mes tė cilėve ai vrapon; Xhamratul Akabeh, ku ai gjuan gurė;

Xhamia, qė ėshtė njė vend i krijuar posaēėrisht pėr adhurim;          

Tė gjitha kėto janė tė lidhura me shqisat dhe tė ngjitura me adhurimin: nuk ka namaz pa njė kibėl, e as tavvaf pa njė Haram, e kėshtu me radhė, pėr hir tė pėrmbushjes sė pjesės qė ka tė bėjė me shqisat tek adhuruesi dhe dhėnies atij tė drejtėn dhe pjesėn e adhurimit qė i takon.

Kjo ėshtė rruga e mesme nė organizimin e adhurimit dhe formėsimit tė tij sipas instikteve tė njeriut, si dhe pėrbėrjes tė tij tė veēantė intelektuale e shqisore.
Ai pėrballet me dy drejtime tė tjera: njėri prej tyre shkon nė ekstrem nė esėllimin e njeriut, nėse mund tė thuhet kėshtu, duke e trajtuar atė sikur ai ka qenė njė intelekt jomaterial, pėrkundėr tė gjitha shprehjeve ndijore tė tij nė sferėn e adhurimit. Pėrderisa Absoluti i Vėrtetė, i Lavdėruari, nuk kufizohet nė kohė dhe hapėsirė dhe as nuk mund tė pėrfaqėsohet nga njė pamje, atėherė Adhurimi i Tij duhet tė mbėshtetet nė premisa tė tilla dhe nė mėnyrėn qė mundėson tė menduarit krahasues tė njeriut pėr t’iu drejtuar Absolutit tė vėrtetė.

Njė mėnyrė e tillė tė menduari nuk miratohet nga jurisprudenca islame, sepse, krahas shqetėsimit tė saj rreth aspekteve intelektuale qė ngre hadithi: “Njė orė meditim ėshtė mė mirė se njė vit adhurim,” ajo gjithashtu beson se adhurimi me pėrkushtim, pavarėsisht se sa i thellė, nuk mund ta mbushė plotėsisht unin e njeriut apo tė zėrė kohėn e tij tė lirė dhe as qė mund ta lidhė atė me Absolutin e Vėrtetė nė tė gjithė qenien e tij, sepse njeriu asnjėherė nuk ka qenė thjesht njė intelekt.

Nga kjo pikėnisje realiste dhe objektive ritet nė Islam kanė patur njė bazė si intelektuale ashtu edhe ndijore. Personi qė kryen namazin praktikon mė dėshirė njė adhurim intelektual, duke i mohuar Zotit tė tij ēfarėdo kufizimi apo matjeje. Sepse, kur ai nis namazin me Allahu ekber (Allahu ėshtė i Madh), duke e marrė njėkohėsisht Qaben e shenjtė si kushtrim hyjnor tė cilit ia drejton ndjenjat dhe lėvizjet e tij, ai e jeton adhurimin si me intelekt ashtu edhe me ndjenja, logjikė dhe emocion - si jomaterialisht ashtu edhe intelektualisht.

Prirja tjetėr shkon nė ekstrem nė pjesėn qė ka tė bėjnė me shqisat, duke e shndėrruar kushtrimin nė njė identitet dhe aluzion ndaj realitetit, duke bėrė qė adhurimi i simbolit tė zėvendėsojė kuptimin e vėrtetė tė simbolit dhe tė drejtuarit ndaj tij nė vend tė realitetit qė ai tregon; kėshtu, adhuruesi zhytet, nė njė mėnyrė a njė tjetėr, nė politeizėm dhe paganizėm.

Njė prirje e tillė e asgjėson krejtėsisht frymėn e adhurimit dhe e paralizon funksionin e tij si vegėl qė lidh njeriun dhe pėrparimin e tij qytetėrues me Absolutin e Vėrtetė, duke e shndėrruar atė nė njė vegėl qė e lidh atė me absolute tė rreme, me simbole qė, nėpėrmjet zhveshjes sė rreme intelektuale tė ēėshtjes janė shndėrruar nė njė absolute. Nė kėtė mėnyrė, adhurimi i rremė bėhet perdja ndarėse mes njeriut dhe Zotit tė tij, nė vend qė tė jetė njė lidhje mes tyre.
Islami e ka hedhur poshtė njė prirje tė tillė, sepse kjo fe e dėnon paganizmin nė tė gjitha format e tij, duke shkatėrruar idhujt e tij dhe duke i dhėnė fund zotave tė rremė, duke mos pranuar asnjė objekt tė kufizuar si simbol tė Absolutit tė Vėrtetė, Zotit, tė Lavdishmit, apo si pėrsonifikim i Tij. Por Islami ka bėrė tė qartė dallimin mes kuptimit tė idhullit qė ka shkatėrruar dhe Kiblės qė ka sjellė, kuptimi i sė cilės pėrēon asgjė mė shumė se njė pikė e veēantė gjeografike qė ėshtė pėrzgjedhur hyjnėrisht duke e lidhur atė me namazin, pėr tė kėnaqur aspektin e adhuruesit qė ka tė bėjė me shqisat. Paganizmi nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė pėrpjekje e devijuar pėr ta pėrmbushur kėtė aspekt dhe jurisprudenca islame ka qenė nė gjendje ta korrigjojė atė, duke sjellė njė rrugė tė drejtė nė harmonizimin mes adhurimit tė Zotit, Absolutit, i Cili nuk ka as kufij e as personifikim, dhe nevojės sė njeriut i cili pėrbėhet prej ndjenjash dhe intelektit - pėr ta adhuruar Zotin si me ndjenja ashtu edhe me intelekt!



Pėrfundimi: Aspekti social i adhurimit 

Nė thelb, ashurimi pėrfaqėson marrėdhėnien mes njeriut dhe Zotit tė tij. Ai i jep kėsaj lidhjeje elementė tė mbijetesės dhe qėndrueshmėrisė. Por kjo ėshtė formuluar nė jurisprudencėn islame nė mėnyrė qė shpesh e ka bėrė atė instrumentale pėr marrėdhėnien mes njeriut dhe tė ngjashmit tė tij dhe kjo ėshtė ajo qė ne e quajmė aspekti shoqėror i adhurimit.

Disa rituale, pėr nga natyra e tyre imponojnė izolimin dhe vendosjen e marrėdhėnieve shoqėrore mes atyre qė e praktikojnė atė ritual. Pėr shembull, xhihadi kėrkon prej adhuruesve qė luftojnė pėr Zotin qė tė krijojnė mes tyre marrėdhėnie tė tilla siē do tė ndodhte natyrshėm mes trupave tė njė ushtrie luftarake.

Ka rituale tė cilat nuk kėrkojnė domosdoshmėrisht veprimin nė bashkėsi (xhema’ah), por pavarėsisht nga kjo, ato janė tė lidhura, nė njė mėnyrė a njė tjetėr, me xhema’atin nė mėnyrė qė tė krijojnė njė pėrzierje mes marrėdhėnies sė njeriut me Zotin e tij dhe marrėdhėnien e tij me tė ngjashmit e vet.

Mes ritualeve tė namazit ėshtė edhe falja nė xhema’at, ku lutja e individit bėhet adhurim i grupit, duke pėrforcuar lidhjet mes grupit, duke thelluar lidhjet shpirtėrore mes tyre nėpėrmjet unitetit tė tyre nė praktikimin e ritualeve.
Po ashtu, kryerja e haxhit ka kohė dhe lokalizim tė pėrcaktuar qartė dhe ēdo pjesėmarrės duhet ta praktikojė atė brenda kėtyre afateve kohore dhe vendeve, pra, njė pjesėmarrje e tillė evoluon si veprimtari madhore shoqėrore.

© dielli.net

 
copyright © dielli.net. All rights reserved.
Tekstet e prezentuara domosdoshmërisht nuk përfaqësojnë politikën e redaksisë të dielli.net!