Prirja e Racionalizimit tė Ligjeve tė Sheri'atit
Sejjid Muhammed Rizvi
30.11.2007




"Pėrse duhet tė falemi pesė herė nė ditė? Pėrse qentė dhe derrat konsiderohen tė papastėr (nexhis)? Pėrse njė kafshė e therur nė mėnyrė joislame ėshtė e ndaluar (haram) dhe e ndytė?" Kėto janė vetėm disa nga pyetjet e shumta qė shtrohen nga tė rinjtė, mbi ligjet e Sheri'atit. Ata duan ta "racionalizojnė" ēdo ligj tė Sheri'atit; ata dėshirojnė tė dinė arsyen dhe qėllimin e ligjėrimit tė gjykimeve tė tilla. Pėrpara se tė shpjegohet vlefshmėria ose jo e "racionalizimit" tė Sheri'atit, duket i nevojshėm qartėsimi i qėndrimit themelor tė njė muslimani ndaj Sher'iatit.

Islami ėshtė njė din – fe. Din do tė thotė sistem i plotė jete, qė pėrbėhet nga bindje dhe ligje. Pėr tė njohur qėndrimin islam ndaj ligjeve tė Sheri'atit, duhet studiuar Kur'ani dhe Hadithi. Nė Kur'an e Hadith gjenden dy qėndrime tė ndryshme ndaj dy aspekteve tė ndryshme tė fesė. Kėto dy aspekte tė fesė janė: a) bindjet themelore, tė njohura si usul ed-din (rrėnjėt e fesė); b) ligjet e Sheri'atit, tė njohura pėrgjithėsisht si furu' ed-din (degėt e fesė).

Lidhur me "rrėnjėt e fesė", Islami pret qė muslimanėt tė besojnė nė ēėshtjet themelore tė fesė sė tyre pasi tė kenė arritur bindje pėr vėrtetėsinė e tyre nėpėrmjet hulumtimit dhe pėrsiatjes. Kur'ani i qorton shumė qartė ata qė ndjekin tė tjerėt nė ēėshtje besimi:

{Nuk ka shtrėngim nė fe, s'ka dyshim se rruga e drejtė ėshtė dalluar qartė nga e shtrembra} (2:256). Kur'ani pohon sėrish: {E kur u thuhet atyre: ‘Ejani tek ajo qė ka zbritur Allahu, dhe (te) i Dėrguari' ata thonė: ‘Na mjafton ajo nė tė cilėm i gjetėm paraardhėsit tanė.' Si kėshtu?! Edhe pse paraardhėsit e tyre s'kishin dije pėr asgjė e as nuk ishin tė udhėzuar?} (5:104). Ky dėnim i fuqishėm i idhujtarėve pėrsėritet gjetiu me fjalėt: {dhe kur u thuhet: ‘Ndiqni atė qė ka zbritur Allahu', ata pėrgjigjen, "Jo, por ne ndjekim ato nė tė cilat i kemi gjetur paraardhėsit tanė} (2:170, 31:21). Islami pohon se njeriu mund t'i shqyrtojė pikėpamjet dhe qėndrimet e tė tjerėve, por ai duhet tė pranojė vetėm atė qė ėshtė e arsyeshme tė besohet: {Ndaj, jepja sihariqet e mira shėrbėtorėve tė Mi qė e dėgjojnė fjalėn dhe ndjekin mė tė mirėn presj saj. Ata janė qė Allahu i ka udhėzuar e ata janė tė menēurit} (39:17)

Po kėshtu, nė librat e haditheve shohim se i Dėrguari i Allahut (s) dhe Imamėt e Ehl ul- Bejtit pėrdornin argumente intelektuale nė ēėshtjet e besimit pėr t'i bindur kundėrshtarėt e tyre dhe kėrkuesit e sė vėrtetės. Ky pėrbėn nė vetvete njė shembull dhe traditė pėr muslimanėt, qė t'i mbėshtesin besimet e tyre mbi tė kuptuarit dhe bindjen. Mirėpo, kur ėshtė fjala pėr "degėt e fesė", Islami pret bindje absolute nga muslimanėt. Arsyeja e kėsaj pritshmėrie ėshtė mjaft e qartė: me tė besuar me vullnetin e tij tė lirė nė Allahun si Krijuesin dhe Vėnėsin e Urtė tė ligjeve e nė Muhammedin (s) si tė Dėrguarin e pagabueshėm tė Allahut, dhe nė Kur'anin si fjalėn e Allahut, muslimani duhet - pėr rrjedhojė logjike - t'i pėrmbahet Sheri'atit. Ky nėnshtrim absolut i lidhur me Sheri'atin mund tė nxirret nga ajetet:

{Asnjė besimtari apo besimtareje nuk i takon qė kur Allahu dhe i Dėrguari i Tij vendosin njė ēėshtje, tė bėjnė nė tė ndonjė zgjedhje tė tyren. E kush nuk i bindet Allahut e tė Dėrguarit tė Tij, ai padyshim ėshtė shmangur shumė nga e Vėrteta} (33:36) {O ju qė keni besuar! Mos i dilni pėrpara Allahut dhe tė Dėrguarit [nė ēėshtjet e fesė] dhe frikėsojuni Allahut; s'ka dyshim se Allahu ėshtė Dėgjues, Njohės} (49:1) {O ju qė keni besuar! Bindjuni Allahut dhe atyre nė autoritet mbi ju (Imamėve)} (4:59) {Nuk kemi dėrguar asnjė profet veēse qė njerėzit t'i bindeshin} (4:64)

Pėr tė pėrmbledhur: nė bindjet islame, muslimanit i kėrkohet tė besojė vetėm pasi tė jetė thelluar, kurse nė ligjet islame prej tij pritet qė t'u besojė pa rezerva.

Tani, le t'i kthehemi ēėshtjes se pėrse ėshtė ligjėruar njė ligj i caktuar i Sheri'atit. Nga pikėpamja e arsyeve dhe qėllimieve tė ligjeve, Sheri'ati mund tė ndahet nė katėr kategori:

1. Ligjet me arsye dhe qėllime tė vetėkuptueshme, si psh: tė ndihmuarit e nevojtarėve ėshtė shumė i kėshillueshėm (mustehab), vrasja ėshtė e ndaluar (haram), pagimi i taksave si khumsi dhe zekati ėshtė i detyrueshėm (waxhib). Nuk nevojitet pėrgatitje prej eksperti apo intelekt i jashtėzakonshėm pėr tė ditur se tė ndihmuarit e nevojtarėve ėshtė gjė e mirė, se pagimi i taksave ėshtė i domosdėoshėm pėr ruajtjen e barazpeshės financiare nė shoqėri, apo se vrasja e gėnjeshtra janė tė kėqija.

2. Ligjet qė i kanė arsyet dhe qėllimet tė shpjeguara nė Kur'an e Hadith, si pėr shembull se pijet alkoolike janė tė ndaluara, se kamata ėshtė e ndaluar, se agjėrimi i muajit tė Ramazanit ėshtė i detyrueshėm e po kėshtu edhe namazi.

Kur'ani dhe Hadithi kanė treguar se pija ėshtė njė nga shkaqet kryesore tė sė keqes sepse njė njeri i dehur nuk e kontrollon vetveten. Megjithėse botės iu desh njė kohė e gjatė dhe pėrvojė e hidhur pėr ta kuptuar aspektin negativ tė dehjes, Islami ia deklaroi dėmin dhe tė keqen katėrmbėdhjetė shekuj mė parė, duke thėnė qė {mėkati i saj ėshtė mė i madh se pėrfitimi} (2:219)

Kamata ndalohet. Kur'ani dhe Hadithi e kanė shpjeguar dėmin e kamatės. Ajo shpie nė shkatėrrimin e pjesės sė varfėr tė shoqėrisė dhe e tėrė pasuria rėndon drejt tė kamurve.[1] Agjėrimi ėshtė pėrgatitje shpirtėrore dhe trupore qė i afron mė shumė shėrbėtorėt te Allahu dhe i bėn mė tė bindur ndaj Sheri'atit.

Namazi ėshtė mjet i shprehjes sė mirėnjohjes sonė ndaj Allahut: {O ju qė besoni! Hani nga mirėsitė qė ju kemi siguruar dhe falėnderojeni Allahun} (2:172). Ajo pėrbėn njė mėnyrė tė rėndėsishme pėr tė arritur qetėsinė shpirtėrore: {vėrtet, me tė kujtuarit e Allahut qetėsohen zemrat} (13:28); dhe ai ėshtė gjithashtu metodė shumė efektive pėr ta bėrė besimtarin edhe mė tė bindur ndaj ligjeve tė Allahut: {s'ka dyshim se namazi mban larg prej tė shėmtuarės dhe sė ligės} (29:45).

Ekzistojnė shumė hadithe tė Imamėve tanė, qė shpjegojnė arsyet dhe qėllimet e shumė ligjeve tė Sheri'atit. Dijetari i famshėm imami Shejh es-Saduk ka mbleshur shumė prej tyre nė veprėn e tij ‘Ilal-u Shera'i .

3. Ligjet tė cilave nuk u janė shpjeguar arsyet dhe qėllimet nė Kur'an ose Hadith, por tė cilave horizontet nė zgjerim tė dijes njerėzore kanė ndihmuar t'ua kuptojmė synimin dhe dobinė e tyre: pėr shembull, pėrse ndalohet mishi i derrit; pėrse rrethprerja kėshillohet shumė nga Sheri'ati, si dhe pėrse vetėm peshqit me luspa lejohen tė konsumohen nė Islam.[2]

Pėr dobinė e rrethprerjes, po citojmė Sherman Silber-in, qė thotė se: "Ka njė sėrė arsyesh pėrse rrethprerja ėshtė dobiprurėse dhe pse duhet kryer mė mirė nė fėmijėri. Sė pari, ... ndalon kancerin e penisit nė jetėn e mėvonshme ... Kanceri i penisit ndodh zakonisht kur s'ėshtė treguar kujdes i nevojshėm pėr lafshėn ... Njė tjetėr dobi e rrethprerjes ėshtė se gratė e burrave rrethprerė kaplohen mė rrallė nga kanceri cervikal (i mitrės) ... Dobia mė e drejtpėrdrejtė e rrethprerjes ėshtė se ajo parandalon akumulimin e vajėrave dhe sekrecioneve (tė quajtura smegma) nėn lafshė, tė cilat shpiejnė nė infektim, fryrje dhe nganjėherė kontraktim tė lafshės, duke bėrė qė maja e penisit tė mbesė e mbyllur."[3]

Pėr peshqit, ėshtė thėnė se ato pa luspa janė tė dėmshme pėr njerėzit. Mbėshtetur nė kėrkimet shkencore, trupat amerikane nė lindje ishin porositur se "peshqit pa luspa tė detėrave tropikale ėshtė mė mirė tė lihen."

Duhet pėrmendur kėtu se arsyet e Sheri'atit qė janė zbuluar nga dituria njerėzore nuk mund tė konsiderohen si arsyeja e vėrtetė, pėrfundimtare (ratio legis) pėr ligjėrimin e atyre ligjeve, sepse dija njerėzore ėshtė akoma nė djepin e saj kurse Islami, sheri'ati pėrfundimtar i Zotit do tė mbetet nė fuqi deri nė fund tė botės. Megjithatė, faktet shkencore mund tė pėrdoren pėr tė shpjeguar dobinė dhe tė mirat qė vijnė nga ligjet e Sheri'atit.

4. Ligjet, arsyet dhe qėllimet e tė cilave nuk janė shpjeguar as nė Kur'an dhe Hadith e qė as pėrparimi i dijes njerėzore nuk ka mundur t'i shpjegojė: psh pėrse katėr rekate nė drekė, pasdite dhe darkė, ndėrkohė qė vetėm tre nė muzg dhe dy nė agim.

Sa u pėrket tre llojeve tė para tė ligjeve, nuk ka ndonjė problem tė madh pėr t'ua shpjeguar arsyet dhe synimet. Problemi shfaqet kur fillojmė tė racionalizojmė ligjet qė kanė ardhur nė kategorinė e katėrt.

Lidhur me ligjet e kėsaj kategorie, e vetmja gjė qė mund tė thuhet ėshtė se muslimani duhet tė ketė besim tė plotė qė ekzistojnė patjetėr qėllime tė dobishme nė kėto ligje. Qėllimi i tyre mund tė jetė material, shpirtėror, ose qė tė dyja. Pėrse duhet tė kemi njė besim tė tillė nė ligjet e Sheri'atit? Sepse ne, ndjekėsit e dymbėdhjetė Imamėve pas Pejgamberit (s) besojmė qė veprimet e Allahut kanė synim dhe se ato janė nė dobi tė qenieve njerėzore; e kjo pėrfshin edhe ligjet e Sheri'atit.[4] Mbi bazėn e kėsaj bindjeje, duhet tė kemi besim tė plotė se tė gjitha ligjet e Tij (pėrfshi ato tė cilave s'ua dimė akoma synimin) kanė synim dhe dobi prė qeniet njerėzore.

Kėtu mbetet pėr t'u sqaruar edhe njė pikė tjetėr: nuk ėshtė pėrgjegjėsi e dijetarėve islamė qė tė zbulojnė qėllimin dhe arsyen e ligjeve tė Sheri'atit. Detyra e tyre parėsore ėshtė shpjegimi i ligjeve tė Sheri'atit. Pėrgjegjės pėr zbulimin dhe shpjegimin e qėllimeve tė ligjeve tė Sheri'atit janė intelektualėt muslimanė qė janė ekspertė tė shkencave moderne. Fatkeqėsisht, shumė pak prej tyre janė tė interesuar nė kėtė aspekt tė Sheri'atit, kurse tė interesuarve prej tyre u mungon njohja e Kur'anit dhe Hadithit.

Besimi qė, edhe pse mund tė mos ia dimė arsyen ose qėllimin njė ligji tė caktuar tė Sheri'atit, ai duhet ta ketė njė arsye tė mirė dhe synim tė dobishėm, mund tė kuptohet nga ky episod i Kur'anit, i cili tregon se po tė na tregohet arsyeja e vėrtetė e tij, ne do ta pranonim menjėherė se ajo ishte gjėja e duhur pėr t'u kryer.

Teksa po i predikonte popullit tė vet njė ditė, Pejgamberi Musa (paqe pastė mbi tė) mendoi se Allahu i kishte dhėnė privilegj tė madh dhe se ai ishte mė i dituri i njerėzimit. Allahu nuk ishte i kėnaqur madje as me njė shenjė aq tė vogėl krenarie nė mendjen e Musait, ndaj Xhibra'ili u dėrgua qė ta njoftonte Musain se nė mesin e shėrbėtorėve tė Allahut kishte njė person mė tė ditur se ai. Bashkė me njėrin prej ndjekėsve tė tij, Musai shkoi ta takonte njeriun e ditur, qė nė hadithet tona mban emrin Khidr. Kur'ani tregon hollėsitė e takimit tė tyre:

60. (pėrkujto) Kur Musai djaloshit qė e shoqėronte i tha: "Nuk do tė ndalem sė ecuri deri tė arrijė vendtakimin e e dy deteve, ose do tė udhėtoj njė kohė tė gjatė.

61. Kur arritėn ata tė dy vendtakimin e atyre deteve, e harruan peshkun e tyre, e ai (peshku) mori rrugėn e vet si (strofull) nė det.

62. Pasi e kaluan atė vend, ai (Musai) i tha djaloshit: "Na jep sillėn tonė (ushqimin), meqė nga ky udhėtim jemi lodhur".

63. Ai (djaloshi - Jusha' bin Nun) tha: "A e sheh!?" Kur u strehuam te shkėmbi, unė e harrova peshkun dhe pėrveē djallit, nuk mė bėri kush ta harroj qė tė ta kujtoj, dhe ai nė mėnyrė tė ēuditshme mori rrugėn pėr nė det!

64. Ai (Musai) tha: "Ai ėshtė (vendi) qė ne po e kėrkojmė!" Dhe u kthyen qė tė dy rrugės sė tyre prej nga kishin ardhur.

65. Dhe e gjetėn njė robė Tanė, tė cilit i kemi dhuruar mėshirė nga ana e Jonė dhe e kemi mėsuar me njė dituri tė posaēme nga Ne.

66. Atij (Khidrit) Musai i tha: "A pranon tė vijė me ty, qė tė mė mėsosh nga ajo qė je imėsuar(i dhuruar) ti: dituri tė drejtė e tė vėrtetė?

67. Ai (Khidri) tha: "Sigurisht, ti nuk do tė mund tė kesh durim me mua!"

68. Si do tė durosh pėr atė qė nuk je i njoftuar?

69. (Musai) Tha: "Nė dashtė Allahu, do tė shohėsh se do tė jem i durueshėm dhe nuk do tė kundėrshtoj ty asgjė!"

70. Ai i tha: "Nėse mė shoqėron ti mua, atėherė mos mė pyet pėr asgjė, derisa unė vetė tė tė tregoj pėr tė".

71. E ata tė dy shkuan deri kur hipėn nė anije, ai (i dishmi) e shqeu atė. Ai (Musai) tha: "A e shqeve qė t'i fundosėsh udhėtarėt e saj, vėrtet bėre njė punė tė hatashme?"

72. Tha: "A nuk tė thashė se nuk do tė mund tė kesh durim me mua?"

73. (Musai) Tha: "Mos mė qorto pėr se harrova dhe mė mundo me vėshtirėsi nė kėtė shoqėrim timin (lehtėsoma punėn)!"

74. Vazhduan tė shkojnė deri kur e takuan njė djalė tė ri, e ai (i dijshmi) e mbyti atė. (Musai) Tha: "A e mbyte njeriun e pastėr, pa mbytė ai askė?! Vėrtet ke bėrė njė pumė tė shėmtuar!"

75. (Khidri) tha: "A nuk tė thashė se vėrtet ti nuk do tė mund tė kesh durim me mua?"

76. (Musai) Tha: "Nėse pas kėsaj tė pyes (tė kundėrshtoj) pėr ndonjė gjė, atėherė mos mė lejo tė shoqėroj. Tashmė ndaj meje ke arsyetim (tė mos mė shoqėrosh)!"

77. Vazhduan tė shkojnė deri arritėn te banorėt e njė qyteti qė prej tyre kėrkuan t'u japin ushqim, po ata nuk deshėn t'i pranojnė si mysafirė (e as t'i ushqejnė) e ata tė dy gjetėn njė mur qė gati rrėzohej, e ai e drejtoi (murin). (Musai) Tha: "Sikur tė kishe dashur do t'u merrje shpėrblim pėr kėtė!"

78. Ai (i dijshmi) tha: "Tash ka ardhur koha e ndarjes mes meje e teje, e unė do tė tregoj pėr domethėnien e asaj qė nuk mund tė keshė durim!"

79. Sa i pėrket anijes, ajo ishte pronė e tė varfėrve, qė veprojnė nė det, e unė desha tė bėjė atė me tė meta, ngas para tyre ishte njė sundues qė grabiste ēdo anije (tė aftė - pa tė meta).

80. Sa i pėrket djaloshit, dy prindėrit e tij ishin besimtarė, e u frikėsuam se ai do t'i shpie ata tė dy nė humbje e nė mosbesim.

81. Deshėm qė Zoti t'u japė nė vend tė tij njė mė tė mirė se ai dhe mė tė afėrt nė respekt dhe nė mėshirė (ndaj prindėrve).

82. Pėrsa i pėrket murit, ai ishte i dy djelmoshave jetimė tė atij qyteti, e nėn tė ata kishin njė thesar (ari) dhe babai i tyre ka qenė njeri i mirė, e Zoti yt dėshiroi qė ata dy (jetimė) ta arrijnė pjekurinė e vet dhe ta nxjerrin ata vetė thesarin e tyre. Kjo ishte mėshrė e Zotit tėnd (ndaj tyre). Dhe unė nuk e pranova tėrė atė sipas bindjes sime (por sipas udhėzimit Hyjnor). Ky, pra, ėshtė sqarimi i asaj pėr tė cilėn nuk bėre dot durim! (18:60-82). 83. Nėse njė Pejgamber i madh i Allahut si Musai (‘a) nuk mund ta kuptonte domethėnien e veprimeve tė njė njeriu si ai qė ishte mė i ditur, si mund tė presim ne ta dimė urtinė dhe qėllimin e ēdo ligji tė legjisluar nga Allahu i Urtė, i Gjithdijshmi Fuqiplotė!




Referencat:

[1] Pėr njė diskutim tė hollėsishėm tė kamatės, tė shihet 'Allamah Tabataba'i's al-Mizan (translated by S.S.A. Rizvi), vol. I, Wofis, Tehran 1982, ff. 295-303.

[2] Pėr njė diskutim tė hollėsishėm tė derrit, tė shihet Pork nga S.S. A. Rizvi, Wofis, P.O. Box 2245, Tehran.

[3] Sherman Silber, The Male. New York, 1981, ff. 115-6.

[4] 'Allamah Hilli, al-Babu 'l-hadi 'ashar, (translated by W.M. Miller), Luzac, London 1958, ff. 45-6.





Terma tė Pėrgjithshėm

Waxhib – e detyrueshme, obligim, detyrė, e domosdoshme. Njė veprim qė duhet kryer patjetėr, pėr kryerjen e tė cilit muslimani shpėrblehet dhe pėr moskryerjen e tė cilit ai/ajo dėnohet, si psh namazi, agjėrimi etj.

Ihtijat waxhib – detyrė pėr nga kujdesi. Domethėnia e saj ėshtė si ajo e waxhibit, me ndryshimin se nė ēėshtjet ku mexhtehidi thotė ihtijat waxhib, kemi mundėsinė tė mob bėjmė teklid tė atij muxhtehidi, por tė ndjekim mendimin e muxhtehidit tjetėr mė tė mirė nė atė problem.

Haram – e ndaluar rreptėsisht. Ėshtė e domosdoshmė tė pėrmbahemi nga veprimet haram, kryerja e tė cilave do tė sjellė dėnim. Veprim haram psh ėshtė ngrėnia e derrit.

Sunnet, Mustehab – e kėshillueshme, e dėshirueshme, e rekomandueshme. Veprime, moskryerja e tė cilave nuk dėnohet, por kryerja e tė cilave shpėrblehet, si psh thirrja e ezanit.

Mekruh – e papėlqyeshme, e qortueshme. Kėto janė veprime kryerja e tė cilave nuk dėnohet, por shmangia e tė cilave shpėrblehet, si psh tė ngrėnit nė gjendje xhunub.

Xha'iz, Hallall, Mubah – e lejuar, e ligjshme. Veprime ose gjėra qė janė tė lejuara dhe tė ligjshme. Nuk ka shpėrblim pėr kryerjen e tyre e as dėnim pėr neglizhimin e tyre, si psh pirja e ēajit. Mubah pėrdoret ekskluzivisht pėr gjėrat e lejuara e jo pėr veprime e lejuara.



© dielli.net

copyright © dielli.net. All rights reserved.
Tekstet e prezentuara domosdoshmërisht nuk përfaqësojnë politikën e redaksisë të dielli.net!
?>