Poezi Sufiste
Përktheu nga anglishtja: Mexhid YVEJSI, Gjakovë
12.06.2006

 

KUSH JAM UNË ?

MEVLANA XHELAL ED-DIN RUMI
(1207-1273)



Kush jam unë?
Unë jam shërbtor
I të Madhërueshmit Kur'an
Derisa shpirt kam.

Kush jam unë?
Unë jam pluhur
Nën këmbët
E Muhammedit
Alejhiselam
Deri sa shpirt kam...

 


 

R O B Ë R I A
 
IMAM FAHRUDDIN ER-RAZI
(1149-1209)



Kush
Nga armiku
I vet
Në ndihmë
Shpreson,
Ai,
Mjerisht,
Nga goja
E gjarpërit,
Gjarpërit helmues
Ilaçin kërkon...!

 


SHPIRTI
 

MEVLANA XHELAL ED-DIN RUMI
(1207-1273)


Shtëpia ose vatra,
Vatra yte e vërtetë
Në këtë jetë,
Të shkurtër apo të gjatë
Është në katin e shtatë.

Në katin e shtatë
Të jetës tokësore,
Të rritjes shpirtërore.

Aty arrihet vetëm
Përmes Paqës,
Përmes Pastërtisë,
Përmes Harmonisë,
Përmes Dashurisë...

 



NË DETIN E DASHURISË
 

HYSEIN BIN MENSUR EL-HALLAXHI
(858-922)



Në detin e dashurisë
Nuk do të pushoj,
Vazhdimisht do t'notoj.
Lartsohem me valën,
Pastaj përpiqem
Të tërhiqem
Dhe vala më ndihmon.
Por, fundosem
Pak më vonë...
Atëherë,
Dashuria më barti,
Më hodhi,
Shumë larg....
Ku nuk ka asnjë shteg,
Ku nuk ka asnjë breg...

 


 

 R O B Ë R I A
 

IMAM FAHRUDDIN ER-RAZI
(1149-1209)



Kush
Nga armiku
I vet
Në ndihmë
Shpreson,
Ai,
Mjerisht,
Nga goja
E gjarpërit,
Gjarpërit helmues
Ilaçin kërkon...!

 


 

SHPIRTI DHE TRUPI
 

SEJJID AHMED ER-RIFA'I
(1116-1182)


Shpirti rrjedhë
Nga Drita,
Drita e Fronit Hyjnor...

Ndërsa trupi
Ka për bazë pluhurin,
Pluhurin tokësor...

Krijuesi i Plotfuqishëm
Këto i bashkoi
Që t'i sprovoi....

Shpirti është në mërgim,
Ndërsa trupi gjendet
Në vendin e vet..

Prandaj, keni mëshirë
Ndaj mërgimtarit të shkretë
Që përpiqet për Atdheun e vet...

 


 

VLERAT E BESIMTARIT
 

IBNI SINA (AVICENNA)
(980-1037)


Ai që e njeh të vërtetën
Është trim e guximtar,
E si mos të jetë
Kur gjatë tërë jetës
Është i mbrojtur
Nga frika e vdekjës !

Ai që beson të vërtetën
Është shpirtmadh, plot njerëzi,
E si mos të jetë,
Kur gjithmonë
Zemra e tij
Është e mbushur me dashuri !

Ai që e kupton të vërtetën
Falë, mëshiron prore,
E si mos të jetë kështu
Kur me kuptueshmërin e tij
I kupton lehtë
Mashtrimet djallëzore !

Ai që jeton për të vërtetën
Nuk ka urrejtje, as djallëzi,
E si mund të ketë,
Kur shpirti i tij,
Sa të jetë jeta
Ushqehet nga e vërteta!

 

copyright © dielli.net. All rights reserved.
Tekstet e prezentuara domosdoshmërisht nuk përfaqësojnë politikën e redaksisë të dielli.net!