Pėrjetėsia e vlerave Morale
Martir Murtada Mutahhari
15.11.2007


Origjinali nė Forsi, titulluar "Jawidanegi wa aklaq", u shfaq nė njė volum pėrkujtimor Yadnameh ye Ustad Mutahhari (Teheran: Sazman-e Intisharat wa Amuzish-e Inqilab-e Islami, 1360 H. Sh. [1981]).



Para se tė fillojmė diskutimin nė lidhje me pėrjetėsinė e vlerave morale duhet tė theksohet se sipas fillozofisė "sė qenies" realiteti dhe dituria ashtu si dhe vlerat morale konsiderohen tė jenė tė pėrhershme. Megjithatė kėtu unė nuk do tė merrem me qėndrueshmėrinė e realitetit, por ėshtė e nevojshme tė ballafaqohemi me pyetjen se pse realiteti dhe etika trajtohen veēmas. Cili ėshtė dallimi mes parimeve morale dhe parimeve tė tjera tė cilave u referohemi si "realitet"? Mbi tė gjitha vlerat morale gjithashtu pėrbėjnė parime tė veēanta dhe ajo qė ėshtė thėnė pėr sa i pėrket parimeve shkencore, se ato janė pėrjetėsisht tė vėrteta, duhet gjithashtu tė pohohet pėr vlerat morale. Megjithatė, unė gjithashtu mendoj se gjėja e drejtė ėshtė tė mbahen tė ndara kėto dy ēėshtje. Por sė pari duhet t’i referohem njė ēėshtjeje mė tė vogėl pėr tu bazuar, se ēėshtja e pėrjetėsisė sė vlerave morale ėshtė shumė e rėndėsishme pėr ne dhe se ajo lidhet ngushtė me pėrjetėsinė e Islamit.

Etika ve nė rrezik mėsime tė caktuaraa dhe nėse ne besojmė se mėsimet morale, humane dhe sociale tė Islamit janė tranzitore atėherė pėrfundimi do tė jetė se mėsimet e Islamit qė kanė tė bėjnė me moralitetin dhe edukimin janė gjithashtu tema pėr tu ndryshuar. Kėshtu kjo duhet tė nėnkuptojė se parimet e tilla kanė vlefshmėri nė kohėn e tyre dhe me ndryshime nė kushte kėto parime morale duhet tė ndryshojnė gjithashtu dhe po ashtu edhe mėsimet bazė tė Islamit. Si rezultat pjesa mė e madhe e Islamit do tė jetė e vjetėruar dhe do tė zhduket. Sigurisht, ēėshtja e evulucionit tė realitetit lidhet me kėtė ēėshtje, por ēėshtja e realitetit tė vlerave morale ka njė bartje mė tė madhe nė pėrjetėsinė e Islamit. Tani tė vazhdojmė tė sqarojmė pikėn se pse ēėshtja e etikės ėshė e ndarė nga ēėshtja e realitetit.





Dituria spekulative dhe dituria praktike

Realiteti lidhur me parimet teorike dhe ēėshtjet etike merret me parimet praktike. Me fjalė tė tjera, etika ėshtė nėn diturinė praktike (hikmat-e 'amali) dhe realiteti ėshtė nėnkuptuar nėn diturinė praktike (hikmat-e nazari); prandaj, ne nuk mund t’i zbatojmė parimet e diturisė praktike nė realitet, sepse dituria merret me faktet siē janė ose ishin; ndėrsa dituria praktike ėshtė kufizuar tek njeriu dhe merret me gjėrat ashtu siē duhet tė jenė – kėshtu qė si do tė sillet njeriu – dhe qė nga ajo kohė ėshtė urdhėruese (insha). Por natyra e diturisė teorike ėshtė pėrshkruese (ikhbar) kėshtu, ajo merret me pyetjen nėse njė propozim i veēantė korrenspondon me faktet ose jo dhe nėse po, a ėshtė pėrjetėsisht e vėrtetė apo jo. Por pyetje tė tilla nuk ngrihen nė etikė.

Nė literaturėn tonė filozofike, arsyeja teorike dhe praktike shihen si dy tipe tė ndryshme tė aftėsive njerėzore. Por filozofėt muslimanė nuk i kanė diskutuar tiparet dhe dallimet e tyre nė detale tė mjaftueshme. Megjithatė, ata kanė thėnie tė dobishme nė lidhje me ēėshtjen. Ata sygjerojnė se aftėsia e parė ėshtė trashėguar nė shpirt me anė tė tė cilės ai pėrpiqet tė zbulojė botėn e jashtme; kurse ajo e dyta pėrbėhet nga njė seri perceptimesh tė shpirtit, qė drejtojnė trupin, pėr menaxhimin e trupit.

Arsyeja praktike konsiderohet se ėshtė njė krah natyror i shpirtit dhe arsye teorike si njė krah metafizik. Kėshtu shpirti posedon dy pėrsosje: pėrsosjen teorike dhe pėrsosjen praktike (filozofėt thonė se thelbi dhe natyra e qenies njerėzore ėshtė dituria dhe pėrsosja e saj shtrihet nė dituri, kurse mistika nuk e konsideron diturinė si pėrsosjen pėrfundimtare tė njeriut dhe janė tė mendimit se njė njeri i pėrsosur ėshtė ai qė ia del mbanė realitetit jo qė e zbulon atė).

Pėr sa i pėrket aftėsisė sė arsyes praktike, ata mendojnė se shpirti si drejtues i trupit ėshtė subjekt i parimeve tė caktuara pėr tė qeverisur mė mirė trupin si preludė nė arritjen e pėrsosjes sė tij.

Filozofėt e hershėm muslimanė e pėrcaktuan drejtėsinė nė termin e lirisė (drejtėsi nė trup). Shpirti qėndron nė nevojė tė trupit dhe ai nuk mund tė arrijė pėrsosjen teorike pa tė, por nė atė mėnyrė qė shpirti duhet tė jetė nė gjendje tė bėjė pėrdorimin mė tė mirė tė trupit, ai duhet tė themelojė njė lloj balance mes aftėsive tė tij. Aftėsia qė themelon njė balancė tė tillė mes shpirtit dhe trupit ėshtė njė aftėsi aktive. Nė rastin kur kjo balancė themelohet, shpirti nuk dominohet nga trupi, por ėshtė trupi qė nėnshtrohet nga shpirti. Ata e konsideronin drejtėsinė si njė lloj varshmėrie e trupit me shpirtin nė tė cilėn trupi kontrollohet nga shpirti. Kjo ėshtė e gjithė ajo qė kanė thėnė filozofėt e hershėm pėr kėtė ēėshtje. Duket qė duke folur nė lidhje me kėtė, Ibn Sina (980-1030) e ka trajtuar ēėshtjen e diturisė teorike dhe praktike mė tėrthorazi se ndonjė filozof tjetėr musliman.

Nė paragrafin pėr teologjinė e al-Shifa, Ibn Sina e klasifikon diturinė nė praktike dhe teorike. Nė paragrafin pėr llogjikėn e Shifa’; ai e trajton atė mė detalisht dhe pikėrisht nė Mubahathat ai e diskuton mė shumė nė detale se diku tjetėr. Mbi tė gjitha, kėto diskutime tė vjetra sigurojnė njė bazė tė mirė pėr tu studjuar, por ato nuk kanė trajtuar mjaftueshėm temėn dhe aty madje ekziston ndonjė dykuptimėsi pėr arsyen praktike. Ajo qė mund tė pėrfundohet nga pohimet e disa prej tyre ėshtė se arsyeja praktike ėshtė njė lloj aftėsie njohėse e shpirtit. Kėshtu, ata pohojnė se intelekti ynė posedon dy lloje tė aftėsive njohėse tė pėrdorura nė shkencat praktike. Por tė tjerėt si Mulla Hadi Sabzawari (1833-1910) pohonin se termi "intelekt" (aql) pėrdorej nė mėnyrė tė dykuptimtė pėr arsyen teorike dhe praktike dhe se arsyeja praktike nuk ėshtė aftėsi njohėse, se ajo ėshtė aftėsi e veprimit dhe jo ndonjė aftėsi njohėse. Nga ana tjetėr pohimet e tyre nuk janė tė qarta nėse arsyet praktike dhe teorike janė apo jo, dy aftėsi njohėse (pa dalluar nėse ato janė apo jo dy aftėsi tė ndryshme ose dy aspekte tė njė aftėsie), ose nėse njėra prej tyre ėshtė njohėse dhe tjetra aftėsi praktike. Nė rastin e fundit pėrdorimi i termit "arsye" pėr arsyen praktike ėshtė i dykuptimtė, pra, arsyeja praktike nuk ėshtė nė kuptimin e aftėsisė njohėse.





Subjektiviteti i gjykimeve normative

Duhet tė shėnohet se diskutimi i Allamah Tabatabait i 'tibariyat (idetė subjektive ose normative) nė kapitullin e gjashtė tė librit tė tij Usul-e falsafeh wa ravish-e realism ("Parimet e filozofisė dhe metoda e realizimit") ėshtė me padyshim njė ide e paēmuar dhe origjinale (fatkeqėsisht nuk isha nė gjendje tė shkruaj shėnime nė tė). E meta e tij e vetme ėshtė se ai e ka konceptuar vetė kėtė ide dhe pastaj e ka ndjekur atė pa e lidhur me deklaratat e paraardhėsve tė tij qė mund tė na ndihmonin nė gjurmimin e rrėnjėve tė kėtyre ēėshtjeve me fjalėt e mendimtarėve si Ibn Sina dhe tė tjerėve nė arsyen praktike dhe teorike. Do tė ishte mė mirė sikur ai tė kishte filluar nga deklaratat e tyre. Arsyeja pėr njė shprastirė tė tillė ėshtė se pika e tij e nisjes ishte jurisprudenca ('ilm al-usul) jo filozofia. Ai ishte inspiruar nga idetė e tė ndjerit Shaykh Muhammad Hasayn Isfahani lidhur me itibariyat. Kėshtu, ai nuk e lidh atė me pikėpamjet e filozofėve.

Allamah Tabatabai pohon dhe ky ėshtė sigurisht interpretimi im – se ēfarėdo qė ne i ngarkojmė diturisė praktike lidhet me botėn e nocioneve i’itibari (subjektive) kėshtu, dituria teorike ose e vėrteta objektive pėrbėhet nga idetė objektive qė janė fytyra e vėrtetė e gjėrave. Idetė praktike janė nocione normative. Idetė normative komprometohen nga urdhėrat dhe ndalimet dhe tė gjitha kėto nocione qė merren me to nė 'ilm al-usul.

Allamahu i konsideron tė gjitha itibariyat tė tipit ku njė ide objektive ėshtė pėrhapur dhe zbatuar tek diēka tjetėr; arsyeja njerėzore ose shpirti si njė aftėsi njohėse nuk mund tė nisin ose tė krijojnė njė koncept, si nė pėrdorimin letrar dhe metaforik tė fjalėve tė tij. Njė metaforė pėrbėhet nga zbatimi i kuptimit letrar dhe jometaforik nė sensin metaforik. A pajtohemi apo jo me pikėpamjen e Sakkakit dhe pohimin se fjala ruan kuptimin e saj origjinal dhe diēka tjetėr imagjinohet si shembull i saj, ose nuk pajtohemi me tė dhe besojmė se fjala pėrdorej nė njė kuptim tjetėr, njė gjė ėshtė e qartė: se intelekti dhe shpirti nuk janė nė gjendje tė krijojnė spontanisht koncepte si pronėsi. Nė tė kundėrtėn ajo huazon njė koncept qė tashmė egziston nė formėn e saj objektive dhe e zbaton atė nė kuptimin metaforik.

Ai filloi prej kėtu dhe e pasoi atė duke hapur njė fushė shumė tė gjėrė. Nė kėtė qasje tė gjitha konceptet morale, duke pėrfshirė tė mirėn dhe tė keqen dhe pėlqimin, konsiderohen si koncepte itibari. Ai ka diskutuar nė detale nėse nocioni i "tė mirės" rrjedh nga "duhet" ose "duhet" nga "i mirė". Mė herėt nė Najaf ai kishte shkruar njė artikull nė arabisht pėr shkencat normative ('ulum-e itibari) dhe artikullin nė persisht (kapitulli i gjashtė i librit tė tij tė lart pėrmendur) ėshtė bazuar nė pėrmbajtjet e tij.

Lidhur me konceptin "duhet", ai erdhi nė pėrfundimin se tė gjitha "duhet" rrjedhin nga fakti se natyra nė vetėvete ka disa pėrfundime drejtė tė cilave ajo lėviz. Nė tė gjitha aktivitetet nė sferat e objekteve tė pajeta, bimėve, kafshėve dhe njeriut, pėr sa kohė ata bien brenda sferės sė instiktit dhe nuk janė vullnetare, ėshtė natyra ajo qė lėviz drejtė qėllimit tė saj. Nė nivelin njerėzor ka veprime tė veēanta qė marin pjesė me anė tė vullnetit dhe mendimit. Nė veprime tė tilla, gjithashtu, njeriu ka objektiva tė veēanta qė duhet tė arrihen vullnetarisht. Kėto pėrfundime janė gjithashtu mbarimet e natyrės, por ai nuk mund t’i arrijė ato direkt por vetėm pėrmes veprimit tė vullnetit dhe mendimit tė njeriut. Ėshtė kėtu ku lind nevoja pėr kėto nocione normative dhe vijnė nė jetė spontanisht. Pėr shembull, natyra e njeriut, si ajo e bimėve, ka nevojė pėr ushqim, por ai duhet ta fitojė atė me anė tė vullnetit dhe mendimit, pėrkundėr bimėve, qė fitojnė ushqimin direkt nga toka pėrmes rrėnjėve tė tyre dhe pėrkundėr kafshėve qė tėrhiqen drejtė ushqimit nga instinkti (natyra e tė cilėve ėshtė gjithashtu e kuptuar jo aq mirė). Por njeriu duhet ta bėjė kėtė me vullnet dhe pėrpjekje tė vetėdijshme, pa qenė i vetėdijshėm se sistemi i natyrės pėrdor aparatin e tij tė mendimit si instrumentin e tij pėr tė arritur qėllimin e tij. Njeriu nė brendi posedon dy sisteme: sistemin e natyrės si dhe sistemin e mendimit dhe vullnetit. Kjo e fundit varet nga e para dhe drejtohet pėr tė arritur pėrfundimet e natyrės. Fundi natyral ėshtė reflektuar nė formėn e nevojės ose dėshirės nė shpirtin e njeriut, pėr shembull prirja pėr ushqim.

Filozofėt e hershėm muslimanė e pėrcaktuan proēesin e veprimit vullnetar si mė poshtė: sė pari ėshtė konceptimi i veprimit, pasuar nga gjykimi i dobisė sė tij dhe prirja pėr tė (ka pasur pikėpamje tė ndryshme tė tij), pastaj shkalla e pėrfundimit, qė ndiqet nga shfaqja e dėshirės, pas sė cilės merr pjesė veprimi vullnetar.

Allamah Tabatabai pajtohet me kėtė pėrshkrim, por ai e konsideron rolin e gjykimit si fundamental. Megjithatė, kėtu gjykimi i shpirtit nuk ėshtė lloji i gjykimit teorik (pėrshkrues) tė cilin filozofėt e hershėm muslimanė e quanin "miratimi i dobisė", por ėshtė njė gjykim urdhėrues (ti duhet ta bėsh kėtė).

Ai e thekson kryesisht ēėshtjen se tė gjitha veprimet vullnetare pėrmbajnė njė lloj urdhėri dhe njė gjykim urdhėrues dhe normativ, pėr shembull, "Kjo duhet tė bėhet", "kjo nuk duhet tė bėhet". Ka kaq shumė duhet qė shkaktojnė qė njeriu tė tėrhiqet drejtė fundit natyror. Allamahu i percepton tė gjitha veprimet e vullnetit duke pėrfunduar nė dituri.

Kėto ide erdhėn nė mendjen e Allamah Tabatabait dhe ai i ndoqi ato pavarėsisht, pa studjuar pikėpamjet e tė tjerėve nė kėtė drejtim. Njė herė unė e pyeta atė se ēfarė thotė ai nė kėtė drejtim ėshtė apo jo nė pajtueshmėri me idetė e filozofit tė hershėm musliman nė lidhje me dallimin mes diturisė praktike dhe teorike dhe pikėpamjen e tyre pėr karakterin normativ tė nocioneve tė tė mirės dhe tė keqes.

Nė debatet e tyre me teologėt (mutakallimin) filozofėt tanė tė hershėm pėrmendin kriter tė caktuar bazė pėr argumentin logjik dhe pėrmendin tė mirėn dhe tė keqen si kriter qė i pėrket retorikės dhe dialektikės, dhe pohojnė se nocionet e tė mirės dhe tė keqes nuk mund tė pėrfshihen nė argumentet logjike. Ata janė tė mendimit se e mira dhe e keqja rrjedhin nga zakonet dhe citojnė shembullin e indianėve qė e konsiderojnė vrasjen e kafshėve si jomorale.

Nėse dikush do tė vėzhgonte veprat filozofike ai do tė gjinte njė shembull tė vetėm, ku nocionet e tė mirės dhe tė keqes janė pėrfshirė pėr tė vendosur njė ēėshtje teorike. Nė tė kundėrtėn mutakallimin gjithnjė i bazojnė argumentet e tyre nė nocionet e moralit dhe imoralit. Pėr shembull, ata pohojnė se sundimi i lirisė Hyjnore ėshtė i mirė dhe se njė gjė e tillė apo e atillė ėshtė pamėdyshje pėr Zotin dhe se njė gjė e tillė apo e atillė ėshtė obliguese pėr Atė dhe tė tjera.

Filozofėt i konsiderojnė kėto si ēėshtje normative qė nuk mund tė formojnė bazėn e argumentit racional. Ashtu si Allamah Tabatabai, ata gjithashtu i konsiderojnė tė mirėn dhe tė keqen si nocione normative. Njė pikė tjetėr qė i jep rėndėsi mė tė madhe deklaratave tė tij ėshtė se tė tjerėt si Bertrand Russell, qė deklaron se ka nisur njė qasje tė re nė filozofinė bashkėkohore, gjithashtu ka njė pikėpamje tė ngjajshme. Padyshim Allamah Tabatabai ishte i pavetėdijshėm pėr pikėpamjet e tyre dhe unė vetė, derisa shkruaj shėnime shpjeguese pėr librin e Allamah Tabatabait Usul-e falsafeh wa rewish-a realism, nuk dallova se pikėpamja e tij pėr shkencat praktike dhe etike ėshtė diēka e re dhe identike me pikėpamjet e fundit pėr etikėn. Ndoshta zhvillimi i njė ideje tė tillė nė mendjen e Allamahut (rreth dyzet vjetė mė parė nė Najaf) ishte bashkėkohore nė tė njejtėn kohė me zhvillimin e kėsaj pikėpamje nė mendimin evropian. Megjithatė Allamahu ishte definitivisht i pavetėdijshėm pėr pikėpamjet e tyre.

Mes filozofėve modern tė Evropės, Bertrand Russell e ka elaboruar seriozisht kėtė ēėshtje. Nė librin e tij Historia e filozofisė perėndimore, Russell deklaron pikėpamjen e tij kur diskuton filozofinė e Platonit.

Platoni ka ide madhėshtore pėr temėn e etikės. Nė pikėpamjen e tij dituria teorike dhe dituria praktike janė tė llojit tė njejtė dhe i shikon ato nga i njejti kėndvėshtrim. Nė lidhje me konceptin e tė mirės nė etikė ai tregon se moraliteti nėnkupton se njeriu duhet tė kėrkojė ēfarė ėshtė e mirė, dhe e mira ėshtė njė realitet i njohur i pavarur nga shpirti. Kėshtu objekti i kėrkesės njerėzore ėshtė i njejtė nė etikė dhe shkencat objektive, si nė matematikė ose mjeksi, qė merren me objektet e jashtme tė pavarura nga mendja njerėzore.

Sipas Platonit vlerat morale janė realitete tė pavarura nga njeriu, kėshtu njeriu duhet tė pėrpiqet t’i njohė ato ashtu siē pėrpiqet tė njohė realitete tė tjera.

Kėtu bėhet e qartė se filozofėt e hershėm muslimanė kishin qasje selektive nė lidhje me pikėpamjet e filozofėve tė lashtė. Ata pranuan disa nga pikėpamjet e tyre dhe pėrjashtuan pikėpamjet e tyre tė pasakta pa treguar se ēfarė pranonin dhe ēfarė pėrjashtonin. Pėr sa i pėrket etkės deri kėtu, ata pranuan shumė pikėpamje tė Platonit por ata pėrjashtuan kėtė ide tė Platonit, me tė drejtė.

Derisa diskutojmė pikėpamjet e Platonit, Bertrand Russell shpreh pikėpamjen e tij. Ai thotė se ne duhet tė analizojmė ēėshtjen e etikės dhe tė shohim se ka na ēon ajo. Si mendonte Platoni kur thoshte se e mira egziston e pavarur nga ne. Pastaj ai vazhdon tė analizojė nė njė mėnyrė shumė tė ngjajshme me analizėn e Allamasė.

Russell tregon se e mira dhe e keqia janė terme relative kuptimi i tė cilave pėrcaktohet nga lidhja e njeriut me objektet. Kur dėshirojmė tė arrijmė njė qėllim, ne themi nė njė mėnyrė qė na ndihmon tė arrijmė atė qėllim se "Ai ėshtė i mirė". Tani, ēfarė ėshtė nėnkuptuar duke i thėnė njė sendi tė caktuar se "ėshtė i mirė"? Kjo do tė thotė se pėr tė arritur atė qėllim ne duhet tė pėrdorim kėtė kuptim. Pėrdorimi i "duhet tė" ėshtė i njejtė si tė thuash "ėshtė i mirė". Ndėrsa ėshtė gabim tė thuash se e mira ėshtė cilėsi objektive e trashėguar nė njė send. Platoni mendon se mirėsia ėshtė trashėguar nė sende, si bardhėsia dhe rrumbullakėsia etj, derisa nuk ėshtė e tillė. Pėr shembull, kur themi "Ndershmėria ėshtė e mirė", ėshtė pėr shkak tė njė qėllimi qė e kemi zgjedhur. Me fjalė tė tjera, ėshtė mirė pėr ne qė kemi arritur qėllimin tonė prandaj ne duhet ta pėrfshijmė atė. Kjo nuk do tė thotė se ėshtė mirė pėr ēdo njeri. Ėshtė mirė vetėm pėr ata qė kanė qėllim tė tillė. Pėr ndryshe nėse dikush kishte njė qėllim tė kundėrt nuk do tė ishte mirė pėr tė.

Bertrand Russell dhe filozofė tė tjerė zbatuan analizėn e tyre logjike pėr etikėn. Ata erdhėn nė pėrfundim se "e mira" ose "e keqia" kanė natyrė normative. Gabimi i filozofėve deri nė ditėt e sotme ėshtė se ata i kanė menduar ēėshtjet etike si ato tė matematikės ose shkencės. Qasjet e tyre pėr etikėn kanė qenė tė ngjajshme me qasjet e tyre pėr matematikėn dhe fizikėn. Pėr shembull, si nė fizikė studjohet natyra e magnetit pėr tė zbuluar veēoritė e tij, nė etikė gjithashtu ata mendonin se e mira dhe e keqja janė veēori tė zbulueshme tė gjėrave.

Pyetje: Ēėshtjet etike janė si ēėshtje shkencore me dallim se ato u pėrkasin fushave tė ndryshme, kurse kriteriumi ėshtė i njejtė nė tė dyja rastet.

Pėrgjigje: Nuk ka dallim mes kėsaj ose asaj lėmie. Pėr shembull, kur flet njeriu, tė folurit e tij ėshtė fakt konkret pa marrė parasysh se ajo qė thotė ai ėshtė e saktė ose e pasaktė. A ka ky fjalim veēori tė jashtme dhe objektive tė quajtur :e mirė" ose "e keqe"? Jo. E vėrteta ose e pavėrteta nuk kanė ndonjė cilėsi objektive tė quajtur e mirė ose e keqe. Kryesisht, kuptimi i tė mirės dhe tė keqes ėshtė pėrcaktuar sipas qėllimeve. E vėrteta e ndihmon dikė qė tė arrijė qėllimin e vet, prandaj ai duhet tė jetė i drejtė. Kėtu veēoria e mirėsisė i cilėsohet drejtėsisė. Gėnjeshtra, pėr shkak tė ndikimeve tė saj, ndalon individėt dhe shoqėrinė pėr t’i arritur qėllimet e tyre. Kėshtu nuk duhet tė gėnjesh se gėnjeshtra ėshtė e keqe. Kėtu ai nuk ka asgjė tjetėr pėrveē "Ai duhet tė thotė" dhe "ai nuk duhet tė thotė". E mira dhe e keqja janė veēuar nga "duhet" dhe "nuk duhet". Sigurisht, kjo nuk do tė thotė se etika ėshtė pa realitet. Mė vonė ne do ta shpjegojmė kėtė.

Evropianėt menduan se kishin zbuluar njė ide tė re dhe madje sot ajo ėshtė njė ēėshtje e gjallė nė filozofinė evropiane e degėzuar me pranim tė gjėrė. Nė pikėpamjen e tyre teoritė etike tė Platonit, Aristotelit, Kantit dhe tė tjerėve janė jashtė mode. Ata pėrfundimisht kanė arritur kėtė pikėpamje. Siē thash, filozofėt e hershėm muslimanė gjithashtu janė marrė me kėtė ēėshtje dhe njė gabim i veprės sė Allamah Tabatabait ėshtė se ai nuk e lidh kėtė me idetė e tyre.

Sipas z. Ha’irit, njė nga pyetjet qė ai ishte pėrgjigjur nė njė test (nė perėndim) kishte tė bėjė me lidhjen mes shkencave teorike dhe praktike. Ashtu si shkencat teorike lidhen me shkencat praktike, ashtu edhe ato nuk janė tė izoluara nga njėra tjetra. Nė kohėt moderne shkenca teorike pėrbėn pikėpamjen botėrore kurse shkenca praktike pėrbėn ideologjinė, si nė rastin e llogjikės dialektike dhe filozofisė materialiste qė pėrbėn pikėpamjen botėrore tė Marksit dhe ideologjia e tyre gjithashtu bazohet nė pikėpamjen e tyre botėrore.

Tani pyetja ėshtė se si mund tė burojnė gjykimet urdhėruese dhe normative nga premisat faktike? Nėse premisat janė pėrshkruese, asnjė problem nuk ngrihet nėse pėrfundimi ėshtė gjithashtu njė deklaratė pėrshkruese. Pėr shembull, mund tė themi A ėshtė e barabartė me B, dhe B ėshtė e barabartė me C; kėshtu, A ėshtė e barabartė me C. Megjithatė, nga ana tjetėr vullneti i arsyeshėm ka kėtė formė: A ėshtė e barabartė me B, dhe B ėshtė e barabartė me C; kėshtu, duhet tė jetė e tillė... Si mund ta drejtojmė njė gjykim normativ prej njė propozimi pėrshkrues? A ka ndonjė sillogjizėm premisat e tė cilės janė faktike dhe pėrfundimi i tij ėshtė normativ dhe urdhėrues? Unė nuk po them se nuk ka. Por nėse ekziston, si duhet tė analizohet?

Ēėshtja ėshtė se kjo temė ėshtė njė ēėshtje e gjallė nė Perėndim. Russell dhe filozofėt e tjerė me tė njejtėn mendje me tė janė tė mendimit se pėrjetėsia e vlerave morale ėshtė pa kuptim.

Pėrveē kėsaj ēėshtje qėllimi im ishte tė sqarojmė kėtė pikė se e mira dhe e keqia nuk janė veēori objektive dhe konkrete tė sendeve qė mund tė zbulohen, siē ėshtė rasti nė shkencat teorike. Kėshtu do tė ishte gabim tė vėzhgosh parimet etike me njė metodė tė tillė, prandaj ajo ngarkohet mes propozimeve normative dhe faktike. Megjithatė, mund tė pyetet nėse ka dy tipe normash, njė i ndryshueshėm dhe tjetri i pandryshueshėm. Kjo ėshtė njė pikė tjetėr kontenzimi qė ne kemi me ta (mendimtarėt evropianė). Aksidentalisht Allamah Tabatabai ėshtė gjithashtu i mendimit se normat janė dy lloje, tė pandryshueshme dhe tė ndryshueshme. Ai nuk ka diskutuar normat e pandryshueshme dhe tėrė ēėshtjen nė pėrgjithėsi – nė ndonjė detal mė tė madh, por ai e bazon teorinė e tij nė dy lloje normash. Pėr normat e pandryshueshme ai ka dhėnė shembujt e drejtėsisė dhe padrejtėsisė, duke pohuar se mirėsia e drejtėsisė dhe e keqja e padrejtėsisė janė tė pandryshueshme dhe se ka shumė norma tė ndryshueshme gjithashtu.





Pandryshueshmėria e Normave Etike:

Prej kėtu e mė tej ne do ta vazhdojmė diskutimin pėr ēėshtjen "duhet". Pa dyshim disa "duhet" janė tė veēanta dhe lidhen me individėt. Pėr shembull, njė njeriu mund t’i nevojitet njė lloj i veēantė ushtrimi dhe mund tė thotė: "unė duhet ta marr kėtė temė", derisa dikush tjetėr qė nuk i nevojitet ajo do tė thoshte: "unė nuk duhet ta marr kėtė temė". Kryesisht, kur dy persona zihen me njėri tjetrin, secili prej atyre lufton pėr tė mirėn e njė "duhet" tė caktuar. Nuk ka dyshim se "duhet" individuale dhe tė veēanta janė relative. Pėr shembull, kur them se ky ushqim ėshtė i mirė pėr mua, kjo deklaratė ka njė aspekt teorik dhe praktik. Pėrfundimi nė lidhje me tė mirat e ushqimit pėrbėn aspektin e tij teorik dhe "Unė duhet tė ha ushqim" pėrbėn aspektin praktik. Shkurtimisht, kėta lloje duhet janė tė veēanta dhe tė ndryshueshme.

Njė pyetje e rėndėsishme nė etikė ėshtė: A ka "duhet" univerzalė dhe absolutė pėr tė gjitha qeniet njerėzore? Nė rast se ka duhet tė tilla, si mund tė shpjegohen duhet tė tilla univerzale nė atė bazė se ēdo "duhet" ėshtė drejtuar drejtė ndonjė qėllimi? Aksidentalisht, ne arrijmė disa pėrfundime tė mira nė kėtė pikė.

Nė lidhje me dallimin mes diturisė teorike dhe diturisė praktike nuk ėshtė e mjaftueshme tė thuhet se tė parėt mereshin me "ėshtė" dhe tė dytėt me "duhet". Ky nuk ėshtė njė shpjegim i mjaftueshėm pėr diturinė praktike. Mbi tė gjitha dituria praktike ėshtė dituri dhe dituria meret me ēėshtjet univerzale. Ndėrsa dituria praktike duhet tė pėrcaktohet duke pasur tė bėjė me "duhet" univerzale, ka gjithashtu "duhet" tė caktuar nė gjeometri, industri etj, por ato nuk kanė tė bėjnė me diturinė praktike. Ēfarė duhet tė shėnohet kėtu ėshtė se ka "duhet" univerzale qė janė tė afėrta pėr ēdo mendje. Kėshtu, "duhet" tė tilla duhet tė drejtohen drejtė qėllimeve qė nuk janė tė veēanta dhe individuale. Nėse do t’i provonim "duhet" e tilla, do tė na duhet tė pranojmė se ato e kanė rrėnjėn nė shpirt dhe se njeriu nuk pėrbėhet vetėm nga natyra fizike. Kjo do tė jetė njė nga provat e natyrės jomateriale tė shpirtit.

Kanti gjithashtu arriti pavdekshmėrinė e shpirtit pėrmes ēėshtjeve morale: Natyra fizike e njeriut ka disa nevoja qė janė tė kufizuara dhe relative. Nevojat e njė personi ndryshojnė nga ato tė njė tjetri. "Duhet" pėr tė takuar nevojat e tilla janė gjithashtu tė ndryshme dhe shpesh kontradikte me njėra tjetrėn. Ka shumė "duhet" qė kundėrshtohen me "duhet" e tjera dhe kėshtu "duhet" e tilla nuk janė tė njė natyre etike. Por njeriu pėr nga vyrtiti i shpirtit tė tij, i bashkohet njė qendre qė – si natyra fizike e njeriut, nė tė cilen janė subjekt vullneti i tij i jashtėm dhe mendimi i tij – e ēon atė drejtė qėllimeve tė tij. Natyra fizike e njeriut e ēon atė drejtė qėllimeve tė tij pėr tė arritur pėrsosjen e tij. Ai ka nevojė pėr ushqim dhe ne themi ne duhet – tė hamė ushqim. Sipas Shopenhaurit, ne jemi bėrė tė atillė tė ndjejmė kėnaqėsi dhe tė jemi nė kėrkim pėr kėnaqėsi nė botėn e ideve, derisa jemi tė pavetėdijshėm pėr faktin se brenda brendisė sė qenies sonė ėshtė natyra qė kėrkon tė arrijė pėrfundimet e saj. Ėshtė natyra qė lėviz drejtė fundit tė saj, por ai siguron kėnaqėsi pėr ne pėr tė na bėrė tu shėrbejmė qėllimeve tė saj. Ndėrsa nė botėn e ideve ne tėrhiqemi drejtė kėnaqėsisė, nė realitet ne lėvizim pėr tė pėrmbushur qėllimet e natyrės. Pėr shembull, kur qan foshnja, ėshtė natyra qė kėrkon ta edukojė. Kur foshnja qan pėr shkak se ndjen dhimbje, ėshtė natyra qė pohon nevojėn e saj, duke nėnshtruar ndjenjėn dhe mendjen e foshnjės.

Njeriu gėzon njė pėrsosje dhe fisnikėri tė caktuar shpirtėrore qė e ka rrėnjėn nga fisnikėria dhe dinjiteti i dhėnė nga Zoti (disa "duhet" janė menduar pėr tė arritur atė pėrsosje shpirtėrore). Kur dikush thotė, "Unė duhet tė bėj kėtė apo atė gjė", nėnkupton "Unė duhet tė arrij nė atė pėrsoshsmėri", megjithėse njė qėllim i tillė nuk mund tė reflektohet nė vetėdijen e tij tė jashtme. Kėto pėrsosshmėri janė tė pėrbashkėta tek tė gjithė njerėzit prandaj, tė gjithė njerėzit ndjejnė tė njejtin lloj urdhėrues. Justifikimi i dytė pėr urdhėrat univerzalė ėshtė ēėshtja e shpirtit shoqėror. Thuhet se njeriu ėshtė krijesė shoqėrore dhe ka detyrime tė caktuara, tė mos takojė individualitetin e tij por nevojat e tij shoqėrore. Nė zgjidhjen e njejtė qė njeriu detyrohet tė kėrkojė kėnaqėsinė e nevojave individuale ai detyrohet tė kėrkojė kėnaqėsinė e nevojave tė tij shoqėrore. Nėse nuk ka ndonjė lidhje mes njeriut dhe miqėve tė tij, detyrime tė tilla nuk do tė paraqiteshin. Pėr shembull, nėse nuk kam pasur asnjė lidhje me asnjė nuk do tė bėja ndonjė pėrpjekje pėr tė ushqyer njerėzit e tjerė. Urdhėra tė tillė lidhen me njė un mė tė lartė, qoftė njė un individual mė tė lartė, ose njė un mė tė lartė shoqėror. Ky un i lartė kėrkon tė arrijė qėllimet e tij. Ky un shkakton tek njeriu paraqitjen e veprimeve morale. Kėto veprime qė shfaqen pėr tė mirėn e unit mė tė lartė individual ose tė unit shoqėror kanė parime tė qėndrueshme, qė sė pari janė univerzale dhe tė njejta pėr tė gjithė dhe sė dyti, janė tė qėndrueshme dhe jo tė pėrkohshme.

Pika tjetėr qė ėshtė ngritur lidhet me filozofinė e tė qenurit dhe filozofinė e tė bėrurit. Sipas filozofisė sė tė qenurit, vlerat morale janė tė qėndrueshme, prandaj parimet etike janė pėrjetėsisht tė vėrteta. Megjithatė, sipas filozofisė tė tė bėrurit, vlerat morale janė relative dhe tranzitore; kėshtu, ato janė tė vlefshme pėrgjatė njė kohe tė caktuar dhe tė pavlefshme pėr kohė tė tjera.

Kjo ėshtė njė ēėshtje shumė e rėndėsishme, sepse veē etikės ajo prek gjykime tė tjera gjithashtu. Sipas filozofisė sė tė qenurit asnjė e vėrtetė nuk ėshtė e qėndrueshme. Realiteti ėshtė kalimtar kėshtu edhe urdhėrat janė gjithashtu kalimtare, prandaj dallimi mes tė vėrtetės dhe moralit ėshtė se i pari ėshtė pėrshkrues dhe i dyti ėshtė parashikues, njėri ėshtė teorik kurse tjetri praktik. Kjo pyetje, pashmangshėm ngrihet gjithashtu nė rastin e tė gjitha udhėzimeve fetare dhe nuk ėshtė kufizuar me ēfarė nėnkuptojmė me termin "etikė" (akhlaq). Ēfarė nėnkuptojnė ata ( perėndimorėt) me "etikėn" ka njė kuptim mė tė gjėrė qė pėrfshin tė gjitha parashikimet dhe nocionet e tė mirės dhe tė keqes.

Si fillim kėtu mund tė ngrihet njė kundėrshtim, se filozofia e tė bėrurit nuk nėnkupton se e vėrteta ėshtė e ndryshme. Siē kemi thėnė filozofia e tė bėrurit lidhet me realitetin e jashtėm dhe nėse dikush do tė pranonte se nuk ka asgjė tjetėr veē tė bėrurit, kjo nuk nėnkupton se e vėrteta (qė lidhet me mendjen) ėshtė subjekt pėr tu ndryshuar. Sigurisht, ne e pranojmė implikimin qė do tė faktonte, qė pėrfshin mendimin njerėzor, tė jetė subjekt pėr tu ndryshuar, rrjedhimisht e vėrteta si mendim njerėzor do tė jetė gjithashtu subjekt pėr tu ndryshuar. Por ata nuk e bėjnė njė pohim tė tillė. Ne besojmė se e vėrteta, qė ėshtė njė pėrbėrje mendimesh e pandashme nga egzistenca e jashtme dhe mentale pėrveē konceptimit.

Pėr shembull, thėnia: "Zaidi qėndroi tė premten" a ėshtė gjithnjė e vėrtetė kjo thėnie, veēmas nga egzistenca e jashtme ose mentale, nuk ėshtė diēka qė mund tė thuhet se ėshtė ose nė mendje ose nė realitetin e jashtėm, propozimi ėshtė se ajo ėshtė pėrjetėsisht e vėrtetė. Ky propozim ka ose egzistencė tė jashtme ose mentale. Por kur njeriu mendon pėr tė, ai fillimisht e veēon atė nga egzistenca mentale dhe pas ndarjes sė kuptimit tė tij, e deklaron atė pėrjetėsisht tė vėrtetė. Ne besojmė se nėse vetė ka qenė e ndryshueshme, pėrbėrja e saj do tė jetė gjithashtu e ndryshueshme dhe thėnia "Zaidi qėndroi tė premten" nuk do tė kuptohej sot nė mendje ashtu siē kuptohej dje. Ajo do tė ndryshojė nė diēka tjetėr.

Kjo ishte pėr sa i pėrket qėndrueshmėrisė sė tė vėrtetės. Njė kundrshtim i tillė mund tė ngrihet nė lidhje me vlerat morale. Tė supozojmė se ne besojmė nė filozofinė e tė bėrurit dhe kjo nėnkupton se e vėrteta ėshtė e ndryshueshme. Por moralet dhe perceptimet janė njė komplet urdhėrash dhe ato kanė natyrė normative. Ndryshueshmėria e tė vėrtetės nuk kėrkon ndryshueshmėrinė e normave. Nė njė artikull "Khatam-e Nubuwwat", ("Pėrfundimi i profecisė"), kam theksuar se nėse askush nuk deklaron se tė gjitha gjėrat janė subjekt ndryshimi, atėherė profecia pėrfundimtare dhe ligjet e pėrhershme bėhen tė pakuptimta. Qėndrimi ynė ėshtė se nėse e vėrteta ėshtė e ndryshueshme kjo nuk do tė nėnkuptojė se edhe urdhėrat duhet tė jenė tė ndryshueshėm. Prandaj urdhėrat rrjedhin nga konventa dhe ligji i ndryshimit tė fakteve nuk i drejtohet urdhėrave. Kėshtu, ėshtė gabim tė pohohet se njė filozofi e tė bėrurit do tė nėnkuptonte ndryshueshmėri tė vlerave morale. Megjithatė, ka njė argument tjetėr qė mund tė ofrohet pėr ta pėrkrahur kėtė pikėpamje.

Ky argumenti tjetėr ėshtė se ēdo urdhėr, etik ose joetik, bazohet nė pėrshtatje tė caktuara. Kjo pikėpamje koincidon me pikėpamjen e teologėve dhe jurisprudentėve qė i kanė pasuar, qė pohojnė se "obligimet fetare janė shembuj tė pakapshėm tė obligimeve tė arsyeshme", ose nė fjalėt e Nary-it, dobitė dhe dėmet e caktuara nėnshtrojnė shkaqet e perceptimeve fetare, qė janė menduar t’i arrijnė kėto dobi dhe kėshtu u janė nėnshtruar dobive dhe dėmeve objektive, si njė ndikim vartės me shkakun e tij. Dobitė janė fakte kurse urdhėrat dhe ndalimet bazohen nė konventa dhe norma. Por dobitė dhe dėmet prej tė cilave rrjedhin urdhėrat dhe ndalimet nuk janė tė qėndrueshme, prandaj ato janė fakte. Kėshtu kur tė parat nuk janė tė qėndrueshme edhe tė dytat gjithashtu nuk do tė jenė tė qėndrueshme. Kundėrshtimi pėr pėrjetėsinė e vlerave morale merr njė formė tjetėr nė harmoni me kėtė argument.

Tani ne dėshirojmė tė bėjmė njė vėzhgim tė rrėnjėsishėm tė kriterit etik dhe tė pėrmbyllim diskutimin tonė pėr etikėn nė kuptimin tonė tė veēantė. Ēėshtja e perceptimeve fetare kėrkon njė studim tė gjėrė renditės dhe ka shumė degėzime nė lidhje me ēėshtjet e adhurimit shoqėror dhe financiare dhe tė tjerė.

Nė sferėn e etikės, dikush mund tė pohojė se vlerat morale janė tė qėndrueshme nė bazė tė asaj se vlerat morale janė identike me realitetin, nė atė kuptim se njė veprim moral ėshtė i mirė sepse ai ka cilėsi esenciale tė mirėsisė. Veprimi jomoral ėshtė i keq sepse ai ka cilėsi tė tė keqes. Ndėrsa ēdo veprim ėshtė esencialisht ose moral ose jomoral, mbi tė gjitha mund tė thuhet se ka disa veprime qė esencialisht nuk janė as morale as jomorale. Kjo do tė thotė se mirėsia dhe e keqja morale janė cilėsi objektive tė gjėrave tė trashėguara nė thelbet e tyre dhe ajo qė ėshtė esenciale nuk ėshtė e ndryshueshme. Ajo qė ėshtė e mirė moralisht ėshtė e mirė pėrgjithmonė dhe ajo qė ėshtė jomorale do tė mbetet gjithmonė jomorale. Ne duhet tė bėjmė atė qė ėshtė e mirė moralisht dhe tė ndalemi nga ajo qė ėshtė jomorale, ky ėshtė gjykim vetė – evidentues dhe padiskutim i arsyeshėm. Ky ėshtė njė nga momentet qė mund tė ofrohet nė favor tė qėndrueshmėrisė – sė vlerave etike. Njė argument i tillė bazohet nė karakterin esencial tė tė mirės dhe tė keqes qė konsiderohen si tipare objektive.

Filozofėt muslimanė nuk e kanė diskutuar kėtė ēėshtje por nuk besojnė tek e mira dhe e keqia si tė trashėguara tek gjėrat. Llogjikisht, ata e konsiderojnė ēdo referencė nė moralitet ose jomoralitet si referencė nė traditėn popullore qė gjen pėrdorim vetėm nė dialektikė dhe retorikė. Ata madje theksojnė se morali ndryshon prej kombeve dhe citojnė shembullin e Indianėve, qė e konsiderojnė therjen e kafshėve si jomorale. Megjithatė ata nuk i elaborojnė dhe nuk i shpjegojnė pse nocionet e tė mirės dhe tė keqes morale nuk mund tė pėrfshihen nė argumentet e arsyeshme. Ata nuk shpjegojnė pse janė tė ndryshme nga propozimet matematikore dhe ēfarė karakteri ushtron ky dallim. Ata vetėm thonė se moraliteti dhe jomoraliteti lidhet me ligjet e arsyes praktike. Megjithatė, ėshtė e qartė se arsyeja praktike zhvillon nocione tė tilla pėr tė arritur qėllime tė caktuara. Megjithatė, ata nuk e kanė elaboruar kėtė ēėshtje.





Origjinat e nocioneve normative:

Mes filozofėve Allamah Tabatabai e ka trajtuar kėtė ēėshtje mė thelbėsisht se ēdo kush tjetėr. Nė kapitullin e gjashtė tė librit tė tij mbi realizmin Usul-e falsafe wa ravishe, ai e ka diskutuar thellėsisht kėtė ēėshtje, qė lidhet pjesėrisht me filozofinė nė tė cilėn shpjegon proēesin e zhvillimit tė ideve nga mendja. Sidoqoftė, pjesa mė e madhe e kėtij diskutimi lidhet me jurisprudencėn ('ilm al-usul). Aty ai ka diskutuar origjinėn dhe karakterin e zhvillimit tė ideve normative dhe kjo temė meriton tė studjohet mė thellėsish dhe mė tėrthorazi. Mėegjithatė, unė do tė bėj njė rezume tė shkurtėr tė ideve tė tij lidhur me kėtė diskutim.

Ai fillon duke pohuar se njė nga funksionet e mendjes ėshtė se ajo pėrmbledh ide tė caktuara nga objektet e jashtme (njė operacion qė nuk pėrfshin ndonjė risi) pastaj i zbaton ato nė njė realitet tjetėr, pra ai zbaton definicionin e njė gjėje tek njė tjetėr. Nė termet teknike dhe letrare, ajo zbulon metaforat. Njė metaforė, veēanėrisht nė harmoni me pikėpamjen e Sakkaldit, nuk ėshtė thjeshtė pėrdorimi i njė fjale nė ndonjė kuptim tjetėr, ajo nuk pėrfshinė thjeshtė zbatimin, pėr shembull fjala "luan" pas shkarkimit tė kuptimit tė saj tek njė person me tė njejtėn cilėsi. Jo. Njė metaforė pėrfshin njė ndryshim nė kuptim jo njė ndryshim nė fjalė. Aktualisht ajo ēfarė bėjmė ėshtė se ne shohim pėr shembull, Zaidin si njė shembull i kuptimit tė "luanit" atėherė ne e zbatojmė fjalėn "luan" tek ai. Kjo ėshtė njė lloj risie e mendjes. I ndjeri Ajatullah Burujerdi do tė bėnte njė shėnim interesant nė lidhje me kėtė. Ai do tė thoshte se kur themi "pash njė luan duke shkrepur", kjo fjali ėshtė e pėrbėrė aktualisht nga dy fjalitė mė poshtė: "e pash Zaidin duke shkrepur", dhe "Zaidi ėshtė si luan". Ai pajtohet me konceptin e Sakkaldit pėr metaforėn. I tillė ėshtė nocioni i Allamah Tabatabait pėr kapacitetin e mendjes pėr tė formuluar dhe zbuluar konceptet duke supozuar – jo arbitrarisht por nė harmoni me njė bazė tė caktuar – njė send si shembull i njė sendi tjetėr.

Vėzhgimi tjetėr qė bėn ai (edhe pse unė nuk pajtohem me pėrgjithėsimin e tij) ėshtė se dallimi mes kafshėve nė njėrėn anė dhe bimėve dhe gjėrave tė pajeta nė anėn tjetėr ėshtė se tė dytat lėvizin drejtė fundit tė tyre nė njė drejtim tė paracaktuar. Natyra nė kursin e lėvizjes sė saj normale, ėshtė pajisur me mjete pėrmes tė cilave lėviz palėkunshėm drejtė qėllimit tė saj. Kafshėt gjithashtu nė sajė tė qenies sė tyre fizike dhe natyrore (jo si qenie me posedim tė aftėsive njohėse dhe mendjes), ashtu si edhe bimėt lėvizin direkt drejtė fundit tė tyre nė botėn natyrore. Por nė rastin e tyre nė shumicėn e aktiviteteve tė tyre mjetet e natyrės nuk mjaftojnė t’i drejtojnė kafshėt drejtė qėllimeve tė tyre. Ja pse ata pėrfshijnė aftėsitė e tyre mentale dhe njohėse pėr t’i arritur fundet e tyre dhe nė fakt aty fillon njė lloj harmonie mes natyrės fizike (qė ėshtė e pavetėdijshme) dhe mendjes qė funksionon nė njė mėnyrė duke e bėrė tė pamundur natyrėn tė arrijė pėrfundimet e saj. Sidoqoftė mendja ėshtė detyruar tė arrijė njė sėrė pėrfundimesh qė supozohen tė jenė tė ndryshme nga pėrfundimet e natyrės dhe dikush imagjinon se harmonia mes tė dyjave ėshtė aksidentale.

Natyra njohėse e njeriut dhe e kafshėve ėshtė e tillė sa kur e perceptojnė dhe e konceptojnė njė objekt u ngjallet dėshira dhe oreksi pėr tė si [njė pritje tė] kėnaqėsisė pėr ta arritur atė dhe dhimbjes nė dėshtimin e arritjes sė tij. Kjo pasohet nga motivi pėr ta fituar kėnaqėsinė ose pėr ta larguar dhimbjen. Pėr shembull, njeriu ndjen uri dhe me pėrvojėn e tij tė kaluar tė kėnaqėsisė nė ngrėnien e ushqimit ai kėrkon ushqim pėr ta fituar kėtė kėnaqėsi. Por nė tė njejtėn kohė nė procesin e kėtij veprimi natyra gjithashtu arrin fundin e saj, prandaj trupit i nevojitet ushqim pėr tė zėvendėsuar materialet qė ka konsumuar. Ngrėnia i shėrben tė dyja pėrfundimeve, qėllimi i kėnaqėsisė ėshtė arritur dhe nė tė njejtėn kohė natyra gjithashtu plotėson nevojėn e saj. Ndėrkaq shtrohet pyetja: A janė kėto dy veprime tė palidhura me njėra tjetrėn dhe a ėshtė koincidenca e tyre diēka aksidentale? A ėshtė e mundur qė ky rast tė jetė ndryshe, qė njė person tė mund tė ndjejė kėnaqėsi nė ngrėnien e gurėve deri sa stomaku i tij kėrkon ushqim tjetėr? A ėshtė aksidentalisht qė ushqimet e shijshme qė i sjellin kėnaqėsi dikujt qė ha gjithashtu ndihmojnė tė plotėsojnė nevojat e natyrės? A ėshtė ky rasti ku kėtu nuk ėshtė pėrfshirė asnjė aksident dhe ekziston njė lloj harmonie mes tė dyjave, ku njėri ėshtė parėsor dhe tjetri dytėsor? Nė rast se nuk ka asnjė aksident tė pėrfshirė kėtu, a ėshtė dėshira e vetėdijshme pėr tė arritur kėnaqėsinė dhe pėr tė larguar dhimbjen parimin primar qė kėrkon njė aparat qė mund tė bashkėpunojė me tė pėr pėrfundimin e kėnaqėsisė duke tretur ushqimin dhe duke thithur substancat ushqyese? Ose a ėshtė ky rasti i kundėrt dhe a ėshtė natyra qė pėrbėn parimin primar duke e nėnshtruar mendjen e vetėdijshme nėn shėrbimin e tij. Padyshim, ka njė lloj harmonie mes pėrfundimeve natyrore dhe tė vetėdijshme. Ndėrsa ēdo kafshė merr kėnaqėsi nė atė qė kėrkon natyra dhe natyra gjithashtu kėrkon atė qė sjell kėnaqėsi. Pėr shembull, njė grua ėshtė e pajisur me organe dhe gjėndra qė nevojiten pėr lindjen dhe ushqyerjen e fėmijės dhe ajo ndjen kėnaqėsi me kėto veprime. Shpezėt qė shtrojnė vezė ndjejnė kėnaqėsi me kėtė veprim dhe njė kafshė qė lind njė kėlysh ndjen kėnaqėsi nė lindjen e kėlyshit. Ekziston njė harmoni e madhe mes tyre.

Ėshtė gabim tė mendohet se kjo lėvizje qėllimore ėshtė e pėrkufizuar vetėm tek qeniet e vetėdijshme. Kur thuhet se natyra ka pėrfundime tė caktuara, disa njerėz mund tė ngrejnė dyshime se a ka natyra e pavetėdijshme pėrfundime. Nė fakt pėrfundimet lidhen me atė natyrė tė pavetėdijshme dhe mendja e vetėdijshme ka pėrfundime qė janė tė rastėsishme me pėrfundimet e natyrės. Fundi i natyrės do tė lėvize drejtė pėrsosjes sė saj. Siē shėnonte Ibn Sina, posedimi i vetėdijes nuk e bėn qėllimore njė qenie qė i mungon qėllimi. Qėllimi ėshtė i lidhur me thelbin e njė sendi. Ndonjėherė njė send ėshtė i vetėdijshėm me fundin e tij dhe ndonjėherė jo.

Pyetje: Nuk ka gjithmonė njė harmoni mes kėnaqėsisė dhe nevojės natyrore. Shumė kėnaqėsi janė tė dėmshme pėr natyrėn dhe dėmtuese tė pėrsosjes sė tij.

Pėrgjigje: Rastet deviante nuk do tė mirren nė konsideratė, veēanėrisht nė rastin e vdekjes sė qenies njerėzore qė vepron sipas arsyes. Ajo qė dua tė them ėshtė se ka njė harmoni tė pėrgjithshme qė ekziston nė atė masė qė nuk mund tė jetė aksidentale. Rastet e veēanta, si ajo e tė sėmurit qė ka nevojė pėr ilaēe pa ndjerė kėnaqėsi nė marrjen e tyre, del nė pah njė lloj dallimi mes dy kėrkesave urgjente, njė temė qė ka detalet e veta. Njė kafshė ndjen kėnaqėsi kur han ilaēet e veta sepse ai vepron sipas instiktit, ndėrsa qenia njerėzore, qė vepron sipas arsyes sė tij, nuk merr kėnaqėsi me tė.

Allamah Tabatabai thotė se bota e koncepteve normative fillon kėtu. Mėnyra se si e shpjegon ai ēėshtjen shfaqet sikur tė gjitha qeniet e gjalla duke pėrfshirė njeriun dhe kafshėt posedojnė ide tė tilla. Por unė nuk pajtohem me kėtė pėrgjithėsim. Sipas atij ka njė lidhje tė domosdoshme mes natyrės dhe fundeve, si lidhje konkrete objektive dhe filozofike mes shkakut dhe pasojės. Tani nė botėn e konceptimit njeriu merr lidhjen objektive tė nevojės – si kundėrshtuese e lidhjes sė rastit – mes dy sendeve nė natyrė dhe e zbaton kėtė lidhje tė dy sendeve mes tė cilave nuk ka kaq lidhje tė vėrtetė. Pėr shembull ai e zbaton termin "luan" pėr njė njeri tė fortė. Kėtu, gjithashtu njeriu zbaton termin "nevojė" siē ėshtė gjetur nė natyrėn e jashtme tė lidhjes mes tij dhe qėllimit tė tij. Nevoja dhe detyrime tė tilla tė krijuara nga mendja dalin nga konceptime tė tilla. Allamahu ėshtė i mendimit se detyrime tė tilla egzistojnė nė ēdo veprim vullnetar dhe nė ēdo kafshė tė vetėdijshme.

Filozofėt e hershėm muslimanė nuk besonin nė detyrim ose urdhėr tė tillė. Ata vetėm pohojnė se nė fillim njeriu koncepton dobinė e diēkaje, pastaj zgjon njė dėshirė pėr tė, tė pasuar nga njė pėrfundim. Ata i pėrshkruanin shkallėt e saj tė ndryshme duke treguar se sė pari ėshtė konceptimi i pasuar nga njė gjykim pėr dobinė. Ky gjykim nė pikėpamjen e tyre pozicionon diēka objektive, kėshtu njė objekt i caktuar ka njė dobi tė caktuar. Shkalla e fundit ėshtė shkalla e vullnetit. Sidoqoftė, ata nuk besuan se kėtu u pėrfshi njė gjykim normativ.

Por Allamah Tabatabai pohonte se kėtu ėshtė pėrfshirė njė konceptim dhe urdhėr i tillė dhe pohimi se diēka ėshtė e mirė nuk ka kuptim tjetėr. Kur themi se ėshtė mirė tė bėsh diēka, ėshtė "mirėsia" qė del prej kėtu. Ka njė ēėshtje tjetėr qė pėrfshihet kėtu, se "e mira" del nga "duhet" apo rasti ėshtė i ndėrsjelltė. Siē thotė Allamahu se "duhet" ėshtė formulimi i parė (itibar) ai thotė se "i mirė" del nga ai. "Ėshtė mirė tė bėsh kėshtu" shėnon njė lloj animi tė diēkaje dhe ėshtė sikur dikujt i janė cilėsuar cilėsi konkrete dhe objektive tė veprimeve njerėzore.





Teoria e shfrytėzimit:

Pastaj ai ka disa pikėpamje tė tjera tė cilave u referohet vazhdimisht nė thėniet e tij nga Kurani i Shenjtė al-Mizan dhe nė vende tė tjera. Ai thotė se njė nga formulimet normative ėshtė ajo e shfrytėzimit (istikhdam). Pėr ta shpjeguar, njeriu ka njė lidhje tė caktuar me gjymtyrėt dhe aftėsitė e tij dhe kjo lidhje ėshtė objektive, reale dhe konkrete. Duart e mia janė nė shėrbimin tim. Tė gjitha organet e trupit tė njeriut i pėrkasin njeriut dhe formojnė njė pjesė integrale tė qenies sė tij dhe me tė vėrtetė janė nė shėrbim tė njeriut. Ai thotė se ēdo objekt i jashtėm mund tė marrė formėn e njė mjeti nė shėrbim tė njeriut dhe nė tė njejtėn mėnyrė se duart e tij i pėrkasin atij ai i konsideron objektet e tjera si tė tijat. Kjo lloj pėrhapjeje ėshtė tipike e formulimeve subjektive (itibar). Njeriu i zgjeron kufijtė e asaj qė ėshtė e kufizuar me egzistencėn e tij me qeniet e tjera. Ai e konsideron njė tendencė tė tillė njerėzore pėr tė pėrhapur konceptet si diēka instiktive. Pastaj ai shton se ky lloj parimi konceptual nuk kufizohet me objektet e pajeta, bimėt etj; se sa pikėpamjet e njeriut madje edhe tė qenieve tė tjera njerėzore nga pikėpamja e "shfrytėzimit". Njeriu ėshtė krijuar eksploator dhe kjo ėshtė njė tendencė natyrore e tij. Ai i pranon ēėshtjet shoqėrore dhe morale si parime sekondare. Megjithatė, nė kėtė kapitull ai nuk e diskuton kėtė ēėshtje nė detale por e bėn atė nė thėniet e tij, al-Mizan, nėn vargun 2:213 "Njerėzimi ishte njė komb i vetėm." Ndoshta ka njė kontradiktė nė deklaratat e tij nė vende tė ndryshme. Nė njė vend ai thotė se "shfrytėzimi" ėshtė njė parim natyror dhe se drejtėsia shoqėrore nė tė njejtėn kohė ėshtė natyrore pėr njeriun, por ėshtė modifikuar nga parimi tjetėr natyror. Ndonjėherė nė thėniet e tij ai ėshtė shprehur qartė se njeriu nuk ėshtė shoqėror nga natyra por shoqėror nga pėrshtatja. Nė kapitullin e gjashtė tė librit tė tij Usul-e falsafe wa ravish-e realism, ai thotė se njeriu ėshtė shoqėror nga natyra, por ēfarė nėnkupton ai ėshtė pėrshtatja, siē ėshtė pėrmendur nga ai diku tjetėr. Kėshtu ai nuk thotė se njeriu ėshtė shoqėror nga natyra. Socializimi i tij, ėshtė pėrfundim si rezultat i ekuilibrit mes dy instikteve kundėrshtare. Deklaratat e tij shfaqen nė kėtė kėndvėshtrim tė ngjajshme me pikėpamjet e evulucionistėve bashkėkohorė dhe darvinistėve qė besojnė se lufta pėr mbijetesė ėshtė baza e njeriut.

Parimi i pėrshtatjes ėshtė njė formė mjaftė e konsiderueshme e idesė darviniste, kėshtu sipas saj lufta pėr mbijetesė pėrmban bazėn e qenies njerėzore dhe bashkėpunimi rrjedh nga lufta. Njeriu lufton pėr mbijetesė, por armiku nuk ėshtė gjithnjė i njė lloji; kur shumė njerėz ballafaqohen me njė armik tė pėrbashkėt dhe ndjejnė se ata nuk mund ta mundin atė individualisht, bashkėpunimi ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė mbijetuar. Kėtu bashkėpunimi ėshtė si traktatet politike mes shteteve, tė pėrcaktuar vetėm pėr tė sprapsur armikun e pėrbashkėt. Nė fakt bashkpunimi i tillė del nga lufta. Kurse kur nuk ka mė armik tė pėrbashkėt, fillon konflikti mes shokėve aparent. Sėrisht pas disa dallimeve tė vogla dalin dallimet brenda grupit dominues dhe rriten nė njė luftė mes tyre. Nėse pėrfundimisht mbesin vetėm dy individė ata do tė luftojnė kundėr njėri tjetrit derisa mbijeton mė i zoti. Nėse i gjurmojmė rrėnjėt e regullave morale pėr bashkėpunim, shoqėri dhe bashkim ata do tė shihen se dalin nga konflikti. Ndėrlikimi ėshtė se nėse doni tė mbijetoni nė konfrontimin tuaj me armikun (nėse ėshtė natyra ose diēka tjetėr) duhet tė jeni i ndershėm, i vėrtetė e kėshtu me rradhė. Kjo ėshtė pikėpamja e evulucionistėve dhe idetė e Allamahut ēojnė nė njė pėrfundim tė tillė, edhe pse ai nuk e thotė kaq qartė.

Pyetje: A ka njeriu anim natyror drejtė tė keqes?

Pėrgjigje: Ja ēfarė nėnkupton kjo. Megjithatė, e keqja ėshtė relative dhe nga pikėpamja e individit ėshtė e mirė. Ēdo individ ka njė tendencė natyrore pėr tė kėrkuar tė mirėn e tij, qė e bėn atė t’i trajtojė tė tjerėt si mjete (e tillė ėshtė pikėpamja e Allamahut). Njeriu nuk mund tė pėrmbahet nga trajtimi i tė tjerėve si mjete.

Pyetje: Lufta pėr mbijetesė nuk ėshtė e njejtė si "shfrytėzimi". Ndonjėherė ata mund tė pėrputhen dhe ndonjėherė jo.

Pėrgjigje: Unė nuk thash se tė dyja konceptet janė identike. Ēfarė nėnkuptoj ėshtė se tė dyja ato ēojnė nė tė njejtin pėrfundim. Kur themi se ēdo individ pėrpiqet tė trajtojė tė tjerėt si veglat e tij dhe pėr t’i pėrdorur ato, kur njė tendencė e tillė ėshtė univerzale ajo automatikisht do tė ēojė nė konflikt.

Allamahu e vazhdon diskutimin e tij pėr formulimet normative dhe shumica e tij ka tė bėjė mė shumė nė lidhje me jurisprudencėn se sa me filozofinė etike dhe pjesa lidhėse ėshtė ajo qė kemi shpjeguar.

Ai mė tej thotė se njeriu formulon duhet dhe nuk duhet pėr tė arritur pėrfundime tė caktuara. Pėrderisa kėto pėrfundime janė kalimtare, perceptimet dhe ligjet do tė jenė gjithashtu subjekt i ndryshimit dhe sa kohė do tė mbesin kėto pėrfundime do tė mbesė gjithashtu edhe duhet dhe kur ndryshon fundi do tė ndryshojė gjithashtu edhe duhet. Kėshtu Allamahu thotė se konceptimet normative, pėrkundėr konceptimeve objektive, janė kalimtare dhe tė pėrkohshme dhe pėrfundon se vlerat morale nuk mund tė jenė tė pėrjetshme. Prapseprap, duhet tė theksohet se ai pohon se ka parime tė caktuara normative qė janė tė pandryshueshme, qė janė pesė a gjashtė dhe ato janė tė qėndrueshme tė tjerat janė subjekt i ndryshimit. Parimet qė ai i sheh si tė qėndrueshme nuk janė tė njė rėndėsie tė madhe kėtu, si parimi i nevojės nė pėrgjithėsi, parimi i shfrytėzimit dhe gjėra tė tjera tė ngjajshme pėr tė cilat do tė ishte jo e dobishme pėr tu diskutuar kėtu.





Vullneti dhe dėshira natyrore.

Shpjegimi i nevojshėm kėtu ėshtė se zbatimi i parimit tė tij tė shfrytėzimit tė tė gjitha qenieve tė pajeta nuk ėshtė i pranueshėm. Nė shėnimet e mia pėr kapitullin, unė e kam diskutuar ēėshtjen nė njė mėnyrė qė nuk pohon njė pėrgjithėsim tė tillė. Nuk ėshtė e vėrtetė pėr njeriun nė tė gjitha veprimet e tij tė vullnetshme por vetėm nė disa nga veprimet e tij tė vullnetshme qė shfaqen me mendime. Pikėrisht kėtu dalin ēėshtjet e urdhėrit moral karakterit tė arsyeshėm se ēfarė ėshtė morale dhe jomorale. Veprimet e njerėzve tė papjekur, si fėmijėt qė marrin qumėsht, rrjedhin nga instikti. Diku tjetėr kam pėrshkruar dallimin mes dėshirės dhe vullnetit. Kafsha nė kundėrshtim me ēfarė ėshtė thėnė lirshėm se njė kafshė ėshtė ajo qė lėviz vullnetarisht, vepron sipas prirjes dhe dėshirės. Nė njė qenie njerėzore tė pjekur ka njė lidhje mes vullnetit dhe arsyes nė njėrėn anė dhe mes prirjes ose oreksit dhe arsyes nė anėn tjetėr. Dėshira ėshtė njė gjendje pasive. Tek njė kafshė ose njeri qė vepron sipas dėshirės, sa mė e madhe ėshtė ndikimi i dėshirės aq mė i vogėl ėshtė roli i mendimit, vetėdijes dhe arsyes dhe veprimi merr formėn jovullnetare. Pėr shembull, kur njeriu sheh ushqim ai ndjen prirje drejtė atij dhe duket sikur ka diēka tė jashtme qė e tėrheq atė drejt atij. Nė tė kundėrtėn, kur njeriu vepron sipas vullnetit tė tij ai tėrhiqet nga ajo qė ėshtė e jashtmja e qenies sė tij dhe vendimi i tij del nga qenia e brendshme e tij. Pėr shembull, nė qoftė se ai ndjen prirje pėr njė lloj tė caktuar ushqimi, ai mendon pėr pasojat dhe pastaj vendos tė marė njė ushqim tjetėr pėr tė cilin ai ndjen me pak prirje. Ai e kontrollon vetėveten nga vullneti i tij dhe ėshtė vullneti i tij qė e pamundėson atė pėr ta shkėputur veten nga ajo qė ėshtė pjesa e jashtme e qenies sė tij. Ndėrsa vullneti ėshtė identik me lirinė. Arsyeja dhe vullneti e ēlirojnė njeriun nga tirania e dėshirės dhe e bėjnė atė tė mbėshtetet tek vetėvetja. Sigurisht, ndonjėherė prirja dhe vullneti sė bashku mund tė jenė prezente. Kėshtu, dikush mund tė anojė dtrejtė diēkaje qė mund tė jetė objekti i vullnetit tė dikujt si pasojė e gjykimit tė arsyes.

Pyetje: A mungon vullneti nė rastet kur ka prirje, ose ėshtė vetėm i dobėt?

Pėrgjigje: Vullnet ka, por ai ėshtė i dobėt. Ajo ēfarė dua tė theksoj ėshtė se vullneti dhe prirja janė dy gjėra tė ndara. Nė masėn sa njeriu ėshtė subjekt i prirjes, vullneti i tij ėshtė proporcionalisht i dobėt. Unė nuk pajtohem me Mulls Sadra (edhe pse diku tjetėr ai ka shprehur njė mendim tė kundėrt), Mulls Had! Sabzawari dhe Ibn Sina duke i konsideruar prirjen dhe vullnetin si njė gjė. Diku tjetėr ata duke pėrfshirė edhe Ibn Sinėn kanė pėrshkruar njė dallim mes tė dyjave. Vullneti ėshtė gjendja e vetėkontrollimit tė shpirtit, njė gjendje e pėrfundimit ku pėrfshihet arsyeja dhe janė bėrė llogaritė e arsyeshme dhe gjykimi i arsyes triumfon.

Urdhėrat morale lidhen me njeriun si njė qenie e arsyeshme (nė tė njejtėn mėnyrė siē e konsiderojnė filozofėt e hershėm musliman si pjesė e arsyes praktike), jo me shpirtin nga aspekti praktik. Miratimi dhe mosmiratimi moral janė gjykime tė arsyes praktike (aftėsia soditėse qė pėrfshin pėrgjithėsinė) nė aspektin e drejtimit tė trupit. Pėrndryshe normat morale nuk kanė tė bėjnė me kafshėt ose njerėzit nga pikėpamja e tė mosqenurit subjekt i gjykimeve tė arsyes.

Idetė metaforike janė tė veēanta pėr njeriun. Mendimi i tij ka arritur pikėn ku ai mund tė zbatojė termin pėr diēka tek diēka tjetėr. Pėr shembull, ai shikon Hėnėn dhe pastaj sheh njė qenie njerėzore me bukurinė me tė cilėn ai pėrshkruhet. Ai zbaton termin pėr tė parin tek i dyti dhe i transferon tek i dyti ndjenjat e tij tė ngjallura nga Hėna. Ky veprim dallon natyrėn e zhvilluar tė njeriut dhe asnjė kafshė nuk ėshtė e aftė pėr njė veprim tė tillė. Ky veprim ėshtė njė lloj kozmetike dhe zbukurimi, p. sh.: njeriu vėzhgon njė lloj bukurie tek dikush dhe pastaj ai i shton asaj duke plotėsuar hijeshi tė rastėsishme, derisa e din se kėto hijeshi nuk i pėrkasin atij personi por janė sharme tė huazuara nga ngjyra e jashtme, uji dhe vija por qė i zgjojnė ndjenjat e tij nė tėrheqjen ndaj personit. Kjo ndodh nė shprehjet metaforike dhe poetike. Kur poeti i referohet diēkaje me metafora ai pohon njė sharm mė tė madh nė pamjen e tij, si me rastin e Rudakit qė i shkroi kėto vargje pėr princin Samanid duke pėrdorur kėto metafora pėr Bukharan. Bukhara mbeti siē ishte por ai e projektoi qytetin me terme tė atilla sharmante sa qė e prekėn princin. Kėto janė mrekullitė e mendjes njerėzore.

Pyetje: A ėshtė ky refleksi i kushtėzuar i Pavllovid?

Pėrgjigje: Jo. Refleksi i kushtėzuar i Pavllovid lidhet me qasjen materialiste tė perceptimit (jo tė koncepteve normative) qė pėrpiqet tė japė njė interpretim materialist mendimit njerėzor. Pavllovi flet pėr reflekset jo tė vullnetshme njerėzore. Ēėshtja e refleksit tė kushtėzuar ose shoqėrimi i ideve ėshtė e ndryshme nga ēėshtja e vlerave dhe metaforės. Nė tė fundit nuk ka rradhė dhe shoqėrim. Kėtu dikush sheh diēka si diēka tjetėr. Kėshtu ai ia bashkon atė tjetrės dhe e zbaton definicionin e njė sendi tek njė send tjetėr. Nuk ka rradhė tė ideve si nė shoqėri. Nė metaforė ka njė unifikim tė njėhershėm tė dy sendeve, jo njė rradhitje tė sendeve tė ndryshme. Kjo i jep fuqinė e pasionit dhe pathosin e elegjisė.

Kėshtu njė nga kundėrshtimet kundėr pikėpamjes sė Allamahut ėshtė se ai pėrgjithėson aftėsinė njohėse tė formulimit normativ tė tė gjitha qenieve tė gjalla, ndėrsa ajo ėshtė veēanti e njeriut dhe gjithashtu e arsyes sė tij praktike.

Filozofėt e hershėm muslimanė e pėrcaktuan diturinė praktike, qė pėrfshin etikėn si shkencėn e veprimeve tė vullnetshme tė njeriut pėr sa i pėrket asaj se si duhet tė jenė dhe si mund tė jenė mė tė mirė dhe mė tė pėrsosur. Ky pėrkufizim i dhėnė nga filozofėt e hershėm muslimanė ėshtė nė njė farė mėnyre e njejtė me atė tė diturisė teorike qė meret me rregullin mė tė pėrsosur dhe me pyetjen se nėse rregulli egziston ėshtė apo jo mė i miri dhe mė i pėrsosuri. Kjo pyetje sidoqoftė ka tė bėjė me atė se a ekziston diēka ose jo dhe nė diskutimin e veprimeve tė vullnetshme tė njeriut pyetja ka tė bėjė me atė se si diēka duhet tė jetė dhe si tė mund tė jetė mė e pėrsosur.

Sipas filozofėve modernė etika meret me pyetjen, Si duhet tė jetojė dikush jetėn e tij, pra ai nuk meret me atė se si njerėzit jetojnė po me ēfarė duhet tė jetojnė. Kjo i ngarkohet tė njejtės gjė me cilėsime shtesė tė caktuara. Njėra lidhjet me pėrgjithėsinė. Kur filozofėt e hershėm muslimanė e caktuan etikėn si shkencė tė veprimeve tė vullnetshme tė njeriut ata nėnkuptojnė njė pėrshkrim univerzal pėr tė gjitha qeniet njerėzore, jo pėr ndonjė person tė veēantė. Ēėshtja tjetėr qė duhet tė pėrmendet kėtu ėshtė se kur filozofėt modernė thonin se etika meret me atė se si dikush duhet tė jetojė jetėn e tij njė cilėsim shtohet kėtu – dhe ata shpesh ia shtojnė atė vetes, kėshtu duke iu afruar pikėpamjes sė filozofėve tė lashtė – duke deklaruar se ajo qė nėnkuptohej ėshtė njė jetė e mbushur me fisnikėri dhe shenjtėrim, ose vlera nė termet bashkėkohore.

Ēėshtje tjetėr qė ėshtė pėrmendur kėtu jo pa dobi, ėshtė se kur thuhet se etika ėshtė shkenca se si duhet tė jetohet jeta, qė pėrfshin sjelljen dhe zakonin, se ēfarė lloj sjelljeje dhe zakonesh tė kesh pėr tė ēuar njė jetė tė vlefshme.

Ēėshtje tjetėr qė pėrmendet sot, qė gjithashtu gjindet nė filozofinė tonė ėshtė se etika merret vetėm mė atė se si njeriu duhet tė jetojė dhe pohohet se natyra e njeriut njihet tashmė dhe se ėshtė me njohurinė e kėsaj natyre ēėshtja se si ai duhet tė jetojė ashtu qė jeta e tij ka ngritje fisnikėrore dhe shenjtėrore. Siē e dimė, ekzistencialistėt kanė pikėpamje tė caktuara pėr fundamentalitetin e jetesės (filozofia e Mulls Sadras ėshtė gjithashtu e bazuar nė fundamentalitetin e jetesės dhe pohojnė se njeriu ėshtė njė qenie potenciale dhe e papėrcaktuar. Kėshtu thelbi i tij nuk ėshtė i paracaktuar dhe janė veprimet e njeriut qė formojnė shprehitė e tij dhe kėto shprehi pėrbėjnė identitetin dhe thelbin e njeriut. Njeriu nuk ka njė thelb tė ndarė nga shprehitė e tij dhe ato pėrbėjnė aktualitetin substancial tė jetesės sė njeriut. Janė shprehitė e tij dhe veēoritė qė e bėjnė dhe e pėrcaktojnė qenien njerėzore. Mė saktėsisht, etika nuk ėshtė vetėm shkencė se si duhet tė jetosh, pohohet se ne e dimė se ē’jemi dhe pastaj dikush shkon tė diskutojė se si do tė jetojė njeriu me natyrėn dhe thelbin e tij tė fiksuar, qė ėshtė e njejtė tek tė gjithė njerėzit. Por nėse ne themi se shprehitė e pėrbėjnė thelbin e njeriut atėherė etika do tė marė njė dimenzion tė ri. Nėse njeriu mund ta formojė realitetin e tij me moralin dhe shprehitė e tij, atėherė qenia dhe thelbi i tij i brendshėm do tė ndryshojnė dhe etika sipas kėtyre pohon njė kuptim mė tė thellė.

Njerėzit kanė tė njejtėn formė, por nga pikėpamja shpirtėrore realiteti i tyre varet nga morali dhe shprehitė e tyre. Kėshtu definicioni "i njeriut" mund tė zbatohet te disa persona nė lidhje me formėn ndėrsa nė bazė tė qenies sė tyre tė mbrenshme termi "kafshė" mund tė jetė i vėrtetė pėr ta.

Me kėtė definicion tė diturisė praktike tė ndjekim diskutimin e kaluar. Ne thamė se ēėshtja e detyrimit moral shquan lidhjen e njeriut me njė veprim tė caktuar dhe rrjedh nga ndjenja e tij. Kėshtu natyra e njeriut kėrkon qėllime tė caktuara dhe nė harmoni me kėto perfundime ndjenja tė caktuara zėnė fill nė aftėsinė e tij tė vetėdijshme. Ai dėshiron ēfarė i kėrkon natyra e tij. Pėrfundimisht kjo e ēon atė tė deklarojė se, "e pėlqej atė gjė" dhe "ėshtė e mirė".

Bertrand Russell dhe tė tjerėt dhe pikėpamjet e Allamah Tabatabait ēuan nė tė njejtin pėrfundim se nuk mund tė ketė asnjė kriter objektiv pėr etikėn. Pėr shembull, kur them se diēka ėshtė e mirė, do tė thotė se unė e pėlqejė atė, dhe se pėlqimi im nuk do tė thotė se dikush tjetėr duhet ta pėlqejė atė. Tė tjerėt mund tė pėlqejnė diēka tjetėr. Ata qė kanė jetuar nė tė kaluarėn shikonin ēfarė pėlqenin si tė mirė, ndėrsa sot njerėzit shikojnė diēka tjetėr si tė mirė.

Kėtu ngrehet pyetja: Si mund tė vėrtetohen ēėshtjet etike? Si mund tė argumentojmė se ēfarė ėshtė e mirė dhe ēfarė ėshtė e keqe? Allamahu ėshtė i pikėpamjes se ato janė tė pavėrtetuara, sepse ēėshtjet normative nuk mund tė vėrtetohen. Ne mund t’i testojmė ato nė bazė tė dobisė (kotėsisė). Kėshtu formulimet normative mendore kanė pėr qėllim tė arrijnė qėllime tė caktuara dhe nėse ato nuk na ndihmojnė t’i arrijmė atėherė ato janė tė pavėrteta.

Ēėshtjet morale mund tė testohen pėrveē se pėrmes testit tė dobisė. Ato nuk janė ēėshtje objektive qė mund tė vėrtetohen me anė tė eksperimentit ose arsyetimit. Ato nuk mund tė vėrtetohen as me metodėn e deduktimit as me atė empirike. Nė deduksion premisat bazohen nė parimet vetė-evidentuese, ose nė eksperiencėn empirike, ndėrsa dituria praktike meret me konceptin e tė mirės dhe tė keqes dhe kėto koncepte rrjedhin nga duhet dhe nuk duhet, tė cilat nga ana tjetėr varen nga pėlqimi dhe mospėlqimi, qė nuk janė tė njejta tek tė gjithė njerėzit dhe ndryshojnė sipas situatave, ineresave, punės sė tyre personale dhe lidhjeve tė tyre me besimet, grupet dhe kombet e ndryshme. Kėshtu, ēdo individ dhe grup pėlqejnė sende tė caktuara prandaj vlerat morale janė nė mėnyrė tė pashmangshme subjektive dhe relative. Nga ana tjetėr konceptet morale nuk janė ēėshtje objektive tė ndjeshme me argumentin llogjik ose me metodat deduktive ose metodat induktive.





Tre teori etike:

Bertrand Russell ėshtė njė nga mendimtarėt qė arriti nė tė njejtin pėrfundim pėrmes filozofisė sė tij tė analizės llogjike. Nė librin e tij "Historia e filozofisė perėndimore" duke egzaminuar konceptin e Platonit pėr drejtėsinė dhe kundėrshtimin e famshėm tė Trasymachusit kundėr tij se drejtėsia nuk ėshtė gjė tjetėr por interesi i tė fuqishmit, Russelli ėshtė i mendimit se ky ėshtė problemi bazė i politikės dhe etikės: A ka ndonjė kriter nė etikė pėr tu ndryshuar mes tė mirės dhe tė keqes pėrveē asaj qė ėshtė menduar nga ata qė i pėrdorin kėto terme? Nėse nuk ka kriter tė tillė atėherė shumica e pėrfundimeve tė Trasymachusit do tė jenė tė pashmangshme. Por si mund tė thotė se egziston kriter i tillė? Diku tjetėr Russelli thotė se dallimi mes Platonit dhe Trasymachusit ėshtė shumė i rėndėsishėm. Platoni mendon se ai mund tė vėrtetojė se ideja e tij pėr republikėn ėshtė e mirė. Njė demokrat qė pranon objektivitetin e etikės mund tė mendojė se ai mund tė vėrtetojė se Republika ėshtė jomorale; por ēdokush qė pajtohet me Trasymachusin do tė thotė: Nuk ka ēėshtje pėr tė vėrtetuar ose mosvėrtetuar: ēėshtja e vetme ėshtė nėse ju e pėlqeni apo jo. Nėse po, ėshtė mirė pėr ju; nėse jo ėshtė keq pėr ju. Ėshtė ēėshtje shije; ti mund tė pėlqesh njė lloj tė caktuar ushqimi dhe tė thuash se ky yshqim ėshtė i mirė dhe tė tjerėt mund tė pėlqejnė njė lloj tjetėr dhe tė thonė se ky yshqim ėshtė i mirė. Nuk ka shije tė mirė absolute pėr tu krahasuar me shijet e tjera tė mira ai mė tej thotė se nėse ju pėlqen ėshtė e mirė pėr ju; nėse jo, ėshtė e keqe pėr ju. Nėse disa e pėlqejnė dhe disa jo problemi nuk mund tė zgjidhet me arsye, por vetėm me forcė. Ajo qė ėshtė thėnė se drejtėsia i takon tė fuqishmit ėshtė sepse kur disa pėlqejnė diēka dhe tė tjerėt jo, ata qė kanė fuqi mė tė madhe imponojnė dėshirat e tyre tek tė tjerėt me forcė dhe ky bėhet ligj.

Thelbi i deklaratave tė Russellit ėshtė se konceptet e tė mirės dhe tė keqes tregojnė lidhjen mes njeriut dhe sendit nė pyetje. Nėse kjo lidhje ėshtė e pėlqimit ėshtė e mirė dhe nėse ajo ėshtė e mospėlqimit atėherė ėshtė e keqe. Nėse ajo nuk ėshtė as e pėlqimit as e mospėlqimit, atėherė ajo nuk ėshtė as e mirė as e keqe. Ne kemi shkruar se pėrgjigja pėr Russellin ėshtė se nė fillim ne duhet tė gjyrmojmė rrėnjėt e asaj se pse njeriu e pėlqen diēka dhe nuk e pėlqen diēka tjetėr. Njeriu pėlqen ēdo gjė qė i shėrben qėllimit tė jetės qoftė edhe nga njė aspekt i veēantė. Me fjalė tė tjera natyra gjithmonė lėviz drejtė pėrsosjes sė saj me qėllim qė ta shtyjė njeriun tė mbartė atė qė duhet tė jetė pėrfunduar pėrmes vullnetit dhe zgjedhjes sė tij, ajo e ka vėnė dėshirėn, pėlqimin dhe dashurinė tek ai nė tė njejtėn mėnyrė siē e ka informuar atė me nocionet e tė mirės dhe tė keqes.

Ashtu siē natyra lėviz drejtė pėrsosjes dhe pėrshtatshmėrisė individuale, ajo gjithashtu lėviz drejtė pėrsosjes sė llojit. Nė themel pėrsosja individuale nuk ndahet nga pėrsosja e llojit tė tij. Pėrsosja individuale mbėshtetet nė atė tė llojit dhe nė mėnyrė tė paevitueshme njė lloj i pėlqimit i ndarė nė mėnyrė tė barabartė nga tė gjithė individėt mer formėn e barabartė tek tė gjithė individėt. Kėto pėlqime tė ngjajshme, tė uniformuara, univerzale dhe absolute pėrbėjnė kriterin univerzal tė moralit. Drejtėsia dhe vlerat e tjera morale janė pėrfundimet drejtė tė cilave lėviz natyra pėr pėrsosjen e llojit. Me qėllim qė tė arrihen pėrfundime tė tilla pėrmes veprimit tė vullnetshėm krijohet njė pėlqim pėr kėto pėrfundime tek tė gjithė individėt. Nga virtyti i kėtij pėlqimi duhet dhe nuk duhet shfaqen nė formėn e njė sėrė urdhėrash univerzale nė shprtin e vdekshėm. Nė mėnyrė qė tė ketė njė kriter univerzal nė etikė nuk ėshtė e nevojshme tė konsiderohen entitetet objektive tė mira dhe tė kėqia si e bardha dhe e zeza, rrumbullaksia dhe katrorja. Russelli e konsideron egon tek "unė e pėlqej" si njė ego qė i pėrket interesave tė saj materiale dhe fizike, jo si njė ego qė i pėrket fisnikėrisė shpirtėrore tė saj ose si njė ego qė i pėrket interesave tė llojit tė saj.

Kėtu ne do tė pėrmendim dy ose tre hipoteza dhe pastaj do tė pėrpiqemi t’i sqarojmė shėnimet e lartėpėrmendur. Nė fillim do tė shohim nėse ekziston apo jo njė komplet urdhėrash tė zakonshme univerzale dhe tė qėndrueshme nė shpirtin e njeriut (kjo premisė e vogėl duhet tė rrjedhė pėrmes pėrvojės). Pra, a ekzistojnė nė vetėdien njerėzore nocione tė pohuara nga tė gjithė individėt pėrveē nocioneve temporare tė veēanta dhe individuale tė tė mirės dhe tė keqes? Unė i mendoj kėto urdhėra univerzale se janė tė ndara sipas preferencave dhe shijeve personale nė tė cilėn gjithēka ka tė bėjė me interesin personal. A ekzistojnė urdhėra tė tilla sipas tė cilave njeriu bėn gjykime rastėsisht madje pėrkundėr preferencave tė tij personale.

Dikush mund tė thotė unė nuk e di analizėn e njė ēėshtjeje tė tillė, por e di kėtė mė shumė se unė dhe tė gjithė njerėzit kanė perceptime tė caktuara univerzale sipas tė cilave gjykojmė, pėr shembull, se ndershmėria ėshtė e mirė nė vetėvete, sido qoftė baza e kėtij gjykimi, ose se ėshtė mirė tė kthehet mirėsia me mirėsi. Ky gjykim kapėrcen tė gjitha ineresat personale dhe askush nuk mund tė mohojė se nėse dikush thotė se mirėsia kthehet me mirėsi njė mijė vjet mė parė ėshtė i lavdėrueshėm ose ēdo kush qė e kthen tė keqen me mirėsi ėshtė i mallkuar. Ėshtė e pamohueshme se ka dy lloj veprimesh tė pėrfshira kėtu; njėri veprim ėshtė i lavdėrueshėm dhe i ēmueshėm pėr njeriun dhe tjetri ėshtė i pavlerė ose ka vlerė negative. Nėse dikush do tė krahasonte njė mendje tė lirė me dy lloje karakteresh, si Abu Dharr dhe Mu’awiyah, me qėllim qė tė bėjė njė gjykim nė lidhje me ta, do tė shohė se Abu Dharr ishte njė njeri tė cilit Mu’awiyah ishte gati t’i japė ēdo gjė pėr t’i blerė besnikėrinė e tij dhe ta bėjė atė tė heq dorė nga parimet e tij mė tė larta. Ai nuk dorėzohej nga planet e Mu’awiyah-s i cili e kishte bėrė gjithēka si mjet pėr arritjen e ambicjeve tė tij.

Kėtu dikush natyralisht udhėzon tė parin dhe dėnon tė dytin. Testi i njejtė mund tė zbatohet nė rastin e karaktereve tė tjerė dhe rezultati do tė jetė i njejti nė mėnyrė tė pandryshueshme. Ne nuk i pėrkasim opinionit se gjykimet qė i pėrkasin mirėsisė dhe tė keqes rrjedhin nga pėlqimi ose mospėlqimi. Kjo mund tė jetė e vėrtetė por fillimisht ne duam tė shohim nėse egzistojnė apo jo gjykime tė zakonshme dhe univerzale. Sė dyti nėse po si mund t’i justifikojmė ato? A janė ato tė justifikueshme sipas asaj qė kanė thėnė Allamahu dhe Russelli?

Ne thamė se ka dy lloje duhet dhe nuk duhet; njė lloj ėshtė i veēantė dhe individual me tė cilin ne ndeshemi rregullisht nė jetėn e pėrditshme pėr shembull, unė duhet tė ha ushqim tė tillė, unė duhet tė vesh njė fustan tė tillė, e kėshtu me rradhė. Lloji i dytė i urdhėrave, shembujt e tė cilave u cituan kanė natyrė univerzale.

Tani pyetja ėshtė se cila ėshtė baza e gjykimeve tė tilla univerzale? Nėse nuk do tė pajtohemi me teologėt duke e konsideruar tė mirėn dhe tė keqen si parime objektive dhe pohojmė se kėto nocione pėrfundimisht i pėrkasin lidhjes sė njeriut me njė gjė atėherė si mund tė justifikojmė gjykimet morale univerzale.





Teoria e parė:

Ka tre lloje justifikimesh. Sipas tė parit, njeriu ka dėshira tė caktuara tė cilat shėrbejnė pėr tė pėrmbushur nevojat e tij individuale. Pėr shembull kur ai ėshtė i uritur, ai ndjen nevojėn pėr ushqim. Njeriu ka gjithashtu lloje tė tjera nevojash qė janė lloje tė orientuara. Pra njeriu mund tė dėshirojė diēka qė nuk ėshtė e mirė pėr dobinė e tij individuale por pėr tė mirėn e tė tjerėve. Pėr shembull njeriu pėlqen tė tjerėt tė shkojnė tė etur nė tė njejtėn mėnyrė qė ai nuk e dėshiron pėr veten e tij. Zoti e ka krijuar njeriun tė tillė nėse e pranojmė kėtė justifikim atėherė pikėpamja e Allamahut bėhet e besueshme se pse ai thotė se motivet e njeriut janė nė harmoni me nevojat e tij natyrore. Pra motivet e njeriut janė subjekt i natyrės sė tij individuale. Ai mbron parimin e shfrytėzimit si njė parim univerzal dhe ky kundėrshton justifikimin e mėparshėm. Pėr shkak se sipas tij njė veprim vetėkėrkues ėshtė i zakonshėm dhe mediokėr, por kur veprimi i njejtė formohet pėr tė mirėn e tė tjerėve konsiderohet si i madhėrishėm dhe i shenjtė. Kėtu ėshtė njė kriter i shenjtėrisė dhe vetė-kėrkues nė shėrbim tė tė tjerėve njė kriter i mungesės sė tij. Nėse njė veprim ėshtė menduar nė dobi tė vetėvetes sė tij ai ėshtė pėr dobinė individuale dhe nėse ėshtė pėr tė tjerėt ai ėshtė pėr njerėzimin nė pėrgjithėsi dhe njė veprim i tillė ėshtė me natyrė morale. Kėshtu kriteri i karakterit moral ose jomoral i njė veprimi varet nė kuptimin e tė qenurit vetėvetja e tij ose pėr tė mirėn e tė tjerėve, pra me qėllimin e tė qenurit individual ose univerzal. Ėshtė univerzaliteti qė i jep vlerė njė veprimi edhe pse nga pikėpamje tė tjera nuk ka dallim nga njė veprim i bėrė pėr motive personale dhe individuale.

Nė kėtė mėnyrė, ėshtė e vėrtetė se "Ėshtė e mirė" nėnkupton "E pėlqej", por ndonjėherė unė mund tė pėlqej diēka pėr vete dhe ndonjėherė pėr tė mirėn e tė tjerėve. Nė mėnyrė tė pashmangshme, ēfarė pėlqej pėr tė tjerėt dhe pėr tė mirėn e tyre mer njė aspekt univerzal (sepse ajo nuk ėshtė pėr tė mirėn e asnjė personi tė veēantė mes tė tjerėve) dhe ėshtė vlerė e qėndrueshme. Nė kėtė mėnyrė, veprimet morale janė gjithashtu univerzale dhe tė qėndrueshme. Njė veprim moral ėshtė ai qė rrjedh nga pėlqimi i tė mirės dhe dobisė sė tė tjerėve. Kjo e bėn etikėn univerzale dhe tė qėndrueshme. Kjo qasje me etikėn gjithashtu justifikon raste tė caktuara siē ėshtė gėnjeshtra pėr tė mirėn e ndonjė qellimi tė dobishėm. Pse ėshtė e mirė drejtėsia? Sepse e mira e pėrgjithshme shtrihet tek e vėrteta. Nėse drejtėsia do tė provojė se ėshtė dėmtuese atėherė ajo ėshtė jomorale sepse drejtėsia ėshtė nė tė vėrtetė e mirė. Kriteri i mirėsisė ėshtė nė shėrbim tė tė tjerėve. Nė rastet kur drejtėsia arrin tė tradhėtojė tė tjerėt, ajo bėhet e keqe. Kėtu etika pohon vetėm dimenzionin joshoqėror (sot "etika" konsiderohet se nėnkupton etikėn shoqėrore). Prandaj, ne arrijmė nė pėrfundimin se ka njė parim univerzal nė etikė qė ėshtė i pėrjetshėm dhe i qėndrueshėm, megjithėse mund tė ketė shembuj tė ndryshėm. Ka njė dallim mes mosqėndrueshmėrisė sė njė parimi etik dhe mosqėndrueshmėrisė sė shembujve tė vet. Pyetja ėshtė nėse parimet morale janė tė qėndrueshme ose jo. Sipas justifikimit tonė veprimet morale janė pakėsuar nė njė parim tė pandryshueshėm, qė ėshtė shėrbimi ndaj tė tjerėve.

Pyetje: Nė fakt ky parim ėshtė njė lloj hipoteze, kėshtu qė, pohohet se etika ėshtė nė shėrbim tė tė tjerėve, pastaj deklarohet se ėshtė parim univerzal dhe i qėndrueshėm. Megjithatė dikush mund tė bėjė ndonjė deklaratė tjetėr dhe tė mbrojė atė se etika nėnkupton ndihmė vetjake nė tė cilin duhet tė prodhojė njė parim tjetėr tė pandryshueshėm dhe univerzal.

Pėrgjigje: Ti i ke humbur kushtet e para. Siē thash ka ēėshtje tė caktuara nė tė cilat tė gjithė njerėzit bėjnė tė njejtin gjykim. Kėshtu qė, tė gjitha pikėpamjet janė identike pėr njė veprim tė caktuar. Pėrveē kėsaj tė gjithė e konsiderojnė atė njė veprim tė vlefshėm. Shėrbimi ndaj tė tjerėve ėshtė diēka pėr tė cilin unė dhe ju kemi tė njejtėn ndjenjė. Mbi tė gjitha, unė e shikoj atė si diēka madhėshtore dhe mbi tė gjitha interesat personale nė tė njejtėn mėnyrė siē i shihni ju. Pastaj ne e paraqitėm pyetjen se si njė parim i tillė univerzal mund tė egzistojė kur vlerat si mirėsia dhe e keqja burojnė nga pėlqimi dhe mospėlqimi, qė janė tė ndryshueshėm. Po, nėse tė gjitha pėlqimet bazoheshin nė motivet egoiste, ashtu siē beson Russelli dhe ashtu siē mund tė pėrfundohet nga fjalėt e Allamahut, atėherė njė kundėrshtim i tillė do tė ishte i vlefshėm, por jo nėse pohohet se njeriu ėshtė krijuar nga dy lloje motivesh.

Pyetje: Fjala "tė tjerėt" nė diskutimin e mėparshėm ėshtė disi e dykuptimtė. Duket se nuk mund tė meret nė njė kuptim absolut. Pėr shembull, njė ushtar qė lufton nė ineres tė tė huajve, lufton pėr tė tjerėt por veprimi i tij nuk ėshtė etik.

Pėrgjigje: Me "tė tjerėt" unė nėnkuptoj njerėzimin. Pra njė veprim qė ėshtė pėr tė mirėn e njerėzimit, jo pėr dobinė e njė individi dhe nė dėm tė tjetrit. Ne kemi njė ego individuale ashtu si edhe njė ego kolektive, qė pėrfshin familjen dhe lidhjet e njė personi (ēdo tiran ėshtė njė bamirės i familjes sė tij). Kėtu koncepti i vetes ėshtė i zgjeruar. Veprimet morale shkojnė pėrtej limitit tė egos dhe ndonjėherė kapėrcen madje edhe pronėn e njerėzimit (duke qenė pėr hirė tė Zotit). Morali fillon atje ku kufitė e egos kapėrcehen.

Megjithatė, kjo teori nuk mund tė pranohet pėr shkak tė kundėrshtimeve qė ngrihen kundėr saj nė bazė tė teorisė sė Allamahut, qė nuk mund tė qėndrojė anash kaq thjeshtė duke konsideruar se ka njė disharmoni mes qenies sė vetėdijshme tė njeriut dhe natyrės sė tij individuale. Pėr shkak se kjo do tė nėnkuptonte se natyra individuale lėviz nė njė drejtim dhe qenia e tij e vetėdijshme nė njė tjetėr, vetėm duke ndjekur pėrsosjen e llojit pa u marrė me pėrsosjen individuale. Rezultati do tė ishte se qenia e vetėdijshme e njeriut qė ėshtė nė shėrbim tė natyrės sė tij – dhe kėshtu duhet tė jetė – do tė sillet nė shėrbim tė llojeve pa ndonjė interes pėr interesat individuale.

Pyetje: Nė ē’baza keni thėnė, se shėrbimi ndaj llojeve ėshtė gjithashtu pjesė e natyrės sė njeriut?

Pėrgjigje: Jo, shėrbimi ndaj llojeve nuk ėshtė pjesė e natyrės individuale, por njeriu ndjen kėnaqėsi nė ndihmėn ndaj tė tjerėve dhe kjo nuk ndodh pa shkak. Sepse natyra individuale nuk mund tė derivojė kėnaqėsi pa lėvizur drejtė pėrsosjes. Sipas Ibn Sinas nėse njeriu ndjen kėnaqėsi, nuk do tė thotė se natyra dhe ndjenja lėvizin nė drejtime tė ndryshme tė pavarura. Ėshtė natyra ajo qė arrin pėrsosjen e saj dhe kur ndodh kjo ndjehet kėnaqėsi nėse arrihet pėrmes njohurisė nė prani. Pra, lėvizja e natyrės nga potenciali nė pėrsosje ėshtė identik me kėnaqėsinė kur arrihet pėrmes njohurisė nė prani. Kėnaqėsia ėshtė arritja e natyrės nė pėrsosje kur ėshtė e arritshme. Ėshtė e pamundur pėr njeriun tė ndjejė kėnaqėsi pa arritjen e pėrsosjes nga natyra.





Teoria e dytė:

Egziston njė teori tjetėr e mbrojtur nga disa mendimtarė bashkėkohorė. Sipas saj, ėshtė e pamundur qė njeriu tė dėshirojė ēdo gjė qė nuk lidhet me tė. Ēfarė do qė individi pėlqen tė bėjė lidhet pėrfundimisht me unin e tij. Sido qoftė njeriu ka dy vetėvete: unin individual dhe unin kolektiv. Biologjikisht njeriu ėshtė njė individ, por nga pikėpamja shoqėrore ai ka gjithashtu njė un shoqėror. Ēėshtje tjetėr qė e kanė shėnuar Durkheim dhe tė tjerėt – dhe Allamah Tabatabai e ka nxjerrė atė nga Kurani pa qenė i vetėdijshėm pėr idetė e tyre – ėshtė se shoqėria ka gjithashtu njė un dhe personalitet qė ėshtė i vėrtetė dhe objektiv. Shoqėria nuk ėshtė njė shumė totale e individėve nė kuptimin e totalitetit numerik dhe nuk ėshtė rasti se individėt janė ata qė janė fundamental dhe ndikojnė nė shoqėri. Shoqėria ėshtė njė pėrbėrje e vėrtetė dhe unike e individėve (sigurisht, ajo ėshtė e ndryshme nga pėrbėrja natyrore nė tė cilat elementet individuale humbasin totalisht identitetin e tyre tė pavarur). Nė kėtė lloj pėrbėrjeje, individėt qė ruajnė nevojat dhe pavarėsinė e tyre tė ndarė, ndajnė njė un tė vetėm. Ēdo anėtar ka ndjenjėn e posedimit tė dy uneve; ndonjėherė ėshtė vetėdija e unit individual dhe ndonjėherė e unit shoqėror. Sipas disa sociologėve shoqėria arrin vetė-vetėdijen tek individi; pra shoqėria ėshtė vetėdija e qenies sė saj nė qenien individuale.

Sufistėt dhe gnostikėt mbrojnė njė pikėpamje tė ngjajshme. William James gjithashtu ka njė pikėpamje tė ngjajshmėe. Me njė dallim tė sigurtė gnostikėt besojnė nė njė lloj uniteti mes shpirtrave dhe mbrojnė atė se uni i vėrtetė ėshtė uni univerzal. Ata thonė se njeriu me gabim e konsideron veten si njė qenie e dallueshme dhe ata e zvogėlojnė veten e vėrtetė nga Zoti, duke besuar se uni individual nuk ėshtė gjė tjetėr se njė manifestim i kėtij uni tė vėrtetė. Ai ėshtė sikur tė ishte njė shpirt univerzal qė e paraqet veten nė individ tė ndryshėm dhe tė gjithė kėto une rrjedhin nga njė un hyjnor.

William James gjithashtu arriti nė pėrfundimin e njejtė pėrmes pėrvojave psikologjike. Ai pohon se ka njė lidhje tė brendėshme mes uneve individuale pėr tė cilėt ata shpesh janė tė pavetėdijshėm. Ai qė e pastron unin e tij mund tė arrijė tė njohė kėnaqėsitė e ndėrgjegjies sė uneve tė tjera pėrmes kėsaj lidhjeje tė brendėshme (si burimet qė lidhen me njėri tjetrin poshtė nė tokė ndėrsa ndahen nė sipėrfaqe). Kjo lidhje buron nga bashkimi i tyre me burimin hyjnor. Por sociologėt janė tė mendimit se individėt tė bashkuar nė shoqėri zhvillojnė njė un shoqėror qė ėshtė njė entitet i vėrtetė kulturor. Ndonjėherė njeriu ėshtė i vetėdijshėm pėr kėtė un qė nuk ėshtė uni i tij individual por njė un univerzal shoqėror. Nė kėtė mėnyrė njeriu ka dy lloje veprimesh ato tė motivuara nga motivet individuale dhe ato tė nxitura nga motivet shoqėrore.

Sipas teorisė sė parė njeriu ka motive tė dyfishta, njėra e drejtuar pėr t’i shėrbyer unit tė tij dhe tjetra pėr t’i shėrbyer tė tjerėve. Sipas teorisė sė dytė njėri ka dy une dhe dy lloje ndjenjash: unin individual dhe ndjenjėn qė i shėrben unit individual dhe njė un tjetėr dhe ndjenjė qė i shėrben unit kolektiv. Njė veprim moral ėshtė ai qė nuk motivohet nga uni individual por nga uni kolektiv. Uni kolektiv ėshtė i qėndrueshėm dhe univerzal. Pėrfundimi qė pason nga teoria e dytė ėshtė se ēdo veprim qė buron nga uni kolektiv ėshtė veprim moral dhe ai qė buron nga uni individual nuk ėshtė moral nga natyra. Sigurisht shembujt e kėtij parimi mund tė ndryshojnė, por pėr ēdo rast ky mund tė jetė njė parim univerzal dhe i qėndrueshėm.





Teoria tretė:

Ka njė teori tė tretė sipas tė cilės ėshtė e pamundur qė njeriu tė bėjė diēka qė nuk lidhet me pronėn e unit tė tij dhe nuk lidhet me personalitetin e tij, duke qenė ekskluzivisht nė shėrbim tė diēkaje tė jashtme dhe pa u lidhur me mbretėrinė e qenies sė tij. Sidoqoftė njeriu ka dy une, mė tė lartin dhe mė tė ultin. Pra njeriu ėshtė njė qenie me aspekte tė dyfishta. Nė njė aspekt ai ėshtė njė kafshė si kafshėt e tjera dhe nė tjetrin ai ka njė realitet mė tė lartė. Ėshtė e ēuditshme pse Allamah Tabatabai nuk e kėshillon njė pikėpamje tė tillė, pėr shkak se ajo pėrbėhet nga parimet e tij duke pėrfshirė ato lidhur me etikėn. Kur flasim pėr "natyrėn e njeriut" nėnkuptojmė realitetin e njeriut, jo thjeshtė natyrėn e tij fizike. Njeriu ka njė realitet ontologjik dhe qenia e tij emocionale i ėshtė nėnshtruar kėtij realiteti. Qenia ontologjike e njeriut nė njė plan pėrbėhet nga qenia shtazore e tij dhe nė njė plan mė tė lartė nga qenia shpirtėrore e tij.

Njeriu e kupton plotėsisht unin e tij mė tė lartė tek vetėvetja ose mė mirė e konsideron atė unin e tij mė origjinal. Kur nevojat shtazore kundėrshtohen me gjykimin e tij bazuar nė arsye dhe nevojė dhe dėshiron t’i nėnshtrojė nevojat e tij shtazore ndaj arsyes sė tij mund tė ketė dy lloje pasojash. Ndonjėherė ai pėrparon dhe njė herė tjetėr dėshton. Pėr shembull nė ēėshtjen e ushqimit dhe sasisė sė tij, arsyeja ka gjykimin e vet ndėrsa oreksi i tij kėrkon diēka tjetėr. Kur njeriu i dorėzohet oreksit tė tij ai ka ndjenjėn e humbjes dhe kur ai e mposht oreksin e tij ai ndjen fitore, derisa nė realitet ai nuk ėshtė mposhtur as nga askush as nuk ka fituar ndaj askujt. Kėtu aspekti i egzistencės sė tij dominohet nga aspekti tjetėr. Nė dukje, ai duhet tė ndjejė ose mposhtje ose fitore nė tė dyja rastet, sepse tė dyja i pėrkasin mbretėrisė sė ekzistencės sė tij. Por praktikisht ne shohim se nuk ėshtė kėshtu. Kur arsyeja dominon mbi oreksin, ai ka ndjenjėn e fitores dhe kur oreksi mposht arsyen ai ndjehet i mposhtur. Kjo ndodh sepse uni i tij i vėrtetė ėshtė ai i lidhur me arsyen dhe nevojėn dhe aspekti i tij shtazor pėrbėn unin e tij mė tė ulėt. Aktualisht uni mė i ulėt formon njė parathėnie tė unit tė tij tė vėrtetė. Nėse besojmė nė njė dualitet tė kėtillė nė qenien e njeriut atėherė ne mund t’i justifikojmė parimet etike nė mėnyrėn e mėposhtme.

Njeriu ka pėrsosje tė caktuara nė sajė tė unit tė tij shpirtėror. Kėto pėrsosje janė tė vėrteta dhe jo tradicionale, sepse njeriu nuk ėshtė vetėm trup por edhe shpirt. Ēdo veprim qė ėshtė i pėrbėrė me pėrsosjen shpirtėrore tė njeriut ėshtė i vlefshėm dhe ēdo veprim qė nuk lidhet me aspektin mė tė lartė tė shpirtit tonė ėshtė njė veprim i zakonshėm dhe mediokėr.

Unė pajtohem me Allamahun, Russellin dhe tė tjerėt se e mira dhe e keqja, duhet dhe nuk duhet rrjedhin nga pėlqimi dhe mospėlqimi i njeriut. Por pyetja ėshtė: pėlqimet dhe mospėlqimet e cilit un do tė miren si kriter, ato tė unit mė tė lartė apo ato tė unit mė tė ulėt? Vlera morale rritet nėse uni mė i lartė ėshtė ai qė pėlqen. Kjo ėshtė arsyeja pse etika duket se ka njė qendėr mė tė lartė. Ky njeri sheh njė aspekt tė ekzistencės sė tij dhe vepron duke arritur tek ai derisa duke poseduar fisnikėri nuk ėshtė njė ndėrtim apo pėrmbledhje mentale. Kjo ndodh sepse ai e ndjen kėtė aspekt aspektin mė tė pėrsosur dhe mė tė fortė tė qenies sė tij. Tė gjitha pėrsosjet e tij rrjedhin nga ky aspekt i ekzistencės sė tij dhe intenziteti i tij dhe tė gjitha defektet rrjedhin nga dobėsia e tij.

Nė harmoni me kėtė qasje, virtytet si: ndershmėria, e vėrteta, mirėsjellja, mėshira, bamirėsia dhe tė tjera janė nocione qė kanė afinitet me unin mė tė lartė. Filozofėt kanė thėnė gjithashtu se dituria praktike lidhet me veprimet e vullnetshme nga pikėpamja e tė qenurit mė i pėrsosur dhe mė i shkėlqyeshėm. Ata e lidhin ēėshtjen pėrfundimisht me shpirtin dhe pohojnė se shpirti njerėzor posedon dy lloj pėrsosjesh: teorike dhe praktike. Pėrsosja teorike e shpirtit shtrihet nė njohurinė e realiteteve tė botės dhe virtytet e larta konsiderohen pėrsosje praktike tė shpirtit. Pra ata zhvillojnė shpirtin praktikisht dhe sjellin njė harmoni nė lidhjen e saj me trupin dhe i hapin rrugėn pėrsosjes sė vėrtetė tė shpirtit. Kėtu ne arrijmė nė njė parim shumė tė rėndėsishėm Islamik qė nuk ėshtė diskutuar nga filozofėt. Ky parim ėshtė me sa vijon: njeriu ka njė fisnikėri dhe madhėshti tė brendshme e cila ėshtė e njejtė si qenia e tij shpirtėrore dhe frymėmarrja hyjnore. Nė mėnyrė tė vetėdijshme ai e ndjen kėtė dinjitet nga brendia e tij. Nė kundėrshtim me veprimet dhe shprehitė e tij ai sqaron nėse ato janė nė kundėrshtim me fisnikėrinė e tij tė brendshme apo jo. Kur e ndjen se ka njė kundėrshtim dhe harmoni, ai e sheh atė si tė mirė dhe tė virtytshme, nė tė kundėrtėn si tė keqe dhe me vese. Ashtu siē kafshėt janė drejtuar nga instikti tek ajo ēfarė ėshtė e dobishme ose e dėmshme pėr ta, shpirti njerėzor ėshtė pėrsosur duke kapėrcyer natyrėn dhe disa veprime dhe shprehi janė nė kundėrshtim me kėto pėrsosje.

Vlerat univerzale lidhur me tė mirėn dhe tė keqen, duhet dhe nuk duhet mund tė arsyetohen nė mėnyrėn si pason: Qeniet njerėzore janė krijuar ashtu pėr sa i pėrket asaj nė tė cilėn shtrihet pėrsosja e tyre shpirtėrore, me pėlqime dhe pikėpamje tė ngjajshme dhe homogjene. Megjithatė fizikisht dhe natyralisht tė gjithė njerėzit jetojnė nė kushte dhe situata tė ndryshme dhe me nevoja fizike tė ndryshme, por ata gjenden nė mėnyrė tė barabartė pėr sa i pėrket pėrsosjes sė tyre shpirtėrore. Pashmangshėm, nė kėtė sferė pėlqimet dhe mospėlqimet dhe nocionet ēfarė ėshtė e mirė dhe e keqe paraqesin njė aspekt tė uniformuar, univerzal dhe tė qėndrueshėm. Tė gjitha virtytet morale, qofshin individuale ose shoqėrore, siē ėshtė durimi dhe tė tjera mund tė shpjegohen nga kjo pikėpamje. Dy teoritė e pėrmendura mė herėt mund tė shpjegojnė vetėm vlerat shoqėrore si: vetė-sakrifica, ndihma ndaj tė tjerėve etj., por ato nuk mund tė shpjegojnė vlera si: durimi, qėndresa e kėshtu me rradhė. Teoria e fundit nė tė kundėrtėn mund tė shpjegojė tė gjitha vlerat morale. Megjithatė unė pajtohem me pikėpamjen se tė gjitha perceptimet e tė mirės dhe tė keqes nėnkuptojnė lidhjen e njė sendi me pėrsosjen e tij, megjithatė perceptime tė tilla tė tė mirės dhe tė keqes mund tė jenė univerzale dhe tė qėndrueshme.


© dielli.net

copyright © dielli.net. All rights reserved.
Tekstet e prezentuara domosdoshmërisht nuk përfaqësojnë politikën e redaksisë të dielli.net!
?>