Njeriu dhe Islami
DR. Ali Sheriati
26.08.2007



Detyra e mendimtarit tė lirė nė ndėrtimine njė shoqėrie



Pyetje: Tė supozojmė se jemi mendimtarė tė vėrtetė tė lirė. Si duhet tė jenė marrėdhėniet tona me shoqėrinė? Cilėn rrugė duhet ta zgjedhim ne?

Pėrgjigje: Mendoj se para se tė flasim pėr marrėdhėniet ndėrmjet mendimtarėve tė lirė dhe njerėzve, sė pari duhet tė flasim pėr vetė mendimtarin e lirė. D.m.th., duhet tė marrim tė menduarit e lirė nė kuptimin e vet tė vėrtetė. A mund tė jemi tė sigurt se mund t′i ndajmė mendimet me mendimtarin e lirė tė shoqėrisė sonė?

Mendoj se ende nuk e kemi arritur fazėn e dytė (marrėdhėniet ndėrmjet mendimtarėve tė lirė dhe njerėzve), por, nėse supozojmė se e kemi arritur, kur do tė bashkohemi me masat, a thua dimė se si tė flasim me to? Ēfarė duhet tė kemi tė pėrbashkėt me to? Ēfarė porosie kemi pėr to? Ky ėshtė me tė vėrtetė njė problem i madh. Duke konsideruar se shoqėria jonė ėshtė religjioze, a duhet t′i refuzojė mendimet e masave? A duhet t′u diktojmė masave si tė veprojnė? Nėse ėshtė kėshtu, a thua me kėto a nuk e pėrforcojmė edhe mė tepėr botėkuptimin e tyre religjioz? Nėse i refuzojmė mendimet e tyre, a nuk jemi tjetėrsuar nga ata, dhe a nuk i kemi hedhur nė grupin e reaksionarėve qė luftojnė kundėr nesh? Mund tė shohim se nė tė dy rastet problemi mbetet i pazgjidhur. Nė anėn tjetėr, nė esencė ende u besojmė mendimeve tė intelektualėve evropianė tė dy shekujve tė kaluar.

Deri nė ēfarė mase, mendimet, planet dhe idetė e tilla do ta ngrisir. atmosferėn dhe pėrgjegjėsinė tonė?

Sė pari, intelektuali evropian punon me njė punėtor, qė ka kaluar tre shekuj tė Mesjetės dhe dy shekuj tė Renesansės. Sė dyti, ky punėtor jeton nė njė atmosferė qė nuk ėshtė e zotėruar nga shpirti religjioz. Sė treti, ai e ka arritur fazėn e proletariatit industrial. Sė katėrti, ai jeton nė njė sistem mjaft tė zhvilluar borgjez industrial; nė tė cilin marrėdhėniet janė tė tipit indusirial; dhe sė fundi, punėtori ka arritur njė fazė tė lartė tė zlvillimit dhe tė vetė-vetėdijes. E, qė ėshtė mė me rėndėsi, dėgjuesit intelektual evropianė (proletariati industrial), kanė formuar njė shtresė - njė klasė qė dallohet dhe tė pavarur nė shoqėri, e cila ka zhvilluar njė kulturė speciale, koncesion dhe formė nė themelimin e Evropės Perėndimore. Tani tė supozojmė se si njė mendimtar i lirė, (i cili do t′i imitojė idetė e inielektualit tė shekullit XIX), pėrpiqem tė bisedoi me njė punėtor iranian, qė nuk ka asnjė karakteristikė tė dėgjuesit intelektual tė shekullit XIX. Jetoj nė njė shoqėri ku borgjezia, pėrveē qyteteve tė mėdha, ėshtė nė fazėn e saj fiilestare. Borgjezi blerės ėshtė njeri mesatar, e jo njė borgjez i sistemit prodhues tė vėrtetė. Edhe pse kjo ėshtė kėshtu, ende nuk kemi klasė punėtore nė shoqėrinė tonė. Kemi vetėm grupe.

Ekzistojnė grupe punėtorėsh nė shoqėritė mė primitive dhe mė tė korruptuara. Pėr shembull, nė Arabinė Saudite (ku ka burime industriale dhe prodhim Perėndimor), rreth 500-2000 punėtorė jetojnė nė kushtet mė tė mira, por shtetit nė pėrgjithėsi i mungon oraganizatė themelore e punėtorėve, ai ka vetėm njė bazė klasore, bujqėsore apo feudale.

Pėrveē kėsaj, nuk jetojmė nė shekullin XIX. Kur i krahasojmė karakteristikat e shoqėrive tona nė Azi dhe nė Afrikė me njė shoqėri evropiane, kuptojmė se ende jetojmė nė shekullin trembėdhjetė. Sipas kėsaj, duhet sė pari tė zbulojmė se nė cilin shekull jetojmė, e pastaj t′i kuptojmė e t′i sqarojmė idetė tona. Pėrdorimi i ideve tė shekullit XIX nė shoqėrinė e shekullit XIII jo vetėm qė na le tė ″fluturojmė″ nė qiell: por edhe na bėn tė papėrdorshėm kur nuk jemi nė gjendje tė gjejmė asnjė dėgjues - kėto janė tė njėjtat gjėra me tė cilat tani ballafaqohen mendimtarėt e lirė.

Mendimtarėt tanė tė lirė jetojnė nė shekullin XIII, por fjalėt, mendimet dhe idetė e tyre janė tė huazuara nga intelektualėt Perėndimorė evropianė tė shekullit XIX dhe tė shekullit XX. Si tė tillė, ata nuk mund tė gjejnė asnjė degjues. Dėgjuesit tanė janė borgjinė ″klasikė″, qė nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me borgjezinė evropiane. Borgjezia jonė e pazarit ėshtė 100% religjioze, kurse ajo evropiane ėshtė 100% joreligjioze. Borgjezia evropiane qe progresive pėrderisa e krijoi Revolucionin Francez, kurse ajo jona vetėm harbon nėpėr pazaret - qė ėshtė njė bazė pėr tė kėrkuar traditėn.

Nga pikėpamja e masave tona tė gjera, qytetėrimi mesatar i tyra ėshtė aq sa ai i fshatarit. Ata janė dėgjuesit tanė dhe atyre nuk mund t′u flasėsh ashtu si Xhon Muri qė u foli punėtorėve britanez mė 1864. Kėshtu ėshtė gabim tė mendohet se jetojmė nė shekujt XIX dhe XX, po ashtu ėshtė gabim edhe tė shkohet pas hapave tė intetektualėve evropianė tė kėtyre dy shekujve, duke menduar se ata janė modelet tonė. Rrjedhimisht nga kjo duhet t′i heqim ″idetė″ e intelektualėve evropianė tė shekuilit XIX nga koka, dhe pėr herė tė parė ta zbulojmė shekullin tonė.

Ekzistojnė popuj nė botė, qė jetojnė nė njė fazė parahistorike, nė realitet, ata ende nuk kanė hyrė nė fazėn historike. Sipas kėsaj, ″tė jesh″ nė shekullin XX ėshtė njė gjė krejtėsisht e ndryshme nga ″tė jetosh″ nė tė. Rrjedhimisht, duhet sė pari ta zbulojmė shekullin tonė, e pastaj tė mėsojmė nga mendimtarėt ″identikė′ evropianė, tė cilėt anojnė kah idetė tona tė shekullit tonė. Jetojmė ende nė shekujt XIII dhe XIV (fundi i Mesjetės, apo agimi i epokės moderne). Nė Evropė, kėto periudha ishin kalimtare nga feudalizmi dhe religjioni tradicional, nė njė borgjezi qė paraqet vizion botėror tė ēelur, nė njė borgjezi revolucionare, dhe nė njė protestė kundėr religjionit. Nė ditėt e sotme i kemi tė gjitha kėto kushte nė shoqėrinė tonė. Megjithatė, duhet ta dimė se ē′ka bėrė Evropa nė shekujt XIII dhe XIV. Pėrveē kėsaj, duhet tė dimė se cilat ishin shkaqet qė mendimtarėt e lirė evropianė e luajtėn rolin e tyre aqė mirė sa qė e ndryshun Mesjetėn e ngrirė dhe stagnuese nė njė Evropė tė re?

Faktorėt themelorė, qė kontribuan pėr sjelljen e civilizimit nė Evropė, ishin tė natyrės ekonomike dhe intelektuale. Nga pikėpamja ekonomike, feudalizmi ndryshoi nė borgjezi. Nė vend tė aristokratėve reaksionarė dhe tė poshtėr, u paraqit borgjezia. Kjo i pėrkushtohej marrėdhėnieve Lindje - Perėndim, kryqėzatave, zbulimit tė Amerikės dhe tė Australisė, merkantilizmit, dhe eksploatimit tė Afrikės, tė Azisė, tė Amerikės Latine, bile edhe tė Amerikės Veriore. Nga pikėpamja intelektuale ndryshimi u bė nga Katolicizmi nė Protestantizėm. Mendimtari i lirė i shekullit XIV nuk e mohoi religjionin; por ai i transformoi pikėpamjet e tij nga Parajsa nė tokė, prej tendencės kah shpirti, natyra, etika dhe asketizmi kah puna dhe pėrpjekja; nga sufizmi kah vetėdija, dhe nga pėrqėndrimi personal kah pėrqėndrimi shoqėror. Me njė fjalė, tė njėjtat burime tė fuqishme kulturore dhe religjioze qė rrinė tė fshehura nė zemrėn e Evropės, mendimtarėt e lirė i ndryshuan nė forca lėvizėse, kreative dhe konstruktive.

Sipas kėsaj, duhet tė varemi nga ky fakt, e jo tė shkojmė sipas asaj qė thotė Sartri, Marksi, e Ruso. Atė qė e thonė kėta njerėz, ka tė bėjė me dy shekujt tonė tė ardhshėm. Duhet tė punojmė pėr shoqėrinė nė tė cilėn jetojmė tani, mė tepėr se sa tė punojmė pėr satisfaksionin tonė mental dhe fizik. Pėr ne janė tė rėndėsishme veprat e Kalvinit dhe Luterit, pasi ato e transformojnė etikėn katolike (e cila e kishte burgosur Evropėn nė traditė qysh me shekuj) nė njė forcė lėvizėse dhe kreative. Pėr shembull, Maks Veberi diskutoi pėr marrėdhėnien ndėrmjet kapitalit dhe etikės protestante. Ai tha se shtetet ku dominon Katolicizmi siē janė Spanja, Franca dhe Italia ishin mė pak progresive se Anglia, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės te tė cilat dominonte Protestantizmi. Nė realitet, Veberi thotė se ekzistonte njė marrėdhėnie direkte ndėrmjet etikės Protestante dhe kapitalizmit.

Mund tė vėrejmė se ato shtete, qė e kanė ndryshuar religjionin Katolik nga forma e tij reaksionare nė njė forcė kreative dhe protestuese, bėnė njė hap pėrpara. Nė anėn tjetėr, ato shtete qė e mbrojtėn Katolicizmin, mbetėn nė kushtet Mesjetare. Gjeografikisht Spanja, dhe historikisht Italia, ishin nė pozitė tė atillė, qė kishin potencial tė jenė shtetet mė progresive nė Evropė. Sė pari, Spanja e kishte tė kaluarėn mė tė shkėlqyer nė Evropė dhe Roma qe qendra e civilizimit tė Krishterizmit (para fesė Islame). Sė dyti, lėvizja e Renesansės nė shekujt XV dhe XVI, e kishte prejardhjen nga Italia me artistėt dhe mendimtarėt e tillė tė mėdhenj siē janė Da Vinēi, Miklangjelo, dhe Galileu. Edhe pse nė tė kaluarėn Spanja nuk i ngjante Romės; prej shekullit VIII e deri nė shekullin XII, ajo mbante qytetėrimin mė tė madh tė fesė Islame e qė mė vonė luajti rolin e transmetimit tė kulturės Islame nė Evropė. Gjėja mė ironike ėshtė se kėta dy flamurtarė tė civilizimit, janė tani mė tė prapambeturit nė Evropė. Derisa Amerika, Anglia, dhe Gjermania, tė cilat tė fundit qenė tė kapluara nga qytetėrimi, janė mė tė pėrparuarat. Nė kėto vende, civilizimi, industria, kapitalizmi, dhe fuqia materiale janė tė shpjegueshme (mund tė shpjegohen) vetėm nė dritėn e faktorėve religjiozė dhe tė ndryshimeve religjioze. Nė kėtė pikė arritėm nė konkluzion se mendimtarėt e lirė prej shekullit XIV - XVII fatin e tyre e gjetėn duke shkatėrruar besimin e tyre tė vjetėr, dhe duke e zėvendėsuar Katolicizmin nė njė Protestantizėm protestues, botėror, politik, dhe materialist.

Njė detyrė e tillė mund tė kryhet edhe nė Lindjen religjioze, qė jeton nė fund tė periudhės Mesjetare. Por, nuk ėshtė e drejtė qė t′i imitojmė mendimtarėt e lirė tė Evropės tė shekujve XIX dhe XX dhe tė refuzojmė religjionin. Nė njė shoqėri siē ėshtė ajo e Iranit, themeli i sė cilės ėshtė religjioni, nuk duhet tė shndėrrohemi nė tė ashtuquajturin kuadėr tė mendimtarėve tė lirė (qė mblidhet nėpėr kafene, kabare, dhe festa qė tė ″flasė me tė madhe″ dhe tė tregohet, duke cituar personalitete tė raja), pėrderisa qytetarėt tanė mesatarė ende jetojnė nė Mesjetė, pa pasur kurrfarė lidhje me talentin, religjionin, ideologjinė dhe shkrimin tonė.

Ēdo shkollė qė nuk ka bazė kulturore tė shoqėrisė i ngjan njė libri, qė e kanė pėrdorur vetėm njė grup i vogėl studentėsh dhe profesorėsh. Sikur tė ishin shtypur e botuar edhe me mijėra libra tė tillė, ato nuk do tė kishin kurrfarė efekti te masat. Rreziku mė i madh, megjithatė, ėshtė vetėndarja e mendimtarit tė lirė nga konteksti i shoqėrisė. Nėse njė mendimtar i lirė e ndan vetveten nga shoqėria e vet pavarėsisht se ku shkon ose ēka bėn, shoqėria e tij do tė mbesė nė njė korrupsion tė pėrhershėm. Pėr shembull, nė shekujt V dhe VI pas Hixhrės, mendimtarė tė tillė si Ibn Sina, Gazaliu (dy nga mėsuesit e mėdhenj tė historisė) vdiqėn nė njė shoqėri qė po rrokullisej nėn korrupsionin e periudhave tė Selxhukėve dhe Gaznevive. Pėrse? Pėr arsye se kėta mendimtarė tė lirė qėndrojnė larg nga shoqėria (e si pasojė, do tė ishte mė mirė pėr ne pa ata; nė vend tė Ibn Sinasė, Gazaliut, Fehrit dhe Zekiria Raziut, do tė kishim njė Ebu Zer, dhe tė gjitha shoqėritė Islame do tė kishin shpėtuar nga duart e Selxhukėve, Gaznevive dhe Mongolėve).

Po ashtu edhe nė Greqinė antike, ekzistonin mendimtarė tė lirė siē ėshiė Aristoteli. Por gjatė gjithė jetės sė Aristotelit, njerėzit nė Athinė vuanin nga korrupsioni, aristokracia dhe robėria. Nė anėn tjetėr, nuk ekzistonte asnjė filozof nė Spartė, por kėtu njerėzit ishin sportistė dhe trima. Nė Athinė, me qindra shkrimtarė, filozofė, etj., nuk mund ta ndryshonin e ta organizonin shoqėrinė; prezenca dhe mungesa e tyre nuk paraqesin kurrfarė dallimi.

Problemi ynė nė Lindje (p.sh. nė Iran), ėshtė se prej shteteve tona kemi krijuar kopshte platonike. Pėr shembull, po tė shkosh nė Teheran e tė vizitosh ca kafene, do tė takosh shumė mendimtarė tė lirė, socialistė, ekzistencialistė, etj. Ata kanė njė ″super market″ me ide, si edhe botimet e tyre speciale personale. Por pėr fat tė keq, njeriu mesatar nė rrugė nuk e di se kush janė e se ē′bėjnė kėta ″idealistė″.

Pyetje: Me qėllim qė tė bisedosh me njerėzit, a ėshtė e mjaftueshme ta dish vetėm gjuhėn e tyre?

Pėrgjigje: Ėshtė mė se e qartė. Tė supozojmė se shkoj nė njėrin nga fshatrat pėr tė vizituar njė xhami. Njė mulla predikon diēka tė pakuptueshme dhe tė cekėt. Po tė mund ta zė vendin e tij dhe tė flas ashtu qė njerėzit t′i shihnin gabimet dhe ndoshta udhėzimet e tij tė gabuara, atėherė do tė thotė se e di detyrėn time si njė mendimtar i lirė. Megjithatė, po tė fshihem nė njė qosh e tė filloj tė pėrshpėris me njė fshatar, duke menduar se ai ėshtė budalla apo pėr arsye se kam frikė nga akuzat e mullės pėr ″papastėrtinė″ time, do tė isha njeri injorant dhe budalla. Duhet tė vėrej se ē′bėn mulla, dhe se si vepron ai me njerėzit. Pėrse njerėzit e dėgjojnė atė? A ėshtė diskutimi i tij ajo qė i tėrheq njerėzit apo ndonjė lloj tradite tjetėr apo trashėgimie? Po t′i gjejmė pėrgjigjet tona jo vetėm qė do t′u flasim fshatarėve nė mėnyrė mė efektive dhe tė sinqertė, por si pasojė e kėsaj, do ta merrnim pozitėn e mullės dhe tė themelojmė njė themel e bazė pėr mendimtarin e lirė nė shoqėrinė. Pėrndryshe, nuk do tė shkonim kurrkund, duke u ulur nė fotelje dhe duke filozofuar.

Pyetje: A mund t′ua imponosh vetveten njerėzve ashtu siē je, apo ėshtė e mjaftueshme ta flasėsh gjuhėn e tyre? Pėr shembull; po tė doja tė jem mendimtar i lirė e tė flas me ta, a ėshtė e nevojshme t′i kem tė njėjtat shprehi qė i kanė edhe ata?

Pėrgqigje; Kjo nuk ėshtė e nevojshme. Kėto lloje tė procedurave dhe tė adeteve u takojnė sociologėve amerikanė. Nuk ka nevojė t`i ndėrroj rrobet apo fytyrėn dhe t′i imitoj tė huajt. Nėse shkoj nė njė xhami dhe ua shpjegoj masave Huseinin; nė mėnyrė mė logjike dhe mė tė arsyeshme, se qė e bėn mulla, ata mua do tė mė dėgjojnė mė tepėr. Megjithatė, derisa mulla dominon nė mentalitetin e fshatarėve, unė (si njė mendimtar i lirė) vetėm do t″i flas periferisė, pavarėsisht se sa modern tė jetė fjalimi im, nuk do tė vlejė pėr asgjė. Nuk ka dallim ndėrmjet thėnieve tė ekzistencialistėve dhe atyre tė socialistėve. Puna ime ėshtė tė ndikoj nė vetėdijen e fshatarėve.

Njė herė lexoja njė artikull tė njė regjisori filmik iranian, qė e kishte bėrė regjinė e filmit ″Kur lejlekėt fltuturojnė″. Ai thoshte: ″Nėse njė regjisor do ta njohė njė fshatar, duhet tė bėhet shok i tij me qėllim qė tė zbulojė se ēka thotė dhe ēka ndjen, si edhe ēfarė lloj problemesh, idealesh dhe dhembjesh ka ai. Duhet tė mėsojmė se si tė flasim dhe tė jetojmė me tė, me qėllim qė tė zbulojmė stilin e tij″. Sipas kėsaj, njė mendimtar i lirė duhet tė jetė regjisor i shoqėrisė sė tij, d.m.th., ai duhet vazhdimisht ta ndjejė dhe tė jetė themelues i shoqėrisė sė tij. Tė supozojmė se dy mendimtarė tė lirė tė llojit tim hyjmė nė njė kafene, nė tė cilėn njerėzit e zakonshėm bėjnė muhabet dhe pijnė ēaj. Papritmas nė gjithė kafenenė do tė mbretėrojė qetėsi e madhe - ēdokush do ta ndalė muhabetin, talljen dhe punėn! Do tė fillojnė tė na shikojnė me ēudi sikur tė kishim zbritur nga Marsi, duke dėshiruar qė tė na pėrzėnė prej aty sa mė shpejt. Ne, mendimtarėt e lirė jemi jashtė kontekstit tė kėsaj atmosfere, pasi vijmė nė kėtė kafene tė flasim mė tepėr se sa tė dėgjojmė. Ėshtė e qenėsishme tė shkojmė nė zemrėn e masave, por jo me pikėpamje arrogante.

Njė herė Xhelali mė tha: ″Kur vija nga faltorja e shenjtė nė Meshhed, fillova tė endem duke e mbajtur kaputin nė dorė. Njė fshatar m′u afrua e mė tha: «O shok, sa e shet kėtė kaput?» I thashė: «Nuk e kam pėr ta shitur»″. Xhelali u gėzua pėr sė tepėrmi nga ky incident, pasi kalimtari e kishte marrė vesh gabimisht, duke menduar se ėshtė ndonjė i llojit tė tij, e donte t′ia blejė kaputin. Ai konkludoi se ėshtė njė arritje e madhe qė ta zėsh njė Teheranas pėr fshatar. Xhelalit i thashė kėshtu: ″Po, ėshtė njė arritje e madhe, por ai njeri kishte shikime mė tė mira nga ti, pėr arsye se ai tė trajtoi mirė e ti iu pėrgjigje keq. «O shoku im, nuk e kam pėr ta shitur» nuk ėshtė pėrgjigje adekuate e njė mendimtari tė lirė, pasi e detyrove tė kuptojė se ka bėrė gabim. Kėshtu, ai i tėrheq vėrejtje vetvetes pasi ka menduar se ti je dikush tjetėr. Nuk duhej ta largosh atė, sepse mė nė fund do tė kuptonte se njeriu me kaput nė shpatullat e tij nuk do tė thoshte: «O shok ...», pėr arsye se me kėtė fjali komunikon me fshatarin, kurse ti je njeri i huaj ndaj si pasojė i pėrket njė klase tjetėr!″

Pyetje: Pėr t′u realizuar ajo qė e propozoni, nevojitet njė kohė mė e gjatė. Si mund t′i realizojmė tė gjitha kėto?

Pėrgjigje: Nė zgjidhjen e problemeve sociale, nuk duhet tė mendojmė menjėherė pėr rrugėn mė tė shkurtėr, por duhet tė mendojmė pėr mėnyrėn mė konkrete. Shkaku pėrse pjesa dėrrmuese e mendimtarėve tė lirė nuk kanė qenė nė gjendje tė zgjedhin kurrgjė, gjendet nė faktin se ata kanė pritur tė zbulojnė disa mėnyra. E kur kuptuan se nuk mund tė bėjnė mė tepėr, ata ca dėshpėruan dhe u kthyen nė shkrimin e poezisė moderne, pėr shembull: ″Pėr tetėmbėdhjetė vitet e kaluara disa herė bėmė ca thirrje nėpėr rrugė. O Zot! Pa sukses! Kėshtu u dėshpruam pėr sė tepėrmi! Ah! Nuk kemi tė drejtė tė mėrzitemi!″

Ėshtė me rėndėsi se duhet ta zgjedhim rrugėn mė tė mirė dhe mė logjike, e cila mė sė lehti mund tė na drejtojė kah qėllimi ynė. Ē′duam tė bėjmė? Nėse i ndjekim punėt sipėrfaqėsore, e dimė se tė tilla kemi bėrė me mijėra herė e ēdo herė tė mėrzitur, pėrsėri, jemi kthyer nė pikėn fillestare.

Funksioni i mendimtarit tė lirė nuk ėshtė ta udhėheqė shoqėrinė. Ky ėshtė ndėr gabimet mė serioze qė e bėjnė mendimtarėt e lirė tė tė gjithė botės. Mendimtarėt e lirė janė elementet mė tė pavlefshme pėr t′i udhėhequr njerėzit. Nė tė gjitha kryengritjet afrikane dhe aziatike asnjėherė nuk do tė gjeni fytyra tė mendimtarėve tė lirė. Udhėheqėsit revolucionarė janė mė sė shpeshti nga radhėt e masave tė gjera dhe tė njerėzve tė zakonshėm. Mendimtarėt e lirė ēdoherė kanė qenė fatkeqėsia mė e madhe pėr revolucionet.

Mė 1960, nė njė mbledhje qė u mbajt nė Afrikėn Veriore, u vendos qė nė ngjarjen ku u tregua i sukseshėm revolucioni i Afrikės Veriore, dhe Afrika u ēlirua, pozitat e udhėheqsisė (ministria e arsimit, ekonomia, etj.), mė tepėr duhet t′u jepen mendimtarėve tė lirė se sa revolucionarėve apo guerilėve. Por, cilėt ishin mendimtarėt e lirė? Ata qė shkonin pėrtej oqeanit t′i punojnė doktoratet, derisa revolucionarėt luftonin nėpėr hendeqe. Sipas kėsaj, revolucionari duhej ta lė armėn e tij, dhe tė shkojė pas punės sė tij, ashtu qė inzhenjeri dhe doktori (tė cilėt gjendeshin jashtė shtetit) tė mund tė udhėhiqte. Pėr fat tė keq, kėto shoqėri qė kanė pasur revolucione tė suksesshme, bėhen konservative dhe tė korruptuara nė momentin kur intelektualėt dhe tė arsimuarit e heqin udhėheqėsinė nga revolucionarėt. Tunisi ėshtė njė shembull tipik. Rrjedhimisht, funksioni i mendimtarėve tė lirė nuk ėshiė udhėheqja politike nė njė shoqėri, por, puna e tyre e vetme ėshtė ta ngulisin vetėdijen nė masa, e asgjė tjetėr. Nėse njė mendimtar i lirė mund tė zgjojė njė shoqėri, atėherė produkti i misionit tė tij do tė jenė vetė heronjt, qė mund t′i udhėheqin vetė mendimtarėt e lirė. E derisa nuk ka heronj, do tė thotė se misioni i mendimtarėve tė lirė nuk ėshtė ende i kryer. Religjioni, arti, komunikimi me njerėzit, poezia dhe teatri; qė tė gjithė janė faktorė tė rėndėsishėm me tė cilėt mund tė punojnė mendimtarėt e lirė; pėrpjekja pėr tė bėrė diēka mė tepėr se kjo, ėshtė diēka e kotė. D.m.th., detyra e mendimtarit tė lirė pėrkufizohet nė kthimin e shoqėrisė sė tjetėrsuar (nga ana e evropianėve) nė veten reaie tė saj, nė karakteristikat e saj dhe nė ndejenjat e ″uzurpuara″ tė saj njerėzore, me kėtė duke marrė me vete edhe vetėdijen klasore, besimin dhe historinė nacionaie. Nė plotėsimin e njė detyre tė kėtillė, duhet zgjedhur mėnyrėn mė logjike (e jo mė tė shkurtėr).

Pėr dallim nga mendimtarėt e lirė tė cilėt presin mė tepėr e sakrifikojnė mė pak, ne duhet tė sakrifikojmė mė tepėr e tė presim mė pak. Do tė kisha dashur tė shoh dy deri mė tri gjenerata, duke punuar pa pasur kurrfarė rezultatesh. Pėr shembull, po t′i mbėrrimė qėllimet tona pėr dhjetė vjet, do tė detyrohemi tė shikojmė prapa njėqind vjet. Ēdoherė kemi pasur pėrvoja tė ēuditshme nė Azi dhe nė Afrikė. Ato shtete, qė i kanė arritur shpejt qėllimet e tyre, shpejt i kanė humbur tė drejtat e tyre tė mėparshme. Ja pėrse jam kundėr tė gjitha revolucioneve ″tė shpejta″ dhe tė papjekura.

Pyetje: Sipas mendimit tuaj, kush duhet tė na formojė, ne vetė vetveten, apo dikush tjetėr?

Pėrgjigje: Vetėm ne vetveten. Ashtu siē e bėnė edhe mendimtarėt e lirė afrikanė. Kush i formoi ata? Njė afrikan qe i dėbuar nė Francė, i pėrzėnė nga restorantet e SHBA-ve, dhe nuk trajtohej si qenie njerėzore nė Angli. Megjithatė, tani, ai fitoi njė vetė-vetėdije, pėrkundėr tė tjerėve qė ende nuk dinė tė shkruajnė. Njė herė hasa nė njė shitės nė Francė. Ai ishte musliman, dhe i kishte mėsuar pėrmendėsh ato rreshta tė Kur`anit, qė janė tė dobishme pėr luftėn e tij sociale. E njėjta gjė ishte e vėrtetė pėr personalitetet, qė i njihte, dhe pėr historinė, qė e kishte lexuar. Qė tė gjitha kėto ia ipnin atij vetėdijen. Ai ishte i njohur me ēdo shtet, dhe i analizonte problemet botėrore nė nivel aq tė lartė qė mė mahniti pėr sė tepėrmi. Kush e kishte ushtruar dhe kush e kishte mėsuar kėtė njeri? A e kishte bėrė kėtė ndonjė ekspert i UNESCO-s, ndonjė profet, profesor majtist i Sorbonės, apo vetė ai?

Pyetje: Nė rastin e mendimterit afrikan, atė e marrin aq inat sa mė nė fund kjo i ndihmoi tė fitojė vetėdije. Por, inati nuk ėshtė shkaku i vėrtetė nė rastin tonė, apo jo?

Pėrgjigje: Nuk ėshtė e vėrtetė se nuk na kanė inat. Por ėshtė fakt se pėr kėtė nuk jemi tė vetėdijshėm. Njeriu i zi i sotėm ėshtė po ai i njėjti, tė cilin e pėrbuznin nė shekujt XVII dhe XVIII nė Paris. Nė shekujt XV dhe XVI ata u larguan me anije tė posaēme (si kastravecė) nė Amerikė. Ata i blenė me ēmime tė parėndėsishme dhe i shitėn me ēmime mė tė larta nė SHBA-tė dhe nė Australi. Nė kėtė kohė kėta robėr nuk e kuptuan se i pėrbuznin, por kėtė e kanė kuptuar tani.

Megjithatė, natyra e mėrisė dhe e ekzistimit tė kontradiktės te ata vetė, nuk janė dy faktorė kompetentė pėr fitimin e vetėdijes. Derisa vullneti i njeriut nuk e zbulon kontradiktėn, deri atėherė njeriu do tė mbetet nė kontekstet shoqėrore me mijėra vjet. Njė zezak duhet ta ndjejė mėrinė me qėllim qė tė bėhet faktor nė zgjimin e tė tjerėve. Duhet ta njoh mirė e ta ndjej armikun tim. Por, derisa nuk mund ta ndjej, do tė jem para tij i verbėr; bile edhe do ta marr guximin t′i afirohem, nė mėnyrė qė mos tė jetė mė armiku im. Njeriu iranian, qė ėshtė krenar se punon pėr njė evropian (i cili e ka shkatėrruar shtetin dhe historinė e tij), mė nuk do tė ketė armik, por do tė ketė shef mbi krye. Ėshtė e qartė se ky shef nuk mund tė krijojė vetėdije te shėrbetori. Armiku ėshtė njė antitezė, qė mund tė krijojė vetėdije, por vetėm nėse ″kuptohet″ se njė kontradiktė e tillė faktikisht, ekziston.

Funksiorret e mendimtarit tė lirė dhe artistit janė qė t′i largojnė kontradiktat dhe moskuptimet qė ekzistojnė nė zemrėn e njė shoqėrie, dhe t′i fusin ato nė ndjenjat dhe nė vetėdijen e njė shoqėrie. Derisa ekzistojnė kontradikta tė tilla, objektivisht nuk do tė shkatėrojnė kurrfarė lėvizjeje. Nė shekullin e njėzetė ende jemi dėshtmitarė tė shoqėrive, qė jetojnė nė feudalizėm; qė ėshtė diēka qė i takon epokės sė dytė apo tė tretė tė historisė sė njeriut. Ose, ende ekzistojnė shoqėri, tė cilat ende nuk bėjnė pjesė nė periudhėn historike, d.m.th., nuk e posedojnė as veshjen e as shkrimin e tyre. Rrjedhimisht, kundėrthėnia duhet tė bėjė pjesė nė subjektivitet, me qėllim qė tė shkaktojė lėvizje. Ja pėrse varfėria nuk shkakton lėvizje, por vetė ndjenja e kėsaj varfėrie. A nuk ėsfttė kėshtu? Shpeshherė varfėria bile edhe pranohet, e po sa tė ndodhė kjo, nuk ekziston mė kontradikta. Tė varfėrit duhet tė zhviliojnė njė vetėdije tė varfėrisė.

Njėra prej mėnyrave qė bėnė pjesė nė kuadėr tė kundėrthėnieve dhe tė realiteteve pozitive nė vetėdijen e gjeneratės sonė, ėshtė kėrkesa e ndihmės nga ata qė e kanė kryer kėtė detyrė. D.m.th., nė vend tė studimit tė Marksit, tė Sartrit apo tė Hajdegerit, etj., (tė cilėt nuk pėrputhen me kushtet tona) duhet tė zbulojmė se ēka kanė thėnė Fanoni, Meviudi, Jasini, Radhakrishnani, mendimtarėt e Kongos, Ēadit, etj. Kėta njerėz qė janė siē jemi edhe ne, kanė njė detyrė identike me kėtė tonėn, tė cilėn ata e kanė kryer. Duhet tė mėsojmė nga kėta njerėz dhe nga kėto shtete, e jo ti imitojmė. Kjo do tė ishte pėrkthim dhe dyfishim i thjeshtė. Tė dyfishosh Aime Ēezirin nuk dallon nga ajo se ta imitosh Sartrin. Ata duhet t′i pėrdorim nė mėsimin, hulumtimin dhe nė metodologjinė tonė.

Pyetje: Tė supozojmė se jetojmė nė atmosferėn kulturore tė shekujve XIll dhe XIV, a duhet po ashtu tė pranojmė se idetė evropiane tė shekullit XX janė tė gatshme pėr pėrdorimin tonė para gjashtėqind vjetėsh?

Pėrgjigje: Mė pyetėt njė pytje mjaft tė mirė. Po. Megjithatė, duhet ta dini se ngandonjėherė mund tė kalojnė pes shekuj pėr njėzetė vjetė. Tani kemi shoqėri nė Azi dhe nė Afrikė qė - pėrmes planifikimit tė saktė - kanė kaluar pesė shekuj pėr tridhjetė vjetė. Faktikisht, problemi i revolucionit intelektua dhe i lėvizjes sociale nuk ėshtė subjekt i kritereve tė matjes kalendarike. Disa herė njė shoqėri mund tė kalojė (mbulojė) njė epokė pėr njė periudhė kohore mė tė shkurtėr. Mendoj se nėse njė mendirmtar i lirė jeton nė njė shoqėri primitive, ai nuk duhet tė presė qė kjo shoqėri tė ndryshojė nė feudalizėm, nė borgjezi, nė kapitalizėm, nė imperializėm, nė socializėm, etj. Njeriu mund t′i kalojė kėto ndryshime vetėm nėse e njeh plotėsisht shoqėrinė e tij. Ja pėrse, njė mendimtar i lirė, mund ta shfrytėzojė determinizmin historilk, me njė fjalė, ta kapėrcejė, apo ta ndryshojė atė.

Po tė konsiderojmė se gjendemi nė shekullin XIV dhe se punojmė nė shoqėrinė tonė duke i pėrdorur metodat e shekullit XIV, do tė arrijmė nė shekullin XX, pėr mė pak se gjysėm shekuli. Siē thotė Fanoni: ″Asnjėherė nuk duhet tė kėrkojmė tė bėjmė tjetėr Evrupė apo Amerikė nga Afrika″. Ēka mendohej tė bėhej me SHB? Njė Evropė tjetėr, por ato mbetėn nė SHB tė A! Po tė duam ta transformojmė Afrikėn nė Evropė, do tė kemi dy Amerika. Por, a vlen tė bėhet njė gjė e tillė?

As nuk duam tė bėjmė Evropė e as njė Amerikė tjetėr, por vetėm njė shoqėri njerėzore. Evropa dhe Amerika u munduan tė krijojnė njė shoqėri njerėzore (humane}. Ata folėn shumė, por e bėnė pikėrisht tė kundėrtėn, dhe ironikisht i vranė tė gjithė njerėzit tė cilėt i gjetėn. Absolutisht nuk: duam tė zihemi me Anglinė, SHBA-tė, apo Francėn. Asnjėherė!

Pyetje: Cila ėshtė detyra e njė mendimtari tė lirė nė sendėrtimin e njė shoqėrie?

Pėrgjije: Po tė ketė detyrė njė mendimtar i lirė, ajo menjėherė do tė dalė pėrpara, pėrndryshe duhet ta presė determinizmin historik. Nė atė rast, njeriu do tė jetė objekt i determinizmit, e nuk do tė ketė as pėrgjegjėsi, e as detyrė. Cili ėshtė dallimi i determinizmit providencial dhe asaj historik? Njeriu thotė se Zoti na ka krijuar ashtu siē jemi kurse tjetri na lidh fatin e njeriut me determinizmin historik. Sipas mendimit tim, mė mirė ėshtė njėriu tė jetė i krijuar nga Zoti, e jo ashtu siē thotē rasti i dytė.

Pyetje: Me qėllim qė tė jemi ne gjendje qė tė fitojmė pavarsi nė tė menduarit, e me qėllim qė tė bėjmė njė kėrcim nė zhvillimin tonė, a ėshtė e duhur qė se pari tė posedojmė njė teknologji?

Pėrgjigje: Si mundet njė shoqėri tė ciles i mungon identiteti, tė posedoje teknologji dhe tė jete e pavarur nga teknologjia perėndimore? Cila shoqėri ka mundur ta bėj kėte. Japonia ka teknologji pasi ka edhe identitet. Njė shoqėri tė cilės i mungon edhe karakteri shpirtėror, gjithėmonė do te mbetet konsumues. Edhe po qė se mund tė podhoj, ajo prap do tė mbetet vegėl nė duar e kapitalistit.

Pyetje: A mund tė krijomė teknologjinė tonė dhe tė shkojmė edhės sonė, nė vend qė tė vallėzojmė sipas muzikės tyre?

Pėrgjigje: Me qėllim qė tė arijmė deri te prodhimi ekonomik, duhet sė pari tė pastrojmė pune me prodhimtarinė kulturore. Nuk mund tė mbetemi ne pikpamje ″kulturore″ koloni e Perendimit, kurse industrialisht tė jemi tė pavarur; kjo ėshhtė e pamundur. Si mund njė individ qė nuk ėshtė nė gjendje tė zgjedh njė gjė tė tjeshtė, tė fitojė pavarėsin e tij teknologjike para Perėndimit?

Njė shėrbetor sė pari duhet ta fitojė pavarėsin e tij njerėzore, e pastaj ta kėrkoje pavarėsin ekonomike. Nga pikpamja mentale dhe humane, ai sė pari duhet ta fitojė pavarėsin e tij njerėzore; ta braktisė shtėpin e shefit, dhe tė shkojė e tė kerkojė njė punė tjetėr.

Sipas kėsaj, sė pari duhet tė fillojmė njė prodhim kulturorė me qėllim qė te kemi edhe njė prodhim ekonomik; pėrndryshe, pėrgjithmonė do tė mbetemi konsumues. A keni parė ndonjeherė ndonj njeri pas veturės Bjuik 1970 nė Teheran? Ai ėshtė aq krenar, sa qė sillet sikur vetė ai e ka zbuluar atė. Bile edhe njė mi mund ti kursej parat, e tė blej njė gjė tė tillė*. Perėndimi thotė se ka aritur deri nė hėnė, e se ne kėtu, po shqtėsohemi. Ēfar lidhje ka e gjith kjo me ne?

Pyetje: A nuk duhet prodhimi kulturor dhe ekonomik tė ecin paralelisht?

Pėrgjigje: Deri sa njeriu nuk ka fituar vetėvetėdije, ai nuk mund tė ketė vetėdije ekonomike. Sė pari ai duhet tė bėhet qenie njerėzore, tė mendoj, tė zgjedh, tė krijoj, tė ndalet sė vjellurit muhabete evropiane, e nė vend tė kėsaj, tė flasė pėr vetveten. Me qėllim qė tė jem i pavarur nga Perėndimi, sė pari duhet ta njoh atė mirė dhe ta mbėrrij fazėn e ″pavarėsisė mentale″.

Pyetje: Por Perėndimi nuk pret ta mbėrrijmė atė. A do tė jetė zhvillimi i tij i shkpejtuar teknoiogjik nė proporcion me hapin tornė fiilestar?

Pėrgjigje: Po. Kjo teori qe pėrpiluar nė ″mbledhjen e vitrt 2000″. Megjithatė, sociologėt dinak tė Perėndimit kėtė e nxorėn nė pah. Na thanė se pas tridhjetė viteve GNP-ja aziatike do tė pėrparojė pėr pesė herė, kurse ajo e Perėndimit do tė pėrparojė pėr 30 herė. D.m.th., zbrazėtira ndėrmjet nesh do tė zgjerohet mė tepėr nė tė ardhmen sa qė ėshtė tani. Megjithatė, ata nuk e marrin parasysh faktin e ″kėrrcimit″. Nė ēfarė mėnyre masin ata? Me pėrqindjen e tanishme tė progresit. Natyrisht, po t′i mbajmė faktorėt ekzistues konstantė, edhe pėr tridhjetė vjetė ata do tė kenė tė drejtė. Por, kėta faktorė nuk mund tė mbeten tė njėjtė. Tani kemi shoqėri nė Azi, tė cilat kanė pėrqindje konstante tė prodhimit pėr 1.000 vjetėt e kaluar. Megjithatė, papritmas, nė dhjetė vitet e kaluara, ata bėnė njė kėrcim tė shumėfishtė. Duke iu falėnderuar kėrcimit mental dhe sociaI,GNP e tyre ka bėrė disa pėrparime fenomenale. Sociologėt e Perėndimit nuk e marrin parasysh kėtė ″faktor tė kėrcimit″ (me tė cilin disponon Lindja).

Pyetje: Pa tė mos i pranoni parashikimet e mbledhjes sė vitit 2000, si e shihni tė ardhmen?

Pėrgjigje: Unė nuk parashoh. Parashikimi u takon sociologėve Perėndimorė. Unė e studioj tė tashmen. Megjithatė, e di se nė vitin 2000 konsumimi do tė zhduket. E di, po ashtu se ″ideologjia″ ēdoherė nė histori ka qenė fitimtare. Tani kemi ideologji nė Azi dhe nė Afrikė. Po e dėshmoj dobėsimin e Perėndimit qysh prej periudhės sė Spenglerit. Grafiku aziatik ngjitet pėrpjetė, e ai perėndimor, rrėshqet tatėpjetės. Fitorja i takon Lindjes!

Pyetje: A mund ta arrijmė internacionalizmin?

Pėrgjigje: Internacionalizmi ėshtė njė rrenė e madhe. Ai nė pėrgjithėsi pėrdoret pėr tė na eksploatuar, pėr tė na gėnjyer e pėr tė na zhgėnjyer. Duke supozuar se njė ditė do tė bėhet realitet, atėherė ″zotėri″-u do tė zėvendėsohej me ″z. Proletariat″. E pranoj internacionalizmin vetėm atėherė, kur Azia dhe Afrika do tė mund tė kenė njė ″zgjedhje tė lirė″ tė personalitetit bashkė me 500 milionė njerėz nga Perėndimi.

Nė atė rast do ta pranoj si humanizėm; e qė d.m.th., barazi e njerėzisė. Megjithatė, derisa nuk jam qenie njerėzore, dhe mė akuzojnė se jam primitiv, nuk mund tė bėj asgjė. Puna ime me Perėndimin do tė jetė si marrėdhėnia rob-pronar, ose si njė njeri me duart e zbrazėta me njė kapitalist. I pari duhet tė punojė, e i dyti ta marrė fitimin. Internacionalizmi ėshtė shkak i madh pėr krijimin e njė bashkėpunimi tė dobėt ndėrmjet Lindjes dhe Perėndimit. A nuk ėshtė gėnjeshtėr bashkėpunimi i njeriut me duar tė zbrazura me njeriun e pasur? A mundet njė njeri i pasur, i bazuar nė vullnetin e paratė e tij, ta kryejė kėtė detyrė? Kjo ėshtė njėsoj si Haxhi Pazari derisa e eksploaton gjithkėnd; thotė se ėshtė vėlla religjioz i ēdokujt, dhe se shkon nė xhami tė vajtojė pėr Huseinin! Ēka do tė thotė kjo vėllazėri religjioze kėtu?

Kur njė Proletar borgjezizohet, ai bėhet borgjez; nuk mė intereson prapavija e tij! Po, Eduard Hithi, ishte djalė i qilimarit po ashtu; por, a thua ėshtė qilimar tani? Sipas kėsaj, kur i gjithė proletariati bėhet borgjezi, atėherė e gjithė shoqėria ėshtė borgjeze. Nė kėtė rast, mė nuk kemi klasė borgjeze, kemi vetėm njė shoqėri borgjeze, e cila e eksploaton ēdokė me qėllim qė tė na e tregojė konsumimin ndaj tyre.

Duhet tė mendoj dhe tė jem ai qė jam. Kur u bėra qenie njerėzore, fitova njė status ekuivalent nė shoqėrinė internacionale, e fitova edhe tė drejtėn tė vendos, atėherė mund tė them se tė gjithė njerėzit janė tė barabartė. Por, derisa internacionalizmi nuk mė njeh si qenie njerėzore, nuk kam asgjė tė pėrbashkėt me tė. Ē`ėshtė internacionalizmi? Bile edhe proletariati Perėndimor po mė rrjep!

Pyetje: A i pėrkushtohet progresit teknik ajo qė shtetet Perėndimore kanė fituar aq prosperitet tė madh ekonomik?

Pėrgjigje: A mendoni se vetėm pėr 8 orė pune evropianėt kanė njė ekonomi aq tė pėrparuar? Njė vozitės i taksit nė Francė punon 6 orė dhe shetit rrethepėrqark gjatė 18 orėve tjera; dhe nė ndėrkohė, ėshtė i sigurt nga pikėpamja financiare. A i pėrkushtohet kjo punės sė tij apo vjedhjes sė shtetit tė tij nga Afrika? Franca e bien nga Algjeria njė shishe tė verės sė kuqe pėr 10 santimė, domate nga Afrika pėr pothuajse asgjė, dhe e kultivon kafenė e Ēadit pa para! Ajo u paguan 9.00 dollarė nė ditė afrikanėve tė zhveshur e tė gjorė ta pėrpunojnė kafenė, dhe nė ndėrkohė lėvdėrohet se kapitalizmi ėshtė i mirė pėr shkak se i paguan mirė punėtorėt. Nė ndėrkohė ajo e shet tė njėjtėn kafe pėr milionė dollarė. Franca nuk paguan asnjė bankė nga xhepat e saj; ajo i vjedh tė gjitha!

Pyetje: Ndoshta propozoni ndonjė teori?

Pėrgjigje: Unė nuk jam teoricient. Kushdo qė prodhon teori ėshtė i mirė vetėm pėr universitete. Pėrse shėrben teoria?

Pyetje: Evropianėt kanė arritur njė fazė progresive tė tė menduarit, pse sillen nė kėtė mėnyrė?

Pėrgjigje: Mendoj se kanė paragjykime. Ata besojnė nė superioritetin e tyre personal, dhe kanė krijuar njė atmosferė tė tė menduarit qė quhet ″egocentrizėm″ e qė ėshtė vetėqėndrim. Njė individ egocentrik nuk i quan tė tjerėt qenie njerėzore. Kjo filozofi ka ekzistuar nė Perėndim qysh prej kohės sė Greqisė antike. Bile edhe humanistėt, antropologėt, dhe socialistėt zihen nė kurthet e egocentrizmit. Marrėdhėniet njerėzore me ata janė tė kufizuara nė marrėdhėnie ndėrmjet klasėve tė tyre. Ata nuk bisedojnė pėr marrėdhėniet universale.

Asnjėherė nuk mund tė harroj se socialistėt e mėdhenj, humanistėt, dhe pėrfaqėsuesit e demokracisė sė shekullit XIX, kanė diskutuar pėr gjithēka (bile e kanė analizuar edhe marrėdhėnien ndėrmjet eksploatuesit dhe punėtorit) por, asnjėherė nuk e kanė pėrmendur eksploatimin!

Kėtu duhet tė theksoj diēka: nė problemet njerėzore dhe sociale nuk duhet t′i referohemi metodologjisė shkencore nė mėnyrė absolute. Pėr shembull, kur kemi tė bėjmė me ndonjė njėsi shkencore, koncentrohemi nė validitetin ose nė jovaliditetin e saj. Megjithatė, nė problemet sociale nuk duhet t′i kushtojmė vėmendje logjikės sė fjalisė, por duhet tė ndalemi nė gjeografinė e kėtij elementi.

Nė Lindje, jemi viktima tė tė njėjtave sende qė e formuan jetėn nė Perėndim. Pėr shembull, ndonjėherė ndonjė ″izėm″, i cili e shpėtoi Perėndimin nga robėria dhe e bashkoi, e gjeti rrugėn nė Lindje nė njė epokė historike tė posaēme qė kushtėzoi disparitet dhe ndarje. Ose, nacionalizmi i njėjtė, i cili ishte shkaku i progresit nė shekujt XVI dhe XVII, dhe e ndėrtoi Francėn, Australinė, Anglinė dhe Gjermaninė, shkaktoi disparitet dhe kushtėzoi pėrēarje nė fuqinė Islame tė shekullit XIX.

Kėshtu, ėshtė e qartė se pėrveē sė vėrtetės, rrenės dhe logjicizmit tė njė elementi social, duhet tė merret parasysh edhe gjeografia e kėtij elementi. Tė supozojmė se njė fėmijė bonjak mė vonė trashėgon njė pronė. Nė ndėrkohė unė i kam sytė te pasuritė e tij dhe mendoj se si t′ia vjedh. Ē′tė bėjė qė tė mos m′i zbulojė mendimet?

Duhet tė krijoj shumė ndjenja te ai. Pėr shembull, duhet t′i them: ″Mėnyra mė e mirė tė bėhesh njeri ėshtė t′i rikthehesh diturisė″. Duhet vazhdimisht t′ia ngulis nė kokė rėndėsinė e diturisė dhe ta dėrgoj nė Londėr. Ta detyrojė tė lexojė libra dhe pėrmbajtje filozofike. Ose, nėse fėmija ka ndjenja religjioze duhet t′i tregoj tė shkojė pas faljes, etj. Fėmija, - po tė donte ta bėjė atė qė duhej - do tė mė kapte pėr jake e do tė mė thoshte: ″Hej, sillmi paratė!″

Nė kėtė mėnyrė ēdo gjė duhet tė kuptohet dhe tė vendoset nė kontekstin e vet - nė gjeografinė e vet. Nuk duhet tė koncentrohemi vetėm nė ″fjalė e muhabete tė thjeshta″, por, sė pari duhet ta vlerėsojmė ″folėsin″.

Pyetje: Ēfarė burimesh sugjeroni pėr fitimin e vetėdijes?

Pėrgjigje: Nuk duhet tė mendojmė se ka ndonjė burim tė posaēėm qė na jep vetėdije. Pėr shembull, kur isha student universiteti, lexoja shumė libra. Kėto mbetėn nė kokėn time si njė koleksion i bestytnive dhe miteve derisa shkova nė Evropė dhe u bėra student i Bergut Me metodologjinė qė e mėsova atje, i transformova tė gjitha kėto bestytni dhe mite nė elemente qė prodhojnė vetėdije. Pėr shembull, njė tregim i pavėrtetė pėr shekullin e shtatė do tė mė furnizonte me njė vetėdije pasi do ta kėrkoja kontekstin, personat dhe qėllimin pėr tė cilin ky tregim qe shkruar.

Ėshtė me rėndėsi tė theksohet se kur kemi njė metodologji nėpėr duar, njė rrenė mund tė na ndihmojė pėr zbulimin e njė periudhe specifike nė tė kaluarėn. Me qėllim qė ta plotėsojmė kėtė, duhet tė kemi pikėpamje specifike, dhe tė kėrkojmė gjėra tė posaēme nė histori, por edhe tė shikojmė historinė nga njė kėnd specifik. Nė atė rast mund tė pėrdorim informata pėr t′i gjetur elementet e nevojshme pėrbėrėse pėr tė ndėrtuar themelet tona tė sotme kulturore, e po ashtu tė njoftohemi mirė edhe me ato tė sė nesėrmes.

Pėr shembull, t′i hedhim njė sy ekzistencializmit. Baza filozofike e tij ėshtė kjo: Njeriu sė pari e ka ekzistencėn e pastaj, ai e formon esencėn e tij (karakteristikat dhe specifikat e saj)..

Mund tė vėrejmė se Mulla Sadri ynė fliste pėr gjėrat e njėjta nė tė kaluarėn. Sipas kėsaj, nėse e pranojmė lidhjen tonė historike dhe filozofike me tė kaluarėn, do tė kemi mentalitete dhe ideologji mjaft tė zhvilluara, e jo njė dyfishim Persian tė asaj qė thotė Perėndimi. Ekzistencializmi nė shtetin tonė ėshtė njė imitim i papjekur Perėndimor, i cili duhet tė pasurohet; nė mėnyrė qė tė mund tė quhet filozofi me pėrvojėn tonė teozofike 3000 vjeēare.

Kur isha nė Evropė, Radhakrishnani kishte ardhur nė Belgjikė. Pasi isha kureshtar, shkova ta shoh. Nė Belgjikė ai mbante njė ligjėratė pėr historinė e religjioneve. I pashė shkencėtarėt e mėdhenj nga gjithė Evropa, tė cilėt ndiheshin si fėmijė nė praninė e tij. D.m.th., kur Zotėri Radhakrishnani shprehte njė pikėpamje, ai e njihte aq mirė tematikėn pėr tė ci!ėn fliste sa qė shkencėtarėt evropianė ndiheshin si apostujt para profetit. Kur donin tė shtronin pyetje ishin tė turpshėm dhe tė kujdesshėm. Kur fliste njė njeri si Krishnani (qė i njeh mirė shkollat teozofike Lindore), njeriu mahnitej me gjithė atė bukuri dhe thellėsi. Nė kėto momente evropianėt kuptonin se para tyre gjendej njė personalitet i ri nė Evropė! Pėr fat tė keq, ne pėrsėri kthehemi dhe i takojmė tė vjellurat evropiane, nė kohėn kur njė njeri si Krishnani na e ka ofruar tryezėn e darkės sė njerėzisė me pjata tė reja e tė freskėta.

Mė 1961 kur Nehru erdhi nė Francė, ambasada Indiane (pėr dallim nga tė gjitha tė tjerat, qė pėrpiqen ta imitojnė vazhdimisht vallėzimin dhe verėn franceze) servoi nė pjata Indiane. Kur erdhėn nė vizitė njerėzit e ngritur evropianė, panė se gjėrat ishin tė ndryshme,... Kjo i bėri francezėt tė ndihen inferiorė, pasi pas dy shekujsh vuajtjeje nėn eksploatim, indianėt qėndruan fortė, duke i ruajtur e kultivuar traditat e tyre. Kjo e rriti respektin e evropianėve.

Ja kjo ėshtė ēėshtja, tė cilėn unė e nėnkuptoj me origjinalitet dhe me tė menduarit e lirė, e jo njė pėrsėritje qindvjeēare e ideve dhe tė vjellurave tė Marksit nga njė mendimtar i lirė iranian, gjė qė nuk i shėrben kurrkujt. Ata individė, qė kanė qenė tė suksesstiėm nė Afrikė e Azi, janė po ata qė kanė qenė tė aftė t′i mėsojnė e t′i harrojnė filozofitė evropiane. Ata ishin nė gjendje t′i njohin shoqėritė e tyre, tė gjejnė qėllime dhe solucione tė reja, tė bazuara nė burimet e tyre ekzistuese kulturore, historike dhe sociale; dhe tė krijojnė njė themel tė ri. Mund tė themi se ata kanė qenė tė suksesshėm!



FUND




copyright © dielli.net. All rights reserved.
Tekstet e prezentuara domosdoshmërisht nuk përfaqësojnë politikën e redaksisë të dielli.net!