SHERI′ATI
Sejjid Husein Nasr
02.09.2007



(shkėputur nga libri UDHĖRRĖFYES I TĖ RIUT MUSLIMAN NĖ BOTĖN MODERNE)



Sheri′ati ose Ligji Hyjnor i Islamit ėshtė qendror pėr fenė islame, aq sa musliman mund tė pėrkufizohet njeriu qė pranon legjitimitetin e Sheri′atit, ndonėse mund tė mos jetė i aftė t′i praktikojė tė gjitha mėsimet e tija. Sipas doktrinės sė vėrtetėsishme Islame, Sheri′ati ėshtė mishėrimi konkret i Vullnetit tė Allahut pėr shoqėrinė njerėzore. Vetėm Allahu ėshtė ligjvėnėsi pėrfundimtar, Shari (Krijuesi i Ligjeve) dhe vetėm ligjet e Tij janė pėrfundimisht detyruese dhe tė pėrhershme nė jetėn e njeriut. Kjo nuk do tė thotė se Sheri′ati s′mund tė zbatohet dhe tė ″rritet″ sipas rrethanave tė ndryshme, porsi rritja e njė peme, rrėnjėt dhe trungu i sė cilės mbeten tė forta dhe natyra e sė cilės nuk ndryshon, megjithėse degėt e saj zgjaten ndėr vite. Sheri′ati pėrmbahet nė parim nė Kur′anin Fisnik dhe vetėm nė Kur′anin Fisnik, por kjo ėshtė nė parim. Qė ai tė shpalosej, kishte nevojė, sigurisht, pėr literaturėn e Hadithit dhe Sunnetin e Profetit. Nė praktikat dhe thėniet e tij, Profeti ia bėri Vullnetin e Allahut tė njohur bashkėsisė islame, ndaj dhe Sunneti e Hadithi janė burimi i dytė themelor i Ligjit Islam, sė bashku me Kur′anin.

Bashkėsia e hershme islame jetonte nė praninė e kėtyre dy realiteteve. Kur′ani ishte gjithnjė i pranishėm, dhe praktikat e Profetit, tė cilat u kopjuan e u imituan nga shokėt dhe brezi i parė pas tyre njiheshin aq mirė saqė e tėrė bashkėsia ishte nė njėfarė mėnyre e zhytur nė to. Gjatė periudhės sė hershme nuk kishte ende shkolla tė kodifikuara tė ligjit. Interpretimet e ndryshme tė Sheri′atit dhe vetė Sheri′ati nuk ishin kodifikuar e formuluar nė librat e jurisprudencės siē shihet mė vonė, por realiteti i tij ishte i pranishėm. Mėnyra se si njerėzit jetonin dhe vepronin, si gjykoheshin, ē′dėnime apo shpėrblime merrnin, si kryheshin ndėrveprimet tregtare, pa folur pėr pjesėn e Sheri′atit qė lidhet me praktikat fetare - tė gjitha kėto qenė tė pranishme nė brezat e hershėm dhe shėrbyen si modele pėr shekujt e mėvonshėm tė historisė islame. Nė tė vėrtetė, ishte rreziku i largimit tė dalėngadaltė tė brezave tė mėvonshėm nga burimi i shpalljes islame dhe harrimi gradual i shembullit verbues tė Profetit si mishėrimi i pėrsosur i Islamit dhe praktikuesi e kumtuesi i pėrkryer i Ligjit Hyjnor, qė i shtyu juristėt e mėdhenj ose dijetarėt e Ligjit Islam ta kodifikonin Sheri′atin nė shkolla tė ndryshme.

Tani Islami, duke qenė fe e zbritur pėr njė popullatė tė hapur nė mbarė globin e jo vetėm njė komb, duhet ta zotėronte nė vetvete mundėsinė e zhvillimit tė interpretimeve tė ndryshme tė Ligjit Hyjnor. Pėr rrjedhojė, mbėshtetur mbi burimet binjake tė Kur′anit dhe Hadithit, juristėt muslimanė (fukaha) filluan tė pėrpunonin metoda tė nxjerrjes sė rrjedhimeve tė ndryshme nga burimet dhe parime tė caktuara jashtė kėtyre dy burimeve, si njėzėshmėria e dijetarėve tė bashkėsisė islame (ixhma′), arsyetimi analogjik (kijas) apo mirėqenia e bashkėsisė (istislah) e kėshtu me radhė filluan tė pėrdoreshin nga juristė tė ndryshėm.

I pari mėsues i madh i ligjit ishte Imam Xha′fer es-Sadiku, pasardhėsi i Profetit, i cili nderohej thellėsisht nga sunnitė dhe shi′itėt njėlloj. Ai ishte mėsuesi i Imam Eb? Hanifes, njėrit prej themeluesve tė katėr shkollave zyrtare tė ligjit sunni tė mbijetuara gjer mė sot, hanefites. Imam Sadiku, i cili jetoi nė shekullin e dytė islam ishte vetė gjithashtu themeluesi i Ligjit Shi′i Dymbėdhjetė-Imamit, i cili edhe sot quhet Ligji Xha′feri. Pas tij juristėt filluan dalėngadalė ta zhvillojnė Sheri′atin si nė botėn sunnite, ashtu edhe atė shi′ite e veēanėrisht nė sunniten u zhvillua njė veprimtari e madhe nė dy shekujt vijues, gjersa pėfundimisht u vendosėn katėr shkollat madhore tė Sheri′atit, qė kanė mbijetuar gjer mė sot. Kėto shkolla janė ato tė Imam Malikut, e njohur si Medhhebi Maliki, shkolla e Imam Ahmed ibn Hanbelit, themeluesit tė Medhhebit Hanbeli, shkolla e Imam Eb? Hanifes, themeluesit tė Medhhebit Hanefi dhe mė nė fund shkolla e Imam Shafi′iut, qė themeloi Medhhebin Shafi′i tė ligjit. Njė sėrė shkollash tė tjera u shfaqėn nė botėn sunnite, si ajo dhahirite, por ato u shuan dalėngadalė dhe mbetėn vetėm kėto katėr shkolla madhore tė ligjit.

Sot nė botėn islame e tėrė Afrika e Veriut dhe ajo perėndimore ndjekin Shkollėn Malikite, e cila i afrohet mė shumė praktikės sė Medines. Njė numėr i madh njerėzish nė Siri dhe Arabinė Saudite pasojnė Shkollėn Hanbelite, e cila ėshtė mė e rrepta nė tė pėrmbajturit e saj ndaj Kur′anit dhe Sunnetit dhe nuk mbėshtetet mbi parimet e tjera si shkollat e tjera tė ligjit dhe, nė tė vėrtetė, i hedh poshtė ato. Medhhebi Shafi′i ndiqet nga shumica e egjiptianėve dhe banorėve tė Azisė Juglindore, pra malejzianėt e indonezianėt; kurse Medhhebi Hanefi, qė pėrbėnte shkollėn zyrtare tė Perandorisė Osmane ndiqet edhe sot nga turqit dhe shumica e muslimanėve tė nėnkontinentit indian. Sa pėr Medhhebin Xha′feri, ai ka mbetur shkolla e vetme e ligjit pėr shi′izmin dymbėdhjetė-imamit dhe ėshtė edhe sot shkolla zyrtare kudo qė mbijeton shi′izmi si p.sh. nė Iran, Irak e Liban. Pėrveē kėsaj, ekzistojnė edhe shkollat zejdite e isma′ilite tė ligjit, qė ndiqen nga zejditė e Jemenit dhe isma′ilitė, qė gjenden nė Indi, Pakistan, Iran, Afrikėn Lindore dhe nė sasi tė vogla nė Siri, Egjipt e nė Perėndim.



PĖRMBAJTJA E SHERI′ATIT

Nė veprat klasike mbi Sheri′atin pėrmbajtja e Ligjit Hyjnor ndahet zakonisht nė tema qė merren me adhurimet (′ibadat) dhe ato qė merren me ndėrveprimet (mu′amelat). Duke analizuar temat e trajtuara nė kėto kategori mund tė shihet se Sheri′ati pėrfshin jo vetėm jetėn fetare personale e madje dhe jetėn fetare tė bashkėsisė islame, por ai prek ēdo fazė tė veprimtarisė njerėzore pėrfshi ekonomiken, shoqėroren e politiken. Sa i pėrket pjesės sė parė tė Sheri′atit, pra aspekteve tė adhurimit, ato mbėshteten nė veprimet mė qendrore tė adhurimit nė Islam: lutjet e pėrditshme, agjėrimi, haxhxhi dhe taksa fetare, tė cilave, siē thamė mė lart u ėshtė shtuar pėrpjekja fisnike nė rrugėn e Allahut e quajtur xhihad, zakonisht e keqpėrkthyer si ′luftė e shenjtė′.

Tė gjitha shkollat e Sheri′atit pėrmbajnė mėsime shumė tė detajuara lidhur me kėto akte tė adhurimit. Zakonisht ekzistojnė kapituj librash mbi Sheri′atin ose libra tė pavarur qė i kushtohen namazit. Punime tė tilla merren me abdesin, pastėrtinė vetjake, kushtet e trupit, mendjes dhe zemrės tė kėrkuara nė namaz, lėvizjet e caktuara dhe fjalėt e shqiptuara, llojet e ndryshme tė namazit qofshin ato pesė faljet ditore, falja nė bashkėsi tė premteve, apo namazet e festimeve tė ndryshme si ato tė mbarimit tė Ramazanit dhe nė mbyllje tė haxhit, ose namazi i posaēėm qė kryhet nė ēaste frike, shprese e kėshtu me radhė. Nė punimet e Sheri′atit ekziston gjithashtu edhe njė kaptinė e shtjelluar hollėsisht mbi kushtet ligjore, nėn tė cilat duhet falur namaz. Disa prej tyre janė tė jashtme, si pastėrtia e trupit apo falja nė njė vend qė ėshtė ose i personit qė falet ose i cili, duke i pėrkitur dikujt tjetėr kėrkon leje qė namazi tė mund tė kryhet. Tė tjera nga kėto kushte janė tė brendshme dhe merren me tė paturit e njė gjendjeje normale vetėdijeje dhe kėsisoj tė mosqenurit i pirė, i ēmendur ose psikologjikisht i paaftė e gjithashtu tė zotėruarit e sinqeritetit tė qėllimit dhe qėndrimit korrekt tė brendshėm karshi Allahut.

Kjo vlen edhe pėr ritet e tjera madhore. Kreu i punimeve mbi Sheri′atin qė merret me agjėrimin saktėson, sėrish, nga njėra anė kushtet e jashtme tė agjėrimit si: kur duhet filluar dhe pėrfunduar, ēėshtjen e agjėrimit pėr tė sėmurėt e udhėtarėt, cilat ditė tė tjera tė vitit janė veēanėrisht tė pėrshtatshme pėr t′u agjėruar dhe nė cilat ditė ndalohet, ē′duhet bėrė nė Ramazan pėrveē tė pėrmbajturit nga ushqimi, pija dhe seksi; e nga ana tjetėr kushtet e brendshme si: qėndrimi korrekt ndaj njerėzve, pastrimi i brendshėm dhe heqja dorė nga mendimet e kėqija, pėrgojimi, gėnjeshtra e mashtrimi. Punimet mbi agjėrimin merren po ashtu me aspektet shoqėrore dhe bamirėse tė agjėrimit si dhėnia e lėmoshės tė varfėrve, ushqimi i fqinjve, dhėnia e fitr-it (taksės fetare) nė fund tė Ramazanit etj.

Sa pėr haxhxhin, pėrsėri ekzistojnė krerė, madje libra tė tėrė, qė u kushtohen riteve tė ndėrlikuara e tė vėshtira tė haxhxhit - qė nga kushtet ekonomike qė duhen plotėsuar pėrpara se njė person tė mund ta ndėrmarrė (pra mjetet e nevojshme pėr tė siguruar familjen pėr tė paktėn njė vit dhe tė mospaturit e fqinjve tė afėrt, qė janė aq tė varfėr sa tė jenė shumė ngusht dhe kushte tė tjera) deri tek specifikimet pėr udhėtimin dhe veshjen e rrobės sė posaēme, ihram-it. Po ashtu jepen udhėzime pėr tė gjitha namazet e ndyshme, lėvizjet, ritet qė duhen kryer si nė rrotullimin rreth Qa′bes, ditėn e ′Arafatit, gjuajtjen e gurėve mbi atė qė simbolizon djallin, vrapimin (sa′j) midis Safasė e Merwasė, kurbanin nė fund tė haxhxhit etj. Edhe kėtu ekzistojnė kushtet e brendshme, ngase ēdo rit ka edhe aspektin e jashtėm edhe atė tė brendshėm, i cili nė kėtė rast pėrfshin ndiesinė e shkėputjes nga bota, kėrkimin e faljes sė Allahut, ndjenjėn e barazisė sė plotė mes besimtarėve pėrpara Allahut, siē do jetė Ditėn e Gjykimit dhe humbjen e tėrė krenarisė dhe dallimeve shoqėrore tė mbėshtetura mbi faktorėt e jashtėm. Ai po ashtu pėrfshin afrimin e Allahut duke vizituar Shtėpinė e Tij, rimarrjen - nėpėrmjet rrotullimit - tė gjendjes sė pėrkryer parajsore tė zotėruar nga paraardhėsi i njerėzimit, Ademi, ēlirimin dhe provimin e pastėrtisė sė besimit tė profetit Ibrahim, paqe pastė mbi ta dhe faktorė tė tjerė tė kėtij lloji.

Sa i pėrket taksės fetare, zeka-tit, tė cilit nė Ligjin Xha′feri i janė shtuar lloje tė tjera tė taksės fetare si khums-i dhe presė sė luftės nė shkolla tė caktuara tė Ligjit Sunni, edhe ato shpeshherė janė trajtuar veēmas nė libra, qė theksojnė domethėnien e madhe ekonomike e shoqėrore tė taksės fetare. Punime tė tilla pėrmendin gjithashtu llojet e tė mirave qė duhen taksuar, mėnyrėn e taksimit, ndryshimin mes zekatit dhe formave tė tjera tė taksimit, pėrfshi ato mbi popujt e Librit, tė cilėt mbrohen nga muslimanėt dhe paguajnė njė taksė tė caktuar pėr mbrojtjen qė pėrfitojnė nga qeveria islame nėn tė cilėn jetojnė.

Sa i pėrket xhihadit, jo tė gjitha shkollat e Sheri′atit i kanė kushtuar kapituj tė posaēėm institucionit tė xhihadit, por diskutimi ėshtė zhvilluar intensivisht gjithmonė lidhur me kushtet nėn tė cilat duhet shpallur xhihadi i jashtėm. Shumica e juristėve besojnė se kur vihet nė rrezik ekzistenca e bashkėsisė islame ose kufijtė e botės islame, duhet deklaruar xhihad dhe se duhet zhvilluar xhihad i vazhdueshėm kundėr forcave tė sė keqes. Nė tėrėsi, aspekti i adhurimeve (′ibadat) nė Sheri′at qartėson si kushtet e jashtme, ashtu edhe ato tė brendshme pėr ta kryer adhurimin qė tė jetė i pranueshėm pėr Allahun, sipas normave qė Ai ka ligjėruar pėr qeniet njerėzore nėpėrmjet mėsimeve tė Kur′anit Fisnik dhe praktikės sė vendosur nga Profeti i Bekuar.



MORALI DHE TĖ DREJTAT

E lidhur ngusht me kėtė aspekt tė Sheri′atit ėshtė edhe ēėshtja e moralit. Nė Islam morali nuk pėrbėn njė ideal abstrakt. Tė qenurit i mirė, bujar apo bamirės sigurisht qė theksohen, por kėto virtyte pėrkufizohen nė njė kuptim mė konkret dhe mė tė qartė nė vetė Sheri′atin. Tė gjitha parimet e tė vepruarit etik dhe tė gjitha aspektet e moralit nė parim pėrmbahen nė Kur′an, por ato konkretizohen nėpėrmjet mėsimeve tė Sheri′atit. Me anė tė Sheri′atit mėsohet se si duhet zbatuar njė parim i pėrgjithshėm moral, si drejtėsia, nė veprimet konkrete njerėzore. Nė Islam njeriu nuk vendos vetė se ē′ėshtė e drejtė ose bujare, por mbėshtetet nė urdhėresat e Zotit, ndėrkohė qė ekziston njė rol i veēantė pėr ndėrgjegjen qė Allahu ka vendosur brenda qenies sė ēdo personi. Normat pėrcaktohen nga Sheri′ati pėr disa veprime elementare, ndėrkohė qė nė ēdo lloj veprimtarie njerėzore i lihet hapėsirė njeriut pėr t′i zbatuar mėsimet etike islame sipas diktateve tė ndėrgjegjes. Prandaj, s′ekziston asgjė mekanike apo symbyllur nė etikėn islame, siē kanė pretenduar disa. Islami i ofron direktiva konkrete njeriut pėr t′i ndjekur, por gjithashtu i lė atij njė hapėsirė tė gjerė tė jetės pėr tė zbatuar parimet morale islame, si shėrbėtor i Allahut i dhuntisur me vetėdije (′akl) dhe shqisėn e dallimit.

Muslimani ka detyra qė duhet t′i kryejė karshi Allahut, vetvetes, familjes, shoqėrisė sė afėrt, shoqėrisė mė tė gjerė dhe sė fundi umme-tit (bashkėsisė islame) dhe pėrtej kėsaj ndaj tėrė njerėzimit madje e nė fund tėrė rendit tė krijuar. Nė Sheri′at ekzistojnė mėsime tė qarta rreth kėtyre detyrimeve. Cilat janė tė drejtat e Allahut (huk?k Allah)? Ato pėrfshijnė parasėgjithash zotėrimin nga ana e Tij e shpirtit tonė dhe kėsisoj nevojėn tonė pėr t′ia kushtuar jetėt dhe frytet e veprave tona Atij. Kjo ēėshtje diskutohet nė mėnyra tė ndryshme, qoftė drejtpėrsėdrejti qoftė tėrthorazi nė punimet mbi Sheri′atin e sigurisht nė zbėrthimet e Kur′anit, nga ku edhe buron kjo dituri.

Njeriu nuk ka tė drejta tė tijat; tė drejtat i jepen atij nga Allahu kur ai t′i plotėsojė detyrimet qė ka ndaj Tij dhe kėto detyrime, siē pėrmendėm mė parė, mbėshteten nė faktin se njeriu e ka pranuar zotimin (mithak) me Allahun. Falė kėtij zotimi njeriut i janė dhėnė fuqitė, aftėsitė dhe mundėsitė e ndodhura nė gjendjen njerėzore por atij i janė pėrkufizuar edhe detyrimet qė ka pėrpara Allahut. Kėto detyrime pėrfshijnė sigurisht dėshmimin e Njėshmėrisė sė Allahut, kryerjen e akteve tė adhurimit dhe tė vepruarit si mėkėmbėsi i Allahut mbi tokė. Po kėshtu, njeriu ka detyrime ndaj vetes. Ai duhet ta mbajė trupin tė shėndetshėm, ndaj nuk ka tė drejtė tė kryejė vetėvrasje; duhet tė kujdeset pėr shpirtin e tij tė pavdekshėm dhe tė mendojė pareshtur pėr shpėtimin e tij; ta pranojė barrėn e gjendjes sė tij njerėzore, pra mėkėmbėsinė e Allahut mbi tokė dhe t′i pranojė tė gjitha dhuntitė qė i ka dhėnė Allahu si qenie njerėzore.

Pastaj njeriu ka disa tė drejta karshi familjes sė tij. Islami e pėrmend pareshtur rėndėsinė e familjes dhe respektin pėr prindėrit, si nėnėn dhe babain, si dhe familjen mė tė gjerė, tė cilėn Islami e bėri njėsinė qendrore tė shoqėrisė nė vend tė fisit apo njėsive tė tjera shoqėrore paraislamike qė patėn ekzistuar jo vetėm nė Arabi, por edhe gjetkė. Mėsimet pėr detyrimet e njeriut karshi prindėrve, fėmijve, tė afėrmve dhe familjes sė gjerė janė, sigurisht, tė pėrmbajtura nė Kur′an e Hadith, por ato janė formalizuar nė trajtė ligjore nė Sheri′at. Njė pjesė e kėtyre tė drejtave janė ekonomike dhe merren me trashėgiminė e tė ngjashmet, por ato pėrfshijnė edhe pėrkujdesjen ndaj familjes, butėsinė ndaj pjesėtarėve tė saj dhe mbrojtjen e tyre.

Po kėshtu, njeriu ka njė detyrim ndaj shoqėrisė qė e rrethon, duke filluar nga fqinjtė. Shoqėria tradicionale islame krijon njė ndiesi shumė tė fortė identiteti fqinjėsor, sepse shoqėria mė e afėrt e njeriut ėshtė ajo qė ai ndjen dhe prek tėrė kohėn. Kontakti personal me fqinjėt pėrbėn bazėn nga e cila rritet njė vetėdije e shoqėrisė mė tė gjerė, qė pėrfshin krejt ummetin. Dhe pastaj pėrtej shoqėrisė islame ėshtė pėrgjegjėsia e njeriut karshi tėrė njerėzimit. Sheri′ati parashtron mėsime lidhur me atė se si duhet vepruar me qeniet e tjera njerėzore megjithėse shumė prej aspekteve joligjore tė marrėdhėnies me ndjekėsit e feve tė tjera diskutohen jo dhe aq nė tekstet e Sheri′atit sa nė forma tė tjera tė mendimit islam, tė cilave do t′u kthehemi mė vonė.

Sė fundi, sa i pėrket rendit tė krijuar, nė Sheri′at ka ligje qė merren me atė se si duhet vepruar me kafshėt, bimėt, ujin dhe tokėn, me krijimin e Allahut nė pėrgjithėsi. Njeriu udhėzohet tė kujdeset pėr to dhe ta pranojė tė drejtėn e tyre pėr tė ekzistuar bashkė me atė tė tijėn. Sheri′ati nuk e pranon nėnshtrimin dhe pėrdorimin e verbėr tė krijesave tė tjera, pa menduar pėr tė drejtat e tyre si dhe detyrimet qė njeriu ka ndaj tyre.



NDĖRVEPRIMET

Njė aspekt madhor i Sheri′atit lidhet me mėsimet shoqėrore, ekonomike e politike dhe zakonisht kategorizohet si ″ndėrveprime″ (mu′amelat), ndonėse nganjėherė aspekti politik i Sheri′atit nuk diskutohet haptazi nė kėtė kontekst. Megjithatė, pėr diskutimin tonė aspektet shoqėrore, politike dhe ekonomike mund tė mblidhen si pėrbėrės tė pjesės sė dytė tė Sheri′atit, nė dallim nga e para, e cila nė pėrgjithėsi shqyrton aspekte tė ndryshme tė adhurimit.



Shoqėria

Islami parashtron njė shoqėri, nė tė cilėn ekzistojnė marrėdhėnie tė afėrta mes anėtarėve tė saj, mbėshtetur nga njėra anė nė qenien e tyre shėrbėtorė tė Allahut dhe nga ana tjetėr nė njė lidhje tė afėrt vėllezėrish e motrash mes pjesėtarėve tė asaj shoqėrie. Koncepti i vėllazėrisė (ukhuweh) ėshtė aq i fuqishėm, saqė nė shoqėrinė tradicionale islame zakonisht njerėzit i drejtohen njėri tjetrit si akh (vėlla) ose akhi (vėllai im) dhe po kėshtu edhe gratė pėrdorin termin motėr, duke theksuar idenė e njė familjeje, e cila nė njėfarė kuptimi pėrfshin tėrė botėn islame.

Mund tė thuhet, nė tė vėrtetė, se realiteti social i shoqėrisė islame, i pėrshkruar nė Kur′an e Hadith dhe i realizuar nė shoqėrinė tradicionale islame nė njė shkallė tė madhe por jo pėrsosmėrisht - sepse gjithēka nė kėtė botė ėshtė e papėrkryer - mbėshtetet mbi dy shtyllat e realitetit: e para janė popujt islamė, ummeti, bota e pamatė dhe kėsisoj e paprekshme, qė askush nuk e sheh nė tėrėsinė e saj, por e cila provohet pėr sė brendmi dhe shpirtėrisht dhe e dyta familja e afėrt. Mund tė thuhet se kėto dy shtylla, ajo e ummetit dhe e familjes sė afėrt pėrbėjnė realitetin mė tė spikatur tė njė shoqėrie tė vėrtetė islame. Pikėrisht rreth kėtyre dy poleve endet struktura e shoqėrisė.

Ekzistojnė, sigurisht, shumė njėsi tė tjera sociale brenda shoqėrisė islame si: fiset, klanet, pjesėtarėt e lagjeve dhe mahallave nė qytete, esnafėt, grupet artizane, shoqatat ushtarake, tarikatet e tė ngjashme. Tė gjitha kanė pa dyshim rėndėsi tė madhe. Disa prej tyre, si lidhja fisnore u kundėrshtuan nga perspektiva universale e Islamit. Tė tjera, si grupet artizane apo tarikatet kanė patur bazė tė fuqishme shpirtėrore brenda vetė traditės islame. Por nga pikėpamja shoqėrore tė gjitha kėto grupime janė dytėsore nė krahasim me tėrėsinė e botės islame, ose realitetin e ummetit, nga njėra anė dhe familjen nga ana tjetėr.

Islami e sheh njerėzimin jo nė bazė tė racės, grupimit etnik apo ndarjeve gjuhėsore, por mbi bazėn e pėrngjitjes ndaj njė feje. Prandaj, nga pikėpamja islame, vetia mė e rėndėsishme e kolektivitetit njerėzor nuk ėshtė nėse pjesėtarėt e tij janė tė bardhė, tė zinj ose tė verdhė, apo nėse janė arabė, persianė ose rusė, ēdonjėri nga tė cilėt flet gjuhėn e vet, por nėse janė muslimanė, tė krishterė, ēifutė, zoroastrianė etj., qė i pėrkasin njė ummeti tė caktuar, si ummeti i Krishtit, ummeti i Musait ose ummeti i Profetit etj. Edhe nė eskatologjinė Islame madje, ringjallja para Allahut shihet nė terma tė ēdo njerėzimi, qė pėrfaqėsohet nga dhe qėndron pėrreth profetit themelues tė fesė sė ndjekur nga ai njerėzim. Kur themi ummet, nė kontekstin islam, zakonisht nėnkuptojmė ummetin islam, por duhet mbajtur mend se ka ummete tė tjera nė botė, nėse pasuesit e feve tė tjera shihen nga kėndvėshtrimi islam, qė i sheh ndjekėsit e vet dhe ata tė feve tė tjera si pjesėtarė ummetesh tė ndryshme.

Ky interesim me ummetin ka qenė realitet mbizotėrues pėr muslimanėt, ndonėse - me pėrjashtim tė historisė sė hershme tė Islamit - ky realitet s′ėshtė pėrkthyer kurrė nė njė entitet tė vetėm politik. Megjithė ndarjet politike pėrgjatė shekujve, realiteti i ummetit ka qėndruar dhe ekziston si lidhje e pandashme qė bashkon tėrė popujt islamė anekėnd botės, qofshin arabė apo persianė, malejzianė apo kinezė, tė bardhė apo tė zinj, qofshin nga Afrika, Azia, Evropa apo Amerika. Ajo ėshtė njė lidhje e mbėshtetur mbi idenė e vėllazėrisė, tė pėrmbajtur nė fjalėn ukhuweh.



Familja

Sa i pėrket familjes, polit tjetėr tė realitetit shoqėror islam, Islami i ka vėnė theksin mė tė madh ruajtjes sė saj. Siē u tha mė lart, me familje nė kėtė kontekst nuk nėnkuptohet familja moderne e atomizuar e pėrbėrė nga burri, gruaja dhe fėmijėt e tyre, por familja e zgjeruar, e cila zakonisht pėrfshin gjyshėrit dhe shpesh hallat, tezet, xhaxhallarėt e dajat me fėmijėt e tyre, qė zgjasin njėfarė rrjeti pėrreth individit, me tė cilin ai identifikohet. Brenda kėtij modeli shoqėror dhe familjar islam respekti pėr prindėrit luan rol mėse tė rėndėsishėm. Kur′ani i urdhėron muslimanėt t′i respektojnė prindėrit, si nė ajetin: {Mos adhuroni tjetėr veē Allahut: silluni mirė ndaj prindėrve, tė afėrmve, jetimėve e nevojtarėve} (II:83). Gjithashtu, ruajtja e marrėdhėnieve brenda familjes, apo atyre qė quhen farefisni tė njė barku, pra marrėdhėniet ndėrmjet atyre qė janė lindur nga i njėjti bark ose qė janė tė lidhur pėrmes lidhjeve tė ndryshme tė gjakut (silat ul-arham), ėshtė theksuar aq fort saqė pėr muslimanin e muslimanen konsiderohet detyrė fetare t′i vizitojnė pjesėtarėt e familjes, t′u rrinė pranė atyre dhe tė ruajnė lidhjet familjare.

Po ashtu, theksimi i martesės dhe shkurajimi i beqarisė lidhet nė njė masė tė madhe me funksionin integrues tė familjes nė shoqėrinė Islame. Ndėr arsyet pėr ekzistencėn e poligamisė, tė cilėn Islami e lejon nėn kushte tė caktuara, ėshtė t′u mundėsojė grave - burrat e tė cilave kanė vdekur ose kanė humbur jetėn nė fatkeqėsi natyrore, apo grave tė tjera qė s′mund tė gjejnė burrė nė marrėdhėnie monogame - tė integrohen nė njė strukturė familjare. Perspektiva realiste e Islamit, duke u mbėshtetur mbi domethėnien e familjes e lejon poligaminė nė disa raste kur ose domosdoshmėritė ekonomike ose realiteti shoqėror e kanė bėrė tė pamundur integrimin e njė gruaje tė pamartuar nė njė strukturė familjare nė ēdo rrugė tjetėr. Pėr shkak tė natyrės sė shoqėrisė njerėzore, zakonisht shumė mė tepėr burra vdesin nėpėr luftra e fatkeqėsi dhe ata kanė po ashtu jetėgjatėsi mė tė shkurtėr se gratė. Duke qenė se Islami e thekson domethėnien fetare tė martesės, aq sa njė hadith i Profetit pohon: ″martesa ėshtė gjysma e fesė″ dhe meqenėse nė shumicėn e kohės numri i grave ėshtė mė i madh se ai i burrave, jepet leja pėr praktikimin e poligamisė, nėn kushtin qė burrat tė jenė tė drejtė dhe tė kenė mjetet e mbajtjes sė bashkėshorteve.

Ėshtė interesante tė vėrehet nė kėtė rast se nė kontrast me, tė themi, katolicizmin tradicional ku divorci ėshtė i ndaluar, Islami e lejon divorcin. Njė hadith i Profetit tregon se prej tė gjitha akteve tė lejuara nga Allahu, Ai mospėlqen mė shumė divorcin. Sheri′ati e lejon divorcin nėn kushtet ku bashkėjetesa ndėrmjet njė burri dhe njė gruaje bėhet e pamundur. Kur burrat dhe gratė e shohin veten nė gjendje tė pashpresė dhe nuk ekziston asnjė mėnyrė pėr ata qė ta vazhdojnė martesėn, atėherė mund tė divorcohen e t′i ndajnė rrugėt. Mirėpo, megjithė kėtė mėsim, akti i divorcit nuk ėshtė kryer kurrė nė botėn islame nė atė masė sa nė Perėndimin modern, megjithė sfondin e tij tė krishterė. Pėr pasojė, as fakti se Islami e ka lejuar divorcin nuk do tė thotė se me kėtė lidhjet familjare dobėsohen.

Pėr t′i kuptuar plotėsisht mėsimet islame pėr shoqėrinė ėshtė e rėndėsishme t′i kushtohet vėmendje rolit qendror qė ato i japin familjes, respektimit tė prindėrve, sidomos nėnės, saqė njė hadith pohon: ″Parajsa shtrihet nėn kėmbėt e nėnės.″ Islami i jep rol qendror edhe babait, i cili ėshtė njėherėsh patriarku, mėkėmbėsi, imami dhe shtylla fetare rreth sė cilės sillet familja, saqė shpesh namazi dhe adhurimet e tjera nė familje udhėhiqen prej tij. Ėshtė me rėndėsi gjithashtu tė mbahet mend pėrgjegjėsia ndaj pjesėtarėve tė tjerė tė familjes, fakti se familja e madhe duhet tė kujdeset pėr ata qė janė ēaftėsuar, ose tė cilėt kanė rėnė nė fatkeqėsi, si tė vejat e jetimėt. Ėshtė kuptimplote se sa shumė i thekson Islami kėto realitete dhe falė kėtyre mėsimeve familja ka mbijetuar edhe sot, megjithė tėrė shndėrrimet qė kanė ndodhur nė shumė pjesė tė botės islame, si rezultat i shfaqjes sė modernizmit gjatė dy shekujve tė fundit.

Nga pikėpamja shoqėrore, mėsimet e Islamit pėrfshijnė sigurisht edhe individėt, tė cilėt pėr njė arsye a njė tjetėr janė privuar nga mbėshtetja shoqėrore ose ekonomike qė i nevojitet njė individi tė shėndetshėm tė mbijetojė e tė funksionojė nė shoqėri. Islami e thekson sė tepėrmi pėrkujdesjen ndaj jetimėve. Kur′ani e pohon pareshtur virtytin e madh e tė qenit i mirė ndaj jetimėve dhe kujdesit ndaj tyre, ku vetė Profeti u rrit si jetim nga gjyshi e xhaxhai. Sė dyti, rėndėsinė e madhe tė ushqimit tė tė varfėrve, kujdesit ndaj fqinjit dhe tė qenit i vetėdijshėm pėr nevojat e tė gjithė pjesėtarėve tė shoqėrisė theksohen aq shumė saqė sipas njė hadithi tė gjithė njerėzit apo bijtė e Ademit janė si gjymtyrėt e njė trupi tė vetėm. Ky mėsim ėshtė bėrė i pavdekshėm nė persisht nė poemėn e famshme tė Sa′diut, qė thotė:

Tė gjithė bijtė e Ademit janė njė trup i vetėm, Se nė ēastin e krijimit u bėnė nga njė lėndė e vetme, Nėse fati do e sillte qė njėri pjesėtar tė ndiente dhimbje, Tė gjithė tė tjerėt do tė lėndoheshin nga kjo dhimbje.


Ka gjithmonė individė tė pashpirtė nė ēdo shoqėri dhe kėto mėsime mund tė mos jenė zbatuar plotėsisht kudo pėrgjatė historisė islame, por ato pėrbėjnė mėsime shumė tė rėndėsishme dhe qendrore tė Islamit sa i pėrket shoqėrisė. Nė tė vėrtetė, ajo qė tė mahnit nuk ėshtė fakti se individė tė caktuar kanė refuzuar t′i ndjekin kėto mėsime por se sa shumė njerėz i kanė ndjekur ato, se pėrgjatė historisė sė Islamit ka patur aq shumė jetimore dhe streha vorfnore qė kanė funksionuar vetėm mbi kontributet e individėve dhe bamirėsinė e respektin e tyre pėr mėsimet e Islamit lidhur me tė varfėrit e tė privuarit.

Po kėshtu, kujdesi pėr fqinjin dhe nevoja pėr t′i kushtuar vėmendje e respekt tė drejtave tė tija kanė qenė tradicionalisht aq tė forta saqė njė lidhje pėrkatėsie nė mahallė dhe konsiderimi i saj si njė lloj familjeje e dytė u zhvillua gradualisht nė shumicėn e qyteteve islame, aq sa aleanca ndaj qytezės apo nė qytetet e mėdha ndaj lagjes u bė gati aleancė fetare me disa virtyte morale, qė duken nė aftėsinė e mbrotjes sė rendit, pasurisė dhe jetės sė individėve. Nė tė vėrtetė, gjatė historisė sė Islamit dilnin grupe njerėzish me virtyt tė madh moral, tė cilėt kujdeseshin qė jeta dhe pasuritė e tė gjithė pjesėtarėve tė mahallės sė cilės i pėrkisnin tė mbroheshin dhe qė gratė tė ecnin nė kohė tė ndryshme tė ditės e tė natės pa u ngacmuar. Ėshtė e mahnitshme se si frika e Allahut dhe respekti pėr ligjet e Tij kanė qenė aq tė forta nė shoqėrinė islame saqė dhe sot, megjithė dobėsimin e disa prej lidhjeve shoqėrore tradicionale nė shumė qytete islame, ekziston njė ndjesi mė e madhe sigurie pėr lėvizjen e njerėzve natėn edhe nė lagjet mė tė varfėra tė njė qyteti islam, sesa nė shumicėn e qyteteve nė Perėndim, ku njerėzit mund tė jenė shumė mė tė pasur dhe ku duket se ka mė pak shkak pėr grabitje dhe akte tė tjera agresioni.

Mėsimet islame mbi shoqėrinė ideale pėrmbahen nė Sheri′at. Pėr kėto mėsime janė siguruar urdhėresa, qė duhen zbatuar nė praktikė dhe shkelja e kėtyre praktikave ėshtė bėrė gjithashtu e dėnueshme me ligj. Disa nga kėto praktika, sigurisht lidhen me parimet morale si mirėsia ndaj fqinjit, ndėrsa tė tjera si ligji qė ndalon vjedhjen, shkeljen e tė drejtave tė fqinjit apo shqetėsimin e njerėzve nė rrugė ndėshkohen sipas udhėzimeve tė Sheri′atit, nėse thyhen. Mirėpo, parandalimi mė i rėndėsishėm dhe ajo qė i ka lejuar kėto mėsime mbi shoqėrinė tė lėshojnė rrėnjė nuk ka qenė aq shumė prania e forcės fizike nė formėn e policisė (muhtasib ose shurtah) apo mbajtėsve tė tjerė tė rendit, por vetėdija e vazhdueshme mbi Praninė e Allahut, Madhėshtinė e Tij, Fuqinė e Tij dhe Gjykimin e Tij mbi tė gjitha veprimet e njeriut.



Ekonomia

Sa u pėrket mėsimeve ekonomike tė Islamit, ato janė tė ndėrthurura - si nė Kur′an e Hadith, ashtu dhe nė praktikat konkrete qė u zhvilluan prej tyre nė historinė e shoqėrisė Islame - me mėsimet shoqėrore. Vetė familja ka vepruar si mbrojtje ekonomike pėr pjesėtarėt e saj, duke qenė njėkohėsisht realitet shoqėror pėr ata. Vetė ummeti ka qenė gjithashtu njė realitet jashtėzakonisht i rėndėsishėm ekonomik nė kuptimin qė shumica e shkėmbimeve, tregtisė dhe ndėrveprimeve ekonomike tė zhvilluara gjatė historisė sė Islamit u kryen mes pjesėve tė ndryshme tė dar ul-Islamit. Jo se nuk zhvillohej tregti me jomuslimanėt, por shumica e veprimtarisė tregtare kryhej mes muslimanėve, ku praktikave ekonomike brenda ummetit u ėshtė pėrngjitur virtyt i lartė. Gjithashtu, rite tė caktuara, sidomos haxhxhi, qė i sillte muslimanėt nga e tėrė bota islame nė Mekėn fisnike lehtėsonte shkėmbimin ekonomik dhe njė lloj shkėmbimi tė bereqetit tė pjesėve tė ndryshme tė botė islame, qė shoqėronte shkėmbimin e tė mirave materiale.

Mėsimet ekonomike islame lidhen gjithmonė me etikėn dhe mbėshteten mbi tė gjitha nė drejtėsi: drejtėsi nė parandalimin e grumbullimit tė tepėrt tė pasurisė nė shoqėri, nė dėm tė njė klase ose grupi tė caktuar njerėzish, drejtėsi nė tė lidhurit e mbledhjes sė pasurisė me punėn dhe drejtėsi nė parandalimin e shpėrdorimit tė kapitalit dhe tė ardhurave. Mėsimet e ndėrlikuara ekonomike tė Islamit mbėshteten nė disa parime bazė, qė janė debatuar mjaft pėrgjatė shekujve sa u pėrket zbatimeve tė tyre, mirėpo parimet janė pranuar pak a shumė nga tė gjithė juristėt e mėdhenj gjatė historisė sė botės islame. Parimi i parė dhe mė primar lidhet me pronėn, e cila pėrfundimisht i takon Allahut (el-mulku li′l-Lah). Por nė tė njėjtėn kohė, njeriut, duke qenė mėkėmbėsi i Zotit mbi tokė, i ėshtė dhėnė nėpėrmjet kėtij statusi e drejta e pronės private. Kjo do tė thotė qė megjithėse prona private ėshtė njė privilegj, qė i jepet individit nga Allahu, ajo pėrbėn nė tė njėjtėn kohė njė tė drejtė tė shenjtė tė dhėnė nga Allahu, e cila kėsisoj nuk mund tė hiqet nga asnjė qeveri apo grup shoqėror, pėrveē rasteve tė jashtėzakonshme dhe vetėm mbi bazėn e ligjeve tė nxjerra nga mėsimet e Sheri′atit.

Sė dyti, ekziston parimi i marrėdhėnies ndėrmjet pėrpjekjes dhe grumbullimit tė pasurisė nga dikush me rėndėsinė e pjesėmarrjes nė rrezikun e humbjes sė pasurisė dhe rritjen e saj nė cilindo ndėrveprim ekonomik. Ja pėrse kamata (riba′) ndalohet nė Ligjin islam, mbėshtetur nė vargjet shumė tė qarta tė Kur′anit, si: {Ata qė hanė kamatėn nuk do tė ngrihen ndryshe veēse siē ngrihet ai, tė cilin Shejtani e ka ēmendur me prekjen e tij. Ja pse ata thonė: ′Shitblerja ėshtė kamatė′, por Allahu e ka lejuar shitblerjen dhe ndaluar kamatėn} (II:275). Ka edhe hadithe qė merren me kėtė temė. Pėr rrjedhojė, juristėt muslimanė pėrgjatė shekujve e kanė ndaluar riba′nė. Ky urdhėr zbatohet jo vetėm ndaj kamatės, pra vendosjes sė interesit tė lartė, por edhe interesit nė ēfarėdolloj sasie mbėshtetur mbi marrjen e njė shume, nė tė cilėn nuk ka rrezik humbjeje, ndėrkohė qė nėse kapitali do tė pėrdorej pėr tė blerė mallra dhe pėr t′i shitur ato, kjo do tė ishte e pranueshme edhe po tė fitohej pasuri e madhe.

Njė tjetėr tipar i rėndėsishėm i ekonomisė islame ėshtė marrėdhėnia e afėrt njerėzore nė jetėn ekonomike. Pėrgjatė historisė sė Islamit, jeta ekonomike ka qenė e lidhur pėrherė me takimet individuale e personale dhe e mbėshtetur te besimi i ndėrsjelltė nėpėr takimet njerėzore. Dehumanizimi i jetės ekonomike, qė karakterizon botėn moderne mungonte krejtėsisht nė praktikat tradicionale islame. Pazari, nė tė cilin zhvillohej shumica e veprimtarisė ekonomike tė botės islame ka qenė gjithmonė dhe mbetet nė njėfarė mase edhe sot njė vend ku ndiesia e besės (emaneh), e marrėdhėnies sė drejtpėrdrejtė njerėzore, e virtytit, e mundėsisė pėr kontakte njerėzore mbizotėrojnė ndaj institucioneve krejtėsisht impersonale dhe indiferente qė rreken me njėra tjetrėn nė sistemin ekonomik tė botės moderne, ku individi dhe biznesi i vogėl shkatėrrohen nga njėsitė e mėdha qė dallohen nga impersonalizimi e moskokėēarja ndaj halleve dhe nevojave njerėzore individuale.

Veprimtaria ekonomike tradicionale nė botėn islame ėshtė mbėshtetur shpesh mbi njė individ ose familje dhe njėsia familjare e ajo ekonomike shpesh kanė ecur bashkė, duke rritur njėra tjetrėn. Gjithashtu, shumė prej virtyteve familjare, qė janė pėrmendur tashmė dalin nė pah edhe nė jetėn ekonomike tė shoqėrisė. Gjithmonė ka ekzistuar dimensioni njerėzor dhe vetėdija pėr Praninė e Allahut dhe ekonomia s′ka qenė kurrė e ndarė prej etikės. Filosofia ekonomike e Islamit ka theksuar gjithmonė rėndėsinė e pėrpjekjes, e fitimit tė jetesės, e kundėrshtimit tė pėrtacisė, e kombinimit tė mbėshtetjes tek Allahu (teuekkul) me pėrpjekjen (xhahd), si dhe tė shikuarit e sigurimit tė jetesės pėr veten e familjen si detyrė fetare. Puna nė aspektin ekonomik ėshtė konsideruar gjithmonė si e lidhur me detyrėn fetare dhe s′ėshtė divorcuar kurrė prej lutjes. Ka shumė mėsime tė mbėshtetura nė Hadith dhe komentimet e tekstit tė Kur′anit, qė e kanė sjellė kėtė tė vėrtetė nė pah. Kėto burime kanė theksuar se ėshtė po aq detyrė e njeriut tė falė pesė namazet e pėrditshme sa edhe tė ushtrojė pėrpjekje nė nxjerrjen e jetesės. Ja pėrse ėshtė futur njė element fetar nė praktikisht tė gjitha aspektet e jetės ekonomike tradicionale islame dhe ky fakt i ka dhėnė kėsaj jete njė kuptim moral e shpirtėror shumė tė ndryshėm nga ai i veprimtarisė ekonomike nė botėn moderne. Diēka nga ky etos mbijeton dhe sot, madje edhe nė pjesėt e modernizuara tė botės islame, por sigurisht, ai ėshtė bėrė shumė mė i rrallė nė njė kohė kur urdhėresat specifike islame pėr jetėn ekonomike janė eklipsuar nė shumė rajone dhe zona tė botės islame.



Politika

Mė nė fund, sa u pėrket mėsimeve politike tė Islamit, duket sikur Allahu e pa nė Urtinė e Tij qė tė mos i formulonte haptazi nė Kur′an udhėresat pėr vendosjen e njė institucioni tė vetėm politik, qė do tė ndiqej pa u ndryshuar gjatė shekujve. Prapėseprapė, janė vendosur disa parime shumė tė rėndėsishme tė sundimit politik, si parimi se sunduesi i vėrtetė i gjithėsisė ėshtė Allahu dhe se tėrė pushteti i pėrket pėrfundimisht Atij. Sė dyti, Profeti i Islamit, si themeluesi i shoqėrisė sė parė islame ishte gjithashtu sundimtari i parė dhe kėsisoj norma pėr brezat e mėvonshėm nė ēėshtjet politike. Ai qe nė njėfarė kuptimi njė profet-mbret, jo vetėm udhėheqės fetar por edhe sundues i njė shoqėrie njerėzore. Sė treti, si rrjedhim pushteti politik nuk ėshtė divorcuar kurrė nga feja nė Islam e, nė kontrast me Krishtėrimin, Islami s′e ka ndarė kurrė mbretėrinė e Zotit nga ajo e Ēezarit. Sundimi politik nė shoqėrinė islame, ēfarėdo forme qė tė marrė, zotėron gjithashtu njė pėrmasė tė rėndėsishme fetare. Feja e politika kanė qenė pėrherė tė lidhura me njėra tjetrėn pėrgjatė tėrė historisė islame, pėrveē periudhės moderne, kur shumė vende nė botėn islame filluan tė imitonin idetė perėndimore, tė dala nga Revolucioni francez e nė disa raste ai rus. Mirėpo, edhe nė raste tė tilla politika nuk ėshtė divorcuar kurrė tėrėsisht nga feja.

Mėsimet tradicionale islame pėr politikėn pėrpiqen gjithmonė t′i kthehen modelit tė Profetit dhe kėrkojnė ta lidhin sundimin e shoqėrisė njerėzore me mėsimet fetare tė nxjerra nga Kur′ani. Ja pėrse shumica e muslimanėve, qė u njohėn mė vonė si sunnitė zhvilluan institucionin e kalifatit (khilafe), duke nisur me Eb? Bekrin, kalifin e parė dhe njėrin nga katėr ′kalifėt e udhėzuar′ (khulefa rashid?n), krahas ′Umerit, ′Uthmanit e ′Aliut. Tė gjithė kėta burra ishin pėrfaqėsuesit e Profetit nė bashkėsinė islame, jo si profetė, ligjvėnės apo njerėz qė morėn Fjalėn e Allahut, por si sundimtarė tė bashkėsisė islame. Ndryshe nga kjo, pakica shi′ite beson se sundimi duhet t′u pėrkasė Imamėve nga pasardhėsit e Profetit. Nė ēdo rast, sundimi politik, sipas mėsimeve islame ėshtė i pandashėm nga feja dhe e nxjerr legjitimitetin prej saj.

Sa pėr trajtėn qė mori kalifati dhe institucionet e tjera politike, pas khulefa rashid?n, kalifatet madhore islame, pėrkatėsisht ato umejjade dhe ′abbaside erdhėn nė ekzistencė duke pėrdorur nė njė mėnyrė a njė tjetėr parimin e trashėgimisė. Por nė tė njėjtėn kohė, karakteri fetar i kėtij institucioni u ruajt mjaft, nė kuptimin qė sundimtari e kishte gjithmonė pėr detyrė tė mbronte urdhėresat e Islamit dhe Sheri′atit. Nė historinė e mėvonshme tė Islamit, kalifati dhe sulltanati u kombinuan, ku njėri zotėronte autoritetin legjitim pėr mėkėmbėsinė e funksionit sundues tė Profetit, kurse tjetri pushtetin ushtarak e politik qė dominonte shoqėrinė. Prandaj, pėrgjatė historisė sė Islamit u krijuan shumė forma tė ndryshme tė sundimit dhe tė institucioneve politike, qoftė kalifati, sulltanati apo emirati, deri nė shekullin XIV/XX kur, nėn ndikimin e ideve evropiane, forma tė ndryshme republikash dhe qeverishė sekulare dolėn nė skenė.

Ajo qė ka rėndėsi nga kėndvėshtrimi islam ėshtė se institucioni i sundimit duhet tė ketė karakter fetar, se legjitimiteti vjen pėrfundimisht nga Allahu, i Cili ėshtė Sunduesi pėrfundimtar; dhe duke qenė se Profeti ėshtė i Dėrguari i Allahut, parimet e sundimit vijnė tėrthorazi nga Profeti dhe mbėshteten nė modelin e tij. Sigurisht, ekzistojnė parime tė tjera shumė tė rėndėsishme, tė pėrmendura nė Kur′an e Hadith, si parimi i kėshillimit, pra rėndėsisė sė konsultimit me prijėsit, pleqtė dhe dijetarėt e shoqėrisė islame, mosqenia autokrat..., pa harruar sigurisht, mėsimet e Allahut mbi drejtėsinė dhe mėshirėn. Kalifėt e hershėm tė udhėzuar ofruan shumė shembuj tė zbatimit tė kėtyre parimeve, siē mund tė shihet nė letrėn e famshme tė ′Aliut drejtuar Malik el-Eshterit, tė cilin e kishte caktuar guvernator tė Egjiptit. Nė letrėn e tij ′Aliu e kėshillon:



Nė Emėr tė Zotit, Gjithėmėshiruesit, tė Plotmėshirshmit

Kjo ėshtė ajo me tė cilėn ′Aliu, shėrbėtori i Allahut dhe Prijėsi i Besimtarėve ngarkoi Malik ibn el-Harith el-Eshterin nė qarkoren qė i drejtoi, kur e emėroi guvernator tė Egjiptit: pėr t′ia mbledhur haraēin, luftuar armiqtė, pėrmirėsuar gjendjen e popullit dhe sjellė lulėzim tė trevave.

Ai e ngarkoi t′i pėrkushtohet Allahut, tė pėlqejė bindjen ndaj Tij dhe tė pėrmbushė ē′ėshtė urdhėruar nė Librin e Tij: si veprat qė Ai i ka bėrė tė detyrueshme, ashtu edhe tė kėshillueshmet, se nuk arrin lumturi, veēse ai qė ndjek urdhėresat e Tij dhe nuk mposhtet nga turpi, veēse ai qė i mohon dhe i lė ato pasdore. (Ai e ngarkoi) ta ndihmojė Allahun - lavdi pastė - me zemėr, dorė e gjuhė, sepse Ai - i madhėruar ėshtė Emri i Tij - ka marrė pėrsipėr tė ndihmojė kėdo qė e lartėson Atė.

he ai e porositi qė t′i shqitė pasionet nga zemra e ta kontrollojė atė nė mosbindjen e saj, sepse zemra nxit pėr keq, po tė mos ketė mėshirė Allahu.



Sjellja e Ndershme nė Ēėshtjet e Shtetit

Dije, o Malik, se po tė nis nė njė vend, ku ka patur qeverisje edhe para teje - si tė drejta, ashtu dhe zullumqare. Njerėzit do tė tė vėzhgojnė, ashtu siē ishte mėsuar ti tė vėzhgoje sundimtarėt para teje. Ata do tė flasin pėr ty, ashtu siē e kishe zakon ti tė flisje pėr ta. E tė virtytshmit njihen nga nami, qė Zoti ua ka pėrhapur gojė mė gojė nė popull. Ndaj, mė i dashuri thesar pėr ty le tė jetė ai i veprave tė mira. Kontrolloji pasionet dhe pėrmbaje zemrėn nga ēfarė s′tė lejohet, sepse tė mbajturit e zemrės nė zap nėnkupton tė qenit e paanshme nė atė qė ajo do dhe atė qė nuk do.

Mbushe zemrėn me mėshirė, dashuri e mirėsi pėr shtetasit e tu. Mos u sill me ta si bishė gjakėsore, qė i sheh si pre e lehtė, sepse ata janė dy llojesh: ose vėllezėr tė tu nė fé, ose tė njėjtė me ty nė krijim. Gabimi i kap ata nė pavėmendje, tė metat i mposhtin, (fajet) i kryejnė qėllimisht dhe gabimisht. Pra jepua faljen dhe ndjei, nė po atė masė qė shpreson se Allahu do tė ta japė faljen dhe ndjesėn e Tij. Sepse ti je mbi ta siē ėshtė mbi ty ai qė tė ka caktuar, ndėrkohė qė Zoti ėshtė mbi ty e mbi atė qė tė ka caktuar. Allahu tė ka kėrkuar pėrmbushjen e kėrkesave tė tyre dhe tė ka vėnė nė provė pėrmes tyre.

Mos e vėr veten nė luftė me Allahun, sepse ti nuk ke fuqi kundėr hakmarrjes sė Tij e as bėn dot pa ndjesėn dhe mėshirėn e Tij. Kurrė mos u pendo nė falje dhe mos u gėzo nė ndėshkim. Mos vepro nxitimthi me impuls, nėse mund tė gjesh rrugė mė tė mirė. Mos thuaj kurrė: ″mė ėshtė dhėnė autoritet, pra duhet tė mė bindeni kur urdhėroj″, se kėshtu prish zemrėn, dobėson fenė dhe rrėnon veten. E nėse pushteti qė ke tė bėn krenar ose arrogant, mendo pushtetin e pafund tė Allahut mbi ty dhe fuqinė e Tij mbi ty nė atė qė as ti vetė nuk ke kontroll. Kjo do tė ta shtrojė kokėfortėsinė, do tė ta pėrmbajė dhunėn dhe do ta rikthejė mendjen qė tė ka ikur.

Kujdes mos garosh me Allahun nė madhėshtinė e Tij dhe mos u pėrqasėsh me Tė nė Pushtetin e Tij, sepse Allahu poshtėron ēdo tiran dhe pėrul kėdo qė ndihet kryelartė.

Jepja hakun Allahut dhe jepua hakun njerėzve, familjes dhe atyre qė ke nė favor nga vartėsit e tu. Se po s′veprove kėshtu, do kesh bėrė zullum. E sa pėr atė qė shkel krijesat e Allahut, armik i tij bėhet vetė Allahu, pa pėrmendur krijesat e Tij. Allahu e asgjėson dhe e zhvleftėson pėrligjjen e kujtdo qė e kundėrshton. Njė i tillė do tė jetė armik i Allahut gjersa tė jepet e tė pendohet. Asgjė s′ēon mė shpejt nė heqjen e mėshirės sė Allahut dhe shpejtimin e ndėshkimit tė Tij sesa vazhdimi nė zullum, sepse Allahu e dėgjon lutjen e tė shtypurit dhe e mban tiranin nė vėzhgim tė paprerė.1

Pėrfundimisht mund tė thuhet qė mėsimi mė i rėndėsishėm politik i Islamit ėshtė se shoqėria islame duhet tė sundohet nga Ligji Hyjnor dhe forma qė burojnė prej mėsimeve tė Kur′anit e Hadithit. Islami ėshtė nomokraci, domethėnė sistem sundimi i Ligjit Hyjnor; pėr rrjedhojė gjatė shekujve ėshtė pranuar ajo formė qeverisjeje qė ka mundur tė mbrojė Sheri′atin dhe tė kujdeset pėr zbatimin dhe ndjekjen e tij, dhe e cila ka qenė e aftė ta mbrojė shoqėrinė dhe kufijtė e saj nga ndėrhyrjet dhe sulmet e jashtme apo tė brendshme. Sigurisht, ka patur shumė luftra edhe ndėrmjet muslimanėve, mes dinastive e shteteve tė ndryshme. Kjo ka qenė gjithmonė pjesė dhe parcelė e historisė njerėzore, qoftė nėse shqyrtohet bota islame, e krishterė, ēifute, zoroastriane, hinduiste a cilado tjetėr. Mirėpo brenda botės islame duhet vėrejtur se kėto beteja lokale ndėrmjet kėsaj dhe asaj dinastie, fisi apo grupi tjetėr i janė nėnshtruar pėrherė epėrsisė sė sundimit tė Sheri′atit. Deri nė kohėt moderne asnjėra palė e cilėsdo betejė nuk pretendonte ndonjėherė se u pėrmbahej mėsimeve tė Islamit mė pak se tjetra. Edhe pse aty kėtu pati luftra tė brendshme, ato nė tė vėrtetė nuk prekėn ēėshtjen e thellė tė sundimit tė shoqėrisė, e cila ishte ajo e ligjit tė Allahut, me pėrjashtimin e vetėm tė pushtimit mongol, nga i fuqishmi Ēengiz Khan dhe ushtria e tij, qė shkatėrroi njė pjesė tė madhe tė strukturės sė viseve lindore dhe tė botės islame, njė pushtim pasojat e tė cilit mbi shkatėrrimin e shumė prej institucioneve ligjore dhe praktikave tradicionale tė Islamit ėshtė edhe mė i madh se ai i mėsymjes mongole.

Duke i lėnė mėnjanė kėto pushtime dhe periudha tė pėrjashtueshme tė historisė islame, mund tė thuhet se tė gjitha format e ndryshme politike tė zhvilluara nė historinė e Islamit ishin islame, nė kuptimin qė ato mbrojtėn mėsimet e Kur′anit dhe Hadithit dhe pėrhapėn Ligjin Hyjnor, ndonėse mes sundimtarėve kishte pėrjashtime individuale. Dhe megjithė tė metat e shumė sundimtarėve, mbrojtja e tyre formale e Ligjit ishte dhe mbetet qėllimi i mėsimeve politike tė Islamit, qė ėshtė krijimi i njė shoqėrie nomokratike ku burrat dhe gratė mund tė jetojnė sipas Vullnetit tė Allahut tė pėrmbajtur nė Sheri′at dhe virtyteve tė shpalosura mė sė ploti nė jetėn shembullore tė Profetit, e cila pėrbėn modelin si pėr jetėn individuale tė njeriut, ashtu dhe sundimin e bashkėsisė Islame.





Fusnotat

1 Nehxh ul-Belagha (ligjėrata, letra dhe thėnie tė zgjedhura tė Imam ′Aliut), Letra 53.


© dielli.net




copyright © dielli.net. All rights reserved.
Tekstet e prezentuara domosdoshmërisht nuk përfaqësojnë politikën e redaksisë të dielli.net!