Koncepti i Dashurisė nė Mėsimet e Ehl ul-Bejtit
Sejjid Muhammed Rida Hixhazi
15.12.2007



Dashuria ėshtė njė nga konceptet mė sublime dhe tėrheqėse nė shkollėn e Ehl-i Bejtit nė veēanti dhe kulturėn e besimin islam nė pėrgjithėsi. Nė mėsimet e Ehl-i Bejtit, mahabbah ose hubb dhe fjalė tė lidhura me kėto si mawaddah dhe walijeh, luajnė rol shumė domethėnės e tė thellė, nė atė shkallė sa, pėr tė dhėnė njė shembull, ajo vlerėsohet si themeli i fesė. Nė njė hadith tė famshėm, Pejgamberi (s) citohet t’i ketė pyetur ndjekėsit e tij lidhur me “litarin mė tė fortė tė besimit” (awthaq 'urwat el-iman). Nė fund, kur ata nuk u pėrgjigjėn dot, ai pohoi:

Litari mė i fortė i besimit ėshtė dashuria pėr hir tė Allahut dhe urrejtja pėr hir tė Allahut, miqėsimi i miqve tė Zotit dhe shkėputja nga armiqtė e Tij.[1]

Nė njė transmetim tjetėr, Fudejl ibn el-Jasari, nxėnėsi i Imam Sadikut e pyeti Imamin nėse dashuria dhe urrejtja burojnė nga besimi dhe ai u pėrgjigj:

E ē’ėshtė tjetėr besimi pos dashurisė dhe urrejtjes?[2]

Transmetohet gjithashtu nga Imam Bakiri se:

Feja (din) ėshtė dashuri dhe dashuria ėshtė fe.[3]

Siē tregojnė kėto hadithe dhe pohime, dashuria luan rol tė rėndėsishėm nė mėsimet e Ehl ul-Bejtit. Ndaj, ajo meriton vėmendjen tonė tė plotė, me qėllim qė tė mund ta zbulojmė kuptimin e vėrtetė tė kėtij koncepti.

Sė pari, duhet vėrejtur se pyetje tė ndryshme shfaqen kėtu. Cili lloj i dashurisė ėshtė theksuar nga Islami nė pėrgjithėsi dhe mėsimet e Ehl ul-Bejtit nė veēanti? Kush ėshtė objekti i kėtij lloji tė posaēėm tė dashurisė? Pėrse duhet ta kenė kėtė lloj dashurie besimtarėt dhe ē’synimi i shėrben ajo?

Nė mėsimet e Ehl ul-Bejtit, dashuria pėrfshin tre kategori tė ndėrlidhura me njėra tjetrėn: Dashurinė pėr Zotin, dashurinė pėr Pejgamberin dhe Familjen e tij, dhe dashurinė pėr besimtarėt e devotshėm.



Dashuria pėr Allahun:

Sipas mėsimeve islame, Zoti ėshtė objekti mė i lartė dhe mė i parė i dashurisė. Ku’ani Fisnik pohon:

Thuaj: "Nėse baballarėt dhe bijtė tuaj, vėllezėrit dhe gratė tuaja, tė afėrmit dhe pasuria qė keni fituar, tregtia qė druheni se mund tė bjerė dhe banesat qė pėlqeni janė mė tė dashura pėr ju se Allahu e i Dėrguari i Tij dhe se pėrpjekja nė rrugėn e Tij, atėherė prisni urdhrin e Allahut; Allahu nuk i udhėzon jobesimtarėt." (9:24)

Ky ajet tregon qartė se dashuria pėr Allahun ka pėrparėsi ndaj gjithēkaje dhe ēfarėdogjėje qė njeriu mund tė dojė nė jetė. Pėr mė tepėr, nė njė varg tjetėr Kur’ani Fisnik thekson se dashuria e besimtarėve pėr Allahun ėshtė mė e madhe se ajo pėr gjithēka tjetėr, por se disa njerėz i duan gjėra tė caktuara po aq sa dhe Zotin:

Dhe ka nga njerėzit qė marrin pėr vete objekte adhurimi krahas Zotit, tė cilat ata i duan siē duan Zotin, kurse ata qė besuan janė mė tė fortė nė dashurinė e tyre pėr Zotin ... (2:165)

Pra, Zoti ėshtė burimi i tėrė dashurisė, ashtu siē ėshtė burimi i gjithēkaje qė ekziston. Ajo dashuri ėshtė cilėsi e Allahut, e pohuar qartėsisht nė ajete tė shumta kur’anore. Kėsisoj, dashuria pėr Zotin ėshtė themeli i besimit, baza mbi tė cilėn njeriu duhet tė ndėrtojė parimet e fesė sė tij, gjė qė konfirmohet edhe nga intelekti. Mund tė vėrejmė kėtu se:

(a) natyra njerėzore aspiron drejt pėrkryerjes dhe bukurisė e Zoti ėshtė pėrsosja absolute dhe bukuria e pėrhershme; ndaj dhe ėshtė nė natyrėn e lindur njerėzore qė ta dojė Allahun.

(b) njerėzit pėr nga natyra e duan kėdo qė u bėn atyre mirėsi, duke e ēmuar njė favor dhe bujari tė tillė, siē pohon edhe Imam ‘Aliu:

Bujaria dhe zemėrgjerėsia i skllavėrojnė njerėzit.[4]

Duke qenė se Allahu ėshtė burimi i krejt qenies, bujarisė dhe mirėsisė, njeriu, pėr nga vetė natyra e tij, e do Allahun. Pejgamberi (bekime e paqe pastė mbi tė dhe familjen e tij) ka thėnė:

Duajeni Allahun sepse Ai ju ka bėrė mirėsi e ju ka dhuntisur me favore.[5]

Transmetohet se Allahu i deklaroi Musai dhe Da’udit, paqe pastė mbi ta:

"Duamėni dhe bėmėni tė dashur pėr njerėzit."

Kur e pyetėn se si mund t’ua bėnin tė dashur Allahun njerėzve, Ai u pėrgjigj:

Kujtojuani favoret dhe begatitė e Mia, sepse ata nuk i kujtojnė favoret e Mia pa ndier mirėnjohje ndėrkohė.[6]

Kjo marrėdhėnie dashurie mes njeriut dhe Krijuesit tė Tij ėshtė e ndėrsjelltė, dhe intensiteti i dashurisė sė dikujt pėr Allahun tregon nga ana e vet dashurinė e Allahut pėr tė, siē zbulon qartė ajeti i mėposhtėm:

Allahu do tė sjellė disa njerėz qė i do dhe qė e duan Atė. (5:54)

Kjo dashuri nėnkupton marrėdhėnien shpirtėrore ndėrmjet Zotit dhe atyre qė e duan Zotin, me ēka ata ndėrgjegjėsohen pareshtur pėr mirėsinė dhe mėshirėn e Zotit tė tyre. Nė njė hadith kudsi tregohet se kur Allahu e do dikė, Ai bėhet veshėt, sytė, gjuha dhe duart e tij:

Dhe kur e dua atė, do t’i bėhem veshėt me tė cilėt dėgjon, sytė me tė cilėt shikon, gjuha me tė cilėn flet dhe duart me tė cilat vepron; nėse Mė thėrret, do t’i pėrgjigjem e nėse mė kėrkon, do t’i jap.[7]

Krahas faktit se ai qė do Zotin duhet prej Tij, dashuria e vėrtetė pėr Allahun e nxit njeriun pėr veprat mė tė mira. Intelekti dhe natyra njerėzore diktojnė qė nėse dikush e do vėrtetėsisht Allahun, ai do tė veprojė nė njė mėnyrė qė e kėnaq Allahun. Lidhur me kėtė, Kur’ani i Shenjtė pohon:

Thuaj: "Nėse e doni Allahun, mė ndiqni mua, dhe Allahu do ju dojė e do t’jua falė gjynahet"; Allahu ėshtė Falės, Mėshirplotė. (3:31)

Ky ajet tregon marrėdhėnien mes dashurisė, qė ėshtė njė gjendje e brendshme, dhe ndjekjes sė Profetit (s), qė pėrbėn veprim tė jashtėm. Pėrveē kėsaj, ai nėkupton se askush nuk mund t’i lėrė pasdore detyrimet fetare nėn pretekstin e dashurisė pėr Zotin.



Dashuria pėr Pejgamberin (s):

Pas Allahut, Pejgamberi Muhammed (paqe dhe bekime pastė mbi tė e familjen e tij) ėshtė ai qė besimtarėt duan mė shumė. Ėshtė e qartė se dashuria pėr atė ėshtė degėzim dhe pasojė e dashurisė pėr Allahun. Nė hadithe transmetohet se Zoti i do Profetin dhe Ehl ul-Bejtin e tij si ideale tė pėrsosjes njerėzore, aq sa Ai krijoi qiejt e tokėn dhe gjithė ē’ka ndėrmjet tyre, nga dashuria e Tij pėr ta. Nė hadithin e mbulojės (hadith el-kisa’), tregohet nga Hz. Fatimja, paqe pastė mbi tė se:

Kur anėtarėt e Ehl ul-Bejtit u mblodhėn nėn mbulesė (kisa’), Allahu Fuqiplotė tha: "Dijeni, o melekė tė Mi dhe krijesa ndėr qiej, se nuk i kam krijuar qiejt dhe tokėn e ē’ka nė to, pėrveē se pėr dashurinė Time ndaj tė pestėve nėn mbulesė."[8]

Pejgamberi, Allahu e bekoftė atė dhe familjen e tij, u ka thėnė pasuesve tė tij:

Duamėni pėr hir tė dashurisė pėr Allahun.[9]

Ne e duam Pejgamberin (s) sepse ai ėshtė i dashuri i Tij dhe se Ai na ka drejtuar qė ta duam. Kjo ėshtė arsyeja e parė dhe mė e rėndėsishme pėr ta dashur Profetin (s). Pėr mė tepėr, ai ėshtė Njeriu i Pėrsosur (el-insal el-kamil) dhe personifikon gradėn mė tė lartė tė virtyteve tė tilla si bujaria, madhėria, lartėsimi moral dhe urtia. Kėsisoj, natyra njerėzore mahnitet nga kjo qėnie e pėrkryer dhe e do atė. Sė treti, ai na ka sjellė dhuratėn mė tė ēmuar dhe domethėnėse, qė na shėrben si nė kėtė botė ashtu edhe nė tjetrėn, duke na dhėnė jetė tė vėrtetė.[10]

Pėr kėto arsye dhe pėr shkak tė shumė ajeteve e haditheve qė parashtrojnė domosdoshmėrinė e dashurisė pėr Pejgamberin (s), ėshtė detyrė pėr tė gjithė muslimanėt ta duan atė aq sa ē’duan veten dhe madje mė shumė, sepse sipas Kur’anit:

Pejgamberi ka tė drejtė mė tė madhe mbi besimtarėt se ē’kanė ata mbi vetet e tyre. (33:6)




Dashuria pėr tė Afėrmit e Pejgamberit:

Si pjesė e dashurisė pėr Profetin, dashuria pėr Familjen e Pejgamberit ėshtė gjithashtu njė domosdoshmėri pėr tė gjithė besimtarėt. Nė fakt, ajo ėshtė provė e sinqeritetit tė dashurisė pėr Profetin (s) dhe tregohet nėpėr hadithe si gjėja e parė pėr tė cilėn do tė pyeten besimtarėt nė Ditėn e Gjykimit.[11]

Sa i pėrket domosdoshmėrisė dhe rėndėsisė sė kėsaj dashurie, ka mė tepėr se treqind ajete dhe hadithe nė burimet sunnite dhe ato shi’ite. Nė tėrėsi, ato tregojnė se funksioni kryesor i kėsaj dashurie ėshtė gjallėrimi i besimit. Transmetohet se Pejgamberi, bekime dhe paqe pastė mbi tė e familjen e tij, ka thėnė:

Ka njė themel pėr gjithēka dhe themeli i Islamit ėshtė dashuria pėr ne, Ehl-i Bejtin.[12]

Nė njė hadith tjetėr, ai tregohet tė ketė thėnė:

Kush kėrkon tė mbahet pėr litarin mė tė fortė (tė imanit) duhet t’i pėrmbahet dashurisė pėr 'Aliun dhe Ehl-i Bejtin tim.[13]


Ai gjithashtu ka thėnė:

Dashuria pėr ta ėshtė shenjė ?m?ni dhe mėria ndaj tyre ėshtė shenjė mosbesimi. Kush i do ata do Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij; dhe kush tregon armiqėsi ndaj tyre tregon armiqėsi ndaj Allahut e tė Dėrguarit tė Tij.[14]

Nga Imam Sadiku transmetohet se:

Pėr ēdo lloj adhurimi ka njė tjetėr qė e kalon atė, dhe dashuria pėr ne, Ehl-i Bejtin ėshtė forma mė e mirė e adhurimit.[15]

Mbėshtetur nė hadithet e lartpėrmendura dhe nė shumė tė tjera si ato, ėshtė e qartė se dashuria pėr Ehl-i Bejtin e tė Dėrguarit (s) ėshtė njė pjesė e domosdoshme e besimit tė ēdo muslimani. Kjo konfirmohet edhe mė tej nga marrja parasysh e faktit se dashuria ndaj tė afėrmve tė Profetit (s) konsiderohet nė Kur’an si shenjė e mirėnjohjes pėr misionin udhėrrėfyes tė Pejgamberit. Allahu thotė:

Thuaj (o Muhammed): "Nuk ju kėrkoj shpėrblim pėr kėtė, veē dashurisė pėr tė afėrmit (e mi)." (42:23)

Kur i Dėrguari i Allahut (s) u pyet nga sahabėt se cilėt ishin tė afėrmit e tij dashurinė pėr tė cilėt Allahu ua kishte bėrė obligim tė gjithė muslimanėve, ai u pėrgjigj: "Fatimja, 'Aliu, Hasani dhe Huseini."[16]

Ndjekėsit e Ehl ul-Bejtit besojnė se, nė pėrputhje me kėtė ajet, ėshtė e domosdoshme pėr ēdo musliman, nga pikėpamja e fesė sė tij, qė t’i dojė ata. Sepse, nė kėtė varg, Allahu i ka kėrkuar njerėzimit t’i dojė ata. Nga ana tjetėr, Allahu na ka urdhėruar t’i duam sepse ata e meritojnė, si shembujt mė tė lartė tė bindjes ndaj urdhrave tė Allahut, pozitave tė tyre tė lartėsuara tek Zoti, dhe pastėrtisė sė tyre nga tė gjitha gjurmėt e politeizmit, mėkatit dhe ēdo gjėjė qė i privon robėrit nga mėshira e Allahut. Duke pėrmbledhur, nėse Allahu i udhėzon tė gjithė njerėzit qė t’i duan disa qenie tė caktuara njerėzore, kėta duhet tė jenė mė tė mirėt ndėr ta nė virtyte dhe krijesat mė sublime tė Tij, pėrndryshe ato nuk do ta meritonin qė tė duheshin dhe Allahu nuk do tė parapėlqente njė person mbi njė tjetėr pa asnjė arsye, apo tė favorizonte dikė qė nuk ka merita.

Megjithatė, mund tė pyetet nėse dashuria si pėrngjitje sentimentale ėshtė e aftė tė prodhojė ēfarėdolloj rezultatesh tė thella apo nė gjendje tė motivojė vepra me vlerė tė epėrme fetare dhe morale. Jemi te mendimit se dashuria jo vetėm qė operon nė nivel emocional, por mund tė bėhet veprues real qė e nxit njeriun drejt punėve tė virtytshme.

Dashuria e vėrtetė qė ėshtė theksuar si nga Kur’ani, ashtu edhe nga Sunneti nuk pėrbėn thjesht marrėdhėnie emocionale midis dashuruesit dhe objektit tė dashurisė sė tij, pa u lidhur aspak me mėnyrėn se si e ēon ai jetėn. Fakti mbetet se ajo ėshtė dashuri qė prodhon pėrzotshmėri dhe e inkurajon dashuruesin drejt veprave tė larta ėshtė konfirmuar nė traditėn islame. Njė hadith pohon:

Mos e neglizhoni veprimin e drejtė dhe pėrkushtimin nė adhurim duke u mbėshtetur nė dashurinė pėr familjen e Muhammedit; dhe mos e neglizhoni dashurinė pėr familjen e Muhammedit duke u mbėshtetur vetėm nė veprat e mira dhe pėrkushtimin nė adhurim, sepse asnjėra prej tyre nuk do tė pranohen pa tjetrėn.[17]

Imam Sadiku ka thėnė se:

Kush ndjek dikė mundohet ta imitojė atė.[18]

Pėr rrjedhojė, Allahu i urdhėron besimtarėt qė ta duan Ehl-i Bejtin dhe t’u drejtohen atyre pėr t’i mėsuar detyrimet fetare nga Imamėt e pasardhjes sė Pejgamberit (s). Lidhur me kėtė, i Dėrguari i Allahut (s) transmetohet tė ketė thėnė:

Kushdo qė aspiron tė jetojė jetėn time, tė vdesė vdekjen time, tė hyjė nė Xhennetin qė Zoti im mė ka premtuar dhe tė kapet pas litarit qė Allahu ka vendosur, duhet tė marrė 'Ali ibn Ebi Talibin dhe pasardhėsit e tij pas tij si prijėsa, sepsa ata nuk do t’ju fusin kurrė dyerve tė shmangies dhe e as do ju devijojnė nga portat e udhėrrėfimit. Mos i mėsoni ata kurrė, sepse janė mė tė dijshėm se ju. I kam kėrkuar Zotit tim tė mos i ndajė kurrė nga Libri (Kur’ani), gjersa tė mė takojnė buzė Haudit (tė Keutherit)... [19]

Imam Sadiku po ashtu ka thėnė:

Allahu e ka udhėruar kujdestarinė tonė (wilajeh) dhe e ka bėrė dashurinė ndaj nesh obligim. Pėr Allah, ne nuk themi asgjė nga dėshira jonė e as nuk bėjmė diēka sipas qejfit; ne nuk themi tjetėr veē asaj qė thotė Allahu i Lartmadhėruar.[20]

Atyre u ėshtė dhėnė autoritet dhe Zoti i ka urdhėruar njerėzit t’u binden. Ata janė provat (huxhxhaxh) e njerėzimit, dyert qė ēojnė tek Zoti, udhėzuesit nė rrugėn e Tij, rojtarėt e dijes sė Tij, zbėrthyesit e shpalljes sė Tij, shtyllat e shpjegimit tė teuhidit dhe kujdestarėt e urtisė sė Tij. Kur’ani Fisnik u drejtohet atyre me fjalėt:

{Shėrbėtorė tė nderuar qė nuk flasin para Tij, dhe me urdhrin e Tij veprojnė} (21:26-7)

Ja pėrse Zoti u ka kėrkuar besimtarėve t’i ndjekin ata, t’i kėrkojnė e t’u drejtohen, duke iu bindur urdhrave tė tyre.

Kėshtu, miqėsimi i tyre, qė ėshtė i detyrueshėm pėr tė gjithė muslimanėt sipas Kur’anit Fisnik, do t’i shpierė besimtarėt tė pėrmbushin detyrat e tyre. Njė dashuri e vėrtetė, siē u tha mė lart, e inkurajon dashuruesin tė veprojė sipas vullnetit dhe dėshirės sė tė dashurit. Prandaj, duke ndjekur shembullin e Ehl-i Bejtit tė Profetit (s), muslimanėt bėhen besimtarė tė vėrtetė. Kėshtu edhe 'shpėrblimi' i pejgamberllekut qė u kėrkohet besimtarėve u kthehet pėrfundimisht vetė atyre. Ndaj edhe ajeti i mėposhtėm i Sures Sebe' thotė:

Thuaj: "Ēfarėdo qė ju kam kėrkuar ėshtė pėr vetet tuaja; shpėrblimi im ėshtė vetėm me Allahun, dhe Ai ėshtė Dėshmuesi mbi tė gjitha gjėrat." (34:47)

Mund tė konkludojmė se dashuria luan rol tė madh, nė mos mė tė madhin, formativ nė besimin fetar pėr ndjekėsit e Ehl-i Bejtit dhe ėshtė parimi bashkues i universit tė ideve fetare tė tyre. Pamė se ky parim njėson njė gamė tė gjerė ideshė fetare, ēdonjėra nga tė cilat lidhet me tjetrėn, nė njė tėrėsi qė e nxit besimtarin drejt njė forme mė tė lartė tė jetės.

Parimi i dashurisė e ēliron pėrkushtimin fetar nga njė gjendje e plogėsht dhe e pajetė, duke e frymėzuar me njė shpirt tė ri freskues. Ky ėshtė edhe kuptimi i pohimit tė mėposhtėm tė Profetit tė Shenjtė, Allahu e bekoftė atė dhe tė tijėt:

O robi i Zotit, le tė jenė dashuria dhe urrejtja jote pėr hir tė Zotit, sepse askush nuk mund ta arrijė afrinė (wilajeh) e Allahut pa kėtė, e askush nuk do ta gjejė shijen e imanit pa tė, edhe sikur lutjet e agjėrimin t’i ketė tė shumtė.[21]

Do tė doja ta pėrfundoj diskutimin me njė thėnie tė Imam 'Aliut, paqe pastė mbi tė, ku ai thotė:

S’ka dyshim se mė e mira dhe mė e kėndshja e gjėrave tė Xhennetit ėshtė dashuria pėr Zotin, dashuria pėr hir tė Zotit dhe madhėrimi i Tij. Allahu i Lartėsuar dhe Fuqiplotė thotė: "Dhe fjala e fundit do tė jetė el-hamdu li’l-Lahi Rabb’il-‘alemin”.[22]




Shėnime:

[1] el-Kulejni, Usul el-Kafi, "kitab el-iman wa el-kufr," bab el-hubb fi Allah wa el-bughd fi Allah," hadithi 6, Tehran: Dar el-Kutub el-Islamiyyah, vėll. II, f. 126.

[2] po aty, haditih 5, f. 125.

[3] el-Mexhlisi, Bihar el-anwar, 'kitab el-iman wa el-kufr," "bab el-hubb fi Allah wa el-bughd fi Allah," Beirut: Dar Ihya el-Turath el-'Arabi, lxvi, f. 238.

[4] el-Amidi, Tasnif Ghurar el-hikam wa durar el-kalim, Qum: Maktab el-I'ilm el-Islami, f. 385

[5] el-Dejlemi, Irshad el-kulub, f. 226.

[6] el-Mexhlisi, el-Bihar, vėll. xiii, 351; xiv, 38.

[7] el-Kulejni, el-Kafi, iv, f. 54.

[8] el-Kadi Nur Allah el-Shushtari, Ihkak el-hakk, ii, f. 555.

[9] el-Dejlemi, Irshad al Kulub, f. 226.

[10] Kur'ani, 33:6.

[11] el-Mexhlisi, el-Bihar, "kitab el-Imamah," "bab thawab hubihim wa nasrihim wawilayatihim, xxvii, f. 82.

[12] el-Mexhlisi, el-Bihar, "kitab el-Imamah," "bab thawab hubihim wa nasrihim wa wilayatihim," hadith 22, xxvii, f. 82.

[13] Ibid., hadith 14, f. 79.

[14] M. R. Muzaffar, The Faith of Shi'i Islam, f. 36.

[15] el-Mexhlisi, el-Bihar, xxvii, f. 91.

[16] el-Mexhlisi, el-Bihar, xxiii, f. 233; from el-Zemakhshari, el-Keshshaf, iv, f. 172.

[17] el-Kummi, Safinat el-Bihar, i, f. 201.

[18] el-Mexhlisi, el-Bihar, xxvii, f. 108.

[19] el-Kulejni, Usul el-Kafi, i, part II, f. 122.

[20] el-Mexhlisi, el-Bihar, xxvii, f. 102.

[21] Mexhlisi, el-Bihar, xxvii, f. 54.

[22] po aty., xvi, f. 251; el-Qur'an, 10:10.



© dielli.net

copyright © dielli.net. All rights reserved.
Tekstet e prezentuara domosdoshmërisht nuk përfaqësojnë politikën e redaksisë të dielli.net!