Imam Khomeini rreth Bashkimit Islam
© dielli.net
02 Nentor 2006


″Sot, fjala paqe është e atillë që të gjitha vendet janë nën ndikimin politik të superfuqive; ato ushtrojnë kontroll kudo dhe thurin kurthe për të mposhtur këdo. Më e rëndësishmja nga këto është mbjellja e përçarjes mes vëllezërve.

Muslimanët duhet të zgjohen, ata duhet të jenë vigjilentë që nëse ndodh ndonjë debat mes vëllezërvee sunni e atyre shi′i, ai është i dëmshëm për të gjithë ne, është i dëmshëm për të gjithë muslimanët. Ata që duan të mbjellin përçarje nuk janë as sunni e as shi′i, ata janë agjentë të superfuqive dhe punojnë për to.

Ata që përpiqen të shkaktojnë mosmarrëveshje ndërmjet vëllezërve tanë sunni dhe shi′i janë njerëz që komplotojnë për armiqtë e Islamit dhe duan që armiqtë e Islamit të ngadhënjejnë mbi muslimanët. Ata mbështesin Amerikën dhe disa prej tyre Bashkimin Sovjetik.

Shpresoj se duke e marrë parasysh këtë urdhëresë islame - që të tërë muslimanët janë vëllezër - të gjitha vendet islame do të ngadhënjejnë kundër superfuqive dhe do t�ia dalin që të përmbushin të gjitha normat islame.

Muslimanët janë vëllezër dhe nuk do të lejojnë të veçohen prej pseudo-propagandës së sponsorizuar nga elementë të korruptuar. Burimi i kësaj çështjeje - që shi′itët duhet të jenë në njërën anë dhe sunnitë në tjetrën - është nga njëra anë padituri dhe nga ana tjetër propagandë në dorën e të huajve.
Nëse vëllazëria islame fiton përparësi mes vendeve muslimane, aq e madhe do të bëhet forca e Islamit saqë asnjë nga fuqitë globale nuk do të jetë në gjendje t′ia dali ndaj tij.

Vëllezërit shi′i dhe sunni duhet të shmangin çdo lloj debati. Sot debati mes nesh do të jetë në përfitim vetëm të atyre që nuk ndjekin as shi′izmin as sunnizmin. Ata nuk duan që të ekzistojë as ky e as ai, dhe e dinë mënyrën se si të mbjellin përçarje mes jush dhe nesh. Duhet të kemi kujdes se jemi të gjithë muslimanë dhe se të gjithë besojmë në Kur′an; ne të gjithë besojmë në Teuhid dhe duhet të punojmë t′i shërbejmë Kur′anit dhe Teuhidit.″

© dielli.net
 
copyright © dielli.net. All rights reserved.
Tekstet e prezentuara domosdoshmërisht nuk përfaqësojnë politikën e redaksisë të dielli.net!