Historia dhe Evulucioni Njerëzor
Murteza Mutahhari
10 Tetor 2006

shqipëroj: Brikena Demiri

Tema e diskutimit tonë është kuptimi i evulucionit në histori, ose me fjalë të tjera, evulucioni dhe progresi social i njeriut. Njerëzit e shkencës supozojnë dy lloje të evulucionit të njeriut: evulucioni biologjik, për të cilin mund të keni lexuar në biologji dhe e dini se njeriu konsiderohet si kafsha më e përsosur dhe hallka e fundit në evulucionin natyror të kafshëve. Kuptimi i evulucionit biologjik është i qartë: ai është një evulucion të cilin proçesi i natyrës e ka prodhuar pa ndërhyrjen e njeriut dhe pa e pyetur atë. Në këtë drejtim nuk ka dalllim mes njeriut dhe kafshëve të tjera: që kur çdo kafshë ka arritur shkallën e evulucionit nga një proçes natyror dhe detyrues. Proçesi i njejtë e ka çuar njeriun në shkallën që ne e quajmë qenie njrëzore, dhe e konsiderojme atë një lloj specifik të specieve, të ndryshëm nga speciet e tjera. Por evulucioni historik ose social nënkupton një proçes të ri të evulucionit në të cilin natyra nuk luan rolin që luante në evulucionin biologjik të njeriut. Ky evulucion është i siguruar, është pikërisht një evulucion të cilin njeriu e ka siguruar me mundin e vet dhe në çdo periudhë e ka transferuar atë në brezin tjetër permes mësimdhënies dhe mësimit e jo përmes trashëgimisë.
Evulucioni biologjik ka ndodhur pa dëshirën dhe iniciativën e njeriut dhe është arritur përmes një sërë ligjesh të trashëgimisë. Por evulucioni social ose historik, duke qenë i siguruar nga mundi i njeriut, nuk është dorëzuar nga një brez në tjetrën përmes trashëgimisë dhe nuk ka asnjë mundësi të një qenie të tillë. Ai është kryer përmes edukimit, mësimdhënies e mësimit dhe kryesorja përmes artit të shkrimit.
Shohim se Kur’ani betohet në emër të lapsit dhe mjeteve të të shkruajturit, dhe i drejtohet Profetit kështu:


“Lexo në emër të Zotit tënd, i cili e krijoi njeriun nga gjaku i ngjizur. Lexo dhe Zoti yt është më i Lartë: Ai që mësoi me laps.”

Kjo do të thotë që Zoti e mësoi njeriun si ta përdorë lapsin: se, Ai i dhuroi atij fuqinë të bëjë progres në evolucionin e tij historik dhe shoqëror.
Nuk ka dyshim se shoqëria njerëzore që prej origjinës së saj, pra, që kur qytetërimi u shfaq për herë të parë, është zhvilluar dhe ka evoluar vazhdimisht. Ne e dimë të gjithë se si evulucioni biologjik, evulucioni shoqëror gjithashtu ka qenë gradual, me një dallim: me kalimin e kohës shpejtësia e evulucionit është rritur; pra ai ka ndjekur kursin e përshpejtimit. Ai ka lëvizur vazhdimisht dhe nuk ka qenë prehës, dhe lëvizja gjithashtu nuk ka qenë e fiksuar. Një makinë mund të lëvizë me një shpejtësi fikse për njëqind kilometra në disa orë; por një lëvizje në përshpejtim nënkupton rritje graduale të shpejtësisë në të cilën ajo rritet çdo çast.
Por megjithatë, evulucioni dhe progresi duken si çështje të qarta e ju mund të habiteni se aty kanë mësuar njerëz që kanë dyshuar se a thua ajo çfarë ka ndodhur mund të quhet progres ose evulucion. Dikush mund të pyetet se duhet të ketë hapësirë për të dyshuar rreth kësaj çështjeje. Por, për arsyen pse ata dyshojnë rreth asaj, do të diskutohet më vonë. Këtu ia vlen të përmendet se megjithatë ne nuk e konsiderojmë dyshimin e tyre të drejtë dhe besojmë se shoqëria njerëzore e ka vazhduar drejtimin e saj të evulucionit të gjithëmbarshëm dhe po i afrohet fazës përfundimtare, në të njejtën kohë dyshimet e tyre nuk janë fare të pa baza. Si kurrë më parë, ne duhet ta sqarojmë këtë dyshim që të mundemi të kuptojmë plotësisht kuptimin e evulucionit.



Ç’është evulucioni?

Në fillim duhet ta përkufizojmë evulucionin. Shumë çështje në fillim duken aq të qarta sa të mos kërkojnë definime. Por kur dikush përpiqet t’i përkufizojë, gjendet përballë me vështirësi. Nuk kam për qëllim t’i përmend të gjitha definicionet që filozofët ia kanë vënë evolucionit. Në filozofinë islame një çështje e madhe argumentohet nga pikëpamja e Kur’anit e që është dallimi midis “e plotësuar” dhe “e përsosur”. E përdorim fjalën “e plotësuar” si antonim të fjalës “e gjymtuar” dhe përsëri e përdorim “e përsosur” si antonim të të njejtës fjalë “e gjymtuar”. Por, a do të thotë “e plotësuar” “e përsosur”?
Jo. Në Kur’an gjendet një ajet që lidhet me çështjen e Imametit dhe wilajetit. Ku thuhet


“Tani e përsosa fenë tuaj dhe plotësova bekimet e Mia për ju dhe zgjodha pwr ju si fe Islamin.” (Kur’an 5:3).


Kjo tregon se Kur’ani përmban dy kuptime të “përsosshmërisë” dhe të “plotësimit”. Bekimet u plotësuan nga një gjendje e cunguar. Por përpara se të sqaroj dallimin midis dy fjalëve, më lejoni në fillim të sqaroj dallimin midis evulucionit dhe progresit dhe pastaj t’i kthehemi çështjes.

A është progresi i njëjtë me evulucionin dhe a është evulucionin identik me progresin? Ndodh që të kenë dallime dhe ju mund ta merrni parasysh përfundimin e tyre. Shpesh ne flasim për një sëmundje që po përparon, por nuk themi se po evoluon. Nëse një ushtri që lufton në një vend pushton një pjesë të tij, themi se ushtria po përparon, por nuk themi se po evoluon. Pse jo? Sepse ka një sens të ngritjes në evulucion: evulucioni është një lëvizje e ngritur, një lëvizje vertikale, nga një nivel i ulët në një plan më të lartë. Por progresi dhe avansi është gjthmonë në një nivel horizontal. Kur një ushtri pushton një territor dhe shton tokat nën vete, themi se ka avancuar, që nënkupton se ka ecur përpara por në të njëjtin plan që kishte më pare. Pse nuk themi se ka evoluar? Sepse, është idea e ngritjes në evulucion. Kështu kur flasim për evolucionin social, nënkuptojme ngritjen shoqërore të njeriut dhe jo vetëm progres. Shumë gjëra mund të konsiderohen progres për njeriun dhe shoqërinë, pa qenë evulucion dhe ngritje për shoqërinë njerëzore. E themi këtë të tregojmë se nëse disa shkollarë kanë shprehur dyshime rreth një vlere të tillë progresive të quajtur evolucion, atëherë këndvështrimi i tyre nuk është pa bazë.
Megjithatë ne nuk e konfirmojmë pikpamjen e tyre madje edhe ajo që e kanë shprehur nuk është fare e pakuptimtë. Prandaj ka një dallim ndërmjet evolucionit nga njëra anë dhe progresit dhe zhvillimit nga ana tjetër; progresi dhe zhvillimi janë gati se të ngjajshme në kuptim.
Por dallimi mes e përsosur dhe e plotësuar mund të shpjegohet në këtë mënyrë: Nëse diçka përbëhet nga një numër pjesësh, siç është një ndërtesë apo një makinë, derisa të gjitha pjesët e nevojshme nuk gjenden në të, themi se është e papërsosur. Por, kur e plotësojmë me pjesën e fundit, atëherë mund të themi se është “e plotësuar”. Në krahasim me evolucionin, ai ka shumë faza dhe shkallë. Kur një fëmijë lind me disa defekte në gjëmtyrët e tij, e konsiderojmë si të gjymtuar; madje edhe kur lind me të ghitha gjymtyrët, ai akoma konsiderohet si i gjymtuar (cunguar) nga një pikepamje tjetër; ai duhet të kaloje përmes shumë shkallëve të evolucionit në edukimin e tij që janë një forme e lartësimit dhe ngritjes në shkallë dhe hapa.

Deri tani diskutimi ynë ishte rreth definicionit të evolucionit në sensin shoqëror dhe biologjik. Por tani ne përballemi me çështje të tjera në këtë konotacion, më e rëndësishmja e të cilave mund të shprehet me tre pyetje:

1. A ka arritur njeriu në jetën e tij shoqërore dhe gjatë historise, evolucion dhe ngritje?
2. A po pëson shoqëria njerëzore nga evolucioni dhe a do të arrijë një gjendje tërësisht të evoluar në të ardhmen?
3. Nëse po pëson nga evolucioni, ç’është shoqëria ideale, ose siç do të thoshte Platoni; ç’është utopia e njeriut dhe cilat janë karakteristikat e tij?

Ne e kuptojmë drejtimin e historise deri në të tashmen; por, po për të ardhmen? A duhet t’i mbyllim sytë për të ardhmen dhe të themi se historia në mënyrë të pashmangshme lëviz në një drejtim evolucionar? A është evolucioni natyror i imponuar nga koha? A po udhëton anija e kohës në një drejtim evolucionar pa të voglin intervenim të njeriut dhe pa asnjë përgjegjshmëri nga ana e tij? A nuk kanë pasur qeniet njrëzore rolin e qenieve të siguruara nga vullneti i lire, liria e zgjedhjes dhe përgjegjësia? A ka qenë sekondar roli i qenieve njerëzore në të kaluarën dhe subjekt i përcaktimit, apo nuk ka pasur force të tillë përcaktuese në të kaluarën?
Qeniet njerëzore, me vullnetin e tyre të lirë, zgjedhjen dhe iniciativën e tyre dhe planifikimin e tyre shoqëror, kanë përcaktuar një drejtim evolutiv për shoqërinë e tyre dhe e kanë përparuar atë. Çështja e vullnetit të lirë dhe lirisë së qenieve njerëzore në të shkuarën, nuk duhet të harrohet.
Prandaj një grup njerëzish që mburren dhe lavdërohen, janë ata të cilët kishin shansin të qëndrojnë kundër evolucionit historik, apo që e lane pa përkrahjen e tyre dhe preferojnë mirëqenien e tyre personale në luftën për të mirën e progresit. Por ata e zgjodhën rrugën tjetër, lirshem, me zgjedhjen e tyre ndoqën rrugën e evolucionit, dhe u sakrifikuan. Po ashtu edhe qeniet e tjera njerëzore duhet të qortohen madje edhe të mallkohen për pengesat në drejtim të evolucionit.
Nëse nuk e njohim të ardhmen dhe nuk kemi plane për të, dhe nëse nuk tregojmë kujdes në përgjegjësinë tonë për të bërë histori, edhe ne meritojmë të qortohemi nga gjeneratat e ardhshme. Historia bëhet nga njeriu dhe jo njeriu nga historia. Nëse nuk kemi plane për të ardhmen dhe nuk e kuptojmë përgjegjësinë tonë për të ardhmen e historise, askush nuk mund të na premtoje se kjo anije do të arrijë automatikisht në destinacion.
Më e pakta që mund të thuhet është se ajo ose ecën përpara ose kthehet mbrapsht. Çështja e mundësisë së ecjes përpara ose kthimit mbrapa të drejtimit të ngjarjeve, idea se nuk ka një force detyruese që i çon ngjarjet përpara, është në Islam, dhe veçanërisht në Shi’izëm, çështje e cila nga këndvështrimi sociologjik (siç e kam shpjeguar në librin tim :”njeriu dhe fati”) mund të konsiderohet si një nga mësimdhëniet më sublime Islame.




Problemi i Beda’-se (abrogimit ekzistencial)

Në Islam ka një çështje që quhet beda’. Koncepti i beda’-së ka kuptim të qartë të cilin pak mund ta pranojnë. Disa madje i kritikojnë Shi’itët për besim në beda’. Beda’ nënkupton revizionim të përcaktimit Hyjnor (kada’), që do të thotë se Zoti nuk ka fiksuar një formë të caktuar përfundimtare të drejtimit të historisë njerëzore. Me fjalë të tjera, Zoti i thotë njeriut: “Ti je vetë ai që e përmbush Fatin Hyjnor dhe je ti ai që mund ta përparojë, ndalojë ose kthejë drejtimin e historisë”. Nuk ka përcaktim të paarsyeshëm as nga ana e natyrës, as nga mjetet jetësore e as nga Fati Hyjnor, që të udhëheqë mbi historinë. Kjo është një mënyrë për ta parë tek njeriu historinë dhe fatin e vet.
Prandaj përderisa nuk e kuptojmë drejtimin e evolucionit dhe qëllimin e fundit të njeriut, ne nuk mund të flasim për evolucion dhe thjeshtë, të deklarojmë se njeriu po përparon; menjëherë ngrihet pyetja: drejt kujt? Nëse nuk mund t’i përgjigjemi kësaj pyetje, çfare të drejte kemi të flasim për evolucionin?
A nuk e mësojmë historinë për të hapur rrugën e ardhmërisë? Nëse duke studjuar historinë ne arrijmë deri aty sa t’i lejojmë asaj të paraqesë veten pa e treguar rrugën e ardhmërisë, atëherë për çfarë na duhet historia? Por ne e kuptojmë se Kur’ani në njëfarë mënyre i shërben historisë të na tregojë rrugën e ardhmërisë dhe ashtu duhet të jetë. Prandaj diskutimi ynë lidhet me të shkuarën deri në të tashmen e më pas të ardhmen. Çështja e detyrës dhe përgjegjësisë sonë është përcaktuar vetëm atëherë kur familjarizohemi me të kaluarën dhe ia pasojmë të kuptuarit tonë të ardhmes gjithashtu.




Evolucioni i historisë në të kaluarën

Nëse e shohim historinë nga dy pikëpamje, njeriu ka pasur progres pa dyshim, nëse jo evolucion. Njëra prej tyre ka të bëjë me mjetet dhe pajisjet jetësore. Sigurisht njeriu ka bërë progres në bërjen e mjeteve dhe një progres i çuditshëm është bërë. Më parë mjetet e tij ishin guri i pagdhendur, i cili më vonë u gdhend dhe u latua. Sot ai ndjek përparimin e sotëm të teknologjisë, zejes dhe industrise. Njeriu jo vetëm që ka përparuar në mjeshtritë teknike duke arritur progres të madh në prodhimin e mjeteve, por ka bërë një progres madhështor të atillë që nëse paraardhësit tanë dhe filozofët e njëqind ose dyqind vjetëve më parë, të kishin thënë se njeriu do të mund të përparojë aq shumë në një kohë prej njëqind vjetësh, siç ka përparuar sot, askush nuk do ta besonte. Mund ta quani si të doni ose “progres” ose “evolucion”, nuk ka dyshim se njeriu ka bërë progres të jashtëzakonshëm me bërjen e mjeteve dhe pritet të vazhdojë në të ardhmen gjithashtu, me kusht që megjithatë, nuk kontrollohet nga një katastrofë historike, një fatkeqësi e cila është sërisht e parashikuar nga disa njerëz të lexuar.
Ata konsiderojnë se pikërisht progresi teknik dhe industrial i njeriut do të arrijë një pikë kur njeriu mund ta shkatërrojë veten dhe gjithë arritjet e tij në shkencë dhe teknologji, librat, mësimin, qytetërimin dhe të gjitha gjurmët e tij. Një tip i ri i qenies njerëzore mund ta ketë filluar jetën që nga fillimi.
Në qoftëse nuk ndodh një katastrofë e tillë, nuk ka dyshim se krijimi i mjeteve mund të përparojë më tej në një shkallë që nuk mund të imagjinohet sot. Ky evolucion është prodhuar nga evolucioni i përvojës së njeriut dhe diturisë së tij, njeriu ka bërë progres të madh në kuptimin eksperimental dhe njohuritë natyrore që ai ka mundur të zaptojë nga natyra dhe t’i kthejë ato në një shërbyes të bindur. Ky ishte një aspekt i progresit njerëzor.

Aspekti tjetër i evolucionit të njeriut (që mundet me vështirësi të quhet “evolucion”) është në lidhjet e jetës shoqërore dhe strukturës së shoqërisë (me fjalën “lidhjet” këtu nuk nënkuptojmë marrëdhëniet njerëzore).
Shoqëria njerëzore është transformuar gradualisht nga një strukturë e thjeshtë në një të përbërë. Me fjalë të tjera, në të njëjtën mënyrë siç ka përparuar në çështje teknike dhe individuale nga makinat e thjeshta të së kaluarës në mjetet fluturuese dhe hapsinore të sofistikuara të të sotmes, në të njejtën mënyrë si në evolucionin natyror një organizëm njëqelizor është kaq i thjeshtë i krahasuar me një kafshë si njeriu në strukturën trupore, shoqëria njerëzore, gjithashtu ka ndryshuar nga një strukturë e thjeshtë në një strukturë jashtëzakonisht të përbërë.

Disa e kanë definuar evolucionin si një proçes me dy shkallë: Si fillim, ka një akumulim që është një shumëzim i pjesëve të ndjekura nga ndarja, e karakterizuar nga një lëvizje nga homogjeniteti drejt heterogjenitetit, ose me fjalë të tjera, lëvizja drejt organizimit mes pjesëve dhe organeve, të ndërlidhura nga një lidhje e unifikuar. Për shembull, e dimë se në proçesin e fertilizimit, një qelizë e formuar nga kombinimi i spermës mashkullore dhe qelizës femërore ka një formë të thjeshtë në fillim; pastaj fillon proçesi i ndarjes (akumulimit); një qelizë ndahet në dy, prej dy në katër, prej katër në tetë, prej tetë në gjashtëmbëdhjetë dhe më tej. Në pyetje është vetëm sasia derisa arrin në një shkallë kur ajo zëvendësohet me një formë tjetër të ndarjes, një pjesë bëhet sistemi nervor, një tjetër shërben si zemra dhe sistemi i qarkullimit të gjakut e kështu me rradhë dhe të gjitha këto organe ndërlidhen duke formuar një njësi të organizuar siç është trupi i njeriut.
Në këtë drejtim, edhe shoqëria njerëzore ka përparuar, quajeni “evolucion” apo jo. Për këtë, struktura e shoqërisë njerëzore ka ndryshuar nga një gjendje e thjeshtë në diçka komplekse. Struktura e shoqërisë primitive dhe fisnore ishte shumë e thjeshtë. Dikush ishte shefi i fisit i përbërë nga një numër njerëzish dhe shefi që u ndante detyrat, të cilat ishin të pakta në numër. Por siç e shikoni me përparimin e shkencës dhe teknologjisë, një ndarje e tillë e punës është bërë e komplikuar, sepse ka më shumë detyra dhe më shumë njerëz për t’i kryer ato. Krahasoni llojet e punëve ekzistuese, detyrave, profesioneve dhe zejeve të kohës moderne me ato të shoqërive të njëqind vjetëve më parë. Apo shikoni shkollën e specializimit në nivelet administrative dhe shkencore. Në të kaluarën njeriu mund të magjistronte të gjitha shkencat e kohës së tij. Mund të bëhej një Aristotel apo Ibn Sina. Por sot sistemi i edukimit ka kaluar në kaq ndarje, sa që kemi me qindra si Aristoteli dhe Ibn Sina, secili specialist në fushën e vet, që nuk janë aspak të njohur me degët e tjera të shkencës dhe mjaft të pandërgjegjshëm për ekzistencën e tyre në botë. Kjo është një karakteristikë e kohës sonë, një cilësi që largon uniformitetin dhe homogjenitetin mes qenieve njerëzore dhe zëvendësohet me diferenca dhe ndryshime. Për sa njeriu krijon punën, puna gjithashtu e bën njeriun. Si rezultat, edhe pse të gjithë janë qenie njerëzore që jetojnë në një shoqëri, ata posedojnë natyra të ndryshme, qëkur çdokush merret me një detyrë që është e panjohur për një tjetër i zënë me një punë tjetër. Çdo kush prej tyre duket se jeton me një botë të ndryshme nga njëri tjetri. Nëse flasim për progresin ose evolucionin në lidhje me shoqërinë, organizimin dhe ndarjen e punës, mjeshtrisë dhe talentit, struktura e shoqërisë njerëzore ka ndryshuar përsëri nga e thjeshtë në një të përbërë dhe jashtëzakonisht të ngatërruar.

Nga këto vërejtje, ju mund të kuptoni se nëse gjërat vazhdojnë në këtë mënyrë, ka rrezik të krijimit të shumë dallimeve sa që i tërë lloji njerëzor do të kërcënohej; prandaj qeniet njerëzore do t’i ngjanin njëri tjetrit vetëm në pamje, por strukturat e tyre mendore, shpirtërore, emocionale dhe edukative do të ishin totalisht të ndryshme nga njëri tjetri; dhe ky është një rrezik i madh për njerëzimin. Ja pse thuhet se progresi teknologjik ka larguar njeriun nga vetvetja dhe e bëri të huaj me veten. Ai e ka kthyer njeriun në një krijesë të stiluar dhe të përshtatur për nevojat e punës dhe profesionit të tij dhe ka shkatërruar bashkësinë njerëzore. Ky është një problem serioz në vetvete. Për çdo rast ne mund të themi se shoqëritë kanë evoluar në të kaluarën për nga struktura shoqërore. Megjithatë, në lidhje me problemin e fuqisë dhe dominimit mbi natyrën dhe përkundër struktures së shoqërisë njerëzore dhe organizatave sociale, ka një numër problemesh të tjera që lidhen me natyrën njerëzore dhe kjo është marrëdhënia e individëve me njëri-tjetrin.




Marrëdhëniet njerëzore

A ka bërë njeriu progres në përmirësimin e marrëdhënieve të qenieve njerëzore me njëri tjetrin në mënyrë të njejtë siç ka bërë progres në krijimin e mjeteve dhe në kompleksitetin e strukturës sociale? Në qoftë se po, ne mund ta quajmë atë evolucion ose ngritje. A kanë përparuar qeniet njerëzore në sensin e bashkëpunimit? A ndjehet sot një qenie njerëzore më kooperative me të tjerët, se në të kaluarën? A ka bërë ai përparim proporcional në kuptimin e përgjegjësisë me qeniet e tjera njerëzore? A është zhdukur me të vërtetë shfrytëzimi i njeriut ndaj qenieve të tjera njerëzore? Apo vetëm forma e tij është lartësuar dhe se është ngritur në shkallë? A është ulur agresioni i njeriut kundër të drejtave të të tjerëve? A janë përmirësuar marrëdhëniet njerëzore në proporcion me përparimet e bëra në ndërtimin e mjeteve dhe me kompleksitetin e struktures shoqërore? A kanë mbetur problemet e njëjta si më pare? Ose a ka dikush që deklaron se është bërë jo vetëm joprogres në këtë drejtim por gjithashtu ka pasur regres? Me fjalë të tjera, në përgjithësi a mund të thuhet se njeriu vlen dhe gjithçka në kriter të humanitetit të njeriut, ka përparuar proporcionalisht?

Në lidhje me këtë ka pasur pikëpamje të ndryshme; disa cinikërisht mohojnë totalisht se njeriu ka bërë ndonjë progres si do që të jetë në këtë drejtim, për sa thonë ata, nëse kriteri i progresit është mirëqenia dhe lumturia, vështirë se e quajmë progres. Për shembull, për mjetet dyshohet nëse ato i sigurojnë njeriut mirëqenie apo jo. Për shembull, shpejtësia është një nga gjërat që ka përparuar shumë që nga telefoni, aeroplani dhe gjëra të tjera. Por a mund ta quajmë progres këtë përmirësim të shpejtësisë, e matur me kriterin e mirëqenies njerëzore? Apo që kur shpejtësia është një pasuri, në një drejtim ajo ka sjellë mirëqenien, kurse në drejtime të tjera ajo e ka privuar nga mirëqenia: Ajo e çon njeriun e mirë menjëherë tek fati i tij, por gjithashtu ajo e çon njeriun e keq aq shpejt tek qëllimi i tij dhe aq menjëherë tek qëllimi i tij djallëzor.
Një njeri i shëndoshë dhe i ndershëm ka duar të forta dhe këmbë të shpejta. Njeriu i keq gjithashtu ka avantazhe të njejta. Këto pasuri kanë mundësuar kalimin e një krimineli prej një pjese të botës në një tjetër për pak orë, për të vrarë menjëherë mijëra ose miljona njerëz. Atëherë cila është zgjidhja përfundimtare? Edhe pse nuk jam në favor të këtij cinizmi, dëshiroj të shpjegoj pse disa e shprehin atë. Për shembull, a është progres i vërtetë progresi në mjekësi? Në pamje të parë është i vërtetë, për sa shoh unë kur një fëmijë vuan nga difteria, drogat e nevojshme dhe trajtimet e veçanta mjeksore janë gati në dispozicion.
Ky është progres. Por disa njerëz si Aleksis Karl, që i mat këto gjëra me kriterin e humanitetit, besojnë se mjekësia gradualisht po e dobëson specien njerëzore.

Ata thonë: në të kaluarën qeniet njerëzore rezistonin ndaj sëmundjeve; i dobëti zhdukej dhe i forti mbetej i gjallë dhe kjo sillte gjenerata të suksesshme të forta dhe rezistente nga sëmundjet dhe gjithashtu parandalonte rritjen e panevojshme të popullates. Por sot, mjekësia në mënyrë artificiale po i ruan njerëzit e dobët që përndryshe do të kishin vdekur dhe që ishin dënuar vërtet nga natyra. Si pasojë gjeneratat e suksesshme nuk janë në gjendje të mbijetojnë, prandaj çdo gjeneratë që vjen bëhet më e dobët se ajo paraardhëse. Fëmija e lindur në muajin e shtatë të shtatëzanisë është i dënuar me vdekje nga ligji i natyrës;
Por tani mjeksia me progresin dhe mjetet e veta, e ruan këtë fëmijë. Por çfarë do të sjellë gjenerata e ardhëshme? Gjthnjë e më shumë vjen në pyetje mbi-popullimin. Ndodh që ata që janë të përshtatshëm për përmirësimin e rracës njerëzore, zhduken kurse ata që nuk janë kompetent të sjellin këtë përmirësim ia dalin të mbijetojnë. Kjo është një arsye për të dyshuar në këtë çështje.

Shembull tjetër: Në lidhje me mass median, dikush mund të mendojë se është mrekulli që i ulur në një qosh dhe në momentin e duhur dëgjon lajmin për të cilin je i interesuar. Por mbani mend se e njejta gjë krijon kaq shumë ankth dhe shqetësim për qeniet njerëzore; për shumë çështje, sa që është e këshillueshme për njeriun të mos dëgjojë shumë lajme. Për shembull, në të kaluarën njerëzit që jetonin në Shiraz ishin të pavetëdijshëm për përmbytjen që vërshoi Gurçanin, duke mbytur shumë njerëz dhe duke lënë të tjerët pa shtëpi. Por tani ata mësojnë për të menjëherë dhe ndjehen të trishtuar dhe në ankth.
Ndodhi të tilla të pakëndëshme që ndodhin në vende të ndryshme të botës, ka me mijëra.

Nga pikëpamja e mirëqenies njerëzore, dhe mirëqenia si kriter që u meson njerë zve të dyshojnë ta shohin shpejtësinë si matëse e progresit dhe evolucionit ose jo. Megjithatë ne nuk kemi të bëjmë me këto probleme, për sa ne besojmë se ka një evolucion dhe të gjitha këto vështirësi mund të kapërcehen - një temë që do të diskutohet më vonë. Kështu në lidhje me marrëdhëniet njerëzore, nuk mund të themi se ka pasur ndonjë progres ose evolucion, apo, edhe nëse ka ndodhur nuk është në proporcion me progresin në bërjen e mjeteve dhe në rritjen e organizatës shoqërore.




Lidhja e njeriut me veten

Çështje tjetër është lidhja e njeriut me veten që quhet “etikë”. Nëse nuk themi se gjithë lumturia e njeriut shtrihet në themelimin e një marrëdhënie të mirë me dike – dhe ne nuk e themi këtë sepse do ta ekzagjironim – por akoma mund të themi se nëse mjetet e lumturisë së njeriut krahasohen me njëri-tjetrin për të gjetur një përgjigje të rolit të çdo faktori, një pjesë e madhe e lumturisë njerëzore do të gjendej në marrë dhënien e njeriut me vetëveten, ose me “veten” e tij: lidhja e njeriut me pamjen e tij shtazarake.
Njeriun, për kundër njerëzisë dhe vlerave njerëzore të trashëguara në natyrën e tij, është gjithashtu kafshë; prandaj ai është kafshë ku njerëzimi ka qenë i imponuar. Me fjalë të tjera, ai është kafshë i cili përkrah anës shtazarake posedon njerëzishmërinë gjithashtu.

Këtu ngrehet pyetja, nëse njerëzia e njeriut varet nga ana shtazarake e tij, apo shtazëria e tij është në shërbim të njerëzishmërisë së tij. Në Kuran thuhet:
Ai që pastron shpirtin në të vërtetë arrin shpëtim, dhe ai që e prish atë sigurisht që dështon. (91:9-10)

Problemi këtu është vetë-pastrimi, që do të thotë të mos qenurit i robëruar nga lakmia dhe epshi i vet, dhe të mos qenurit në kthetrat e tipareve të thjeshta shtazarake të dikujt. Për sa kohë që njeriu nuk ka evoluar etikërisht dhe nuk ka arritur emancipim të brendshëm nga ana shtazarake e tij, ai nuk ka mundësi të krijojë lidhje të mira me qeniet e tjera njerëzore. Lidhje të mira njerëzore ekzistojnë atëherë kur njeriu e liron veten nga robëria nga qeniet e tjera njerëzore, dhe është gjithashtu në gjendje të abstenojë nga nënshtrimi i qenieve të tjera njerëzore.

Deri tani kemi diskutuar për katër pika:

1. Lidhja e njeriut me natyrën, ku ka bërë progres
2. Lidhja e njeriut ma shoqërinë e tij, e cila ka përparuar nga pikëpamja e struktures dhe organizatës shoqërore.
3. Lidhja e njeriut me qeniet e tjera njerëzore, dhe cilësia e lidhjeve të tij me anëtarët e tjerë të llojit të tij, që sërisht varet nga shpirti i tij dhe lidhet me substancën e njerëzimit të tij. Në këtë çështje dyshohet se a ka bërë progres apo jo: se progresi në këtë fushë nuk ka qenë baraz me aspekte të tjera është në dyshim; por pyetja e vërtetë është se a ka bërë ndonjë progres në përgjithësi apo jo.
4. Lidhja e njeriut me veten, që është subject i etikës.




Roli i Profetëve dhe feja në Evolucionin historik

A e ka kapërcyer njeriu i sotëm anën e tij shtazore më shumë se stërgjyshët e tij në të kaluarën, dhe a janë dalluar vlera më të larta njerëzore në ekzistencën e tij? Apo, a ka qenë më e mire cilësia e ekzistencës njerëzore në të kaluarën? Roli i profetëve në evolucionin historik roli i tyre në të kaluarën dhe në të ardhmen, në lidhje me këtë bëhet i qartë. Këtu mund të zbulojmë rolin e fesë në të kaluarën prej nga zbulojmë rolin e saj në të ardhmen dhe në bazë të evidences shkencore dhe sociologjike, ne mund tia qëllojmë se a e kërkon njeriu fenë në të ardhmen për evolucionin e tij apo jo; sepse, shpëtimi ose shfarosja e çdo gjëje është subjekt i të qenurit në gjendje të plotësimit të nevojës së vet njerëzore.
Ky parim është shprehur në Kuran dhe është afirmuar nga shkenca. Në Kuran thuhet:

Si ngjyra që zhduket, si mbeturinat e detit, aq fitojnë njerëzit që banojnë në tokë … (13:17)


Është një tregim që e kam përdorur vazhdimisht në ligjëratat e mia, dhe ai është tregimi i përmbytjes dhe shkumës në ujë. Thonë se shkuma zhduket shpejt dhe uji mbetet. Uji dhe shkuma janë krahasuar me të drejtë dhe gabimisht, se mbetet ajo që është e dobishme dhe zhduket ajo që është e padobishme.

Pyetja është se edhe në të ardhmen shoqëria njerëzore do të shpërbëhet dhe soji njerëzor do të shfaroset nga faqja e dheut si rezultat i vetëvrasjes kolektive, ose shoqëria njerëzore do të arrijë fatin e saj të vërtetë, që është një evolucion i gjithmbarshëm (evolucion në lidhjen e tij me natyrën, evolucion në vetëdije, në fuqi, në liri, në emocione dhe ndjenja dhe lloje të tjera të ndjenjave njerëzore). Ne besojmë se ky evolucion do të arrihet- besim ky i cili në rend të pare, rrjedh nga inspirimi i mësimeve tona fetare.

Në një leksion të titulluar “Rëndësia e ndihmës hyjnore në jetën njerëzore”, kam deklaruar se ky optimizëm që po e preokupon ardhmërinë e njerëzimit dhe evolucionin njerëzor dhe keqardhja e njeriut për arritjen në fundin e vdekjes, nuk mund të sigurohet nga asgjë përveç fesë. Roli i fesë në jetën njerëzore, është ai i cili garanton evolucionin njerëzor të qenies njerëzore.



Leksioni II


Diskutimi ynë i mëparshëm ishte rreth kuptimit të evolucionit historik ose shoqëror të njeriut në të kaluarën. Ne shqyrtuam pyetjen se a mund të quhen evolucion ose të paktën progres, proçeset që ka kaluar njeriu dhe shoqëria e tij, apo a ka një shpjegim të tretë alternativ se në disa aspekte të jetës shoqërore është bërë progres i konsiderueshëm, përderisa në aspekte të tjera nuk ka pasur progres ose evolucion. Ose të paktën mund të themi se nëse ka patur progres ka qenë shumë i ngadaltë dhe jashtë harmonise me kursin e progresit në çështjet teknike dhe evolucionin e strukturës sociale.
Dimensioni në të cilin njeriu nuk ka qenë në gjendje të bëje përparim proporcional, është dimensioni njerëzor i jetës shoqërore. Nëse krahasojmë jetën shoqërore të njeriut me një qenie njerëzore individuale, progresi teknik dhe zhvillimi shoqëror mund të mendohet si trup i shoqërisë, derisa aspekti njerëzor i jetës shoqërore është ideal i individit.
Prandaj mund ta mbyllim, se njerëzimi është mbirritur fizikisht, derisa ideali i tij shpirtëror dhe njerëzor ka bërë shumë pak përpara. Divergjenca midis pikëpamjeve të ndryshme duke konsideruar ardhmërinë është rrënjosur në këtë çështje.




Ardhmëria e njeriut nga pikëpamje të ndryshme

Disa njerëz dyshojnë për faktin se a ka njeriu ardhmëri apo jo. Ata janë të pasigurtë sepse njeriu është i kërcënuar nga vetë-shkatërrimi. Një pasiguri e tillë është evidente mes njerëzve të ndritur dhe të mësuar të Perëndimit. Një grup tjetër shkon një hap më tej dhe në lidhje me pasigurinë, ata janë jashtëzakonisht pesimist rreth ardhmërisë së njerëzimit dhe haptazi cinik rreth natyrës njerëzore. Ata besojnë se natyra e njeriut përbëhet nga shtazëria, epshi, egoizmi, uni, mashtrimi, dinakëria, falciteti, tirania, dhe gjëra të tilla, dhe që prej përkujtimit kohor, kur njeriu fillon jetën e tij dhe ekzistencës shoqërore, kjo ndjenjë familjare e jetës ka qenë gjithmonë plot me djallëzi dhe qëllim keq, në të dyja kohët, në të barbarizmit dhe në të qytetërimit. Ata besojnë se qytetërimi dhe kultura nuk e kanë ndryshuar natyrën e njeriut dhe nuk ka qenë e mundur të transformohej natyra djallëzore e kësaj krijese e quajtur njeri. Dallimi midis egërsisë së kohës primitive dhe njeriut të civilizuar të kohës së sotme është zero shikuar nga qëllimet dhe objektivat. Dallimi i vetëm është në mënyrën e punës dhe të formës dhe stilit të jashtëm. Njeriu primitiv përshkak të primitivizmit dhe mungesës së qytetërimit dhe kulturës, i ka kryer krimet më haptazi dhe i pandikuar, kurse njeriu i civilizuar i pajisur me kulturën moderne, kryen krimet e njejta nën mbulojën e mashtrimit të frazave dhe euforive bombastike dhe me stil.
Por esencialisht ato të dyja janë të ngjajshme. Çfarë ka bërë njeriu i egër, për nga natyra nuk ndryshon me atë që bën njeriu i civilizuar, ndryshimi është vetëm në formën e jashtme dhe në pamjen e veprimeve të tyre.

Cili është përfundimi? Ata thone: pesimizmi dhe dëshpërimi. Cila është zgjidhja? Ata thonë: vetëvrasja, vetëvrasja kolektive. Fatmirësisht, janë të paktë mes nesh që mendojnë kështu. Nëse nuk kishte pasur ide të tilla mes nesh, nuk do ta kishe përmendur këtë.
Por mendimi ekziston dhe mund të ekzistojë më shumë ose më pak kryesisht midis studentëve dhe po e përmend këtë sepse kam vërejtur mendim të këtillë në disa libra që i kam shfletuar.

E çuditshme në çfarë thonë është se njeriu, pasi ka arritur pjekurinë kulturore, duhet të bëjë vetëvrasje. Pse? Sepse, shpjegojnë ata, kur shohim se natyra njerëzore është pranë shpëtimit, çdo njeri ka të drejtën të vrasë veten dhe inkurajojnë të tjerët të bëjnë vetëvrasje gjithashtu. Kjo është logjika e shkrimtarëve të tipit si Sadik Hedajat. Tip i tillë i të menduarit është më i përhapur në format më të ndryshme në Europë dhe statistikat tregojnë që përkundër gjithë mirëqenies që ekziston në botën e civilizuar numri i vetëvrasjeve po rritet ditaditës. Nga krahasimi i figurave publikuar në gazetën tone, shohim këtë rritje të qëndrueshme midis viteve 1955 dhe 1975. Lëvizja Hipike ishte një fenomen shoqëror dhe një reaksion që mori formën e pakënaqësisë së qytetërimit. Kjo nënkupton se qytetërimi ka dështuar për njeriun dhe ka dështuar në ndryshimin e natyrës së tij. Mos e krahasoni Hipizmin Perëndimor me Hipizmin tonë, që është vetëm një imitim sipërfaqësor. Por ata që e kanë filluar këtë mënyrë të të menduarit në Perëndim, në fakt kishin një filozofi për të; filozofinë e neveritjes për perëndimin dhe shfarosjen për shkak të pamundësisë së tij për të bërë diçka për zgjidhjen e problemeve njerëzore. Edhe kjo vështirësi gjithashtu konsiderohet e pazgjithshme, një nyje që me asnjë mjet nuk mund të zgjidhet.

Mund të kemi lexuar raportet që vijnë nga UNESCO dhe kudo tjetër, si dhe artikujt e shkruara nga aspektet tona, për urgjencën për largimin e narkotikëve. Kjo modë në vendet perëndimore është rezultat i dëshpërimit dhe cinizmit për ardhmërinë e njerëzimit. Kur njeriu arrin fazën kur nuk gjen dot ilaç, kur mendon se reforma dhe revolucioni kanë dështuar të ndryshojnë njeriun, kur regjimet dhe sistemet qeveritare, zgjidhjet ekonomike e joekonomike vetëm sa kanë ndryshuar formën pa ndryshuar përmbajtjen, atëherë disa thonë: ta lëmë këtë çështje një herë e përgjithmonë. Ky është një lloj i pikëpamjes dhe teorisë.




Pikëpamja e shkencës

Para kësaj ka ekzistuar një pikëpamje ose teori tjetër që nuk gjen përkrahje në vendet e zhvilluara sot, edhe pse ka akoma disa që e ndjekin atë në vendet në zhvillim. Kjo pikëpamje filloi me Bekonin dhe të tjerët si ai i cili tha se ilaç për gjithë dhimbjet e njerëzimit është shkenca: kur ndërtoni një shkollë, shkatërroni një burg. Me sigurimin e shkencës dhe lirisë, të gjitha mundimet përfundojnë. Pse vuan njeriu? Për hir të injorancës, ligësisë dhe pazotësisë para natyrës, sëmundjes, varfërisë, shqetësimit dhe ankthit, shtypjes së njeriut nga njeriu, nevojës dhe lakmisë. Ata e ofruan shkencën si ilaç për të gjitha këto dhimbje.

Mund të jetë diçka e vërtetë në këtë pikë. Shkenca shëron injorancën, djallëzinë dhe poshtërimin para natyrës dhe dhimbjen e varfërisë – deri këtu për sa i përket natyrës. Por jo e gjithë vuajtja njerëzore arrin brenda kufive të lidhjes së tij me natyrën. Po vuajtja e prodhuar nga marrëdhënia e njeriut me njeriun, pikërisht, lakmia, tirania dhe shtypja që rrjedhin nga natyra e vet njeriut, ndjenja e tij e vetmisë, frikës dhe ankthit?
Shkenca nuk ka qenë a aftë t’i shërojë këto. Prandaj, kjo pikëpamje që shkenca mund të shërojë të gjitha vuajtjet njerëzore, është braktisur në këto vende. Por në vendet që ndjekin gjurmët e perëndimit, ka akoma individë që mendojnë se shkenca mund me të vërtetë të shërojë të gjitha dhimbjet dhe vuajtjet.

Mos më keqkuptoni; Qëllimi im nuk është të mohoj shkencën. Siç thash më parë, gjysma e dhimbjeve njerëzore nuk gjejnë shërim veç se nëpërmjet shkencës. Por njeriu ka dhimbje të tjera që e përbëjnë vuajtjen e tij “njerëzore”, vuajtja që lidhet me dimensionin e tij njerëzor. Këtu shkenca nuk na ndihmon, dhe shkencëtarët kur arrijnë këtë pikë, deklarojnë se shkenca është neutrale dhe indiferente; është një mjet që nuk na porosit asnjë porosi për njerëzimin. Shkenca nuk i lartëson objektivat njerëzore dhe nuk siguron një drejtim. Më mire duhet të thuhet se njeriu e përdor shkencën si një ndihmës në drejtimin që zgjedh në jetë. Sot ne vërejmë se shumica e vuajtjeve njerëzore shkaktohet nga qeniet njerëzore, nga ata që janë mire të informuar, dhe jo nga injorantët.
Për kolonializmin në botën e sotme dhe atë të disa shekujve të fundit, a eksplotonte dhe shfrytëzonte injoranti burimet e të tjerëve si injorantin ashtu edhe të shkolluarin? Apo, ishte njeriu i shkolluar dhe i mire informuar ai që eksploatonte bashkë injorantin dhe të tjerët?

Prandaj, ky supozim se shkenca dhe edukimi janë shërimi i të gjitha dhimbjeve dhe vuajtjes së njerëzimit është i papranueshëm. Çfarë nënkuptoj me “shkencë” ose “edukim”, është ajo që e bën njeriun të vetëdijshëm për botën; dhe vetëdija ose të kuptuarit është diçka e nevojshme dhe asgjë nuk mund ta zëvendësojë. Përsëri mos më keqkuptoni: të kuptosh nuk mjafton të shërosh të gjitha vuajtjet e njerëzimit.




Pikëpamja e Marksizmit

Ka një pikëpamje të tretë që thotë se problemi qëndron diku tjetër dhe se nuk duhet të jemi cinik për natyrën dhe dëshpërimin e njeriut. Përgjigja e pyetjes se, pse e kaluara ka qenë e dëshpërueshme, është se ju nuk keni qenë në gjendje të zbuloni rrënjët e vuajtjes njerëzore. Këto rrënjë shtrihen jo vetëm në injorancë, paaftësinë e të tjera, por në llojin e ideologjisë që sundonte mbi njerëzimin. Ka një problem tjetër për njeriun që është i pavarur nga shkenca, edukimi dhe teknologjia, dhe ky është problemi i ideologjisë sunduese në shoqëri. Për ta aftësuar njeriun me të gjitha djallëzitë njerëzore, për të filluar luftën për ndryshimin e gjendjes së tij, ideologjia e tij duhet të ndryshojë.

Në lidhje me këtë pikë, që kur njeriu la pas sistemin e mëparshëm komunist dhe që kur ekzistonte instituti i pronës private, dhe që kur ideologjitë bazoheshin në pronen private dhe ndarjes klasore, sistemet shoqërore bazoheshin në ndarjen klasore dhe eksploatimin e qenieve njerëzore nga qenie të tjera njerëzore, dhe i është dhënë leje dhe legjimitet, kanë ndodhur të gjitha këto defekte dhe shkelje, gjakderdhje, lufta, konflikte, masakra dhe grindje. Por nëse ndryshohet ideologjia që po sundon njeriun, atëherë të gjitha këto defekte do të largohen; deri atëherë, njerëzimi merr formën e një qenie të bashkuar, dhe të gjithë do të ishin si vëllezër. Nuk do të mbetej asnjë gjurmë e tiranisë, frikës dhe ankthit. Atëherë shoqëria njerëzore do të përparonte në dimensionet e veta njerëzore barabartë me evolucionin teknik dhe material; zhvillimi shpirtëror i shoqërisë do të ishte paralel me zhvillimin fizik. Kjo është pikëpamja e marksizmit.

Marksizmi konsideron se rrënja e vuajtjes njerëzore gjendet në ideologjinë e ndarjeve klasore dhe pasurisë private; prandaj një shoqëri që ka arritur formën e fundit është një shoqëri pa klasa e lirë nga konfliktet.

Ka shumë kundërthënia ndaj kësaj teorie. Një nga këto është: nëse një ideologji është thjeshtë një sistem i mendimit ose i filozofisë, a ka ai fuqi të ndryshojë natyrën e njeriut? Pse atëherë, shkenca nuk mund të ndryshonte natyrën e njeriut? Nëse të gjitha elementet e një ideologjie përbëhen vetëm nga kuptimi pa poseduar elementin e besimit ose fesë, si mund të ndikojë në natyrën njerëzore?

A buron ideologjia e sundimit nga natyra e qenieve njerëzore në fuqi? Apo, a është ideologjia ajo që formon natyrën e sunduesve? Nëse besoni në prioritetin e objektivitetit mbi subjektivitetit, a mund të thoni se klasa dominuese shtyp të tjerët, sepse ata posedojnë këtë ideologji? A e posedojnë ata këtë ideologji tirane, sepse natyra e tyre është tirane? Kjo nënkupton se natyra e tyre vetëkërkuese kërkon atë përderisa natyra njerëzore është ajo që synon interesat vetjake në masën më të madhe të mundëshme. Atëherë, sipas kësaj pikëpamjeje, cilësia e kërkimit të profitit ka krijuar këtë ideologji tirane dhe jo, kjo ideologji ka prodhuar këtë natyrë tek njeriu. Ideologjia është një mjet në dorën e njeriut, dhe jo e kundërta. Është idealizmi i pastër që thotë se njeriu është një mjet në duart e mendimit të vet dhe ideologjisë së krijuar nga ai vetë. Nëse kjo është e vërtetë, kur ideologjia ndryshon derisa qeniet njerëzore mbesin të pandryshuara, a arrin atëherë njeriu përfundimin se eksploatimi i njeriut mbi njeriun dhe shtypja ekstreme e njeriut mbi njeriun duhet të përjetësohet nga ata në emër të një ideologjie joklasore? Thelbi i çështjes është se çfarëdo lloj forme të sistemit shoqëror të ketë pasur në të kaluarën, njeriu ka mbetutr i pandryshuar dhe ka përdorur sistemin e tij si mjetin e vet. Si mund të garantojmë se ajo nuk do të përsëritet më? A kanë liri njerëzit në vendet ku ndiqet një ideologji e këtillë? Mund të ketë barazi, por jo në lumturi; është një barazi në fatkeqësi. Ka klasa, por jo klasa ekonomike. Në një populatë prej dyqind miljonësh, dhjetë miljon kontrollojnë çdo gjë në emër të partisë komuniste. Pse nuk i lejojnë njëqind e nëntëdhjetë miljon të tjerët të ndajnë privilegjin e njejtë të siguruar nga ideologjia komuniste? Sepse nëse e bëjnë këtë do tu jepej fundi këtyre privilegjeve.

Shtypja e egër, fatkeqësitë dhe varfëria e rëndë janë shkaktuar në emër të një ideologjie joklasore. Një klasë e re është shfaqur pa e dhënë emrin e klasës. Kjo ndodh përshkak se kur një ide ose filozofi lidhet me mendjen dhe bazohet në një kuptim abstrakt të njerëzimit, vetë kuptimi i tillë, nuk mund të ndikojë në natyrën e tij. Të kuptuarit sqaron mënyrën e njeriut të dallojë interesat e tij më mirë dhe të jetë më largpamës, por nuk i ofron atij qëllime të larta. Nëse më mungon një qëllim i lartë i qënësishëm, në natyrën time, si mund ta gjej atë? A nuk thonë marksistët se mendimi nuk është ndonjë realitet fundamental për njeriun? Nëse mendimi nuk është realitet fundamental, është e qartë se nuk mund ta kontrollojë sjelljen njerëzore.




Pikëpamja e Ekzistencializmit

Filozofi tjetër është edhe ekzistencializmi, kundërshtimi i të cilit për botën dhe njeriun është i njëjtë si botkuptimi materialist. Ekzistencialistët kanë një plan dhe teori që përpiqet të zgjedhë mangësinë e Marksizmit, pikërisht, çështjen e vlerave njerëzore. Në Marksizëm çështja e njerëzimit dhe vlerave njerëzore dhe ideve si paqja, drejtësia dhe normat etike konsiderohen të pavlera, thirrje idealiste, kurse ekzistencialistët kapen me çështjen e vlerave të njeriut për t’i siguruar njeriut një burim shmangjeje, jo vetëm një burim mendimi por diçka që duhet të jetë tërheqëse për ta tërhequr njeriun drejt vetes, diçka që duhet të sigurojë qëllime të larta përkundër fundit material. Ja pse ata theksojnë vlerat njerëzore dhe jo atë që quhet “njerëzimi” i njeriut.
Dikush mund të pyes: ti që thua se bota është një masë materjeje, reaksion dhe veprim fizik dhe kjo tërësi qeniesh i është bashkuar materies, atëherë cilat janë këto “vlera njerëzore” në një gjithësi materjeje? Prej nga vijnë ata? Tani po flasim për njeriun. Sipas kësaj pikëpamjeje, njeriu vetëm trupin e ka të vërtetë. Qenia e tij përbëhet nga substanca. Ajo që lidhet me këtë përbërje materiale është profiti, që është diçka e vërtetë. Nëse unë jam tërësisht një materje dhe asgjë nuk ekziston tek unë veç materjes, atëherë në marrëdhënien time me botën e jashtme gjithashtu, nuk mund të ndërhyjë tjetër veç materjes dhe unë duhet të kërkoj diçka që ka objektivitet material. Për mua ushqimi, veshjet, marrëdhëniet seksuale dhe shtëpiake janë çështje objektive. Atëherë, cilat janë vlerat njerëzore dhe vlera e vetë sakrificës që njeriu e ndjen brenda qenies së tij? Ata përgjigjen se ato nuk ekzistojnë; megjithatë, njeriu mund të krijojë vlera me vullnetin e tij. Vlerat nuk kanë ekzistencë objektive; nuk ka gjë të tillë si “vlera” në botën e jashtme që mund ta arrije njeriu thonë ata.
Atëherë ngrehet pyetja: cili është fati i kësaj materje? Ajo mund të lëvizë në hapsirë prej një pike në tjetrën; duke arritur një destinacion që i mungon një materijal ose ekzistenca fizike është e pakuptimtë. Ata thonë se vlerat nuk kanë realitet objektiv, por ne u japim atyre “vlerë” duke i krijuar ata.

Kjo ka qenë një nga vërejtjet më komike dhe më budalle të bëra ndonjë herë. Ata duhet të pyeten: çfarë kuptoni kur deklaroni se ju “krijoni” vlera dhe “e vini” vlerën në veprim, miqësi, zemërgjërësi, sakrificë dhe në shërbim (e cila sipas jush nuk ka vlerë në natyrën e tyre, që kur vlera nuk ka kuptim në botën e materies)? A mendoni se ju mund t’i jepni vlerë një ekzistence objektive? Është si ti thuash këtij mikrofoni prej hekuri: “O mikrofon do ta jap vlerën e floririt”. A bëhet flori, kur unë them kështu? Hekuri është hekur. Ose, nëse them: “O copë druri, të jap cilësinë e argjendit”. Nëse vazhdojë të them ashtu deri në fund, ai nuk do të bëhet argjend.

Druri është dru. Vërtetësia e tij, nuk mund të ndryshojë dhe njeriu është i paaftë ta ndryshojë atë. Prandaj, dhënia e vlerës duke e krijuar atë në kuptimin e dhënies së realitetit objektiv, nuk ka kuptim. Kuptim ka dhënia e një realiteti arbitrar dhe të hamendshëm. Ç’do të thotë kjo? Do të thotë të supozosh diçka që nuk është. Nocione të tilla arbitrare dhe tradicionale, janë të dobishme vetëm si mjete. Për shembull, një joiranian, viziton vendin tonë, dhe ne mund t’i japim shtetësi iraniane dhe letërnjoftim iranian, në bazë të të cilave ai bëhet me shtetas iranian dhe mund të përfitojë nga të gjitha privilegjet dhe të drejtat që i ka një iranian. Vlera e këtij veprimi konvencional është një mënyrë për diçka që mund të ketë rëndësi objektive. Është sikur të thuash se një burrë ose grua mund ta dojë gruan ose burrin të bukur. Nëse burri ose gruaja qëllon të jetë e shpifur dhe nëse tjetri thotë: “ të jap kredi hipotetike për të qenë i bukur”, dhe atëherë fillon ta admirojë burrin ose gruan e tij për bukurinë e tij ose të saj, kjo është e pakuptimtë. Ky është kulti i idolatrisë, krijimi i idolëve dhe pastaj adhurimi i tyre. Kurani thotë: “O njeri, si mund të synosh diçka që e ke krijuar vetë, dhe bën idol diçka që vetë e ke latuar?”.

Synimi duhet të ketë një realitet përtej imagjinatës dhe supozimit. Njeriu nuk mund të supozojë diçka për veten si qëllim dhe pastaj e mendon të jetë i vërtetë. Vlera e një gjëje të pretenduar është brenda limitit të të qenurit pasuri e mjetit. Prandaj është iluzion të thuhet se njeriu krijon vlerat e tij. Pikërisht këtu Islami shpall ekzistencën e ideologjisë së vet absolutisht koherente.




Pikëpamja e Islamit

Së pari Islami nuk shikon të kaluarën me plot pesimizëm. Së dyti nuk është aq cinik për natyrën njerëzore. Aty thuhet: Dëshmia që njeriu i sotëm jep kundër natyrës njerëzore, në efektin që bazohet në poshtërsi dhe djallëzi, është i njejtë me verdiktin injorant që engjujt i dhanë njeriut para se të krijohet dhe Zoti e refuzoi atë.

Shikoni se si i lidh Kurani të vërtetat e fshehta të ngjarjeve që paraprijnë krijimin e njeriut: Kur Zoti juaj ju shpalli engjujve: “do të bej një mëkëmbës (khalife) në tokë” (2:30). Me këto fjalë Zoti shpalli vendimin e Tij të krijojë një qenie në tokë që do të ishte delegat dhe mëkëmbësi i Zotit në këtë planet. Engjujt për një arsye ose tjetrën, duhet të jenë të vetëdijshëm vetëm për anën shtazore të njeriut dhe jo për më shumë. Kështu, ata i thanë Zotit, siç do t’i thoshte njeriu i shekullit të 19 ose 20: “dëshiron të krijosh një qenie si delegatin Tënd, natyra e të cilit është djallëzore dhe gjakderdhëse? Krijo një qenie, që si ne, do të jetë e lirë nga dëshirat shtazarake dhe plotësisht shpirtërore”. Si iu përgjigj Zoti? Ai u tha: Sigurisht, Unë di atë çfarë s’dini ju. (2:30) Zoti u tha engjëjve, “Ju i kushtuat vëmendje vetëm një aspekti të njeriut: natyrës dhe anës shtazore të tij dhe jeni të pavetëdijshëm për aspektin e tij shpirtëror dhe Hyjnor. Kam vënë diçka në natyrën e tij që e bën atë qenësisht të lirë nga ndonjë ideologji. Kam mbjellë në të shmangjen nga lartësimi. I kam dhënë një ideologji, një nga shtyllat e të cilës është kjo shmangie natyrore dhe racionale. Kam mbjellë në natyrën e tij farat e dashurisë për të vërtetën, dashurisë për drejtësi dhe dashurisë për liri. Thelbi i tij nuk është tërësisht egoizmi, shtazëria dhe interesat klasore ose tirania. Ai është një krijesë e bërë edhe nga drita edhe nga errësira dhe ky kombinim i cilësive e ka ngritur atë mbi çdo krijesë tjetër, mbi ju që jeni engjuj dhe të tjerët pranë jush”.
A mundet një ideologji që pakëson problemin e klasave dhe interesat klasore, të sigurojë drejtimin e njerëzimit? A mundet një ideologji që është totalisht racionale ose ekskluzivisht filozofike, pakujdesshmëria nga shmangiet shpirtërore dhe pavetëdija e realitetit të njeriut, të shërbejë si drejtim për njeriun, ose të mësojë dhe zhvillojë vlerat e larta tek njeriu? Ose, a mundet pikëpamja tjetër që bën shpalljen absurde se njeriu është thelbësisht jashtë natyrës së tij dhe është thjeshtë një qenie tokësore dhe materiale dhe që “ krijon” ose halucon vlerat për vete, të ndihmojë njeriun të dijë veten?


O njeri, njihe veten!
O njeri, mësoje veten!
O njeri, ushtroje veten!
O njeri, dije qëllimin tënd!
O njeri, njihe rrugën e evulucionit tënd!

Është fyerje për njerëzimin që të konsiderosh se përpjekjet e njeriut motivohen nga interesat vetiake të individëve, grupeve ose kombeve. Me që njeriu ka dy natyra brenda tij, një të lartë dhe një të ulët, ky konflikt i mbrendshëm e ka çregulluar çdo qenie njerëzore individuale brenda saj. Ata që ishin në gjendje të kontrollojnë dëshirat e tyre të ulta me fuqi të madhe ashtu që duke ndjekur një balancë sublime, qëndrojnë në rangun e përkrahësve të së vërtetës dhe drejtësisë.
Ata që kanë humbur në këtë luftë, kanë formuar grupin e qenieve të liga, të egra dhe të degjeneruara. Siç thotë Kur’ani, lufta më e madhe e njeriut ka qenë në mes përkrahësve të së Vërtetës dhe pasuesve të gënjeshtrës. Kush janë këto dy grupe? Përkrahësit e të Vërtetës janë ata që kanë qenë të lirë nga gllabëria e natyrës së jashtme dhe nga qeniet e tjera njerëzore dhe nga kthetrat e vetë egërsisë së brendëshme. Këta janë ata që kanë ndjekur fenë, besimin, idealin dhe mbështeten në to. Ata ndryshojnë nga ato qenie njerëzore që kërkojnë fitim material dhe janë të ligë dhe të korruptuar.

Kurani flet për përplasjen dhe kontradiktën e parë në botën njerëzore, e cila mund të interpretohet ose historikisht të merret si alegori:


“Dhe rrëfeju tregimin për dy djemtë e Ademit, realisht, kur të dy bënë nga një kurban, por vetëm prej njërit u pranua e prej tjetrit nuk u pranua, e tha: “Me siguri do të vras”! e tjetri i tha: “Allahu pranon prej të devotshmëve”. Dhe sikur ti të shtrije dorën për të më vrarë unë nuk e shtri dorën time për të të vrarë. Unë i frikësohem Allahut, Zotit të botrave. Unë dëshiroj që ti të bartësh mëkatin tim dhe tëndin dhe të jesh banor i xhehenemit, sepse ai është dënim për mizorët. Dhe epshi i tij e shpuri që të mbysë vëllanë dhe e mbyti, prandaj u bë nga të humburit”. (5:27-30)


Islami merr historinë e Abilit dhe Kabilit për të folur për konfliktin mes dy qenieve njerëzore, ku njëri ka ndjekur idealin dhe besimin e vet dhe kërkon të vërtetën dhe drejtësinë, dhe është i lirë nga animet materiale; tjetri është një qenie e ulët shtazarake. Njeriu me ideal dhe Besim është ai, fjala e të cilit është Hyjnore dhe e pastër dhe veprimet e tij janë të bazuara në devotshmëri. Ai i thotë vëllait të tij të korruptuar: “Nëse do të më vrasësh, unë nuk jam ai që vret”. Kështu vrasja nuk është pjesë e natyrës së tij njerëzore, se i friget Krijuesit. Por tjetri ishte i lidhur me dëshirat e tij trupore. Tregimi i Abilit dhe Kabilit është një nga tregimet e mrekullueshme të Kuranit, që përshkruan pikëpamjen Kuranore të njeriut që ka ndjekur besimin dhe idealin dhe është i lirë nga skllavëritë e natyrës, shoqërisë dhe vetes. Sa i palëkundur është ai në rrugën e besimit! Deri sa tjetri anon drejt diçkaje që është e kundërta e tij.
Ky tregim nuk duhet të gabohet, si tregim i konfliktit klasor, që është ide marksiste. Deri sa Kurani flet për të shtypurin në një anë dhe për shtypësin në anën tjetër (mala’ dhe mutrafun) gjithmonë përpiqet të tregojë se luftat progresive në histori, janë ato që kryhen midis njerëzve që e kanë kuptuar besimin dhe fenë dhe kërkuesve të të mirave-çështje të cilën e kam shpjeguar më gjërësisht në librin tim “Ngritja dhe revulucioni i Mehdiut”.

Ashtu siç ka dy proçese të kundërta brenda njeriut, në shoqërinë njerëzore ka dy lloje të qenieve njerëzore gjithashtu: ata që janë të ngritur dhe progresiv dhe ata që janë të ulët dhe shtazarak. Poeti Rumi thotë:


Dy rrëke uji, e kripur dhe e ëmbël
Do të rrjedhin në natyrën njerëzore deri në ditën e gjykimit.


Në këtë shkollë të mendimit që beson në dashurinë e besimit dhe dashurinë e drejtësisë të vendosur në natyrën njerëzore, në këtë shkollë që beson tek njeriu dhe vlerat njerëzore dhe që ndryshe nga marksizmi nuk i mohon ato apo i konsideron ato thjeshtë idealizma, këto gjëra shikohen si anim i trashëguar drejt ekzistencës së të vërtetave të zbulueshme dhe jo diçka konvencionale ose e krijuar imagjinativisht nga vetë njeriu.
Kur’ani thotë: O njeri, mëso për veten dhe realitetin tënd; këto vlera ekzistojnë brenda vetes siç ekzistojnë në botën e madhe dhe ti je një model mikrokozmik në tërë makrokozmosin: Formoje veten në përputhje me format Hyjnore. Këto janë cilësi Hyjnore, ndikimi i të cilave ekziston në thellësi të qenies së tij dhe ai duhet t’i zbulojë ato.

Sipas kësaj, kush është ardhmëria e njeriut? A duhet t’i përsërisim fjalët e engjujve dhe të themi se njeriu ka natyrë të ligë dhe t’i mbështjellim zemrat tona me dëshpërim për ardhmërinë e tij? A duhet të ndjekim rrugë të tilla vetëvrasëse si ajo e hipizmit dhe të gjejmë strehë tek lëndët narkotike dhe gjëra të tjera? Apo duhet të presim për një mrekulli nga një ideologji, cilësia e vetme e të cilit, është besimi në ndarjet klasore dhe mbikëqyr me mijëra shkelje? A do të përqafojmë një besim që thotë se lëvizja është shkaktuar nga kontradiktat dhe pa kontradiktë nuk ka lëvizje, që do të thotë, kur një shoqëri arrin një shkallë ku nuk ka kontradikta, është një shoqëri pa ideal, pa lëvizje, një shoqëri e vdekur dhe e stagnuar? A është qëllimi i fundit i njeriuit dhe evolucionit të tij, qëndrimi në vend? A nuk nënkupton evolucioni njerëzor diçka larg kontradiktës dhe konfliktit?

Për më tepër, pasi njeriu të rizgjedhë këto konflikte dhe kontradikta dhe të mohojë kundërshtimet klasore, ai arrin në një pozitë kur duhet t’i largojë defektet e veta dhe ky është vetëm fillimi, fillimi i ngjitjes së tij vertikale që nuk ka kufi; kështu, në këtë sistem ka hapësirë pa kufi për ngritje dhe udhëzim madje edhe për Profetin (a.s), edhe pse është diçka që shtrihet përtej imagjinatës sonë, për Profetin (a.s) ajo është një realitet. Ja pse shoqëria ideale njerëzore është në fakt shoqëri e njerëzve që e kanë kuptuar idealin e tyre dhe e kanë ndjekur fenë dhe besimin. Është fitore për orvatjen, përpjekjen, përkushtimin dhe drejtësinë. Fitorja është një anë e medaljes së ekzistencës njerëzore, ana tjetër e të cilës siç thotë Kurani, është fitorja e Partisë së Zotit mbi Partinë e shejtanit.

Njeriu ka qenë krijuar të jetë intelegjent, i vetëdijshëm, i lirë dhe qenie e përgjegjëshme. Që prej ditës së parë kur njeriu ka arritur kulmin e mospërfilljes njerëzore që mund të ketë ndodhur ndonjëherë – ka pasur përfaqësues të Zotit. Nuk ka pasur kohë që prej krijimit të njeriut, kur në tokë nuk ekzistonte përfaqësuesi,hujati (dëshmija) e All-llahut, që është një qenie e pajisur me liri dhe përgjegjësi. Për sa kohë që njerëzimi dhe krijuesi që i ka besuar atij një qëllim dhe synim – një qëllim që përfshin dituritë e tij për veten dhe sundimin e fundit të djallit dhe epërsinë mbi mendjen e tij – lufta mes të mirës dhe të keqes, dhe mes të vërtetës dhe gënjeshtrës do të vazhdojë. Ajo do të vazhdojë deri në pikën – siç predikohet nga figurat tona të mëdha religjioze – kur do të rezultojë përfundimisht në një qeveri univerzale që është interpretuar gjithashtu si rregulli univerzal i Imam Mehdi (A) – Zoti e shpejtoftë shfaqjen e tij.

Në baza të këtilla, evolucioni i njeriut në dimensionet e tij njerëzore, ka arritur fundin e vdekjes nga pikëpamja e ideologjisë Islame. Islami këtu shfaqet si një ideologji që shtrihet në aspektin shpirtëror të natyrës njerëzore dhe në njohjen e këtij aspekti të natyrës njerëzore. Ajo thekson nevojën për ta bërë njeriun të vetëdijshëm dhe për ta nxitur atë, të zhvillojë dhe nxisë këtë aspekt të qenies së tij.

Islami kërkon të arrijë një balancë mes dy aspekteve të trashëguara në natyrën njerëzore me të lartin dhe më të ultin. Veprimet e urdhëruara të adhurimit, ritualet, mënjanimi me dëshirë nga mëkatet, mdalimi nga gënjeshtra, pabesia, shpifjet dhe shtypja, mbi të gjitha, përveç vlerës së tyre shoqërore, kryesisht janë formuluar për kultivimin e aspektit njerëzor tek njeriu dhe ringjalljen e njerëzimit të tij.

Prandaj, nëse me të vërtetë dëshirojmë të marrim një hap në drejtim të këtij evolucioni, nuk ka alternativë për ngritjen mbi të gjitha të kriteriet materialiste dhe nocioneve për natyrën njerëzore; prandaj ne duhet ta konsiderojmë njeriun si një qenie feja e të cilit tejkalon nocionet e dallimeve klasore dhe shoqërinë joklasore. Vetëm atëherë lufta njerëzore mund të sigurojë një karakter themelor ideologjik i bazuar në fe dhe besim.

Por ku është pika fillestare e kësaj lufte? Përgjigja është: prej brendisë së dikujt. Kjo është ajo që na kanë mësuar Profetët: dhe ti nuk do të gjesh shembull tjetër në asnjë mësimdhënie që të jetë i barabartë në mrekullinë e kuptimit, me atë që na kanë mësuar Profetët e Zotit.
Profeti i shenjtë (S) dërgoi një ushtri për të luftuar armiqtë e jashtëm. Luftëtarët fitimtarë u kthyen dhe Profeti shkoi menjëherë t’iu urojë mirëseardhjen. Shikoni ndjenjën e rastit dhe të momentit të Profetit. Në një kohë kur ai pritet t’i urojë ata dhe t’i mirëpresë ata me një “Bravo”, Profeti (S) u tha:


“Shpërblimi qoftë mbi ju që keni marrë pjesë në Xhihadin e vogël dhe që keni akoma të paguani Xhihadin e madh”! Të befasuar shokët e tij thanë: “O i dërguar i Allahut, ne nuk kemi përpara ndonjë luftë tjetër më të madhe se kjo që sapo e patëm?” Profeti u përgjigj: lufta më e madhe është xhihadi kundra egos. Ky xhihad është lufta e të bërit qenie njerëzore. Kjo është pikëpamja e ofruar nga Islami për të kuptuarit e njeriut për luftën kundër vetë trupit të tij. Nga ky këndvështrim Kurani thotë: “Ai që e pastron shpirtin në të vërtetë arrin shpëtim, dhe ai që korruptohet (prishet) dështon me siguri.” (91:9-10).


Çështje si këto nuk mund të përmblidhen nga mësime të tjera të cilat as nuk kanë kapacitet të nevojshëm t’i përmbajnë ato as hapësirën për urdhëra dhe ideale të tilla.


shqipëroj: Brikena Demiri

copyright © dielli.net. All rights reserved.
Tekstet e prezentuara domosdoshmërisht nuk përfaqësojnë politikën e redaksisë të dielli.net!