ASPEKTE SHPIRTËRORE TË HAXHXHIT
Përkthim i bisedës së Imam Zejnul-′Abidinit me Shibliun, rreth Haxhxhit.
Pas kthimit nga Haxhi, Imam Zejnul-′Abidini u takua me një njeri të quajtur el-Shibli.
Imami e pyeti: ″A e kryve Haxhxhin, o Shibli?″
Ai tha: ″Po, o pasardhësi i të Dërguarit të Allahut (s).″
Atëherë Imami i tha: ″A mbërrite në Mikat, hoqe rrobat e qepura dhe more ghusl?″
Ai u përgjigj: ″Po.″
Imami e pyeti: ″Kur arrite në Mikat, a kishe për qëllim të hiqje rrobën e mëkatit dhe të vishje rrobën e nënshtrimit?″
Ai u përgjigj: ″Jo.″
Imami e pyeti: ″E kur hoqe teshat e qepura, a kishe për qëllim të hiqje kapardisjen, hipokrizinë dhe bindjet e shtrembëta?″
Ai tha: ″Jo.″
Imami e pyeti: ″Po kur more ghusl, a synove larjen e fajeve dhe të gjynaheve?″
Ai u përgjigj: ″Jo.″
Imami tha: ″Atëherë as nuk ke mbërritur në Mikat, as i ke hequr rrobat e qepura, e as nuk ke marrë ghusl!″
Pastaj Imami e pyeti: ″A u pastrove, veshe ihramin dhe lidhe nyjën për Haxhxh?″
Ai tha: ″Po.″
Imam e pyeti: ″Atëherë, kur u pastrove, veshe ihramin dhe lidhe nyjën për Haxhxh, a kishe për qëllim të pastroheshe nga drita e pendesës së sinqertë ndaj Allahut, të Lartit?″
Ai u përgjigj: ″Jo.″
Imami e pyeti: ″Dhe kur e veshe ihramin, a kishe për qëllim t′ia ndalosh vetes atë që Allahu i Lavdishëm të ka ndaluar?″
Ai u përgjigj: ″Jo.″
Imami e pyeti: ″Dhe kur e lidhe nyjën për Haxhxh, a kishe për qëllim të zgjidhje të gjitha nyjet që s′janë për Allahun?″
Ai tha: ″Jo.″
Imami i tha: ″As nuk je pastruar, as nuk ke vënë ihram e as nuk e ke lidhur nyjën për Haxhxh!″
Pastaj, Imami e pyeti: ″A hyre në Mikat, fale dy rekatet e ihramit dhe the telbijen?″
Ai u përgjigj: ″Po.″
Imami e pyeti: ″E, kur hyre në Mikat, a kishe për nijet takimin shpirtëror me Allahun?″
Ai tha: ″Jo.″
Imami e pyeti: ″E, kur fale dy rekatet, a kishe për qëllim t′i afrohesh Allahut përmes veprës më të mirë dhe virtytit më të madh të robërve të Tij?″
Ai u përgjigj: ″Jo.″
Imami e pyeti: ″Por kur the telbijen, a kishe për qëllim shqiptimin për hir të Allahut, i Madhëruar qoftë, në bindje të përsosur dhe përmbajtje nga çdo mëkat?″
Ai tha: ″Jo.″
Imami i tha: ″As nuk ke hyrë në Mikat, as nuk je falur e as nuk e ke thënë telbijen!″
Atëherë Imami e pyeti: ″A hyre në Harem, a e pe Qa′ben dhe a e fale namazin?″
Shibli tha: ″Po.″
Imami e pyeti: ″Kur hyre në Harem, a kishe për qëllim t′ia ndaloje vetes përgojimin e të gjithë muslimanëve?″
Ai u përgjigj: ″Jo.″
Imami e pyeti: ″Dhe kur arrite Mekkën, a bëre nijet me zemër se qëllimi yt është Allahu?″
Ai u përgjigj: ″Jo.″
Imami i tha: ″Atëherë as nuk ke hyrë në Harem, as e ke parë Qa′ben e as nuk ke falur namaz!″
Pastaj Imam e pyeti: ″A bëre tawafin, preke cepat dhe kryve sa′inë (midis Safasë dhe Merwasë)?″
Ai tha: ″Po.″
Imami e pyeti: ″E, kur bëre sa′i, a kishe qëllim strehimin tek Allahu me ndërgjegjësimin se Njohësi i Ghajbit e di këtë për ty?″
Ai u përgjigj: ″Jo.″
Imami i tha: ″Atëherë nuk ke bërë tavaf rreth Shtëpisë së Allahut, as ia ke prekur kulmet e as nuk e ke kryer sa′inë!″
Pastaj Imam e pyeti: ″A ia dhe dorën (për bejat) Gurit të Zi, qëndrove në Mekamin e Ibrahimit dhe fale dy rekate aty?″
Ai u përgjigj: ″Po.″
(Kur dëgjoi këtë) Imami psherëtiu thua se po jepte shpirt e tha: ″Ah! Ah!″ Atëherë Imami foli: ″Ai që ia jep dorën Gurit të Zi, i ka dhënë dorën Allahut, të Lartit; ndaj dëgjomë, o i mjerë! Mos e humb shpërblimin e asaj që ka shenjtëri të madhe, dhe mos e zhvleftëso këtë bejat duke mëkatuar e duke përvetësuar haramin si shkelësit.″
Pastaj Imami e pyeti: ″Kur qëndrove në Mekamin e Ibrahimit (′a), a kishe për qëllim të kryeje çdo akt nënshtrimi dhe t′i braktisje të gjitha mëkatet?″
Ai u përgjigj: ″Jo.″
Imami e pyeti: ″E kur i fale dy rekatet, a kishe për qëllim të kryeje lutjen e Ibrahimit dhe ta përulje hundën e Shejtanit (në dh�) me namazin tënd?″
Ai u përgjigj: ″Jo.″
Imami i tha: ″Atëherë nuk ia ke dhënë dorën Gurit të Zi, as nuk ke qëndruar në Mekam e as nuk ke falur dy rekate atje!″
Pastaj Imami e pyeti: ″A shkove tek burimi i Zem Zemit dhe pive ujin e tij?″
Ai u përgjigj: ″Po.″
Imami e pyeti: ″A kishe për qëllim të shkoje drejt bindjes e t′i mbyllje sytë nga mëkati?″
Ai u përgjigj: ″Jo.″
Imami tha: ″Atëherë nuk ke shkuar tek ai e as ia ke pirë ujin!″
Pastaj, Imami e pyeti: ″A e kryve sa′inë midis Safasë dhe Merwasë duke ecur nga njëra te tjetra?″
Ai u përgjigj: ″Po.″
Imami e pyeti: ″A kishe për nijet të qenit midis shpresës dhe frikës?″
Ai u përgjigj: ″Jo.″
Imami tha: ″Atëherë nuk e kryer sa′inë, e as ke ecur midis Safasë dhe Merwasë!″
Pastaj Imami e pyeti: ″A u nise për Mina?″
Ai u përgjigj: ″Po.″
Imami e pyeti: ″A e kishe qëllim t′i ruaje njerëzit nga gjuha, zemra dhe duart e tuaja?″
Ai u përgjigj: ″Jo.″
Imami i tha: ″Atëherë nuk je nisur për Mina!″
Pastaj Imam e pyeti him: ″A u ndale në ′Arafat, ngjite Malin e Mëshirës, njohe (hakikatin) e Luginës së Nemires dhe iu lute Allahut, i Madhëruar qoftë, në shënjën e Nemiratit?″
Ai u përgjigj: ″Po.″
Imami e pyeti: ″Gjatë qëndrimit në ′Arafat, a u ndërgjegjësove për njohjen nga Allahu, Lavdi pastë, e të gjitha mësimeve dhe degëve të dijes, dhe a e kuptove se Ai zotëron Librin tënd të Veprave dhe dijeni për nefsin dhe zemrën tënde?″
Ai u përgjigj: ″Jo.″
Imami e pyeti: ″Gjatë ngjitjes në Malin e Mëshirës a kishe për qëllim të kuptuarit se Allahu është Mëshirëplotë ndaj çdo besimtari dhe besimtareje dhe se Ai është Waliu i të gjithë muslimanëve dhe muslimaneve?″
Ai u përgjigj: ″Jo.″
Imami e pyeti: ″Po në Nemire, a u zotove që nuk do t′i këshillosh të tjerët (për diçka) pa e kryer vetë (më parë), dhe se nuk do t′i qortoje ata (për diçka) përderisa ta kesh parandaluar veten (prej saj)?″
Ai u përgjigj: ″Jo.″
Imami e pyeti: ″E kur qëndrove tek shenja e Nemiratit, a kishe qëllim vetëdijësimin se ato janë dëshmitarë për veprat tuaja të nënshtrimit, mbrojtje për ty me Engjëjt Mbrojtës, sipas urdhrit të Zotit të Qiejve?″
Ai u përgjigj: ″Jo.″
Imami tha: ″Atëherë nuk ke qëndruar në ′Arafat, as je ngjitur Malit të Mëshirës, as nuk e ke kuptuar (hakikatin e) Nemires, as nuk je lutur, e as nuk ke qëndruar te Nemiratet!″
Pastaj Imam e pyeti: ″A kalove midis Muzdelifes, fale dy rekate përpara kësaj, ece në Muzdelife, more gurët së andejmi dhe kalove nëpër Mash′ar ul-Haram?″
Ai u përgjigj: ″Po.″
Imami e pyeti: ″Kur fale dy rekatet, a i synove si namaz falënderimi në prag të ditës së dhjetë, në mënyrë që çdo vështirësi të të largohej dhe çdo lehtësim të të mundësohej?″
Ai u përgjigj: ″Jo.″
Imami e pyeti: ″E kur ece midis dy shenjave pa u kthyer as djathtas as majtas, a kishe për qëllim të mos shmangeshe as djathtas as majtas nga dini hakk, as me zemrën, as me gjuhën e as me gjymtyrët e tu?″
Ai u përgjigj: ″Jo.″
Imami e pyeti: ″Po kur ece në Muzdelife dhe more gurët, a kishe për qëllim hedhjen e tërë mëkateve dhe injorancës nga vetja, arritjen e të gjitha degëve të dijes dhe (kryerjen) e të gjitha veprave (të mira)?″
Ai u përgjigj: ″Jo.″
Imami e pyeti: ″Dhe kur kalove nëpër Mash′ar-i Haram, a kishe për qëllim ta bëjë zemrën të kuptojë me kuptimin e njerëzve të tekwasë ndaj Allahut, Fuqiplotit, të Lavdishmit?″
Ai u përgjigj: ″Jo.″
Imami tha: ″Atëherë nuk ke kaluar tek dy shenjat, as i ke falur dy rekatet, as ke ecur në Muzdelife, as nuk i ke marrë gurët atje e as ke kaluar nëpër Mash′ar-i Haram!″
Pastaj Imam e pyeti: ″A mbërrite në Mina, gjuajte (gurët) në Xhamarah, rruajte kokën, bëre kurbanin, fale namazin në Mesxhid el-Khif, u ktheve në Mekë dhe bërë tawafin final?″
Ai u përgjigj: ″Po.″
Imam e pyeti: ″E kur mbërrite Minanë dhe gjuajte në Xhamarat, a kishe nijet arritjen e qëllimit dhe përmbushjen e dëshirave të tua nga Zoti yt?″
Ai tha: ″Jo.″
Imami e pyeti: ″Dhe kur gjuajte në Xhamarat, a kishe për qëllim të gjuaje Iblisin dhe ta zemëroje atë duke e plotësuar Haxhxhin tënd të paçmuar?″
Ai u përgjigj: ″Jo.″
Imam e pyeti: ″Po kur e rruajte kokën, a kishe për qëllim të pastroheshe nga tërë ndytësia dhe pasojat e shkeljeve ndaj të tjerëve, dhe lënien pas të mëkateve (duke u bërë) ashtu siç të ka lindur nëna?″
Ai tha: ″Jo.″
Imami e pyeti: ″Dhe kur u fale në Mesxhid el-Khif, a kishe si qëllim të mos i frikësohesh askujt përveç Allahut, Fuqiplotit, të Madhërishmit, dhe mëkateve tuaja, e të mos shpresosh te askush përveç Allahut, të Lartësuarit?
Ai u përgjigj: ″Jo.″
Imami e pyeti: ″Po kur preve kurbanin, a synove t′ia prisje fytin lakmisë duke iu përngjitur hakikatit të tekwasë dhe ndërgjegjësimit se po ndjek traditën e Ibrahimit (′a) në flijimin e të birit, frytin dhe lulen kundërmuese të zemrës së tij, dhe se po ia mban të gjallë traditën për ata që vijnë pas tij, dhe se ai (′a) e solli të birin tek Allahu, i Larti, për hir të Atij që e ka krijuar?″
Ai tha: ″Jo.″
Imami e pyeti: ″E kur u ktheve në Mekkë dhe kryve tawafin final, a kishe për qëllim të vazhdoje nga Mëshira e Allahut, të Lartit, e të ktheheshe tek bindja ndaj Tij, t′i përmbaheshe dashurisë së Tij, t′i kryeshe obligimet e Tij dhe t′i afroheshe Allahut, të Lartësuarit?″
Ai u përgjigj: ″Jo.″
Imam Zejnul ′Abidini i tha: ″Atëherë nuk ke mbërritur në Mina, as nuk ke gjuajtur në Xhamarat, as e ke rruajtur kokën, as nuk ke bërë ibadetin, as nuk je falur në Mesxhid el-Khif, as nuk e ke bërë tawafin final, e as nuk i je afruar (Allahut)! Kthehu, se nuk e ke kryer Haxhxhin!″
Shibliu filloi të qante mbi atë që kishte neglizhuar në kryerjen e Haxhxhit dhe vazhdoi të mësonte gjersa e kreu Haxhxhin e vitit pasues me dituri dhe bindje.
Trnasmetuar nga el-′Amili në el-Mustedrek ul-Wesa′il, vëll. X, ff. 166-172.
© dielli.net
2 Dhu′l-Kideh 1427/23 Nëntor 2006
|