Hadithe të zgjedhura nga Profeti i Bekuar (s)
© dielli.net
21.01.2007
-
″Virtyti i diturisë është më i dashur tek Allahu se virtyti i adhurimit.″
-
″Janë dy grupe nga ummeti im që, kur ata janë të devotshëm, ummeti im do të jetë në të drejtë e kur ata janë të prishur ummeti im do të korruptohet: dijetarët dhe sundimtarët.″
-
″Njeriu ndikohet nga besimi i miqve të tij, ndaj kujdes me kë shoqëroheni!″
-
″Kush e merr me të lehtë namazin nuk është prej meje. Për Allah, të tillët nuk do ta arrijnë kurrë Haudin.″
-
″Faleni çdo namaz sikur të ishte i fundit për ju.″
-
″Adhurimi i atij që e nxjerr jetesën me haram është si ngritja e një ndërtese mbi rërë.″
-
″Nderi i besimtarit qëndron tek vigjilimi natën (për ibadet), kurse respekti i tij tek mosvarja nga njerëzit.″
-
″Gjërat që i çojnë njerëzit më shumë në Xhennet janë devotshmëria dhe mirësjellja.″
-
″Mos shikoni vogëlsinë e mëkatit por madhështinë e Atij ndaj të cilit keni mëkatuar!″
-
″Kush përhap çështjet fetare pa kompetencë i bën dëm fesë, në vend që t′i shërbejë.″
-
″Tri gjërave i druhem për ummetin tim pas meje: shmangies pas diturisë, joshjeve devijuese dhe epshit të stomakut e të pjesëve intime.″
-
″Kush ruhet nga veset e stomakut, gjuhës dhe pjesëve intime është i mbrojtur nga të gjitha mëkatet.″
-
″Ai që i kalon dy ditë njësoj, është në humbje.″
-
″Ibadeti ka shtatëdhjetë degë; më e mira prej tyre është fitimi i jetesës me hallall.″
-
″O Ebu Dher! Shfrytëzoji pesë mundësi para pesë të tjerave: rininë përpara pleqërisë, shëndetin përpara sëmundjes, pasurinë përpara varfërisë, pushimin përpara ngutjes dhe jetën përpara vdekjes.″
-
″Zemërimi e prish imanin si uthulla mjaltin.″
-
″Hajri i dynjasë dhe i akhiretit është tek dija.″
-
″Dituria është depoja e Allahut mbi tokë dhe dijetarët janë të besuarit e Tij për atë. Ndaj, kush vepron sipas dijes së vet, në të vërtetë ka hapur depon e Tij.″
-
″Pyetni të diturit, rrini me të urtët dhe shoqërohuni me të varfrit!″
-
″Dy rekate të të martuarit janë më të vlefshme se qëndrimi zgjuar natën dhe agjërimi ditën i beqarit.″
-
″Kush martohet ka fituar gjysmën e imanit dhe duhet t′i frikësohet Zotit për gjysmën tjetër!″
-
″Më të privuarit e të vdekurve tuaj janë beqarët.″
-
″Fjala ′të dua′ e burrit nuk do ta lërë kurrë zemrën e gruas.″
-
″Dyert e mëshirës hapen në katër raste: kur bie shi, kur fëmija vështron me dashuri fytyrën e prindit, kur hapet Qa′bja dhe kur martohet dikush.″
-
″Rënkimi i banorëve të Xhehenemit është kryesisht prej shtyrjes së pendimit.″
-
″O ′Ali! I bekuar është ai që Allahu e vështron duke vajtuar për mëkatin që s′ia di kush, përveç Tij.″
-
″Pajtimi i dy personave është më i mirë për muslimanin sesa të gjitha lutjet dhe agjërimet së bashku.″
-
″Ai që drejton në punë të mira është si ai që i kryen ato.″
-
″Ai që e mërzit besimtarin nuk muna ta shlyejë fajin e vet edhe po t′i ofrojë atij tërë botën.″
-
″Kush fyen një besimtar më ka fyer mua.″
-
″Kur të takoheni, filloni me selam dhe përqafim, e kur të ndaheni nisuni duke kërkuar falje.″
-
″Kur ummeti im të presë nga të tjerët që të urdhërojnë për mirë dhe të ndalojnë nga e keqja, atëherë vërtet, do t′i kenë shpallur luftë Allahut.″
-
″Pengimi i një muslimani nga e ndaluara është tek Allahu si shtatëdhjetë haxhxhe të pranuara.″
-
″Kush urdhëron për mirë dhe ndalon nga e keqja është mëkëmbësi i Allahut dhe i të Dërguarit të Tij mbi tokë.″
-
″Fatkeqësia e shkaktuar nga gjuha është më e rëndë se ajo e shkaktuar nga tehu i shpatës.″
-
″Shkatërrimi i njeriut ndodhet në tri gjëra: stomakun, epshet dhe gjuhën.″
-
″Shpifja vepron më shpejt ndaj besimtarit sesa lebra ndaj lëkurës.″
-
″O ′Ali, nuk ka varfëri më të ashpër se injoranca dhe pasuri më të frytshme se intelekti; s′ka vetmi më të frikshme se krenaria, fitore si këshillimi, urti si moderimi, trashëgimi si mirësjellja e adhurim si meditimi.″
-
″O ′Ali, gënjeshtra është murtaja e fjalës, harresa murtajë e diturisë, përtacia murtajë e adhurimit, kapardisja (me nderet e bëra) murtajë e butësisë, despotizmi murtajë e trimërisë, krekosja murtajë e bukurisë dhe krenaria murtajë e fisnikërisë.″
-
″O ′Ali, tri gjëra të shpëtojnë: zaptimi i gjuhës, qarja për mëkatet e tuaja dhe kënaqja me shtëpinë që ke.″
-
″O ′Ali, tre tipare janë kujdestare të veprave: trajtimi i njerëzve me ndershmëri, justifikimi i miqve dhe lavdërimi i Allahut në çdo rrethanë.″
-
″O ′Ali, veprat e atyre që nuk gëzojnë tre tiparet e mëposhtme janë një hiç: përzotshmëria që pengon nga veprat e mosbindjes ndaj Allahut të Lartësuarit, të Madhëruarit; dija që mbron nga injoranca e budallenjve dhe intelekti që ndihmon në të shoqëruarit me njerëzit në mënyrë të sjellshme.″
-
″O ′Ali, të gjithë sytë do të vajtojnë në Ditën e Gjykimit, përveç këtyre treve: syrit që ka kaluar një natë pa gjumë për hir të Allahut, syrit që ulet përpara asaj që Allahu ka ndaluar të shihet dhe syri që loton nga frika e Allahut.″
-
″O ′Ali, katër gjëra janë të kota: ngrënia pas ngopjes, ndezja e kandilit natën me hënë, mbjellja në tokë shkëmbore dhe bërja nder të pamerituarve.″
-
″O ′Ali, katër gjëra çojnë më shpejt në ndëshkim: kthimi i nderit me keqtrajtim, shkelja e atij që nuk tregon armiqësi, thyerja e besës ndaj atij që e mban atë me ty dhe ndërprerja e lidhjeve me të afërmit që të trajtojnë siç duhet.″
-
″Tre janë tiparet e atij që don të duket: aktivizohet shumë ndër njerëz, bëhet përtac kur ndodhet vetëm dhe dëshiron të lavdërohet në të gjitha situatat.″
-
″Tre janë tiparet e hipokritit: kur flet gënjen, kur i besohet zhgënjen, kur premton shkel.″
-
″Tri janë shenjat e përtacit: vonon derisa neglizhon, neglizhon derisa çon dëm dhe çon dëm derisa mëkaton.″
-
″Shenjat e injorantit janë: të fyen kur e shoqëron dhe të shan kur e braktis; të mban borxhli nëse të jep diçka dhe tregon mosmirënjohje nëse i jep diçka; të tradhëton nëse i beson një sekret e të akuzon (për tradhëti) nëse të tregon një sekret. Bëhet mosmirënjohës, i ashpër dhe i vrazhdë nëse është i pasur, mohon haptas mirësitë e Allahut nëse është i varfër; e tepron kur është i lumtur dhe humbet shpresat kur trishtohet; gajaset kur qesh dhe bulurin kur qan. Injoranti shan të përzotshmit; as nuk e don e as nuk e respekton Allahun; as nuk druhet prej Tij e as nuk e kujton. Ai të lavdëron me tepri nëse ia bën qejfin dhe do të akuzon për gjëra që s′i ke nëse nuk ia bën.″
-
″Shenjat e ndershmërisë janë katër: besnikëria, besimi në premtimin dhe ndëshkimin Hyjnor, mbajtja e fjalës dhe shmangia e hiles.″
-
″Shenjat e imanit janë butësia, inteligjenca dhe turpi.″
-
″Shenjat e sabrit janë katër: durimit para fatkeqësive, vendosmëria në vepra të mira, modestia dhe mëshira.″
-
″Shenjat e të sinqertit janë katër: gjykon drejt, i nënshtrohet së vërtetës, pëlqen për njerëzit atë që pëlqen edhe për vete dhe nuk shtyp kurrë askënd.″
-
″Shenjat e atyre që duan të duken janë: punon fort nëse dikush e sheh dhe bëhet përtac kur është vetëm; kërkon lavdërimin e të tjerëve në çdo veprim dhe mohon (meritat e të tjerëve) për t′u dalluar.″
-
″Katastrofat duhen pritur kur mëkatarët bëhen prijësa, prijësat bëhen shërbëtorë dhe gjynahqarët respektohen.″
-
″Ecja e nxituar ia largon bukurinë besimtarit.″
-
″Jini të butë me fisnikun që është ulur (në rang), të pasurin që humb (pasurinë) dhe të diturin që bie në duar të injorantëve.″
-
″I mallkuar qoftë ai që ua ngarkon telashet e tij të tjerëve.″
-
″Morali ynë (Ehl-i Bejtit) është falja e atyre që na kanë shkelur dhe dhënia atyre që na kanë privuar.″
-
″Allahu urren dy tinguj: klithmën e vajtimit kur bie fatkeqësia dhe melodinë e fyellit kur bie begatia.″
-
″Dija mbahet ne depozita, çelësi i të cilave është pyetja. Pyetni sa të jetë e mundur, Allahu ju mëshiroftë. Shpërblimi i të pyeturit u shkruhet katër vetëve: pyetësit, përgjigjësit, dëgjuesit dhe inkurajuesit.″
-
″Engjëjt e qiejve dhe të tokës mallkojnë atë që jep fetva pa dije.″
-
″Ai që bën si i varfër do të bëhet i varfër.″
-
″Pas idhujtarisë, gjëja më e rëndësishme për të cilën jam paralajmëruar është debati i ndezur.″
-
″Kush mashtron, lëndon ose gënjen një musliman nuk është prej nesh.″
-
″Allahu e bekoftë robin që flet mirë për të fituar (shpërblimin hyjnor) dhe përmbahet nga të folurit e keq për të shpëtuar (nga ndëshkimi hyjnor).″
-
″Burimi i mirëpeshimit është Allahu, kurse i ngutjes Shejtani.″
-
″Më besimtarët ndër ju janë më të sjellshmit.″
-
″Arshi Hyjnor lëkundet dhe Allahu zemërohet saherë që një gjynahqar lavdërohet.″
-
″Kjo dynja është burg për besimtarët dhe parajsë për jobesimtarët.″
-
″Besimtari mund të mësohet me gjithçka, përveç gënjeshtrës dhe mashtrimit.″
-
″Pikëllimi është pendim.″
-
″Heqja dorë nga keqbërja është sadaka.″
-
″Zuhdi është të shpërfillësh shpresat, falënderosh për çdo favor dhe të përmbahesh nga harami.″
-
″Mos bëni kurrë bamirësi për t′u dukur dhe mos e shpërfillni kurrë atë nga turpi.″
-
″Dy fjalë janë të çuditshme: e urta që nxjerr budallai � pranojeni atë, dhe e budallepsura që shqipton i urti � faleni atë.″
-
″Mëshira lëshohet mbi bamirësit e palëvduar.″
© dielli.net
|