Lutje të Imam Zejnul -‘Abidinit nga es-Sas?fetu?s-Sexhxh?dijeh
© dielli.net
18.07.2008

PËRMBAJTJA:
Lutja e tij në kërkimin e çlirimit nga mëkatet ose përgjërimin e faljes së mangësive

Lutja e tij mbi tiparet morale fisnike dhe veprat kënaqëse për Zotin
Lutja e tij në halle, përpjeke e çështje të vështira
Lutja e tij në përmendje dhe kërkim pendese
Lutja e tij për rezultate të mira 
Lutja e tij në mëngjes dhe mbrëmje
Lutja e tij në rrëfimin e mangësive në falënderim
Lutja e tij në shtytjen e dredhisë së armiqve dhe largimin e ashpërsisë së tyre
Lutja e tij në kërkim faljeje dhe mëshire 


Lutja e tij në kërkimin e çlirimit nga mëkatet ose përgjërimin e faljes së mangësive


1 O Zot, O Ai, përmes Mëshirës së të Cilit kërkojnë ndihmë mëkatarët!


2 O Ai, te përkujtimi i bamirësisë së të Cilit vrapojnë të pikëlluarit!


3 O Ai, nga frika e të Cilit qajnë shkelësit!


4 O Rehati e çdo të huaji të vetmuar! O Lehtësim i tërë zemërvrarëve dhe të pikëlluarve! O Ndihmë e çdo të braktisuri dhe të veçuari! O Mbështetje e çdo të përzëni nevojtar!


5 Ti je Ai, që ka përfshirë gjithçka në mëshirë dhe dije


6 Ti je Ai, që i ka caktuar çdo krijese hisë nga favoret e Tij!


7 Ti je Ai, falja e të Cilit është më e lartë se dënimi i Tij!


8 Ti je Ai, mëshira e të Cilit ia kalon zemërimit të Tij!


9 Ti je Ai, dhurimi i të Cilit është më i madh se kursimi i Tij!


10 Ti je Ai, me mëshirën e të Cilit përfshihen tërë krijesat!


11 Ti je Ai, që s’kërkon shpërblim prej atij të cilit i jep!


12 Ti je Ai, që s’e tepron në dënimin e kujt s’Të bindet!


13 Dhe unë, o Zoti im, jam shërbëtori Yt të cilin e ke urdhëruar të lutet dhe i cili tha: Jam në shërbimin dhe dispozicionin Tënd! Ja ku jam, o Zoti im, i përdhesur para Teje.


14 Jam ai, të cilit shkeljet ia kanë kërrusur shpinën! Jam ai, të cilit mëkatet ia kanë shkurtuar jetën! Jam ai, që ka qenë i pabindur në paditurinë e tij, ndërsa Ti s’e meritoje këtë prej tij!


15 A do jesh, o Zoti im, i mëshirshëm ndaj kujt Të përgjërohet, që ta sjell përgjërimin tim tek Ti? A do ta falësh atë, i cili Të qahet, që të nxitoj të vajtoj sa më parë? A do tregosh durim ndaj atij që e përdhes fytyrën para Teje përulësisht? A do ta çlirosh nga nevoja atë që Të ankohet për nevojën e tij prej të skamuri në mirëbesim?


16 Zoti im, mos e zhgënje atë që s’gjen dhurues tjetër veç Teje, dhe mos e braktis atë që s’lirohet dot nga nevoja për Ty nëpërmjet më pak se Teje!


17 Zoti im, bekoje, pra Muhammedin dhe Familjen e tij, mos m’u kthe mënjanë kur të Ta kem drejtuar fytyrën, mos më privo kur të T’jem përgjëruar, e mos ma godit vetullën me refuzim kur të T’jem paraqitur!


18 Ti je Ai që e ka përshkruar Veten përmes mëshirës, ndaj bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij e ki mëshirë ndaj meje! Ti je Ai që e ke quajtur Veten përmes faljes, ndaj falmë mua!


19 Ti, o Zot, ma ke parë rrëkenë e lotëve nga frika Jote, regëtimën e zemrës nga tmerrimi Yt, e dridhjen e gjymtyrëve në drojë prej Teje.


20 E tërë kjo nga turpi im para Teje nga veprat e mia të këqija! Ndaj, zëri më është mbytur, e s’Të thërret dot më, dhe gjuha më është lidhur, e nuk përshpërit më lutje.


21 Zoti im, Ty, pra Të takon lavdërimi! Sa shumë nga ngecjet e mia ke mbuluar pa më zbuluar sheshit! Sa shumë nga mëkatet e mia ke mbështjellë pa ma nxjerrë namin! Sa faje kam kryer, e Ti prapë s’ua çorre tej mbulojën, s’më ngulfate me poshtërsinë e tyre të urryeshme e as ma nxore turpin tim açik për fqinjët që kërkojnë të meta tek unë dhe lakmuesit e favorit Tënd ndaj meje!


22 Por kjo s’më pengoi nga të kaluarit në prapësitë që Ti m’i njeh!


23 Kush, pra është më i paditur se unë, o Zoti im, për sjelljen e tij të drejtë? Kush është më i pavëmendshëm se unë për fatin e tij të mirë? Kush është më larg se unë nga kërkimi i ndreqjes së vetes? Sepse unë e shpenzoj rizkun që më ke dërguar, në mosbindje, të cilën ma ke ndaluar! Kush zhytet më thellë në të gënjeshtrën e është më fort guxues në të keq se unë? Sepse ngurroj mes thirrjes Tënde dhe asaj të Shejtanit e pastaj ndjek thirrjen e tij pa qenë i verbër në dijeninë time për të ose harraq ndaj të kujtuarit e tij,


24 duke qenë i sigurt se thirrja Jote shpie në Xhennet ndërsa e tija në Zjarr!


25 Lavdi paç! Sa i mrekullueshëm dëshmimi që jap ndaj egos time dhe radhitja e çështjeve të mia të fshehta!


26 Dhe më e mrekullueshme se kjo është mosngutja Jote me mua, ngadalësia Jote në kujdesjen për mua! Kjo jo pse kam ndonjë nder tek Ti, po se më ke pritur me durim dhe je i begatë ndaj meje që të tërhiqem nga mosbindja, e cila s’Të kënaq dhe të heq dorë nga punët e këqija që më turpërojnë, e pse do më shumë të më falësh se të më dënosh!


27 Po unë, o Zoti im, jam më i rënduar në mëkate, më i shëmtuar në hapa, më i pahijshëm në vepra, më i zhgrehur në nxitimin tek e shtrembra, më i dobët në zgjimin ndaj bindjes Tënde, dhe më pak i vëmendshëm e përfillës ndaj kërcënimeve të Tua se ç’mund të T’i numëroj gabimet apo ç’kam fuqi të T’i tregoj mëkatet.


28 Po qortoj veç egon time, duke lypur butësinë Tënde, përmes të cilës punët e mëkatarëve vihen për fill, dhe shpresuar në mëshirën Tënde, përmes të cilës qafat e shkelësve lirohen.


29 O Zot, kjo është qafa ime, e robëruar nga gjynahet, bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij e liroma me faljen Tënde! Kjo është shpina ime, e kërrusur nga shkeljet, bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij e lehtësoma me mirësinë Tënde!


30 Zoti im, sikur të qaja gjersa të më binin qepallat, të vajtoja gjersa të më ngjirej zëri, të qëndroja para Teje gjersa të më ënjteshin këmbët, të Të përulesha gjersa të më dilte shpina vendit, të Të përgjunjesha gjersa të më binin kokërdhokët, të haja dheun e tokës për tërë jetën, të pija ujin e gropave gjer në fundin e ditëve të mia, të Të përmendja përgjatë gjithë këtyre, gjersa të më linte gjuha, e të mos e ngrija shikimin drejt horizonteve të qiellit nga turpi para Teje, prapë nuk do e meritoja, edhe pas të gjitha këtyreve fshirjen e asnjë prej punëve të mia të këqija!


31 Ndonëse ti më fal kur meritoj faljen Tënde dhe më ndjen kur meritoj ndjesën Tënde, unë prapë nuk jam i denjë për këtë, me çfarë kam merituar, e as i vlefshëm për këtë përmes hakut, ngase shpërblimi im prej Teje nga e para që Të jam mosbindur është Skëterra! Ndaj në m’dënofsh, s’më hyn në hak.


32 Zoti im, meqë më ke mbrojtur me mbulesën Tënde e s’më ke zbuluar, më ke pritur me durim nëpërmjet bujarisë Tënde, e drejt dënimit s’më ke nxituar, më ke treguar mëshirë përmes begatisë Tënde, dhe favorin Tënd ndaj meje s’e ke ndryshuar as mirësitë ndaj meje s’i ke turbulluar, ki mëshirë për lutjen time të hapur, mjerimin tim të rëndë, dhe gjendjen time të keqe!


33 O Zot, bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij, mbromë nga punët e pabindura, më punëso në bindje, siguromë kthim të shkëlqyer [kah Ti], pastromë përmes pendesës, forcomë përmes ruajtjes nga mëkati, vërmë për fill përmes mirëqenies, bëmë ta shijoj ëmbëlsinë e faljes, bëmë robin e liruar të ndjesës Tënde dhe shërbëtorin e lëshuar nga mëshira Jote, e më shkruaj për një siguri nga pakënaqësia Jote! Jepma sihariqin e kësaj tek e menjëhershmja, jo e shtyra - një sihariq që ta njoh - e bëma të ditur një shenjë në të të cilën ta shoh qartë!


34 Kjo s’do të Të shtrëngojë në begatinë Tënde, trazojë në fuqinë Tënde, ngjitet përmbi mosngutjen Tënde, apo Të lodhë në dhuratat e mëdha, që tregohen nga shenjat e Tua. Vërtet, Ti bën çfarë don, Ti vendos çfarë dëshiron. Ti je i fuqishëm mbi gjithçka.


Lutja e tij mbi tiparet morale fisnike dhe veprat kënaqëse për Zotin


1 O Zot, bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij, bëj që besimi im të arrijë besimin më të përsosur, bëje sigurinë time më të shkëlqyerën siguri, dhe ngrite qëllimin tim te më i miri qëllim ndërsa veprën time tek më e mira vepër!


2 O Zot, plotësoma qëllimin përmes butësisë Tënde, ndreqma sigurinë përmes asaj që është me Ty, e rregulloma të prishurën në mua përmes fuqisë Tënde!


3 O Zot, bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij, kursemë nga shqetësimet që më shpërqendrojnë, më punëso në atë për të cilën do më pyesësh nesër, e lërmë t’i kaloj ditët në atë për çfarë më ke krijuar! Liromë nga nevoja, zgjeroje rizkun Tënd për mua, e mos më tundo me mosmirënjohje! Lartësomë e mos më moleps me krenari! Bëmë të Të adhuroj Ty e mos ma prish adhurimin me vetadmirim! Bëj që e mira të rrjedhë nga duart e mia mbi njerëzit e mos e fshij atë pse i bëj të ndihen borxhli! Jepmi tiparet më të larta morale dhe më ruaj nga mburrja!


4 O Zot, bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij, mos më ngrit asnjë shkallë para njerëzve pa më ulur po aq brenda vetes e mos sill lartësim të jashtëm për mua pa të njëtin poshtërim të brendshëm në mua!


5 O Zot, bekoje Muhammedin dhe Familjen e Muhammedit, jepmë të shijoj një udhërrëfim të shëndoshë të cilin s’kërkoj ta zëvendësoj, një shteg të vërtete nga i cili nuk dredhoj, e një qëllim për sjellje të drejtë, në të cilin s’kam dyshime! Lërmë të jetoj për aq sa jeta ime të jetë dhuratë në të bindurit Ty, por në m’u bëftë jeta livadh për Shejtanin, mbërthemë tek Ti përpara se urrejtja Jote t’më vërë përtokë ose zemërimi Yt të forcohet!


6 O Zot, mos ngulit tek unë asnjë cilësi për të cilën do fajsohem, përderisa të mos e vësh për vijë, asnjë të metë për të cilën do qortohem, përderisa të mos e zbukurosh, asnjë tipar fisnik të mangët, përderisa të mos e kompletosh!


7 O Zot, bekoje Muhammedin dhe Familjen e Muhammedit dhe zëvendësoma mërinë e njerëzve të urrejtjes me dashuri, zilinë e njerëzve të paturpësisë me dashamirësi, dyshimin e njerëzve të drejtësishmërisë me besim, armiqësinë e atyre që janë pranë me miqësi, mosrespektin e të afërmve të barkut me përkushtim, braktisjen e farefisit me ndihmë, përngjitjen e lajkatarëve me dashuri të vënë për fije, refuzimin e shokëve me miqësi bujare, dhe ithtësinë e frikës së keqbërësve me ëmbëlsinë e sigurisë!


8 O Zot, bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij, caktomë një dorë ndaj kujt më hyn në hak, një gjuhë ndaj kujt debaton me mua, e një fitore mbi atë që më rri kokëfortë! Jepmë dredhim ndaj kujt më ngre kurthe, fuqi mbi atë që më shtyp, rrëzim të atij që më shan, e siguri prej kujt më kërcënon! Dhuromë sukses që t’i bindem kujt më drejton e të ndjek kë më udhëzon!


9 O Zot, bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij e drejtomë që t’i bëj ballë të pandershmit ndaj meje me këshillë të mirë, t’ia kthej kujt ndahet prej meje me përkushtim të butë, t’ia shpërblej atij që më privon me dhënie dorëlirë, t’ia paguaj atij që më shkëput me të bashkuar, t’i kundërvihem kujt shpif për mua me përmendje të shkëlqyer, të falënderoj për të mirën, e t’i mbyll sytë ndaj së keqes!


10 O Zot, bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij, më stolis me stolinë e të drejtësishmëve, e më vish në ornamentet e tekvasë, nëpërmjet përhapjes së drejtësisë, përmbajtjes së zemërimit, shuarjes së zjarrit të urrejtjes, bashkimit të njerëzve të ndarjes, ndreqjes së përçarjes, përhapjes së mirësjelljes, mbulimit të fajeve, butësisë së karakterit, uljes së krahut, bukurisë së edukatës, rëndesës së durimit, këndshmërisë në sjellje, përparësisë në vetpërsosje, parapëlqimit të dorëgjerësisë, përmbajtjes nga dënimi, dhurimit begati të pamerituarve, thënies së të vërtetës, sado e dhimbshme, të shikuarit e së mirës në fjalët dhe veprat e mia si pak, sado e shumtë qoftë, dhe të shikuarit e së keqes në fjalët dhe veprat e mia si shumë, sado e paktë të jetë! Përsose këtë për mua përmes bindjes së qëndrueshme, të kapurit pas bashkësisë, e refuzimit të sajuesve dhe vepruesve me mendjen e tyre!


11 O Zot, bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij, caktoma rizkun Tënd më të gjerë në pleqëri dhe fuqinë Tënde më të fortë kur të shterohem, mos më sprovo me përtaci në adhurimin Tënd, verbëri ndaj rrugës Tënde, ndërmarrje të asaj që i bie ndesh dashurisë për Ty, bërje bashkë me atë që është ndarë prej Teje, dhe ndarje prej atij që Të është bërë bashkë!


12 O Zot, më bëj të brof kah Ti në kohë pikëllimi, dhe të Të lutem në mjerim! Mos më tundo t’i lus ndihmë tjetërkujt veç Teje kur jam i pikëlluar, të përulem tjetërkujt duke i kërkuar kur jam i varfër, ose t’i lutem dikujt më pak se Ti kur kam frikë, se atëherë do meritoja braktisjen Tënde, mosdhënien Tënde, e kthimin Tënd mënjanë, O Më i Mëshirshmi i mëshiruesve!


13 O Zot, bëje dëshirimin, dyshimin dhe zilinë që më hedh në zemër Shejtani kujtim të plotfuqisë Tënde, përsiatje mbi pushtetin Tënd, e dredhi ndaj armikut Tënd! Bëje gjithçka që ai më nxit të kaloj nëpër gjuhë, - fjalët e pahijshme ose të shëmtuara, nxirjen e namit të mirë, dëshminë e rreme, përfoljen e një besimtari në mungesë a përgojimin e një të pranishmi, e të gjitha të ngjashmet - fjalë në lavdërimin Tënd, gjurmim në të lartësuarit Tënd, udhëtim në të madhëruarit Tënd, falënderim për favorin Tënd, njohje të bamirësisë Tënde, dhe numërim të mirësisë Tënde!


14 O Zot, bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij, mos lër të më hyhet në hak ndërkohë që mund të ma largosh, mos më lër të hyj në hak ndërsa e ke fuqinë të më pengosh, mos më lër të kequdhëzohem kur e ke aftësinë të më udhëzosh, mos më lër të varfërohem kur me Ty është kamja ime, mos më lër të jem i paturp kur prej Teje vjen pasuria ime!


15 O Zot, po vij tek falja Jote, po shkoj drejt e te ndjesa Jote, digjem për frenimin Tënd, e kam besim në begatinë Tënde, por nuk kam asgjë në vete që të kërkoj lejen Tënde, kurrgjë në punët e mia që të meritoj ndjesën Tënde, e as diçka në emrin tim pasi ta gjykoj vetveten përveç begatisë Tënde, ndaj bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij e dhuroma begatinë Tënde!


16 O Zot, bëma fjalën udhërrëfim, më frymëzo me frikënderim, më jep sukses në ç’është më e dëlirë, dhe punësomë në ç’Të kënaq më tepër!


17 O Zot, drejtomë të ec në më shembulloren udhë e bëmë të jetoj dhe vdes në besimin Tënd!


18 O Zot, bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij, lejomë të shijoj maturi, kthemë në një nga njerëzit e edukatës së mirë, provat e sjelljes së drejtë, dhe shërbëtorët e drejtësishmërisë, e siguromë ngadhënjim në vendin e Kthimit dhe më ruaj nga Prita!


19 O Zot, merr me Vete nga nefsi im atë që do ta pastrojë dhe lër për nefsin tim atë që do ta vërë për fill, se nefsi im do të shkatërrohet përveçse në e ruajtsh Ti!


20 O Zot, Ti je depot e mia kur pikëllohem, Ti je strehimi im kur privohem, nga Ti kërkoj ndihmë kur trazohem dhe me Ty është një zëvendësim për gjithçka të shkuar, një korrigjim për çdo gjë të prishur, e një ndryshim nga gjithë çka s’ke miratuar. Ndaj, trego mirësi ndaj meje me mirëqenie para molepsjes, pasuri para të kërkuarit, bukursjellje para kequdhëzimit; mjaftomë kundër barrës së turpit nga shërbëtorët, më jep siguri në Ditën e Kthimit, e dhuromë drejtudhëzim të shkëlqyer!


21 O Zot, bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij, largo prej meje me butësinë Tënde, ushqemë me favorin Tënd, vërmë në vijë me bujarinë Tënde, shëromë me bamirësinë Tënde, strehomë në hijen Tënde, mbështjellmë në kënaqësinë Tënde të mirë, dhe jepmë sukses që të arrij më të udhëzuarën çështje kur çështjet më ngatërrojnë, më të dëlirën punë kur punët duken të ngjashme, e më kënaqësin besim për Ty kur besimet bien ndesh!


22 O Zot, bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij, më kurorëzo me mjaftueshmëri, vendosmë në kujdestari të shkëlqyer, më jep të udhëzoj drejt, mos më tundo me bollëk, dhuromë lehtësim të shkëlqyer, mos ma bëj jetën mundim e telashe, dhe mos ma refuzo lutjen me kundërshtim, se unë s’Të shoqëroj ndonjë të dytë e s’të bëj shok askënd në lutje!


23 O Zot, bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij, ndalmë nga shkapërderdhja, përforcoma rizkun ndaj rrënimit, rritmi zotërimet duke m’i bekuar, dhe vërmë në rrugën e udhëzimit përmes devotshmërisë në çfarë shpenzoj!


24 O Zot, bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij, kursema barrën e fitimit, dhe siguro për mua pa llogari, që ndryshe të mos hutohem nga adhurimi Yt duke kërkuar e të mbart peshën e pasojave të liga të fitesës!


25 O Zot, dhuroma çfarë kërkoj me fuqinë Tënde e jepmë strehim nga çfarë frikohem me madhërinë Tënde!


26 O Zot, bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij, shpëtoma fytyrën duke më lehtësuar, e mos ma poshtëro dinjitetin duke më bërë nevojtar, që të mos kërkoj furnizim nga ata që Ti ke furnizuar apo t’i lyp dhurim më të keqit prej krijesave të Tua! Atëherë do të sprovohesha duke lavdëruar atë që më dha dhe do molepsesha duke fajësuar atë që m’u kursye, ndërkohë që Ti - e jo ata - je pronar i dhënies e i kursimit.


27 O Zot, bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij e siguromë shëndet në adhurim, shkëputje në dorëheqje, dije të vënë në veprim, dhe masë në abstenim!


28 O Zot, vulosma afatin me faljen Tënde, verifikoma pritshmërinë në shpresë të mëshirës Tënde lëmomi shtigjet që ta arrij kënaqësinë Tënde të mirë, dhe bëmi punët të mira në çdo gjendje timen!


29 O Zot, bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij, nxitmë të Të kujtoj në kohë pavëmendshmërie, punësomë në bindjen Tënde në ditë shpërfilljeje, hapma një rrugë të lëmuar drejt dashurisë Tënde, dhe plotësoma kështu të mirën e kësaj bote dhe tjetrës!


30 O Zot, bekoje, pra Muhammedin dhe Familjen e tij më të mirin nga çdo krijesë që ke bekuar para tij dhe cilado prej tyre që do bekosh pas tij, dhe {jepna të mira në këtë botë}, e të mira në tjetrën, dhe mbromë përmes mëshirës Tënde nga ndëshkimi i Zjarrit!


Lutja e tij në halle, përpjekje e çështje të vështira


1 O Zot, më ke ngarkuar lidhur me veten me atë që Të përket Ty më shumë se mua. Fuqia Jote mbi të dhe mua është më e madhe se fuqia ime, ndaj jepmë në veten time çfarë do të Të kënaqë me mua dhe merr për Vete kënaqësinë Tënde në mirëqenien e vetes time!


2 O Zot, nuk kam qëndresë në përpjekje, durim në molepsje, fuqi për t’i bërë ballë varfërisë. Ndaj mos ma bëj rizkun haram e mos më lër në dorë të krijesave të Tua, por kujdesu për nevojën time i Vetëm dhe shih Vetë të më mjaftosh!


3 Hidhmi sytë e kujdesu për mua në të gjitha çështjet, se në më lërsh në dorën time, do jem i paaftë karshi vetes pa e ndërmarrë dot atë, ku ndodhet hajri im. Në më lërsh në dorë të krijesave të Tua, ata do më rrullin vetullat, e në më bëfsh t’u drejtohem të afërmve, ata s’do pranojnë t’më japin; e në dhënshin, do japin pak, tërë turfullim, duke më bërë të ndihem borxhli dhe qortuar pa mbarim.


4 Ndaj, përmes begatisë Tënde, o Zot, liromë nga nevoja, me madhështinë Tënde, ngremë lart, me bollëkun Tënd të pakufi, hapma dorën, e me atë që është me Ty, mjaftomë!


5 O Zot, bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij, shporrma lakminë, ngremiu gardh mëkateve, bëmë të heq dorë nga të ndaluarat, mos ma jep guximin e prapësive, caktomë dashuri për çfarë është me Ty dhe kënaqje me ç’më vjen nga Ti, bekomë në atë që më siguron, atë që më akordon, dhe atë me çka më favorizon, dhe bëmë në të gjitha gjendjet të ruajtur, të mbikëqyrur, të mbuluar, të mbrojtur, të strehuar e të kujdesur!


6 O Zot, bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij e lërmë të përmbush gjithçka që ke urdhëruar mbi mua ose që ma ke bërë detyrim ndaj Teje, në një nga rrugët e bindjes Tënde, ose ndaj ndonjë prej krijesave të Tua, ndonëse trupin mund ta kem tejet të brishtë, forcën tejet të dobët, fuqinë të paaftë për ta arritur, ndërsa pronat e ç’më zotëron dora s’i rrok dot, kujtuar e patsha, ose harruar.


7 Kjo, Zoti im, është ndër ato që ke radhitur kundër Meje ndërkohë që vetë e kam shpërfillur. Lërmë ta kryej me dhënien Tënde të begatë dhe bollëkun që është me Ty - se Ti je i Pakufi, Bujar - që asgjë e saj të mos më mbesë kundra në mënyrë që të dëshirosh t’i lash hesapet e saj nga veprat e mia të mira ose të m’i bashkosh veprat e mia të këqija në ditën kur Të takoj Ty, Zoti im!


8 O Zot, bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij e furnizomë me dëshirë për të Të shërbyer për hir të gjendjes sime në ahiret, që t’ia dij asaj vërtetësinë në zemër, të mbizotërohem nga dorëheqja që në dynja, të bëj vepra të mira me mall, e të ruhem nga veprat e liga në frikë dhe drojë! Dhe jepmë një dritë, me të cilën të mund të ec mes njerëzve, të udhëzohem në dritëhije, në dyshim e pasiguri, përndritje të kërkoj!


9 O Zot, bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij dhe furnizomë me frikë për trishtimin e kërcënuar dhe përmallim për shpërblimin e premtuar, që të mund ta gjej kënaqësinë e asaj për të cilën Të përgjëroj dhe pikëllimin e asaj nga e cila T’kërkoj strehë!


10 O Zot, Ti e di atë që do m’i vërë në vijë punët në këtë botë dhe tjetrën, ndaj ki mirësi ndaj nevojave të mia!


11 O Zot, bekoje Muhammedin dhe Familjen e Muhammedit dhe furnizomë me hakun Tënd kur s’arrij dot të Të falënderoj për atë me të cilën më ke favorizuar në lehtësi dhe vështirësi, shëndet e ligështi, që të arrij të njoh në vetvete pushim në kënaqësi dhe qetësi shpirti në atë që ma ke bërë të detyrueshme në çdo lloj gjendjeje që mund të ndodhë: frikë dhe siguri, kënaqje e pakënaqësi, humbje dhe fitim!


12 O Zot, bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij dhe siguromë kraharor pa lakmi, që të mos lakmoj asnjë krijesë Tënden dhe çfarëdo nga begatia Jote e që të mos e shoh asnjë nga favoret e Tua ndaj cilësdo prej krijesave të Tua në fe ose dynja, mirëqenie ose frikënderim, bollëk ose lehtësi, pa shpresuar për vete më mirë se aq përmes Teje dhe vetëm nga Ti, që nuk ke shok!


13 O Zot, bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij e siguromë në këtë botë dhe tjetrën kujdes ndaj shkeljeve e vëmendje ndaj rrëshqitjeve në kënaqësi dhe zemërim, që të mbetem moskokçarës ndaj asaj që hyn tek unë nga dy gjendjet, të punoj për të T’u bindur, e ta pëlqej atë dhe kënaqësinë Tënde të mirë mbi gjithçka tjetër ndër miq edhe armiq. Atëherë armiku im mund të rrijë i sigurt nga keqbërja dhe zullumi im e miku im të dëshpërohet nga afrimi im dhe animi i dashamirësisë sime.


14 Bëmë prej atyre që Të luten me sinqeritet në lehtësi me lutjen e atyre që Të luten me sinqeritet në pikëllim! Vërtet, Ti je i Madhnueshëm, Lavdiplotë.


Lutja e tij në përmendje dhe kërkim pendese


1 O Zot, O Ai, të Cilin përshkrimi i përshkruesve s’e përshkruan dot!


2 O Ai, të Cilin shpresa e shpresuesve s’e tejkalon dot!


3 O Ai, me të Cilin paga e punëmirëve nuk humbet kurrë!


4 O Ai, që është objekti i përfundëm i frikës së adhuruesve!


5 O Ai, që është kufiri i përskajshëm i drojës së të devotshmëve!


6 Kjo është pozita e atij që mëkatet e kanë kaluar dorë më dorë. Frerët e shkeljes e kanë marrë galop, dhe Shejtani e ka bërë zap. Ai s’e kreu dot ç’i urdhërove nga mospërfillja dhe ndoqi atë që ia ndalove në dalldi,


7 si i padituri rreth fuqisë Tënde përmbi të ose mohuesi i begatisë së mirësisë Tënde ndaj tij, gjersa, kur iu hap syri i udhërrëfimit dhe retë e verbërisë u davarisën, ai e peshoi atë me të cilën kishte shkelur veten dhe reflektoi për atë me të cilën kundërshtoi të Zotin. Ai e pa mosbindjen e tij të paanë si të paanë dhe kundërvënien e tij të madhe si të madhe.


8 Ndaj u kthye kah Ti, me shpresën tek Ti i turpëruar para Teje, e Ta drejtoi përgjërimin Ty, duke patur besim në Ty. Ai u mbështet tek Ti në ashkun e vet me siguri dhe erdh’ drejt e tek Ti në frikë me sinqeritet. Malli i tij s’përmbante objekt malli veç Teje, dhe frika e tij iu largua çdo objekti frike veç Teje.


9 Ndaj qëndroi para Teje në përgjërim, me shikimin përdhe në përulësi, kokulur para fuqisë Tënde, në përunje; ai T’i tregoi në butësi ato sekrete që ia njeh më mirë; ai T’i numëroi në përulje ato mëkate që ia numëron më mirë; ai kërkoi ndihmë prej Teje para tmerrit ku është rrëzuar në dijen Tënde dhe shëmtisë që e ka turpëruar në gjykimin Tënd: mëkateve, kënaqësitë e të cilave i kanë kthyer shpinën e kanë ikur dhe pasojat e liga të të cilave kanë mbetur e janë ngjitur.


10 Ai s’do ta mohojë drejtësinë Tënde, Zoti im, në e dënofsh, e as do e shohë faljen Tënde si të madhe në e falsh dhe mëshirofsh, se Ti je Zoti Bujar, për të Cilin falja e mëkateve të mëdha është hiçgjë!


11 O Zot, ja ku jam, pra: Të kam ardhur duke T’iu bindur urdhrit (se Ti ke urdhëruar lutje) e duke Të kërkuar përmbushjen e premtimit, (se ke premtuar përgjigje) Ti ke thënë, Lutmuni, e Unë do t’ju përgjigjem


12 O Zot, bekoje, pra Muhammedin dhe Familjen e tij, dilmë me faljen Tënde siç të dola unë me rrëfimin tim, ngremë në këmbë nga gjymtitë fatale të mëkateve siç u ula unë përpara Teje, dhe mbulomë me mbulojën Tënde siç nuk nxitove të më hakmerresh!


13 O Zot, ngulitma synimin për të T’u bindur, forcoma mprehtësinë në adhurimin Tënd, jepma suksesin e punëve që do ta shpëlajë fëlliqësinë e shkeljeve, e kur të më marrësh, merrmë në besimin e pejgamberit Tënd Muhammed a.s..


14 O Zot, Të pendohem në këtë pozitë timen për mëkatet e mia, të mëdha e të vogla, veprat e mia të këqija, të brendshme e të jashtme, rrëshqitjet e mia, të kaluara e të tashme, me pendesën e atij që nuk i thotë vetes se mund të mosbindet prapë ose mendon fshehtas se mund t’i kthehet shkeljes.


15 Ti ke thënë, Zoti im, në tekstin e pacenueshëm të Librit Tënd, se e pranon pendesën nga shërbëtorët e Tu, i fal veprat e këqija, dhe i do pendestarët, ndaj pranoma pendesën siç ke premtuar, falmi veprat e këqija siç ke garantuar, dhe bëma të detyrueshme dashurinë Tënde siç ke përcaktuar!


16 Ty, Zoti im, Të përket përcaktimi im se nuk do t’i kthehem të papëlqyerës nga Ti, garancia ime se nuk do t’i kthehem asaj që ke qortuar, dhe zotimi im se do t’u qëndroj larg veprave të mosbindjes ndaj Teje.


17 O Zot, Ti e di më mirë ç’kam bërë, ndaj falma atë që di e kthemë përmes fuqisë Tënde nga ajo që Ti e do!


18 O Zot, ndaj meje numërohen haqet që më rrinë në kujtesë dhe haqet që i kam harruar, ndërkohë që të gjitha mbeten në syrin Tënd, që nuk flë kurrë dhe dijen Tënde, që nuk harron! Ndaj shlyeji të zotët e tyre, lehtësoje barrën e tyre ndaj meje, ngrite peshën e tyre nga unë, dhe më ruaj nga afrimi te soji i tyre!


19 Por unë, o Zot, s’mund t’i jem besnik pendesës time pa ruajtjen Tënde, e as përmbahem dot nga shkeljet pa forcën Tënde. Ndaj, forcomë me një forcë të mjaftueshme dhe më ki kujdes me një ruajtje mbrojtëse!


20 O Zot, në T’u pendoftë ndonjë shërbëtor, ndërkohë që në njohjen Tënde të së Padukshmes ai e then pendesën dhe i kthehet mëkatit e shkeljes, kërkoj strehë tek Ti nga të qenit i tillë! Ndaj bëma këtë pendesë timen pendesë, pas së cilës nuk do më duhet tjetër dhe pendesë që do ta obligojë fshirjen e asaj që ka kaluar dhe siguri në atë që mbetet!


21 O Zot, kërkoj falje prej Teje për padijen time, dhe të lus të m’i shpërfillësh veprat e këqija! Ndaj bashkomë në strehën e mëshirës Tënde përmes hirit dhe mbulomë me mbulojën e mirëqenies Tënde përmes dorëhapjes!


22 O Zot, Të pendohem për gjithçka të kundërt me vullnetin Tënd ose të largët me dashurinë Tënde - mendimet e zemrës sime, vështrimet e syve të mi, fjalosjet e gjuhës sime - me një pendesë, përmes së cilës çdo pjesë e trupit të rrijë e sigurt me Ty nga pasojat e liga, e të mbetet e sigurt nga ndëshkimet e Tua të dhimbshme të cilave u frikohen shkelësit!


23 O Zot, ki mëshirë, pra ndaj të qenit tim i vetëm para Teje, regëtimit të zemrës sime në frikë prej Teje, dridhjes së gjymtyrëve nga tmerri prej Teje! Mëkatet e mia, Zoti im, më kanë ngecur në ndalesën e degradimit në oborrin Tënd. Nëse rri heshtur, askush s’do flasë në emrin tim; nëse kërkoj ndërmjetës, s’jam i denjë për ndërmjetësim.


24 O Zot, bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij, bëje bujarinë Tënde ndërmjetëse për shkeljet e mia, pasomi veprat e këqija me faljen Tënde, mos ma paguaj me dënim - që është pagesa ime e duhur, përhape mbi mua dorëgjerësinë Tënde, mbështjellmë në mbulojën Tënde, e bëj me mua çfarë bën një i fuqishëm, kur një rob i përulur i përgjërohet dhe ai e mëshiron, ose një i pasur, kur një rob i varfër i dorëzohet dhe ai e ngre në pasuri!


25 O Zot, nuk kam mbrojtës kundër Teje, ndaj le t’më jetë mbrojtëse fuqia Jote! nuk kam ndërmjetës për tek Ti, ndaj le t’më jetë ndërmjetëse begatia Jote! Shkeljet e mia më kanë futur dridhmat, ndaj le t’më japë siguri falja Jote!


26 Jo gjithë çfarë kam thënë ngrihet nga padija ime për hapat e gabuar ose harresa e veprave të qortueshme në të shkuarën, përveçse që qielli Yt dhe ata në të bashkë me tokën dhe ata mbi të të mund ta dëgjojnë brengën që Të kam rrëfyer dhe pendesën, me të cilën Të kam kërkuar azil.


27 Ndofta atëherë ndonjë prej tyre, me mëshirën Tënde, mund të tregojë mëshirë ndaj gjendjes sime të keqe ose të pushtohet nga butësia për gjendjen time të keqe. Mund të vijë për hirin tim prej tij një lutje të cilës do i vësh vesh më shumë se lutjes time ose një ndërmjetësim më i padyshimtë me Ty se ndërmjetësimi im, me çka t’ia dal të çlirohem nga zemërimi Yt dhe të arrij kënaqësinë Tënde të mirë!


28 O Zot, nëse brenga është pendesë ndaj Teje, atëherë jam më brengosuri i të brengosurve! Nëse të përmbajturit nga mosbindja është rikthim tek Ti, atëherë jam i pari i atyre që rikthehen! Nëse lutja për falje i pakon mëkatet, s’ka dyshim se jam ndër lutësit për faljen Tënde!


29 O Zot, siç ke urdhëruar pendesë dhe garantuar pranim, nxitur lutje, dhe premtuar përgjigje, ashtu bekoje edhe Muhammedin e Familjen e tij, pranoma pendesën, e mos më kthe në vendkthimin e zhgënjimit nga mëshira Jote! Ti, vërtet, je i Gjithkthyeshëm kah shërbëtorët e Tu, i Plotmëshirshëm ndaj shkelësve që rikthehen!


30 O Zot, bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij ashtu siç na ke udhëzuar përmes tij! Bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij ashtu siç na ke shpëtuar përmes tij! Bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij, me një bekim që do ndërmjetësojë për ne Ditën e Ringjalljes, ditën e nevojës për Ty! Ti je i fuqishëm mbi gjithçka, dhe kjo është e lehtë për Ty!


Lutja e tij për rezultate të mira


1 O Ai, përkujtimi i të Cilit u sjell nder përkujtuesve! O Ai, falënderimi i të Cilit u sjell ngadhënjim falënderuesve! O Ai, bindja e ndaj të Cilit u sjell shpëtim të bindurve! Bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij, dhe mos na i devijo zemrat përmes përkujtimit Tënd nga çdo veprim përkujtimi, gjuhët tona nëpërmjet falënderimit Tënd nga çdo veprim falënderimi, gjymtyrët tanë përmes të bindurit Ty nga çdo veprim bindjeje!


2 Në patsh caktuar për ne plogështi nga këto veprime, bëje plogështi sigurie, brenda së cilës të mos na vizitojë pasojë e ligë ose t’na zërë këputja! Atëherë shkruesit e veprave të këqija mund të nisen prej nesh me faqe bosh në përmendje veprash të këqija, ndërsa shkruesit e veprave të mira mund të kthehen mbrapsht të gëzuar me veprat e mira që na kanë shkruar.


3 Dhe kur ditët e jetës të na kenë mbaruar, afatet tona të kenë kaluar, dhe thirrja Jote që duhet të vijë e të marrë përgjigje të na thërrasë, atëherë bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij dhe bëje rrjedhojën e asaj që shkruesit e veprave tona numërojnë kundër nesh pendesë të pranuar, që më pas nuk na dha prehje në një mëkat që bëmë a mosbindje që kryem!


4 Mos hiq prej nesh asnjë mbulesë me të cilën ua mbulon kokat dëshmuesve në ditën kur regjistrat e shërbëtorëve të Tu sprovohen! 5 Vërtet, Ti je mëshirues i atij që Të lutet, përgjigjësi ndaj atij që Të thërret!


Lutja e tij në mëngjes dhe mbrëmje


1 Madhërimi i takon Allahut që krijoi natën dhe ditën me forcën e Tij,


2 i ndau ato me fuqinë e Tij,


3 dhe i vendosi secilës kufi të përcaktuar e periodë të tendosur.


4 Ai e bën secilën të futet te shoqja dhe e bën shoqen të futet tek ajo si urdhëresë nga Ai për shërbëtorët e Tij në atë përmes së cilës i ushqen dhe me të cilën i bën të rriten.


5 Ai krijoi për ta natën që të prehen në të nga lëvizjet lodhëse e mundimet rraskapitëse dhe e bëri mbulojë për ta që të vishen në lehtësinë dhe gjumin e saj, që t’u jetë freskim dhe ripërtëritje për të arritur kënaqësi e pasion në të.


6 Ai krijoj për ta ditën, duke u dhënë shikim, që të synojnë në të nga begatia e Tij, të gjejnë mjetet e rizkut të Tij, dhe të enden lirshëm në tokën e Tij, duke kërkuar atë, përmes të cilës të arrijnë të menjëhershmen në jetën e tyre në dynja dhe të arrijnë të shtyrën në ahiretin e tyre.


7 Përmes të gjitha këtyre ai ua vë gjendjen për vijë, provon regjistrat e tyre, dhe ua mbikëqyr situatën në kohët për bindjen ndaj Tij, pikëndalimet e detyrimeve të Tij, dhe vendet e urdhëresave të Tij, që t’ua paguajë vepërligëve me atë që kanë punuar dhe vepërmirëve me mirësi.


8 O Zot, Ty Të takon lavdërimi për qiellin që ke çarë në agim për ne, me çka na jep të shijojmë shkëlqimin e ditës, duke na treguar ushqimet e kërkuara, dhe mbrojtur nga goditja e mallkimeve.


9 Në agim, ne dhe gjithçka tjetër, secili, ngrihemi për Ty, qielli e toka dhe gjithçka ke shpërndarë në secilin, e palëvizshme dhe e lëvizshme, banuese e udhëtuese, ç’ngrihet lart në hava e ç’fshihet thellë nën tokë.


10 Në mëngjes ngrihemi në përfshirjen Tënde: mbretëria dhe autoriteti Yt na përmbajnë e vullneti Yt na rrok. Rendim anekënd me urdhrin Tënd e sillemi gjithkund përmes sundimit Tënd.


11 Nga kjo çështje s’kemi në dorë asgjë përvec asaj që ke caktuar dhe nga e mira aspak përveç asaj që Ti ke dhënë.


12 Kjo është një ditë e freskët, e re, mbi ne - dëshmitare e gatshme. Në bëfshim mirë, do largohet prej nesh me lavdërim, e në veprofshim keq, do niset nga ne me fajësim.


13 O Zot, bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij, furnizona me shoqërimin e mirë ditor dhe ruajna nga të ndarit e keq me të duke vepruar prapësi ose kryer mëkat, i madh a i vogël qoftë!


14 Na i bëj veprat e mira në të, të bollshme na zbraz në të nga veprat e liga, dhe na e mbushe atë që shtrihet mes dy anëve të saj me lavdërim dhe falënderim, shpërblime dhe depo, begati dhe mirësi!


15 O Zot, na e lehtëso barrën te Shkruesit Fisnikë, na i mbush faqet me veprat tona të mira, e mos na ul në gradë përpara tyre me punët tona të liga!


16 O Zot, caktona në secilën orë të ditës një hisë nga shërbëtorët e Tu, një pjesë nga falënderimi për Ty, e një dëshmues besnik mes engjëjve të Tu!


17 O Zot, bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij dhe ruajna nga para e mbrapa, nga duart tona të djathta dhe të majtat dhe nga të gjitha drejtimet tona, një ruajtje që do na mbrojë nga të mosbindurit Ty, do na udhëzojë në të bindurit Ty, dhe punësojë për dashurinë Tënde!


18 O Zot, bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij dhe jepna sukses në këtë ditë tonën, këtë natë tonën, dhe në të gjitha ditët tona, të punojmë të mirën, t’i rrimë larg të keqes, të falënderojmë për favoret, të ndjekim normat e Sunnetit, të shmangim sajesat, të urdhërojmë sjellje të mirë, të ndalojmë të pamiratuarën, të mbrojmë Islamin, të zvogëlojmë të rremen dhe ta ulim atë, ta ndihmojmë të vërtetën dhe ta lartësojmë atë, udhëzojmë të kequdhëzuarit, ndihmojmë të dobëtit, dhe zgjasim dorën hallexhive!


19 O Zot, bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij dhe bëje këtë më fatlumen ditë që kemi njohur, shoku më i shkëlqyer që kemi shoqëruar, dhe koha më e mirë në të cilën jemi zgjatur!


20 Vendosna mes më të kënaqurve të krijesave Tuaja që nata dhe dita i ka lënë pas, më falënderuesve të tyre për favoret që ke bërë, më ngulmuesve të e tyre në ligjet që ke parashtruar në Sher?‘at, dhe më të paepurve të tyre para veprave të ndaluara ndaj të cilave ke paralajmëruar!


21 O Zot, Të thërras të dëshmosh - e Ti je dëshmues i mjaftueshëm - dhe thërras qiellin e tokën Tënde të dëshmojnë dhe engjëjt e Tu e krijesat e tjera që i banojnë ato në këtë ditë timen, orë timen, ditë timen, dhe vendpushim timin, se dëshmoj që Ti je Zoti, përveç të cilit nuk ka zot, Mbajtës i drejtësisë, I Drejtë në gjykim, i Butë ndaj shërbëtorëve, Mbret i mbretërisë, i Dhimbsur ndaj krijesave,


22 e se Muhammedi është shërbëtori dhe i dërguari Yt, i zgjedhuri Yt ndër krijesat e Tua. Ti ia ngarkove mesazhin Tënd dhe ai e dorëzoi; Ti e urdhërove ta këshillonte ummetin e tij dhe ai e këshilloi.


23 O Zot, bekoje, pra Muhammedin dhe Familjen e tij më shumë se cilëndo krijesë Tënden që ke bekuar! Jepi për hirin tonë më të mirën që i ke dhënë ndonjë shërbëtori Tënd, dhe shpërbleje në emrin tonë e më bujarisht se ç’ke shpërblyer cilindo profet Tëndin në emër të këtij ummeti!


24 Ti je i Gjithbutësishëm pa masë, Falësi i së madhes, dhe je më i mëshirshëm se çdo zotërues mëshire! Ndaj bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij, të mirët, të dëlirët, të zgjedhurit, më të shquarit!


Lutja e tij në rrëfimin e mangësive në falënderim


1 O Zot, askush nuk arrin ndonjë kufi në falënderimin Tënd pa arritur nga bamirësia Jote atë që i urdhëron falënderim,


2 E as arrin kush ndonjë gradë në të bindurit Ty, edhe në u mundoftë, pa i mbetur mangut hakut Tënd në sajë të begatisë Tënde.


3 Më falënderuesi prej shërbëtorëve të Tu s’e ka aftësinë të Të falënderojë dhe më adhuruesi prej tyre nuk Të bindet dot.


4 Asnjëri prej tyre s’e ka hak Faljen Tënde, me atë që meriton ose kënaqësinë Tënde të mirë me meritë të vet.


5 Kur Ti e fal dikë, kjo është nga dorëgjerësia Jote, dhe kur kënaqesh nga dikush, kjo është nga begatia Jote.


6 Ti tregon mirënjohje për të pavlerin për të cilin Ti tregon mirënjohje dhe shpërblen veprën e vogël në të cilën dikush Të bindet, ashtu që duket sikur falënderimi i shërbëtorëve të Tu për të cilin e ke bërë të detyrueshëm shpërblimin e tyre dhe bërë të madhe pagesën e tyre është çështje nga e cila mund të ishin përmbajtur pa Ty, ndaj dhe do i paguash, dhe shkaku i së cilës nuk është në dorën Tënde, ndaj dhe do i shpërblesh.


7 Jo, Zoti im, Ti ke patur pushtet mbi çështjen e tyre përpara se ata të kishin fuqi të Të adhuronin, dhe Ti ua ke përgatitur shpërblimin përpara se të fillonin të Të bindeshin; dhe kjo pasi shprehia Jote është dhurim begatie, zakoni Yt bamirësi, rruga Jote falje.


8 Ndaj të gjitha krijesat dëshmojnë se Ti s’i hyre në hak atij që dënove dhe japin dëshmi se Ti i dhuron begati atij që Ti e fal. Çdonjëri e pranon se i mbetet mangut asaj që Ti meriton.


9 Të mos i kishte shmangur nga të bindurit Ty Shejtani, asnjë i pabindur s’do të Të ishte mosbindur, dhe të mos ua tregonte të rremen në përgjasimin e së vërtetës asnjë devijues s’do kishte devijuar nga rruga Jote.


10 Lavdi paç, pra! Sa e shfaqur bujaria Jote në trajtimin e kujt Të bindet apo mosbindet! Ti i tregon mirënjohje të bindurit për atë që Ti vetë ia kryen, dhe i jep prehje të pabindurit te ajo në të cilën mund ta ngutësh.


11 Ti i jep secilit prej tyre atë që s’e ka hak, e i fal begati çdonjërit në atë, ku veprat i mbeten mangut.


12 Sikur t’ia kundërpeshoje shërbëtorit të bindur atë që ia ke kryer Ti vetë, ai do be on the point of losing shpërblimin Tënd dhe t’ia shihte fundin favorit Tënd, por me bujarinë Tënde ia ke paguar një periudhë të shkurtër e të shueshme me një të gjatë dhe të përjetshme, e një kufi të afërt dhe të zhdukshëm me një të gjatë e të qëndrueshëm.


13 Atëherë Ti nuk e vizitove me larje hesapesh për rizkun Tënd përmes të cilit fitoi forcë që të Të bindej, e as nuk e detyrove të bënte hesape për organet që ka punësuar për ë gjetur mjete për tek falja Jote. Sikur t’ia bëje këtë, ajo do t’ia shqiste gjithçka për të cilën ai pat punuar e çdo gjë për të cilën qe ushtruar si pagesë për më të voglën prej mirësive dhe butësive të Tuaja, dhe do mbetej peng përpara Teje për të tjerat favore të Tua. Si mundet ai, pra të meritojë diç nga shpërblimi Yt? Si vallë, si?


14 Kjo, Zoti im, është gjendja e atij që Të bindet dhe rruga e kujt Të adhuron. Ndërsa atë që nuk bindet urdhrit Tënd dhe i bie ndesh ndalimeve të Tuaja, Ti s’e ngut për tek shpagimi Yt, që ndofta të kërkojë ta zëvendësojë gjendjen e të mosbindurit Ty me gjendjen e rikthimit për të T’u bindur, ndonëse e meritoi që nga koha kur nisi të Të mosbindej çdo dënim që u ke përgatitur të gjitha krijesave të Tua.


15 Përmes çdo ndëshkimi që ia ke kursyer dhe çdo dënimi të hakmarrjes dhe shpagimit Tënd që ia ke shtyrë, Ti je përmbajtur nga e drejta Jote dhe ke treguar kënaqësi të mirë në vend të asaj që ke bërë të detyrueshme.


16 Kush, pra, Zoti im, është më bujar se Ti? E kush më i mjerë se ai që shkatërrohet edhe përpos Teje? Kush, pra, kush? Ti je tepër i bekuar për t’u përshkruar me diç tjetër veç bamirësisë e tepër bujar për t’iu druajtur diçkaje tjetër prej Teje veç drejtësisë! Nuk ka frikë se do të jesh i padrejtë ndaj atij që Të mosbindet, e asfarë droje se do e shpërfillësh të shpërblyerit e atij që Të kënaq. Ndaj bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij, jepma shpresën, dhe më rrit në atë nga udhërrëfimi Yt përmes të cilës të jem i suksesshëm në punët e mia! S’ka dyshim se Ti je i Butë, Bujar.


Lutja e tij në shtytjen e dredhisë së armiqve dhe largimin e ashpërsisë së tyre


1 Zoti im, Ti më udhëzove por unë devijova, Ti më paralajmërove por zemra m’u ngurtësua, Ti më sprovove butësisht por unë u mosbinda. Atëherë, kur më bëre ta dij, e mora vesh atë, nga e cila kishe larguar, ndaj lypa falje e Ti lëshove, dhe u ktheva e Ti mbulove. Ndaj, për Ty, Zoti im, është lavdërimi!


2 U zhyta në lugina e shkatërrimit dhe zura vend në grykat e rrënimit, duke ia zbuluar veten ndëshkimeve të Tua dhe zbritjes së dënimeve të Tua!


3 Ndërmjetësimi im me Ty është teu??di, shtegu im drejt Teje të mos shoqëruarit asgjë me Ty, e të mos marr zot tjetër me Ty; kam shtegtuar tek Ti me nefsin tim - tek Ti është vendshtegtimi për keqbërësin, vendstrehimi për atë që ka shkapërderdhur hisën e nefsit të vet dhe kërkon azil.


4 Sa shumë armiq e kanë zhveshur shpatën e armiqëisë së tyre ndaj meje, holluar tehun e thikës së tyre për mua, mprehur majën e briskut për mua, përzier barnat vrasëse për mua, m’i kanë drejtuan shigjetat e tyre të pingulta, s’e lanë syrin e vigjilencës së tyre të flërë ndaj meje, dhe menduan fshehtësisht të më vizitonin me diçka të urryeshme dhe t’më bënin të gëlltis ujin e hidhur të tëmthit të tij!


5 Pra Ti e vështrove, Zoti im dobësinë time në të duruarit e barrave shtypëse, paaftësinë time që të ngadhënjej mbi atë që synon luftë ndaj meje, dhe vetminë time para numrave të mëdhenj të atij që është armiqësor ndaj meje dhe më zë pusi me një molepsje për të cilën s’kam menduar.


6 Ti u ngrite menjëherë të më ndihmoje dhe ma mblodhe shpinën! Ti e mpive për mua briskun e tij pas një mërie të madhe, e vetmove, ma ngrite thembrën kundër tij, dhe e ktheve ndaj tij atë që ai kish drejtuar vërtik. Pra, Ti e ktheve mbrapsht, me zemërimin e pazbutur, me etjen djegëse të pashuar! Duke ngrënë thonjtë, ktheu shpinën e ia mbathi, dhe kurthet i dolën huq.


7 Sa shtypësa më kanë shtypur me dredhitë e tyre, më kanë hedhur rrjetën e grackave të tyre, më kanë caktuar përsipër hetimin e nderimit të tyre, e më kanë ndenjur në pritë, siç i rri në pritë grabitqari lojës së vet, gati për të shrfytëzuar rastin ndaj viktimës, ndërsa më tregonte buzëqeshjen e lajkatarit dhe më vështronte me intensitetin e tërbimit!


8 Ndaj, kur e pe, Zoti im, (i bekuar dhe i tejlartësuar je) shthurjen e mendimeve të tija të fshehta shëmtinë e asaj që ai ushqente, Ti e lëshove kokëposhtë në vetë humnerën e tij dhe e hodhe në vrimën e vetë gropës së tij. Ai, pra u ul shumë poshtë, pas krekosjes së tij, nga lakët e vetë grackës së tij, ku pandehte t’më shihte mua; dhe ajo që ra në oborrin e tij - të mos ishte për mësirën Tënde - desha më ra mua përmbi!


9 Sa ziliqarë janë mbytur mbi mua në agoninë e tyre, fumed mbi mua në tërbimin e tyre, më kanë prerë me tehun e gjuhës, më kanë shprehur keqdashje duke më akuzuar për fajet e tyre, e kanë bërë namin tim të mirë shënjestrën e gjuajtjeve të tyre, më kanë lidhur me të metat e vetë atyre, kanë treguar dashakeqësi ndaj meje me dredhitë e tyre, dhe më kanë marrë shenjtë me rrengjet e tyre!


10 Ndaj Të thirra Ty, Zoti im, duke Të lypur ndihmë, besimplotë në shpejtësinë e përgjigjes Tënde, duke e ditur se kush kërkon strehë në hijen e krahut Tënd s’do keqtrajtohet, dhe kush kërkon azil në kështjellën e fitores Tënde nuk do frikësohet. Ndaj Ti më fortifikove ndaj ashpërsisë së Tij, me fuqinë Tënde.


11 Sa re gjërash të urryera ke davaritur për mua, re favoresh ke bërë të zbrazen mbi mua, rrëke mëshire ke derdhur mbi mua, një mirëqenie në të cilën më ke veshur, një sy belaje që ke verbuar, e një mbështjellë pikëllimi që kë larguar!


12 Sa opinione të mira ke vërtetësuar, mungesa që ke plotësuar, infirmity i riktheve në shëndet, dhe mjerime ke shndërruar!


13 E tërë kjo ishte favor dhe dorëgjerësi prej Teje, dhe përgjatë krejt kësaj kam qenë i zënë me veprime mosbindjeje ndaj Teje. Keqbërja ime nuk Të pengoi nga pplotësimi i bamirësisë Tënde, e as unë nuk u pengova nga kryerja e veprimeve mokënaqëse ndaj Teje. Ti nuk pyetesh për atë që bën!


14 T’u lyp, e Ti dhe. Nuk T’u lyp, e Ti fillove. Begatia Jote u kërkua, e Ti s’kurseve. Ti, Imzot, refuzove gjithçka, përveç bamirësisë, butësisë, dorëgjerësisë, dhe favorit, ndërsa unë refuzova gjithçka përveç zhytjes në ç’ke ndaluar, shkeljes së kufijve të Tu, dhe shpërfilljes së kërcënimit Tënd! Ty, pra Të përket lavdërimi, Zoti im, të Gjithfuqishmit që nuk mposhtet, dhe Zotëruesit të pritjes durimtare që nuk ngutet!


15 Kjo është ndalesa e atij që rrëfen tepri favoresh, ua kthen me mangësi, dhe dëshmon vetë mospërfilljen e tij.


16 O Zot, kërkoj, pra afri tek Ti përmes rangut të lartësuar të Muhammedit dhe gradës rezatuese të ′Aliut, dhe Të kthehem Ty nëpërmjet tyre që të më japësh strehë nga e keqja e [filanit/filanes], pse kjo nuk do të Të shtrëngojë në pasurinë Tënde, e as trazojë në fuqinë Tënde, dhe Ti je i fuqishëm mbi gjithçka!


17 Jepmë, pra, Zoti im, me mëshirën Tënde dhe dhurimin Tënd zgjatës të suksesit, atë që mund ta marr si shkallë me të cilën të ngjitem tek kënaqësia Jote e mirë dhe të jem i sigurt nga dënimi Yt, O Më i Mëshirshmi i mëshiruesve!


Lutja e tij në kërkim faljeje dhe mëshire


1 O Zot, bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij, thema pasionin nga çdo gjë e ndaluar, hiqma craving për çdo lloj mëkati, dhe pengomë nga të dëmtuarit e çdo besimtari e besimtareje, dhe muslimani e muslimaneje!


2 O Zot, nëse ndonjë nga shërbëtorët e Tu më lëndon në ç’ke ndaluar ose më dhunon në atë që s’ke lejuar, dhe nëse ndërron jetë me ankesën time ose kam ndonjë ankesë ndaj tij kur është gjallë, jepi ndjesë për atë që më ka bërë dhe falja atë, përmes së cilës më ktheu shpinën! Mos heto prej tij se çfarë ka bërë ndaj meje dhe mos e zbulo përmes asaj që ka fituar prej meje! Bëje dorëhapjen time në të falurit e shërbëtorëve të tillë dhe ndihmesën time në bamirësi ndaj tyre bamirësinë më të kulluar të bamirësve dhe dhuratën më të lartë të atyre që kërkojnë afrinë Tënde!


3 Shpërblema faljen e tyre nga unë, me faljen Tënde dhe lutjen time për ta, me mëshirën Tënde që secili prej nesh të fitojë lumturi nga begatia Jote e që çdonjëri të arrijë shpëtim, nga mirësia Jote!


4 O Zot, në pastë ndonjë nga shërbëtorët e Tu, të cilin e gjen një e keqe për shkakun tim, e prek ndonjë dëm nga drejtimi im, e mposht ndonjë faj përmes meje a prej meje, and should I fail to take care of his right or go before him [in death] ëith his complaint, bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij, satisfy him toëard me through Thy ëealth, and give him his full right from Thyself!


5 Mbromë, atëherë nga ç’dikton vendimi Yt dhe shpëtomë nga ç’vendos drejtësia Jote, se fuqia ime s’e mbart dot shpagimin Tënd dhe bindja ime s’i bën dot ballë pakënaqësisë Tënde! Në më shpërblefsh sipas hakut, do më shkatërrosh, e në më mbulosh me mëshirën Tënde, do m’asgjësosh.


6 O Zot, Të lyp që të japësh, Zoti im, atë, dhënia e së cilës nuk do të Të zvogëlojë, dhe të lyp ta mbash atë, dhënia e së cilës nuk do të të peshojë:


7 Zoti im, të kërkoj të japësh nefsin tim, të cilin nuk e ke krijuar t’i rrish larg së keqes e as të gjesh udhën për tek fitimi. Jo, Ti e solle përpara që të tregosh fuqinë Tënde mbi sojin e tij dhe të sigurosh argument për sojin e tij.


8 Po të kërkoj të m’i mbartësh ato mëkate, mbartja e të cilave më rëndon së tepërmi dhe kërkoj ndihmë prej Teje në atë, pesha e së cilës më shtyp përtokë.


9 Ndaj bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij, jepma shpirtin tim megjithë keqbërjen e tij, dhe caktoje mëshirën Tënde ta mbarti barrën time! Sa keqbërës ka pushtuar mëshira Jote! Sa fajtorë ka rrokur falja Jote!


10 Ndaj bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij dhe bëmë modelin e atij që e ke mëkëmbur përmes durimit Tënd nga gjymtitë vdekjeprurëse të Dërguesve dhe shpëtuar përmes dhënies sukses nga fatkeqësitë e koklavitura të mëkatarëve, që të mund të ngrihem i lirë nga falja Jote prej vargonjve të pakënqësisë Tënde dhe i çliruar nga bamirësia Jote nga litarët e drejtësisë Tënde!


11 S’ka dyshim, nëse e bën këtë, Zoti im, do ia kesh bërë dikujt që nuk e mohon ta ketë merituar dënimin Tënd ose e lan veten nga të merituarit e shpagimit Tënd.


12 Bëjë këtë, Zoti im, për dikë frika e të Cilit ndaj Teje është më e madhe se dëshirimi i tij prej Teje, pashpresa e të cilit për çlirim është më e fortë se shpresa e tij për shpëtim! Jo se pashpresa e tij është dëshpërim, apo pritshmëria e tij zhgënjim. Jo, por veprat e tija të mira janë të pakta në mesin e veprave të tija të këqija dhe argumentet e tija janë të brishta karshi gjithë asaj që kanë hak punët e tija.


13 Por Ti, Zoti im, je i denjë që punëmirët të mos zhgënjehen rreth Teje dhe mëkatarët të mos humbasin shpresën tek Ti, se Ti je Zoti Fuqiplotë që s’ia kursen begatinë e Tij askujt dhe s’ia merr hakun e plotë askujt.


14 E lartmadhëruar është përmendja Jote përmbi ata që përmenden! Të shenjtë janë emat e Tu përtej atyre që përshkruhen! I hapur është favori Yt mes të gjitha krijesave! I Yti është falënderimi për këtë, O Zot i botëve!