Islami dhe liria
Definicioni islam i lirisë
Ajetollah Dr. Riza Ramazani


Me emrin e Zotit, Bamirës dhe Mëshirues! Të gjitha lëvdatat janë për Allahun e Madhëruar, Zotin e botëve. Atij i falënderohemi për mëshirën e për mirësitë e Tija, prej Tij kërkojmë ndihmë e udhëzim në gjithçka që bëjmë dhe shpresojmë që Ai të na kaplojë me bekimin e Vet. Paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi profetin tonë Muhammedin, mbi pasardhësit e tij të dëlirë dhe mbi shokët e tij të zgjedhur! O robër të Zotit! E këshilloj veten time dhe juve që të keni droje para Zotit dhe t’u bindeni urdhrave të Tij! 


Kur njeriu dëshiron ta arrijë jetën e mirëfilltë, ai duhet fillimisht të kuptojë se ç’është liria e vërtetë. Edhe qeniet e tjera të kësaj bote, pikërisht tek liria e shohin të fshehtën e zhvillimit të tyre. Bima që rritet dhe lulëzon, zogu që çlirohet nga kafazi, peshku që e kërkon rrugën drejt oqeanit, një kafshë që çlirohet nga zinxhirët dhe njeriu i burgosur që e fiton lirinë, të gjithë ndjehen të lirë në mënyrën e vete.


Është e vetëkuptueshme se liria rradhitet në mesin e nevojave natyrore të njeriut. Ajo është njëra nga nevojat, të cilat njeriu i ka kuptuar shumë mirë që nga fillimet e ekzistencës së tij. Por për fat të keq, edhe tema e lirisë është instrumentalizuar dhe keqpërdorur, para se të gjithash në Mesjetë, pas të cilës propaganda e post-renesansës do ta paraqiste lirinë si një shpikje të njeriut.  Por kur ta shohim themelin e feve, do të vërejmë se të gjitha prej tyre thonë qartazi se Zoti i dërgoi profetët, që ata të mund ta çlironin njerëzimin nga zinxhirët e robërisë dhe t’i mundësonin atij rritje, përparim dhe përsosje.


Me hulumtimet më të fundit mund të kuptojmë se në shekujt e kaluar, vetë njeriu ka intervenuar në kuptimin e lirisë dhe e ka shndërruar këtë fjalë në një gjë krejtësisht të koklavitur dhe të paqartë. Andaj është nevojshme që të merremi sërish me kuptimin e vërtetë të kësaj fjale dhe ta studiojmë atë më thellësisht.


Në fjalimet e kaluara kemi thënë se dallimi ndërmjet lirisë kur’anore dhe lirisë sipas interpretimit liberalist fshihet në parimet e tyre të ndryshme dhe në interpretimet e ndryshme të rasteve specifike.


Në kulturën kur’anore, njeriu e fiton lirinë e jashtme nëpërmjet lirisë së brendshme dhe shpirtërore. Njeriu, pra, duhet ta njohë atë që e pengon rritjen e përsosjen e tij dhe ta luftojë vendosmërisht. Këto pengesa mund të jenë pengesa të brendshme por edhe të jashtme. Përkundër kësaj, në kulturën liberaliste definohen vetëm faktorët e jashtëm që e pengojnë njeriun, duke e pranuar si të saktë supozimin se nuk ekzistojnë pengesa të brendshme. Sipas kësaj, njeriu është i lirë ta bëjë çdo gjë që dëshiron epshi i tij, për sa kohë që me këtë nuk i pengon askujt tjetër.


Pyetja në është i saktë ky këndvështrim varet krejtësisht nga një pyetje tjetër, gjegjësisht: a është njeriu një qenie materiale njëdimensionale ose mos vallë është një qenie me më shumë dimensione? Në rastin e parë, liri do të thotë përmbushja e të gjitha dëshirave dhe mosqenia i lidhur për diçka. Kufijtë vendosen në pikën ku individi e cënon lirinë dhe mirëqenien e të tjerëve.


Megjithatë, në kulturën kur’anore, ekzistenca përbëhet nga shumë më tepër se bota materiale. Në këtë aspekt, njeriu dhe liritë e tija definohen krejt ndryshe. Këtu liria ka të bëjë me esencën e shpiritit njerëzor e me përsosjen e vetvetes dhe jo me lirinë absolute të dëshirave të tija ose të kërkesave të tija të panumërta. Parë së këtejmi, çdo njeriu duhet që, nëpërmjet përndritjes shpirtërore, të përpiqet për ta çliruar veten nga epshi i pangopur, në mënyrë që ta arrijë qëllimin e krijimit të tij, gjegjësisht afërsinë me Zotin. Në këtë kontekst, liria ka ta bëjë edhe me një aspekt tjetër të jetesës njerëzore, gjegjësisht me arsyen, e cila, në anën tjetër, është e ndërlidhur me idenë se njeriu nuk duhet të jetë një i burgosur i epshit të tij. Si përfundim, mësimi më i rëndësishëm i profetëve monoteistë ka qenë pikërisht se njeriu, që të mund ta arrijë lumturinë e vërtetë, duhet që, aq sa nga sunduesit tiranë, të çlirohet edhe nga dëshirat e tija të shumta.


Edhe vargu kur’anor Dhe çdo populli i sollëm një të dërguar, që thoshte: Adhurojeni Zotin dhe rrini larg idhujve! flet për këtë të vërtetë. Në këtë kontekst, idhuj janë ata që janë zullumqarë dhe që i tejkalojnë kufijtë. Gjithçka që i shpreh këto tipare quhet “idhull”, qoftë djalli, qoftë një jobesimtar dhe qofshin dëshirat tona. Është përcjellur gjithashtu se është një idhull gjithçka që e bën njeriun të devijojë. Idhujt në mjedisin ku njeriu jeton janë pengesa të jashtme, që e pengojnë lirinë e njeriut. Siç mund të kuptohet nga ky varg, kuptimi i lirisë fshihet në çlirimin jo vetëm nga shtypja, por edhe nga gjithçka që e bën njeriun të devijojë.


 

publikuar më: 31.08.2013

Lexoni gjithashtu..

22.09.2017 Islami dhe liria: Liria e mendimit nga këndvështrimi islam (pjesa V)
11.08.2017 Islami dhe liria: Liria e mendimit nga këndvështrimi islam (pjesa IV)
28.07.2017 Islami dhe liria: Liria e mendimit nga këndvështrimi islam (pjesa III)
07.07.2017 Islami dhe liria: Liria e mendimit nga këndvështrimi islam (pjesa II)
03.02.2017 Islami dhe liria: Liria e mendimit në këndvështrimin islam (pjesa 1)
23.12.2016 Islami dhe liria: Liria sipas mësimit moral dhe gnostik
08.07.2016 Islami dhe liria: Kultura e lirisë në Kuran
02.10.2015 Islami dhe liria: Mbi clirimin e brendshëm dhe dinjitetin njerëzor
17.04.2015 Islami dhe liria: E vërteta si një kriter për lirinë
15.02.2015 Islami dhe liria: Qëllimi dhe kufijtë e lirisë
11.10.2014 Islami dhe liria: A është liria qëllim më vete a një mjet drejt qëllimit?
29.08.2014 Islami dhe liria: Nënshtrimi i dëshirave si një hap drejt lirisë
24.01.2014 Islami dhe liria: Liria e brendshme dhe liria e jashtme
28.06.2013 Islami dhe liria: Një kritikë e këndvështrimit liberalist
10.05.2013 Islami dhe liria: Hyrje në këndvështrimin kuranor
12.04.2013 Islami dhe liria: Liria pozitive dhe liria negative
05.04.2013 Islami dhe liria: Rëndësia e konceptit të lirisë

Kthehu